Brokaj rrëfen "plagën" mbrojtje. Shpejt një tjetër ushtri. Do ketë edhe ushtarë me rrogë
Njihet populli i armatosur
"Donin të bombardonin Jugun". Para gjyqit Zhulali e gjeneralët e tij
Shpallet strategjia e çarmatosjes. Faza e parë: "Armët mund t’i mbani në shtëpi, por regjistrojini"
TIRANË - "Zhulali dhe gjeneralët e tij do t’i çojmë në gjyq". Ministri i Mbrojtjes Brokaj ka hedhur dje "bombën" eti para gazetarëve në një konferencë për shtyp. Ushtria me pa-gëse, mënyra e mbledhjes së armëve dhe dëmet e shkaktuara në ushtri. Këto kanë qenë linjat kryesore të konferencës për shtyp që Brokaj dha dje bashkë me Sekretarin e Shtetit në dikaster, Perikli Teta. "Kemi dokumenta që vërtetojnë se hapja e depove u bë me urdhër nga qendra", tha Teta, duke mos preferuar të japë hollësira të drejtpërdrejta. Teta ka shkuar më tej kur ka thënë se në dikasterin e Mbrojtjes ka patur një superkorrupsion, i cili do të dalë dalëngadalë përmes dokumentave e materialeve që disponohen. Ndërkohë ministri Brokaj ka siguruar se ka arritur në disa qindra milionë dollarë dëmi i shkaktuar pas hapjes së depove në të gjithë vendin. Për së fundi, para të Ministrisë së Mbrojtjes do të operohet ndryshe për mbledhjen e armëve. "Shqiptarët le t’i mbajnë ato në shtëpi, por pasi t’i regjistrojnë", ka thënë ai, duke shtuar se po përgatitet edhe një ligj përkatës.
Ministri Sabit Brokaj dje para gazetarëve
(Foto: Plator Ilo)
Në faqen 3
Ministri bën inventarin e demit në ushtri: “Janë disa qindra milionë dollarë humbjet në armatime”
Teta: "Kemi në dorë dokumenta për fitime ilegale në ushtri. Mes saj ka pasur superkorrupsion"
Ministri Sabit Brokaj dje para gazetarëve (Foto: Plator Ilo)
Italianët sjellin “Alba 2”
TIRANË Italianët sjellin “Alba 2” TIRANË - Një tjetër “Alba” në Shqipëri. Ushtarët e huaj, ata janë italianë, duket se shumë shpejt do të rifillojnë një mision tjetër në vendin që është përfshirë që në marsin e këtij viti nga kriza e thellë. Tashmë nuk bëhet më fjalë për shqerimin ndihmash humanitare apo për mbulimin e garantimin e zgjedhjeve të lira parlamentare. Tashmë kur vendi ka një qeveri të re dhe një maxhorancë të majtueshme në Legjislativ, rendi është një nga përparësitë në të cilin Evropa do të afrojnë ndihmën e saj. Ende nuk ka shumë hollësi për natyrën e këtij misioni të ri - do të jenë rreth 600 ushtarë italianë. Dhe ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, ka mohuar një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të këtyre trupave të huaja në vendosjen e rendit, por ka thënë se ato mund të përdoren për mbrojtjen e pikave strategjike si portet dhe ndoshta edhe të doganave. Janë të paktën 600 ushtarë italianë që me përfundimin e misionit “Alba” do të rifillojnë sërish një detyrë ushtarake në Shqipëri. Ata nuk do të ... largohen me pjesën tjetër të misionit, por do të qëndrojnë dhe për një kohë tjetër të pacaktuar në Shqipëri. Të paktën një gjë është konfirmuar nga një burime pranë komandës së përgjithshme të “Alba”-s, por pa pranuar të japin të tjera hollësi. Në përbërje të kësaj trupe do të jenë pjesëtarë të regjimentit Toskana, parashutistë të regjimentit Colmoschin, gjithsej 600 vetë. Ky numër nuk është fiks dhe ndoshta shumë shpejt edhe mund të rritet edhe më tej. Misioni i ri “Alba” numër dy - do të ri themel bashkë me italianët RTA, Repartet italiane për Shqipërinë. Mendohet se ushtarët e huaj do të përdoren për mbrojtjen e porteve dhe ndoshta edhe të doganave. L.V.
Durrës, bregdeti përgjaket rëndë
PESE VIKTIMA NGA SHPERTHIMET
DURRËS - Gjashtë viktima? në bregdetin e Durrësit.
Pesë vetë kanë humbur jetën nga shpërthimi i dinamitit - kishin shkuar të peshkonin me dinamit - ndërsa viktima e gjashtë ka marrë në trup shumë plumba kallashnikovi në një atentat që i bë dje në drejtim të tij. Në plazhet e Durrësit tashmë është afruar një ushtri e tërë peshkatarësh të paligjshëm të cilët përdorin eksplozivin në vend të rrjetave.
Në faqen 5
Kompetencat, Meidani do jetë më “i dobët” se Berisha
Debatet e para në Parlament mbi rolin e Presidentit
TIRANË - Presidenti shqiptar duhet të jetë më i dobët apo duhet të ketë fuqitë e sotme?
Tentativat e para për ndryshime në disa ligje kushtetuese kanë nisur dje, ndërkohë që ideja për një reformë në drejtimin më të lartë të shtetit është hedhur qysh disa javë më parë nga vetë Kryeministri aktual Fatos Nano. Ndryshime në kompetencat e Presidentit. Komisioni i Ligjeve ka tentuar dje me iniciativën e një grupi deputetësh të përmbysë disa nene të cilat parashikojnë fuqitë e liderit të shtetit. Por kjo çështje nuk arriti të hyjë në rend të ditës. Kush duhet të shpallë referendumin e ardhshëm? Kuvendi apo kreu i shtetit? A duhet të drejtojë Presidenti edhe mbledhjet e Qeverisë? Ja pikat ku pritet të bëhen ndryshimet e parashikuara kushtetuese.
Presidenti Meidani
“Silva”: “Do shpëtojmë të gjithë humbësit e Gjallicës”
Letër e hapur e Kompanisë dërguar krerëve të Shtetit
TIRANË - “Silva” i fal aksione “Gjallicës”.
Të paktën 300 milionë dollarë do të jetë vlera e aksioneve që do të përfitojë kompania e falimentuar vullnetare. “Për tre vjet do të likuidohen të gjithë kreditorët” ka qenë ky premtimi mbërritur dje nga zyrat e Kompanisë, për nëntë krerët e saj, presidenti i saj Pellumb Shehaj kërkon një mbështetje nga krerët e shtetit. Specialistët e “Silvës” kanë përgatitur një plan të detajuar, sipas së cilit, brenda një kohe shumë të shkurtër do të zgjidhet kriza vullnetare. Gjithçka është detajuar në një letër të hapur drejtuar Presidentit të vendit, Kryetarit të Kuvendit Popullor, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, të gjitha partive politike e njëkohësisht ambasadores amerikane.
Tirana kap kreun e tabelës
FUTBOLL
Sot në orën 19.00 në “Qemal Stafa” ndeshja e parë zyrtare me drita, Tirana-Partizani
Në faqen 7
Shuhet Ibrahimi, plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë
Vdes në Torino pas një sëmundje të rëndë të zemrës
TIRANË - Shuhet një nga programaret më të këndshme të muzikës shqiptare.
Në Torino të Italisë vdes pas një patologjie kardiake Artisti i Popullit, Feim Ibrahimi. Por mjeshtri, që shënoi një nga faqet më të rëndësishme të historisë së muzikës shqiptare dhe autori i të famshmit balet “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, ka lënë pas një krijimtari në shumë zhanre dhe gjini të muzikës sonë. Kohët e fundit me iniciativën e tij ishte organizuar një festival me prestigjioze “Ditët e muzikës së re shqiptare”.
Ibrahimi ka lindur para 62 vjetësh në Gjirokastër dhe fëmijërinë e ka kaluar në Durrës, ku mori dhe njohuritë e para muzikore. Ai është një nga studentët e parë të konservatorit të Tiranës dhe pas disa krijimesh të para bëhet i njohur me muzikën e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ka qenë pedagog i polifonisë dhe orkestracionit dhe më pas zëvendësdrejtor në Institutin e Lartë të Arteve.
Gjatë punës së tij shpesh ka qenë ndër drejtuesit e institucioneve kulturore shqiptare. Që nga viti 1989 Feim Ibrahimi është Artist i Popullit dhe fitues i shumë çmimeve kombëtare midis të cilëve çmime të para në Dekadën e Majit dhe në Festivalin “Ditët e Muzikës së re Shqiptare”, Çmimi i Republikës i themelimit “Tefta Tashko Koço” për baletin “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Si pas shumë kolegëve dhe miqve të tij vepra e ben emrin e Feim Ibrahimit të përjetshëm duke e radhitur në atë të personaliteteve më të shquar të kulturës shqiptare.
Kompetencat, Meidani do jetë
Debatet e para në Parlament mbi rolin e Presidentit
Letër e hapur e Kompanisë dërguar krerëve të Shtetit
“Silva”: “Do shpëtojmë të
FALËNDERIM
Dje, trupi i kolegut të ndjerë Ali Ukaj, ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Lumbardhë të Komunës së Deçanit në Kosovë. Atje është rrethuar një ceremoni madhështore nga mijëra njerëz që prisnin që prej disa ditësh me ankth mbërritjen e trupit të Aliut.
Kortezhi i përmortshëm, që udhëtonte në djalë pasdite për në Kosovë, është shoqëruar nga qindra vetë gjatë gjithë rrugës deri në pikën kufitare të Hani i Hotit, nga forcat e Policisë.
Gazeta Shqiptare përfiton nga rasti që të falënderojë për solidaritetin e tyre ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, Ish-Presidentin dhe liderin aktual të PD-së Sali Berisha, përfaqësuesit e Presidentit Meidani, Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko, ministrin e Reformave Arben Imami, Përfaqësuesin e Republikës së Kosovës, Iljaz Ramajli, deputetin Jemin Gjana, Drejtorin e Policisë së Tiranës, Pashk Tusha, Shefin e Komisariatit numër 1 të Tiranës, Albert Deri-vishi, të gjithë punonjësit e policisë, kolegët gazetarë, drejtuesit e shtypit, Presidentin e Botuesve, Shpëtim Nazarko, të gjithë gazetarët, Shkullaku dhe Rakipi, Dekanen e Fakultetit Histori-Filologji, Duka, shokët, miqtë dhe dashamirësit, studentët dhe pedagogët e Ujafit, të gjithë njerëzit që na u ndanë atëherë pranë në një nga momentet më të vështira të jetës sonë. Solidariteti dhe ndihma e tyre na e kanë lehtësuar dhimbjen e thellë që na përfshiu këto ditë. Prova e vështirë që kaluam na tregoi, duke na e lehtësuar pa masë barrën e rëndë, se ndjenja e miqësisë dhe e solidaritetit nuk është vetëm e Shqipërisë.
Gazeta Shqiptare