Kryeministri i shpjegon Dinit historinë e piramidave
Sot nis në Romë mbledhja e ekspertëve të Financës. Do mbërrijnë ndihmat e premtuara?
Në Itali grup i madh ministrash. “S’kemi valixhe me para për të dhënë, gati planet ekonomike”
TIRANË - Nano lëshon si-lurën “Jo para për të humbu-rit në skemat piramidale”. Në konferencën që filloi dje në Romë kryeministri i ri shqiptar ka paralajmëruar qartë pozicionin e ardhshëm të ekzekutivit të tij lidhur me problemin e kthimit të parave.
I organizuar me iniciativën e Italisë, si vendi udhëheqës i misionit “Alba”, takimi i Romës i cili filloi dje pa-rashikon disa etapa për rikthimit të qetësisë e sigurisë në Shqipërinë e paszhjedhjeve. Janë të pranishëm 35 delegacione që qe kë konfirmon edhe njëherë interesin e komunitetit ndërkombëtar për problemin shqiptar. E ndarë në dy sesione konferenca e Romës do të diskutojë për anën politike dhe atë ekonomike të problemit shqiptar. Priten takime të rëndësishme dhe me përfaqësues të komunitetit financiar ndërkombëtar.
Nano dje para nisjes për në Romë
Vazhdon vala e dhunës në Jug. Në Fier luftë mes policisë dhe një bande të rrezikshme
Në faqen 5
Vlorë, maskat sulmojnë tregtarët: Para në këmbim të lirisë. Zhduket një avokat
Në faqen 5
Nano dje para nisjes për në Romë
Shpejt sitë mbi firmat rentiere
Kuvendi kalon Transparencën
TIRANË - Skemat piramidale do të vendosen shumë shpejt nën kontrollin dhe menaxhimin e administratave të plotfuqishëm të caktuar nga shteti. Pas këtij akti pronarët e piramidave s’do kenë më të drejtë të vendosin mbi aktivitetin, shtypen apo blerje pronash të shoqërisë. Janë 16 nenet në projektligji të aprovuar dje në Kuvend, që kanë sjellë një ndryshim thelbësor në ligjin e njohur si ligji i Transparencës së piramidave.
Në faqen 3
Në Përmet
RENEA kap një tjetër
Gjykatat marrin pushimet e verës
Polemikë në gjirin e Drejtësisë pas urdhërit të Kondit
TIRANE - Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar dje mbylljen e gjykatave.
“Për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë për gjykatësit urdhëroj të mbyllet gjykata dhe të gjithë gjykatësit të marrin lejet vjetore” - kështu thuhet në një telegram që ministri Thimio Kondi i ka dërguar dje në orën nëntë kryetarit të Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj. Për ndërkohë mësohet se urdhra të tillë u kanë shkruar dhe gjykatave të rretheve, ku është arsyetuar për të njëjtat shkaqe.
Në faqen 3
Gjykata e Tiranës
RENEA kap një tjetër bandë
Në Përmet
TIRANE - Pesë persona shumë të kërkuar bien në duart e policisë dhe tani janë në dispozicion të Drejtësisë shqiptare që do të ndëshkojë krimet e tyre.
Dy ditë më parë banditët janë ndaluar nga punonjësit e policisë së komisariatit të Përmetit, që u kanë vënë atyre prangat mbas një përleshjeje të ashpër me armë. Banditët janë dërguar më pas në kryeqytet me helikopter, të shoqëruar nga forcat speciale të Ministrisë së Brendshme.
Në faqen 5
Ministria: Kujdes me barnat
“Ka abuzime”
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë lëshon alarmin.
“Kujdes ndaj bamave që tregtohen nëpër farmaci, ka manipulime, të cilat mund të rrezikojnë direkt përdoruesit e tyre. Gjithçka që duhet të bëhet është e shoqëruar me një dokumentacion të rregullt”. Një zhiro nëpër të gjithë farmacitë kryesore ka treguar se shumica e materialeve shëndetësore nuk janë të shoqëruara me fatura, duke lënë shkas për abuzime dyfish, si nga grosisti, ashtu dhe nga tregtuesi i tyre.
Në faqen 5
Prishtina mban zi për gazetarin Ali Ukaj
DJE CEREMONIA
PRISHTINE - Kujtimi i gazetarit Ali Ukaj ndërohet dhe në kryeqytetin e Kosovës.
Nderime dhe homazhe nga shumë kolegë të tij, por dhe miq e të njohur, janë bërë dje në një nga vendet më të dukshme të Prishtinës. Ndërkohë që aktiviti i gazetarëve të “Rilindja” e “Bujku” kryenë të njëjtin veprim në pallatin e Shtypit.
Vrasja mizore ndodhur dy ditë më parë ka prekur më tepër njerëzit e afërt të Aliut, të cilët nuk kanë pritur mbarëmirën e trupit, por menjëherë kanë nisur nderimet e rastit. Lajmi i vrasjes ka mbërritur menjëherë nga Zyra për Informim e Kosovës, e miqte e Aliut në pamundësi për të ardhur në Tiranë kanë nisur ritualet në Prishtinë. Një tufë me lule në qendër të së cilës qëndronte fotografia e gazetarit është vendosur në një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit, vend ku Aliu qëndronte sa herë që vinte nga për në Prishtinë. Aly miqtë e tij kanë nisur homazhet në të cilat kanë marrë pjesë një numër i madh njerëzish, të cilët kanë kujtuar copëza historish që kanë patur të bëjnë me gazetarin. Mija të ngushëllë të tij, njerëz të familjes, por dhe kalimtarë të rastit kanë bërë rrethrrotullimin pranë fotografisë së tufës me lule për të nderuar një nga njerëzit e shtypit, një nga njerëzit, emrin e të cilit e kanë parë shpeshherë në letërn tipografike, ndoshta pa e njohur as edhe si fytyrë.
Ndërkohë aktiviti i gazetarëve të Prishtinës ka organizuar një tubim në pallatin e Shtypit. Prej shumë kohësh Aliu ka qenë korrespondent i dy gazetave më të mëdha të Kosovës, “Rilindja” e “Bujku” kanë dënuar krimin e shëmtuar dhe kanë kërkuar të ndiqet nga organet e policisë kjo ngjarje e rëndë.
TIRANE - Në emër të efektivit të policisë Tiranë, ju shprehim ngushëllimet tona për vrasjen tragjike të gazetarit tonë të ndëruar e të respektuar Ali Ramadan Ukaj. Gazetari Ali Ramadan Ukaj nuk ishte ndarë vetëm nga gjiri ynë por është ndarë edhe nga gjiri i efektivit të policisë Tiranë, i cili do të kujtohet e do të nderohet nga ne me shumë respekt për punën e tij gjatë kësaj periudhe në Shqipëri. Vrasja e tij kriminale e ndodhur natën e datës 28.07.1997 në banesën e tij, ka qenë e pamundur të parandalohet nga ana e policisë për vetë rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Ju garantojmë se shtetasit e gazetarit, misionin fisnik që ai bën për të konsoliduar demokracinë, duke mbrojtur këto dhe të drejtat themelore të shqiptarëve, do të bëjmë të pamundurën për ta dhe gjithë gazetarët do të kenë mbrojtjen tonë të veçantë.
Statusi juaj, për të krijuar kushtet e realizimit të detyrës fizike që ju keni, do të jetë e pandarë me statusin e punonjësve të Rendit duke punuar e kontribuar së bashku për rivendosjen e Rendit Publik e ndërtimin e shtetit demokratik ligjor.
Me shumë respekt e konsideratë,
Drejtori i Policisë, Tiranë
Kolonel / Pashk Tusha
VRASJA E GAZETARIT
Falenderim për solidaritetin
VRASJA E GAZETARIT Falenderim për solidaritetin Ali Ukaj TIRANË - “Dhimbja përballohet më lehtë kur nuk je vetëm”. Fjali të tilla thuhen rëndom në raste zie, kur njerëzit ngushëllojnë njëri-tjetrin për humbjen e ndonjërit prej njerëzve të afërt. Në fakt, më shumë se një shprehje e rëndomtë, fjalia që cituam më tepër ka qenë për Per-daksinë e Gazetës Shqiptare një motiv që nuk ka shterë ndonjëherë në të gjitha këto momente të vështira. Gazeta Shqiptare u shpreh falenderimet e veta më të sinqerta të gjithë atyre që iu ndodhën pranë në këto momente shumë të rënda për të. Gazeta falenderon të gjithë ata që respektuan kolegun e tyre të vrarë. Dhe shumë vetë janë habitur dhe madje kanë pyetur: “Si ka mundësi që të gjitha gazetat pavarësisht nga ngjyrimet e tyre politike kanë qenë shkrur palë shumë njëlloj, me të [teksti vijon jashtë kornizës]” njëjtën ndjenjë solidariteti për gazetarın e vrarë?”. Përgjigjja që kemi dhënë në këto radhë ka qenë po ajo: Aliu i donte të gjithë njësoj, pa parë se të gjithë vazhdojnë dhe do të vazhdojnë ta respektojnë njëlloj.
ndonjërit prej njerëzve të afërt. Në fakt, më shumë më shprehje e rëndë ishte, fjalia që cituam më tepër ka qenë për redaksinë e Gazetës Shqiptare një motiv që nuk na shatë ndarë në të gjitha këto momente të vështira.
Kolegë, shoqata, studentë e pedagogë, sindikata e parti, njerëz të thjeshtë, lexues, kanë shprehur edhe gjatë gjithë ditës ndjenjën e solidaritetit për humbjen e shokut dhe kolegut tonë, Ali Ukaj, të ndarë aq tragjikisht nga jeta.