26/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 korrik 1997

Masakër, hidhet në erë pallati

Bilanci: 3 të vdekur, 17 të plagosur, 6 ende nën gërmadha Mister mbi shkaqet dhe autorët e tragjedisë. Në atë pallat banonte dhe një prokuror i rrethit PESHKOPI / Tragjedi pas mesnate. Eksplozivi shkatërron në ndërtësë pesë katëshe PESHKOPI - Shpërthim tragjik në qytetin e Peshkopisë. Tre të vrarë e gjashtëmbëdhjetë të plagosur ka qenë bilanci fillestar bërë pas përmimit të ngjarjes pesëkatëshit. Ndërtesa është hedhur në erë me anë të një sasie, ende të përcaktuar, tritoli. Burime të vendngjarjes theksojnë se ende nën gërmadhat e pallatit duhet të ndodhen të paktën dhe gjashtë trupa të tjerë. Ka qenë ora tre e mëngjesit të djeshëm kur një gjëmim tronditës ka prishur qetësinë e qytetit të vogël verior. Pallati numër 14 i lagjes “Gjon Beci” ka qenë preja e një shpërthimi të tmerrshëm tritoli. Lloji i eksplozivit është përcaktuar nga ekspertët e policisë, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie. Bilanci i parë ka përcaktuar tre të vdekur, mes tyre dhe një adoleshente 14-të vjeçare. Ndërkaq numri i të plagosurve ka arritur shifrën gjashtëmbëdhjetë. Në përpjekjet e jetën e gjashtë personave të tjerë, të cilët sipas dëshmitarëve të ngjarjes, duhet të ndodhen nën gërmadhat e ndërtesës. Në faqen 5

Nano lexon: Ja 22 ministrat

Të gjithë para Meidanit: “Betohemi” DJE QEVERIA E RE Kabineti i ri qeveritar pak çaste pas betimit para Presidentit (Foto: Plator Ilo) TIRANE - Një tufë me lule për Presidentin e ri Rexhep Mejdani, ka qenë ky hyshti i parë i 44 vjeçarit Fatos Nano, i cili që dje ka marrë në dorë drejtimin e vendit. Brenda njëkohësisht shkurtër Nano ka shpallur zyrtarisht stafin e tij me 22 ministra, mes të cilëve 2 gra, që të gjithë përfaqësues të pesë partive politike. Palapara ka takuar kreut të shtetit, i cili, pasi e emëroi në krye të ekzekutivit, i kërkoi Nanos të caktojë njerëzit me të cilët do të punojë. Gjithçka u tha gjatë bisedimeve të tij te gjatësisë më të shkurta. “Është momenti që e konstituam këtë Qeveri duke u dhënë rrugë kontakteve tona me të gjithë shqiptarët, sido që të kenë votuar, me institucionet e tjera të institucionalizuara nga Presidenti i Republikës. Në faqen 3 Kabineti i ri qeveritar pak çaste pas betimit para Presidentit (Foto: Plator Ilo)

Tmer në Berat, 9 të vrarë

Viktima nga bandat vetëm të enjten Qyteti vazhdon të jetojë nën ethet e vdekjes. Bandat bëjnë ligjin

Hetim oficerëve të policisë

Prokuroria

“TV ka censuruar fjalën e Meidanit”

TIRANË - “RTV ka censuruar fjalimin e Meidanit”. Një debat i ashpër ka shpërthyer dje në Kuvend. Në shenjë është vënë sërish ekrani vogël dhe shefat e tij. Ka rixhatuar të përgjigjet nga zyra e saj nënkryetarësh Antoneta Malja. “Ka qenë një gabim trashanik i gazetar it”, është justifikuar ajo. Sipas saj, tani institucioni që ajo drejton ka fituar dimensione të reja në paraqitjen e forcave politike në vend. Në faqen 2 Godina e TVSH

Tmerr në Berat, 9 të vrarë

Viktima nga bandat vetëm të enjten BERAT - Është tragjik bilanci i përplasjeve mes grupeve rivale në qytetin e Beratit. 9 të vdekur, ku dy janë vëllezër nga Uznova. Betëja mes bandave ka nisur drekën e së enjtes, në lagjen “Çlirimi”, duke tronditur qytetin, i cili prej disa ditësh sikur ishte futur në një qetësi. Në shkëmbimet e zjarrit kanë humbur jetën 6 të rinj të moshave 20-32 vjeç. Po të enjten një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur familjen Jlo. Dy vëllezërit K.I. e P.I. janë gjetur të vdekur nga plumbat e kallashnikovëve për arsye që ende nuk dihen. Ende e paqartë është edhe dinamika e krimit. Po të enjten dyqanet e krenkëtaria Këshillit të rrethit Shkëlqim Ruli. Tre javë më parë, ndërsa dilte nga zyra e tij, ai u godit nga një plumb. Në faqen 5

Hetime oficerëve të policisë

TIRANË - Prokuroria e Republikës ka nisur hetimet mbi incidentin në Komisariatin e Malësisë së Madhe. Nën arrest janë vënë dhe dy oficerë të policisë Kriminale të Komisariatit 2 në Tiranë, që duket se kanë lidhje me këtë incident. Por ndërkohë dyshohet se ata janë të përfshirë në një histori kontrabande. Dy oficerët janë ndaluar pardje në Rinas me një shumë të madhe parash, gati për t’u larguar nga Shqipëria. Por tashmë janë prokurorët që do thonë fjalën e tyre. Në faqen 8

Gjykatës i tremë në gjyq: Vidhtë në emër të Drejtësisë

Dyqanet e kancelarive viktima të tij TIRANË - Një “gjykatës” para gjykatës. Ndërsa para drejtësisë kanë dalë dhjetëra persona të akuzuar për mashtrim përmes fajdeve, një mashtrues tipik është shfaqur dy ditë më parë. Por sikur të ishte tjetër dhe ky do të gjykohet në mungesë. Muaj më parë - ai ishte nga Patosi dhe kishte hapur një “zyrë” në Tiranë - ai kishte nisur të mashtronte pikërisht në emër të gjykatës. Dhe viktima të tij ishin kancelaritë dhe dyqanet e mjeteve kancelarike. “Jam nga Gjykata e Tiranës, na duhet të blejmë letër kalk, letër format, stilolapsa, kapëse aktesh...” - dhe seria vazhdonte pa fund. Pasi i merrte ai, i pajisur me një dokument fals, ia linte adresën e gjykatës, ku pronari i dyqanit të shkonte e të plotësonte urdhër-xhirimin. Ndërsa pronari kthehej duarbosh nga Gjykata, “gjykatësi” vazhdonte punën me të tjetër pronarë dhe serish të mjeteve kancelarike. Madje për t’u bërë më i besueshëm ai kishte hapur dhe një “zyrë” tek gjykata e vjetër ku “priste” klientët e tij. Kjo lojë kishte vazhduar jo pak, por disa muaj dhe lista e dyqaneve-viktima ishte shkruar në shtatë. Por ndërkohë kishin nisur dhe denoncimet, derisa policia arriti të identifikojë “gjykatësin” që blente mjete kancelarike në emër të Gjykatës. Ai ishte një 33 vjeçar nga Patosi. Por, pasi kaloi pak kohë në burg, arrestimi i tij ishte një abuzim në burg. Tashmë Gjykata e Tiranës ka hapur procesin për të, por në mungesë, por me shumë në ndëshkim për mashtrimin ajo dosje duket të jetë një nga më të shumtët në arkivin e mashtrimeve.

Grima “typës” në Greqi

FUTBOLL

Grima "lypës" në Greqi

FUTBOLL Grima "lypës" në Greqi Në faqen 7