Nisin edhe parlamentare. PS do diskutojë dhe një herë për Qeverinë dhe krerët e grupeve
Pasditja e parë për Kuvendin e ri. Mungon opozita
Mbyllet “aventura” e zgjedhjeve. Socialistët presin largimin e Presidentit. Sot vendimi dhe për të
Nisin edhe parlamentare. PS do diskutojë dhe një herë për Qeverinë dhe krerët e grupeve Sot Parlamenti pa Berishën e PD Pasditja e parë për Kuvendin e ri. Mungon opozita Mbyllet “aventura” e zgjedhjeve. Socialistët presin largimin e Presidentit. Sot vendimi dhe për të Salla e Parlamentit (Lart) Sali Berisha TIRANË - Merr fund “aventura” e zgjedhjeve, sot nis punën Parlamenti i ri. Por pa opozitën e re. Grupi i 24 deputetëve të PD, lajmi është rikonfirmuar edhe dje, do të bojkotojë seancën e parë dhe jo vetëm kaq. Edhe ditën e dytë, të tretë, të katërt..., të paktën kështu la të kuptohej dje Sekretari i kësaj partie, Vili Minarolli. “Nuk do të shkojmë në shenjë proteste ndaj një Parlamenti të dalë nga kallashnikovët”, pohonte ai në ekranin e vogël. Ndërkohë ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Komisionit të Verifikimit të Mandatave me Presidentin Berisha, i cili pas shpalljes edhe deputet nga KQZ, vazhdon të mbajë veten si kreun e lartë të shtetit. Krijimi i grupit, i cili do të verifikojë mandatet, do të jetë vendimi më i parë që do të ndërmarrë ky Kuvend. JURISTE NE PS PER BERISHEN “Po s’iku, digjet dhe si deputet” Në faqen 2 …ridojë të poshtë të… V. Një tjetër emër i shtohet tabelave telefonike… logjisë, edhe ky viktimë e… është. Dhe në mëngjes qytetarët kanë vendosur të protestojnë ndaj forca- ve politike. Në faqen 5
Lushnje, masakër në rrugë katër të vrarë në makinë
VIKTIMA DHE NË VLORË, 5 ORË LUFTË MES BANDASH
LUSHNJE - Katër të vrarë në rrugën nacionale Lushnje-Rrogozhinë. Një i vrarë gjatë luftës mes bandave rivale, të hedhën në qytetin e Vlorës. Vazhdon vala e dhunës dhe grabitjeve të mjaf[t] qyteteve të Jugut, ndërsa forcat e rendit duken gjithnjë e më të pafuqishme përballë krimit. Makina me targë zyrtare TR 1507 Z, në të cilën udhëtonin katër të rinj u shkatërrua nga zjarri i plumbave nga të panjohur, pasditen e së hënës. Më pas u sqarua nga organet kompetente se targa nuk i përkiste veturës pre e plumbave, por një automjeti të Drejtorisë së Taksave, aksidentuar një muaj më parë. Shpërlumbash shërbë[s] edhe në Vlorë. Qyteti bregdetar përjeton pesë orë tmerri. Lufta mes bandave ka detyruar qytetarët të braktisin kërcë[r]idore e poshtë kryetareve. Një tjetër emër i shtohet tabelave të terrorizmit, edhe ky viktimë e armëve. Dhe në mëngjes qytetarët kanë vendosur të protestojnë ndaj forcave politike.
Në faqen 5
Sulm depove: vidhen raketa kundërajrore
Në Gjirokastër
GJIROKASTËR - Grabiten predha të raketave kundërajrore. Ngjarja ka ndodhur
të dielën pasdite kur persona të armatosur kanë sulmuar depot sekrete jo larg qytetit jugor. Ata, pasi kanë çarmatosur rojen civile, kanë përdorur aparaturë me oksigjen për hapjen e derës së hekurit të depos. Menjëherë autoritetet ushtarake të Divizionit jugor “Labëria” kanë marrë masa për të siguruar zonën nga tentativa të tjera të këtij lloji. Është minuar zona përreth depos, duke dhënë urdhër dhe shërbimin e rojeve nga Tirana ka mbërritur një grup ekspertësh ushtarakë për të vlerësuar dëmet reale. Edhe pse hetimet kanë filluar ende nuk dihet identiteti i grabitësve. “Elementët e krimit, në bashkëpunim me mafien e huaj”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj.
Në faqen 5
Të vegjlit: Edhe ne s’marrim pjesë
Prezent në seancën e parë
TIRANË - Të vegjëlit tradhëtojnë Berishën. “Në seancën e parë do të jemi prezent”. Zef Bushati ka shpjeguar vendimin që ai dhe të tjerët morën dje në përfundim të bisedimeve të gjata.
Ka qenë PPL, PDK, PBSD e BK ajo që vendosën të mos marrin pjesë në seancat e betimit të Qeverisë, kabinetit të Kryesisë së Parlamentit dhe në disa të tjera. Bushati ka shpjeguar bojkotin e tyre me llojin e zgjedhjeve dhe me mo- sjohjen nga ta të rezultateve në shumë zona të jugut.
Në faqen 6
Guri Durollari
Eksplozivi hedh në erë dy lokale
Policia: “Shpërthimi s’është akt terrorist”
TIRANË- Është rikthyer moda e atentateve në lokale. Por këtë herë duket se nuk ka qenë vrasja e njerëzve të pafajshëm synimi i atentatit, por shkatërrimi i ndërtesës së lokalit.
Një sasi eksplozivi është vendosur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në restorantit “Dardania” dhe sallës së lojrave elektronike “Monte Carlos Games” që ndodhen në buzë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në parkun Rinia. Si pasojë e shpërthimit janë shkatërruar të dy lokalet dhe janë thyer shumë xhama të lokaleve që gjendeshin pranë tyre. Eksplozivi ka qenë tritol, por policia nuk ka bërë të ditur sasinë që është përdorur. Ende nuk ka të dhëna për autorët, por policia përjashton pistën e një akti terrorist. Ajo dyshon se atentati është bërë për shkak të konkurrencës mes aktiviteteve të të njëjtit lloj.
Në faqen 2
Lokalet e dëmtuara nga shpërthimi i djeshëm (Foto: Plator Ilo)
Sportivët: “Politikanë dilni në fushë”
Tjetër ndeshje
TIRANË - Sukses i plotë i ndeshjes së gazetarëve sportivë me artistët.
Në horizont tani një tjetër derbi, njerëzit e pendës janë gati të përballen me ata të politikës. Nga të gjithë është cilësuar si ndeshja e shekullit natyrisht për Shqipërinë, por nga vetë protagonistët nuk ka ndonjë koment të veçantë. Më interesant e ka dhënë Dosti, koordinatori i gazetarëve, i cili ka premtuar të “pajtojë” në fushën e blertë Nanon me Berishën. Ndoshta magjia e topit do të bëjë atë që s’e ka bërë deri tani tribuna politike.
Në faqen 7
JURISTË NË PS PËR BERISHËN
Salla e Parlamentit (Lart) Sali Berisha
JURISTË NË PS PËR BERISHËN
"Po s’iku, digjet dhe si deputet"
Në faqen 2
Njoftim
Në datën 17 Korrik 1997, rreth orës 19:30 ose 20:00, gjatë tërheqjes së bagazheve prej autobusit të ndaluar në sheshin para Universitetit të Tiranës, ka humbur një çantë prej cope të zezë, formë cilindrike.
Përveç sendeve personale në të ndodhen dhe dhjetë kaseta filmi. Personat e interesuar janë të shqetësuar në mënyrë të veçantë për këto kaseta të cilat kanë vetëm vlerë personale. I lutemi personit/ave që mund ta gjejnë të kontaktojnë në numrat telefonikë: 23571, 34699, 63838.
Personat që do t’i dorëzojnë këto kaseta, do të shpërblehen me një shumë të kënaqshme. Në të njëjtën kohë, premtojmë për ruajtjen e identitetit të dorëzuesit/ve.
Faleminderit për bashkëpunimin
Papunësia nis të frikësojë sërish
EKONOMI
Gjatë 1996, në të gjithë vendin janë regjistruar mbi 150 mijë të papunë
EKONOMI
Papunësia nis të frikësojë sërish
Gjatë 1996, në të gjithë vendin janë regjistruar mbi 150 mijë të papunë
Në faqen 8