02/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 gusht 1997

Antikrrimi, kushti për ndihmat

Sqar ohet mbledhja e Romës. Perëndimi vë kushte të forta Një ditë pas debateve të rëndësishme zbulohen hollësi të tjera: Më parë krijoni shtetin e vërtetë Kryeministri Nano pas “brohoritjeve” të para. Udhëtimi i parë nga Rinasi direkt për në Presidencë NANO DHE FINO KTHEHEN NGA ROMA TIRANË - Kthim optimist nga Roma. Ka qenë një mision, i cili hodhi bazat e bashkëpunimit mes qeverisë së re të sapodalë nga zgjedhjet e 29 qershorit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte një Konferencë e Romës shprehu angazhimin e tij për dhënien e ndihmës në normalizimin e jetës në Shqipëri. Ishtajari i ministri i Brendshëm, Nedin Ceka, për të cilin takimet me Romës patën efikasitet. “Vendosëm raporte të kanaqshme bashkëpunimi, me dikasterin homolog italian dhe njëkohësisht përkatuam mënyrën e bashkëpunimit”, thotë Ceka. Brenda disa ditësh në portin e Durrësit do të mbërrijnë në numër konsiderueshëm ndihmash nga policia italiane. Ndërsa qëllimi kryesor është të përfshihet një sistem i plotë radhës që do të mbulojë tërë territorin e Shqipërisë si dhe një numër veshjesh antipluumb dhe autoblinda. Pra u vendosën temat që do të caktojnë bashkëpunimin e gjatë shqiptaro-perëndimor. Në faqen 2 Nano dhe Fino kthehen nga Roma (Foto: REUTERS)

“Atmosferë e ngrohtë e miqësore”

ZYRTARET TIRANË - “Sot Presidenti priti filan ambasador, po sot filan ministër priti filan përfaqësues, i cili shprehu konsideratën e tij më të lartë...” TIRANË - “Sot Presidenti priti filan ambasador, po sot filan ministër priti filan përfaqësues, i cili shprehu konsideratën e tij më të lartë, Ambasadori filan shprehu kënaqësinë e qeverisë së tij për të thelluar bashkëpunimin e mëtejshëm në të gjitha fushat...” Lajmet zyrtare, ku zëdhënësit janë bërë shumë zëritë, se f’kanë marrë një hov të paparë në këto kohët e fundit. Njerëzit e shkretë presin të thuhet se përse kanë rëndësi vërtet këto takime rutinë mes zyrtarëve tanë e të huaj, por nuk arrijnë të kuptojnë asgjë, përveç fjalish tashmë të famshme: Takimi kaloi në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore. Atëherë njerëzit ndërrojnë stacion ose kërkojnë me ligjmet disa “më interesante” të kronikës së zezë, apo të ndonjë sektori tjetër dhe të pyesin: “Të shkretët politika e u shkoj jeta nëpër takime...” Po politika bëhet nëpër takime këto nuk kanë nevojë ta thonë lajmet e thata që burojnë nga kanalet zyrtare të televizionit. Por që Shqipëria është e mbushur me lajme shumë herë më të rëndësishme se sa fjalitë e rrjeshtat e telegrameve ele- falë të rejësjelljes dhe telegramet elegante që shkëmbejnë zyrtarët tanë e të huaj, edhe këtë e dinë shumë vetë. Shumë nga formuluesit e zellshëm në këtë lloj informacioni do të ngrejnë supet: Kjo është detyra jonë, ju po të doni merreni në konsideratë, po të doni mos i merrni. A mos do të ishte më mirë që gjërat normale t’i linin të zhvilloheshin në rrjedhën e tyre normale? Kjo është pyetja që mund t’i thoni këtyre hartuesve. Përndryshe rrezikojmë që informacioni ynë zyrtar, të shndërrohet në një informacion “fjalësh”, paçka se “takimi do të kalojë sërish në një atmosferë të ngrohtë e miqësore”.

Masakër në breg të Bunës: Gjakmarrja vret e plagos

SHKODER / Dje edhe dy viktima aksidentale SHKODER - Masakër pranë urës së lumit të Bunës. Një grup personash të armatosur kanë hapur zjarr dhe kanë lënë të vrarë një person dhe kanë plagosur pesë të tjerë, që ndodhën rastësisht pranë vendit ku ngjau përpjekja me armë. Policia ka mundur të konfirmojë vetëm motivet e krimit; ai është kryer për motive të gjakmarrjes. Viktimë e tij ka mbetur Mark Diejana, 47 vjeç, banues në Oblikë, ndërsa vrasësit e tij kanë mbetur ende të panjohur. Plumbat kanë “ndëshkuar” dhe katër pjesëtarët e familjes Maja - bashkëshortet dhe dy fëmijët e mitur - si dhe një vajzë tjetër. Fëmijët janë në gjendje të rëndë në spital. Po dje në listen e zezë të vdekjes në Shkodër e kanë shënuar emrin edhe dy viktima të tjera, një fëmijë që është mbytur në Bunë dhe një vajzë që është hedhur për motive të panjohura nga kati i pestë i banesës së saj. Në faqen 5

Meidani shtryng zgjedhjet e fundit

Qeveria: Situatë e acaruar TIRANË - Zgjedhjet në të dy zonat elektorale do të bëhen në 10 gusht. Një dekret presidencial i ka saktësuar ditën se kur zgjedhjet e zonës 4 dhe të zonës 22 do të shkojnë në votime. Ka qenë një sugjerim i Komisionit të posaçëm qeveritar ai që detyroi Meidanin të shtyjë afatin e votimit. Situata e acaruar në zonën 4, mungesa e fletëve të votimit dhe vonesat në përgatitjen e bazës materiale. Këto kanë qenë, sipas komisionerëve qeveritarë, arsyet se përse duhen shtyrë zgjedhjet në këto dy zona. Në faqen 2

Maskat, tolerojnë futbollin: “Flamurtari” kalon “traun”

VLORE / Banditët njihen veteranët e skuadrës TIRANË - Janë nisur drejt Tiranës, por si gjithë të tjerët kanë kaluar nën shtëllën e maskave. Grupi i sportistëve vlonjatë ka mbërritur dje në kryeqytet për të luajtur sot ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar dhe ka treguar manjerë historinë e rrugëtimit. Kanë kaluar finishin e qytetit e janë drejtuar Tiranës, por në qafën e Bërzotkës kanë hasur ndalimin e parë. Një grup njerëzish me maska ndalojnë çdo automjet që kalonte në atë sektor rrugë e niste kontrollin e zakonshëm. Sapo kanë parë autobusin e Flamurtarit ato kanë bërë shenjat e njohura të ndalimit e shoferi ka vënë me forcë këmbën në frena. Njëri prej antarëve të bandës me maskë në kohë ka hipur në autobus e është bërë gati të fillojë kontrollin, por befasisht e për pak minuta gjithçka është ndalur. Në vendet e para të autobusit ka parë të ftuara të njohura, Latif Gjonden. Anesti Arapini e Rrapo Tahion. “Oh mi falni, ju jeni futbollistët e Vlorës, kaloni” - ka thënë njeriu me maskë, duke bërë një nënshkrim me shenjë nga njer[?]zit që kishin organizuar postbllokun. Në autobus ka rënë ankthi e me kalimin e kilometrave futbollistët i janë kthyer notave të shakasë. Pa dashje njëri prej tyre thoshte ka nxjerrë dhe të vërtetën e shpëtimit. “Mirë që ishin tre veteranët, pa të ishte për ne të tjerët do të na kishin zhveshur të gjithë” - ka kah thënë njeriu nga futbollistët e rinj e shokët e kanë miratuar pa zë. Flamurtari i këtij sezoni ka vetëm Drenin 21-vjeçar në rolin e “përvojës” në fushë. Banditët me maskë kanë njohur fytyrat e njerëzve, për të cilët kanë brohoritur me vite në stadium e janë kujtuar se nuk “punën” e tyre ka tolerime ndaj personave VIP.

“Jam Meidani jo Mejdani”

PRESIDENTI KORIGJON SHTYPIN TIRANË - Presidenti i ri i Republikës ka korrigjuar dje të gjitha gazetat. Në një njoftim që mbante titullin: të gjitha gazetave shqiptare, Meidani me anë të një fjale të vetme, përmes nënshkrimit të zëdhënësit të tij ka korrigjuar një gabim që shtypi shqiptar e ka bërë deri më tani pa e ditur as vetë. Mbiemri i tij është me i dhe jo me j. Ky ka qenë debati i shkaktuar të Presidentit. “Që sot e tutje gjithë shtypi shqiptar do të ketë një gabim më pak në faqet e tij. Që sot e tutje kur të citohet Presidenti të gjithë do të shkruajnë Meidani dhe jo Mejdani.” Presidenti Meidani

Drejtësia në udhëkryq: Si do të realizohet reforma? Imami: “Duhet të ndryshohe Prokuroria”. Dje mbledhje e gjatë e krerëve të Drejtësisë e Rendit Në faqen 3

Kampionati nis të “flasë” pas shtatë muaj pushim

FUTBOLL / Sot fillon faza II e ndërprerë në dhjetor TIRANË - Pas një heshtje shtatë mujore futbolli sot nis sërish të belbëzojë. Që nga 27 dhjetori i vitit të kaluar stadiumet do të mbushen përsëri për kampionatin kombëtar. Një dhjetë ditësh blitz do të përcaktojë kampionen kombëtare. Ndeshjet e fazës së parë, e cila do të jetë edhe më e rëndësishmja, pasi të tjerat do të jenë rutinë, do të luhen të gjitha në Tiranë e pikët e fazës së parë do të ruhen. Një takim është vendosur të luhet madrida. Të martën derby më i vjetër dhe më i ndjeshëm i futbollit shqiptar, Tirana-Partizani do të luhet të mërkurën. “Le të jetë ky një mesazh, i cili t’i tregojë edhe të dënuarve të UEFA-s, që do jenë në vendin të jetë funksionon normalisht në Shqipëri” - ka deklaruar për Gazeta Shqiptare sekretari i FSF-së, Skënder Hyka. Në faqen 7

Mejdani shtryn zgjedhjet e fundit

Qeveria: Situatë e acaruar

Ukaj, homazhet të dielën

Në redaksi në orën 12.00 Ceremonia e përmortshme e nderit gazetar Ali Ukaj, do të zhvillohet ditën e dielë, 3 korrik. Ceremonia e përmortshme e nderit gazetar Ali Ukaj, do të zhvillohet ditën e dielë, 3 korrik, duke filluar nga ora 12.00 në mjediset e redaksisë së “Gazetës Shqiptare”. Që këtë, pas homazheve, korteu i përmortshëm do të marrë udhën për në vendlindjen e Aliut, ku do të zhvillohet varrimi. Familja Ukaj Gazeta Shqiptare