Shqimanget bllokimi i Parlamentit. Mbrëmë vonë pas shumë debatesh është vendosur rezultati i fundit
PS tërhiqet, Berisha mbetet
Përfaqësuesit socialistë firmosin: Edhe President, edhe deputet
Kondi firmos, por këmbëngul të deklarojë votën kundër. Lëmshi do zgjidhet në ditën e parë të Kuvendit
TIRANE - Firmoset bllokimi i listat Berisha. Dje në darkë nënkryetari Klosi dhe sekretari Kondi kanë hedhur firmën mbi relacionin përfundimtar që njeh Berishën si deputet. Klosi ka dashur të shtojë edhe një paragraf, por nuk është pranuar nga anëtarët e tjerë të PD. “Dakord me relacionin, por Komisioni i Mandateve të shqyrtojë rastin Berisha”. Kjo ka qenë përmbajtja e shtesës së Klosit, e cila është quajtur si një koment dhe nuk është pranuar. Është çbllokuar kështu një nga momentet më delikate të politikës shqiptare në këto ditë të nxehta korriku. Në të tre ditët e pritjes, të kafeve e të një tensioni brenda e jashtë KQZ, njerëzit panë një kokëfortësi politike të politikanëve dhe ab-surdin e tyre. Por atëherë kur mendohej se nuk do të arrihej asgjë, Fatos Klosi ka mbledhur KQZ e ka deklaruar. “Po rezultate të zgjedhjeve, por me kushtin tonë anësor”. Opinioni i Klosit nuk është pranuar nga Pellumb Çela e anëtarë të tjerë të PD në Komision. Ndërkohë që Thimjo Kondi ka pranuar të firmosë, por duke mos harruar se i qëndron besnik votës së tij kundër.
Komisioni pranon më në fund të shpallë rezultatin. Përfaqësuesit e PS tërhiqen dhe njohin Sali Berishën si numrin një në listën e deputetëve
Pas afro 30 minuta debati mes kundërshtarëve të KQZ anëtarët e PD s'pranojnë propozimin e Klosit: “Mandatet të verifikohen ditën e parë”
Sali Berisha
Sekretari dhe një anëtar i KQZ
Në faqen 2
Trafiku i fëmijëve ka mbërritur në Prokurori
PAS ALARMIT NGA ITALIA
Në faqen 3
Plagoset polici i kriminales
Korçë
Luftë në Vlorë, Alba gati për ikje
Një vritet, shumë të tjerë plagosen në qytet
VLORË - Përgjatë sheshit Vlora. Një person ka humbur jetën ndërsa të paktën nëntë të tjerë - midis tyre edhe dy punonjës policie - janë plagosur në një valë të ashpër dhune që ka shpërthyer në qytet që nga mesnata e së enjtes.
Mendohet se megjithatë numri i të plagosurve është shumë më i madh, por një pjesë e tyre nuk është paraqitur fare në spital nga frika se kundërshtarët e tyre mund të hakmerreshin dhe atje. Një bandë e armatosur ka grabitur paratë e destinuara për pensionistët e Selenicës dhe ka vrarë gjatë sulmit financierin që shoqëronte paratë, bashkë me dy policët e eskortës. Ndërkohë “Alba” përgatitet të largohet nga Vlora. Dje moti i keq ka penguar riatdhesimin e italianëve që lanë Beratin; anija që do t’i merrte nuk ka mundur të hyjë në port. Situatë e rëndë dhe në Berat. Forcat speciale që kanë mbërritur atje të martën janë larguar mbremjen e enjte në mënyrë të papritur. Në qytet - mbase 48 orësh qetësie - kanë filluar sërish krismat e shpërthimet e bombave.
Në faqen 5
Nga protestat e fundit në Vlorë
“Një faqe e re me fqinjët”
Flet Milo Ministri i ardhshëm
TIRANË - “Strategji e re kombëtare, në politikën e jashtme”.
Paskal Milo, kandidati më i mundshëm si ministër i Jashtëm është për një platformë diplomatike me bazë partiake të gjerë. “Kjo do të sjellë qëndrueshmërinë e strategjisë në politikën e jashtme”, e cilësoi tani ka qenë raportore dhe spontane. “Kritere profesionale për kandidatët e rinj në fushën e diplomacisë”, thotë Milo.
Në faqen 3
“Qeveria të diskutohet në parti”
TIRANË - Para postit të zëvendësministrit të Jashtëm, do të preferoja mandatin e deputetit.
TIRANË - Para postit të zëvendësministrit të Jashtëm, do të preferoja mandatin e deputetit”. Ilir Meta, një nga drejtuesit e rinisë socialiste shqiptare shpjegon situatën aktuale. Propozimi i liderit Nano, Berisha, raportet brenda PS dhe ardhmja e grupit parlamentar socialist. “Nëse ish-opozita arrin të gjejë pikën e konvergjimit, ka pak hapësira veprimi për opozitën e tanishme. Kjo të paktën për një të ardhme të afërt”, është i mendimit Meta.
Në faqen 2
Plagoset polici i krimineles
Korçë
Plagoset polici i krimineles
KORÇË - Plumba nga i arratisuri mbi inspektorin e krimeve. Një punonjës policie është plagosur rëndë në mesditën e së premtes dhe ka përfunduar në një spital të Tiranës për t’u kuruar. Van-Follorinës për t’u uruar. Van-gjel Papania ishte duke shoqëruar një makinë me ndihma humanitare të destinuara për Voskopojën, kur u godit nga një numër plumbash pistolete. Ende nuk ka asnjë të dhënë për shëndetin e tij. Po të premten një adolescent 14 vjeçar ka gjetur aksidentalisht vdekjen i qëlluar nga një bashkëmoshatar i tij.
Në faqen 5
Grekët përsërisin “Fshesën”: Kthehen qindra emigrantë në kufi
GJIROKASTËR
Grekët përsërisin “Fshesën”: Kthehen qindra emigrantë në kufi
Qyteti i mbushur me njerëz të kthyer
Në faqen 5
Banditët sulmojnë repartin ushtarak: Largohet nga frika efektivi i tij
DURRËS
Banditët sulmojnë repartin ushtarak: Largohet nga frika efektivi i tij
Policia ndërhyn me blindë e qetëson situatën
Në faqen 5
Gjykqi i Miss-it: Ekspertët do vlerësojnë fotografinë
PROCESI NDAJ REVISTËS
Gjykqi i Miss-it: Ekspertët do vlerësojnë fotografinë
TIRANË - Tashmë për gjyqin e famshëm të fotos së Miss Sidorela Kolës do të jenë ekspertët e fotografisë, kamerat dhe të drejtat të njeriut që do të vendosin. Pas shumë polemikash procesi, mes “Missit dhe gazetarëve të revistës “Klan” që botuan foton transparente të Kolës, është ndaluar në kërkesat reciproke të dy palëve për të kërkuar mendimin e ekspertëve. “Fotografia fyn dhe shkel apo jo të drejtat e njeriut?”. Kjo është përgjigjja që duhet të japin ekspertët që kanë propozuar të dy palët. Gazetarët, të përfaqësuar dhe nga botuesi i “Klanit”, Aleksandër Frangaj, kanë propozuar Hektor Pustina dhe Leon Cika fotoreporterë, Elsa Ballauri, Gëzim Erebara dhe Zamir Mahi. Ndërkaq Kola nga ana e saj ka kërkuar që për foton e saj të japë mendim regjisori Kuttim Çashku, regjisor i filmit në të cilin është bërë edhe fotografia që u bë objekt procesi.
Kopertina e “Klan”-it nën akuzë. Në kopertinë: “Eros & liri”, Sidorela Kola; “Përtej ‘Alba’-s, jetë kaunër [?]”; “Sali Berisha, aje [?] me lirinë”; “Arnatave dhe dashuria e madhe e mbretëreshës”
SHBA: Votimet u bënë me pasion
“Premtimi Nanos, prova e parë”
TIRANË - Zgjedhjet e 29 qershorit janë drejtuar me shumunga pasionet pas humbjes së shqiptarëve në skemat piramidale.
TIRANË - “Zgjedhjet e 29 qershorit janë drejtuar me shumunga pasionet pas humbjes së shqiptarëve në skemat piramidale”. Kështu ka vlerësuar votën shqiptare Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë pranë Kongresit Amerikan. Një raport i publikuar, i cili ka mbërritur dje nga SHBA, i bën analizën dhe parashikon të ardhmen që i rezervuan Shqipërisë zgjedhjet e saj më të fundit. Shqetësimi për një administrim sa më të saktë të fitores nga PS, shkakët e humbjes së PD dhe pamundësia e kësaj partie për të zhvilluar një fushatë normale janë pikat kryesore të këtij dokumenti. “Të gjitha palët duhet të pranojnë rezultatin pavarësisht nga dëshirat e tyre - shkruhet në deklaratë - por mbetet për t’u parë se do të qeverisë shumica e socialistëve vendin. Nga njëra anë mund të ketë hakmarrje për hakmarrjen që ndërmori PDM kundër viteve të shtypjes komuniste. Afërsia e Fatos Nanos për të kthyer humbjet në skemat piramidë dhe reagimi i tij ndaj protestave nëse ai nuk është në gjendje të kthejë paratë do të jenë sprova e parë e qeverisëse socialiste”.
P.R.