Juristët e kreut të shtetit shpjegojnë: “Ai ka të drejtë, me ligj mund të qëndrojë akoma”
Berisha bllokon Parlamentin
Presidenti këmbëngul: Dorëheqja kur të jem deputet
Polemikë në KQZ. Nënkryetari Klosi: “Është absurde, na ka bllokuar dhënien e mandateve”
Politika që fshihet pas të shtënave ligjore
Fatos Baxhaku
TIRANË - “Unë do të largohem, por më parë do të deklaroj edhe qeverinë e re”. “Presidenti duhet të japë dorëheqjen që tani, ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të deklarojë emrat e kandidatëve të të kanë fituar nga proporcionali”. Beteja mes dy partive, sikurse pritej, ka zgjatur sërish e ashpër edhe pas zgjedhjeve. Këtë herë vendi pret se cili do të jetë njeriu që do ta drejtojë në rrugën drejt normalizimit. Të dy palët nxjerrin përpara ligje e nene të ngatërruara juridike dhe cilat secila prej tyre i interpreton sipas mënyrës së vet. Vendi ndërrkohë pret me sytë e veshët e mbërthyer andej nga vijnë lajmet nga politika që vazhdon të jetë e ngatërruar. Institucionet njerëzit e kanë kuptuar se pa u zgjidhur edhe problemi i fundit, ai i kreut të shtetit, vendi nuk ka si të nisë të funksionojë normalisht.
Dy pyetje i vijnë ndërmend menjëherë njerëzve të thjeshtë ndërsa mundohen të orientohen në lëmshin e ngatërruar të akuzave e kundërakuzave juridike. E para, përse kjo këmbëngulje e Berishës për të mbajtur postin deri në fund? E dyta, përse ky nxitim i socialistëve për ta hequr sa më parë nga drejtimi i shtetit? Në rastin e dytë përgjigjja mund të merret disi më lehtë me mend. Ajo s'mund të jetë tjetër veçse frika e socialistëve nga ndonjë “rreng” i kundërshtarit të tyre të vjetër. “Jemi më të sigurtë nëse e largojmë sa pa u krijuar qeveria”, do të kenë menduar fitimtarët e zgjedhjeve. Përgjigjja e pyetjes së dytë nuk duket edhe aq e qartë. Burime
TIRANË - “Po bllokohet Parlamenti i ri”. Alarmi është lëshuar. Berisha dhe Komisioni Qendror kanë hyrë dje në ditën e dytë të një polemike që është më e ashpër pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Presidenti ngul këmbë se do të japë dorëheqjen vetëm pak çaste para se të marrë mandatin e deputetit. Ndërsa Komisioni i Zgjedhjeve pret vendimin e Berishës para se të shpallë rezultatet përfundimtare. Mbi palët, në fakt, qëndron ligji, të paktën kështu duket që është. Sipas dokumenteve themelore, të cilat funksionojnë në vend të Kushtetutës, një President nuk mund të jetë edhe deputet në të njëjtën kohë. Juristët e Berishës thonë se Komisioni nuk ka të drejtë të vendosë mbi mandatet e deputetëve të ardhshëm, ndërsa kryetarë e Komisionit sqarojnë se mandatet e deputetëve nga lista e proporcionalit jepen vetëm nga ky Komision. Dhe Berisha është njëri prej tyre.
Në faqen 3
… për kyçimin i socialistëve për të hequr sa më parë nga qeverimi tyre të vjetër. “Jemi më të sigurt kenë menduar firmëtarët aq e qartë. Burime nga Presidenca i kanë bërë të ditur dje KQZ se në të njëjtën ditë në të cilën Berisha do të jetë besim në deputet, në të njëjtën ditë ai do të japë dorëheqjen nga posti më i lartë i vendit. Sipas tyre kjo është plotësisht brenda ligjeve në fuqi. Vendi ndodhet prej me gjak të ngrirë duke u luftuar dhe nga fashistët e ushqyer nga ta e dy krahët. Ministritë, policia, ndërmarrjet, doganat, taksambledhësit e thjeshtë, të gjithë presin që përplasja mes dy të mëdhenjve të marrë fund në të mirë të normalitetit. Se cili do të japë i pari trokitjen, kjo mbetet të mësohet fare shpejt, mbase që sot. Ndoshta do ta shtrijë nga Nano vetëm një ditë pas zgjedhjeve do të shtrëngohet nga dora presidenciale e Berishës. Vetëm të dy bashkë do të mund të nxjerrin politikën nga ky labirinth në të cilin ka hyrë. Atëherë, mbase, më i fituari do të jetë ai që do të dijë të tërhiqet i pari.
Sali Berisha
Kondi, Sekretari i KQZ-së
NANO MBLEDH TË VETËT: ÇDO BËJMË?
TIRANË - Nano mbledh të vetët dhe nëndër rrethin e vetë Qeverisë së ardhshme.
Së bashku me katër sekretarët e partisë së tij, Nano ka vizituar edhe një herë fytyrën e ardhshme të atyre që do të drejtojnë vendin. Kandidatët një për një, data e mbledhjes së Komitetit Drejtues, përgjegjësit e Qeverisë dhe marrëdhënia me aleatët, kanë qenë të gjitha pikat e diskutueshme të partisë së PS, pikat më kryesore në mbledhjen që ka vazhduar më shumë se 6 orë. Bisedime maratonë që gjithë seci kanë ruajtur edhe dje të fshehtat e tyre për publikun. Burime të brendshme në këtë parti pohonjë se kreut e saj janë tejet të shqetësuar për “vonesën” në ndryshimin e pushteteve.
Nga ana tjetër, Komiteti Drejtues i PS duket se nuk do të ketë mundësi të votojë ministrat e zgjedhur nga Nano gjatë këtyre dy javëve. Kjo ka qenë një nga çështjet që ka shkaktuar mjaft polemika në gurinë e kësaj partie. Majko tha dje se ky forum do të mblidhet të paktën dy ditë pas mbledhjes së Kuvendit. Dhe në korridoret e PS po flitet edhe për emrat, të cilët janë shënuar për të drejtuar Ministritë e ardhshme. Në fillim të vitit Nano dëshiron një falje të shkurtër lidhur me emërtimet e formimit të qeverisë, dinamikën e bashkëpunimit dhe pikat kryesore të programit. Shumë thonë se PS është treguar tepër bujare, dhe është ky opinion i njejtë pjesë të mirë të militantëve veçanërisht të simpatizantëve socialistë, të pa kënaqur me libërimet e bëra. Kurrë më lehtë e sërish se, edhe nëse PS, nuk duket aspak i sigurtë edhe për javën e ardhshme. Kjo ka qenë ndoshta një nga arsyet kryesore të mbledhjes së djeshme, e cila, jo rastësisht, ka zgjatur deri në orët e vona të pasdites.
President
Rexhep Mejdani
Sekretar Presidencial
Datë Gumenti
Kryetar Parlamenti
Skënder Gjinushi
Kryeministër
Fatos Nano
Zëvendëskryeministër
Bashkim Fino
Ministër i Përkohshëm pranë Nanos
Katsiot Islami
Ministër i Brendshëm
Neritan Ceka
Sekretar Shteti të Rendit
Musa Ulqini
Ministër i Mbrojtjes
Sabri Godo
Sekretar Shteti të Mbrotjes
Perikli Teta
Ministër i Jashtëm
Paskal Milo
Zvëndëministër i Jashtëm
Ilir Meta
Ministër Shteti i Jashtëm
Miqësi i Institucionale
Arben Imami
Ministër i Shëndetësisë
Leka Silo
Ministër i Arsimit
Et’hem Ruka
Ministër i Kulturës
Arta Dade
Ministër i Transporteve
Gaqo Apostoli
Min. i Përgjithshëm, Energjetikën
Kurt Kola
Ministër Ekonomisë e Privatizimit
Ylli Bufi
Ministër i Ndërtimit
PS
Ministër i Drejtësisë
Përparim Sanxhaku
Ministër i Bujqësisë
Laftër Xhinove
Artan Bizhga
KREU I POLICISË
“Në Berat nuk do të tërhiqemi përballë krimit”
Meksi fillon të flasë: “Sulmet më erdhën nga PD”
INTERVISTE / “Ja raportet e mijа me Partinë”
INTERVISTE / “Ja raportet e mia me Partinë”
Meksi fillon të flasë: “Sulmet më erdhën nga PD”
TIRANE- Meksi rrëfen marrëdhëniet e tij me krerët e PD. Vetëm një ditë pas mbledhjes së Krysisë së Partisë, njëri prej themeluesve të saj lëshon sulmet antikryesore. “Ajo pseuod PD që nuk respekton ata që punuan për partinë dhe e krijuan atë, nuk janë të partisë, por kundër saj”. Duke goditur, por duke anashkaluar emra e përgjegjësi individuale, ish Kryeministri shqiptar është i mendimit se “askush nuk ka të drejtë të përgojojë emrin tim e të qëndrojë në parti me Aleksandër Meksin”. I goditur nga të gjithë i kritikuar dhe i përfolur Meksi nuk harron të kundërpërgjigjej, por edhe të akuzojë. Gjithsesi ish njeriu i ekzekutivit dhe i kabinetit të PD thotë se di shumë dhe se pret nga zhvillimet që mund të vijnë në Kongresin e vjeshtës së Partisë Demokratike.
Në faqen 2
Protestë në gjyq “Bëni procesin”
Një gjykatës braktis Suden
Një gjykatës urdhëron sallën
Protestë në gjyq “Bëni procesin”
TIRANE - Protestë e klientëve të Sudes në sallën e gjyqit. Pasi gjykatësit kanë deklaruar se do ta shtynë sërish gjyqin, dhjetra klientë, që ishin në sallë, kanë protestuar duke kërkuar që të mos zvarritet gjyqi. Në sallë ka ndërhyrë policia, e cila ka nxjerrë jashtë të gjithë klientët “rebelë”, të cilët megjithatë kanë vazhduar të bertasin edhe para am-bientëve të Gjykatës së Tiranës, ku bëhet procesi. Procesi i planifikuar për të zhvilluar dje është shtyrë, pasi njëri nga anëtarët e trupit gjykues, Fehmi Petku, ka kërkuar të largohet nga gjykimi i kësaj çështjeje. Kryetari i seancës Gjin Gjona tha vetëm se për këtë do të vendosë tashmë Gjykata e Apelit, por nuk përmendi shkaqet që kishte paraqitur kolegu i tij që kërkonte të largohej nga ky proces. Megjithatë për këtë tashmë do të vendosë Apeli.
Në faqen 3
“Në Berat nuk do të tërhiqemi përballë krimit”
KREU I POLICISË
“ Në Berat nuk do të tërhiqemi përballë krimit”
BERAT - “Operacionacioni që kemi ndërmarrë në Berat është shumë delikat dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të shmangur çdo konfrontim me popullsinë e armatosur”. Zv/ komendanti i Brendshëm, Bare, ka komentuar dje misionin e forcave speciale në Berat dhe ka thënë se specialistët do të ndihmojnë në riorganizimin e komisariatit dhe aktivitet. Bare pohon se megjithë situatën e rëndë të krijuar, pothuaj të gjitha krimet e kryera në qytet janë të evidentuar dhe se gjithashtu edhe autorët e tyre kanë tashmë një emër në dosjet e policisë. Dhe specialët kanë patrulluar nëpër rrugët e qytetit që më së fundi ka gjetur qetësinë e endërruar. Gjatë 48 orëve të fundit në qytet nuk ka ndodhur asnjë krim apo ngjarje e jashtëzakonshme.
Në faqen 5
Vritet polici antikrim
ELBASAN - Atentat policit të kriminales.
- Atentat policit të kriminales. Kristaq Bega u me bulevardin e par nga persona të panjohur në mbrëmjen e së martës. Ku-foma e tij është gjetur nga dy kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar më pas policinë. Bega ishte komandant i to-së së antikrimit dhe nuk dihet arsyeja që ka sjellë shërinë e automatikëve mbi trupin e tij. Megjithatë dyshohet se krimi ka ndodhur për motive që lidhen me detyrën e tij.
Në faqen 5
BOTA E MODËS NË ZI
MAJEMI- Ende nuk është kapur nga policia, por tashmë dihet se kush është vrasësi i mbretit të modës italiane, Gianni Versace.
Sipas një agjenti të FBI-së atentatori i quajtur Andrew Cunanan është njëri ndër kriminelët më të kërkuar në SHBA, shumë kohë para vrasjes së Versaces. Policia e Majemit është e bindur se vrasësi ndodhet ende në qytet. Cunanan, një serial killer dhe homoseksual, është i kërkuar edhe për vrasje të tjera. Deri tani ende nuk dihet nëse Cunanan ka pasur ndonjë lidhje dashurore me Versacen, i cili gjithashtu ka qenë homoseksual. Ndërkohë vend-varrimi i Versaces është kthyer në një vend të vërtetë homazhi nga të gjithë admiruesit e modistit të famshëm. Në vendin ku Versace ra i vdekur janë vendosur qindra qirinj dhe tufa me lule.
Në faqen 6
Naomi Campbell në ceremoninë mortore të Versace (Foto: REUTERS)