04/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 gusht 1997

Vlorë, frika largon njerëzit

Specialët në pritë: Vritet një nga njerëzit e Gaxhait Banorët e lagjes Çole nisën të ikin. Ngushtohet rrethimi mbi njerëzit e afërt të Zanit Policia sulm edhe kundër drogës. Sekuestrohen 230 kilogram bimë narkotike Zani Çausi VLORË - Specialët vrasin një antar të bandës së Gaxhait. Në makinën e tij, me targa të Vlorës, pas betejës janë gjetur nw makinë një arsenal i tërë armësh. Përveç automatikut Zastava që ka patur në dorë me nënëm bëndjet fishekë (tre karikatorë të lidhur me njëri tjetrin), brenda në makinë është gjetur një mitraloz i lehtë me mijëra fishekë, blindueshpuar, granatahedhës me katër shtigje, një arkë me predha granatahedhëse, disa granata dore dhe një jelek antiplumb. Brenda në makinën janë gjetur katër targa makinash të vjedhura. Ato ishin nga Fieri dhe Durrësi e, sipas ekspertëve, i rezultojnë katër denoncimeve bërë në këto dy qytete. Në makinë ka patur dhe prera të monedhave greke e shqiptare si dhe disa numra telefonikë. Vetë makina e Celës mbante targa të Vlorës, VL 0038A. Personi i vrarë rezulton si shumë i kërkuar nga policia. Kohë më parë ai ka përdorur armën ndaj një oficeri të policisë. Jaup Likskëndaj e ka qenë i ndaluar për armëmbajtje pa leje. Ne faqen 4

Në gjyq për sekretet ushtarake

Teta akuzon gjeneralët që nxorën dosjet USHTRIA TRANE - “Do të kërkoj ndjekje penale për ata që kanë nxjerrë sekretet ushtarake”. Si një gjëgim ka bërë deklarata e Perikli Tetës, Sekretar Shteti për Politikën e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas disa dosjeve ushtarake të botuara në faqet e një gazete të përditshme, Teta denoncon ashpër publikimin e tyre në shtyp. Ai thotë se kjo është e ndaluar me ligj, por sqarojnë se vetëm pas vlerësimit nga specialistët, këto dosje mund t’i jepen të gjitha gazetave. Edhe dje dokumenta të quajtur sekretë - data shënon kohën e trazirave të fundit - kanë dalë fshehura nga zyra e Mbrotjes, një prej të cilëve flet pikërisht për një plan rreth bombardimit të burgut Burrelit, ku ishte izoluar Fatos Nano. “Unë nuk bëj presion dhe nuk quaj ushtarak i vjetër, them me bindje se do të kërkoj ndjekje penale për të gjithë ata ushtarakë, të cilët kanë nxjerrë sekretet”. Kështu ka pohuar numri 2 i Mbrojtjes shqiptare, vetëm pak ditë pas publikimit të disa dosjeve që flisnin për plane ushtarake gjatë kohës kur në krye të Ushtrisë ishte Safet Zhulali. “Ky është një rast që bëjnë ata për të lënë gabimet e tyre, por harrojmë se në fakt kjo i thellon më shumë ato - komentonte Teta - mjafton t’i lexosh dhe nuk është aspak e vështirë të kuptosh jo vetëm vërtetësinë, por edhe sqarimin e karakterit të disa gjeneralëve, sekretari i Shtetit për Politikën në këtë dikaster tepër delikat re- Minstria Mbrojtjes gabimet e tyre, por harrojmë se në fakt kjo i thellon më shumë ato - komentonte Teta - mjafton t’i lexosh dhe nuk është aspak e vështirë të kuptosh jo vetëm vërtetësinë, por edhe sqarimin e karakterit të disa gjeneralëve, sekretari i Shtetit për Politikën në këtë dikaster tepër delikat re- Arian Çani Teta Ministria Mbrojtjes

PD kundër çekës: “Kujdes, mos provoko Veriun”

Historitë e kontrabandës TIRANË - Çeka, mjaft ma provokacionet. “Partia Demokratike ka lëshuar dje një tjetër deklaratë në drejtim të ministrit të Brendshëm. Sipas demokratëve, Berisha Çeka “ka provokuar këtë herë disa qytete të veriut të Shqipërisë si Shkodrën, Tropojën e Dibër”. Për PD, provokime të tilla janë primitive dhe fshehin implikimin e strukturave të shtetit të sotëm me bandat e armatosura që i sollën në pushtet. Protesta e demokratëve i kujton ministrit Çeka të heqë dorë nga “thika pas shpine për policinë dhe inkurajimin për krimin e organizuar”. Për demokratët, kontrabandën e cigareve në Velipojë nuk e bëjnë shkodranët, por ai dhe kolegët e tij të kabinetit Nano. Ju po shtroni dhe sot bashkëpunimin e djeshëm me kontrabandistët brenda min e dëshmimit me kontrabandistët brenda dhe jashtë Shqipërisë”, thuhet në protestën e djeshme nga selia qendrore e PD.

“Vetëm para e firmave”

FMN shqiptarëve: Kaq janë mundësitë FAJDET / Bien iluzionet për kompensimin 100 përqind TIRANË - “Pa ndihmën e policisë, ne të Doganës do ta kemi shumë të vështirë”. Këtë janë falë të parën të një zëri që sapo ka marrë në dorë drejtimin e institucionit të përditshëm të vendit. Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gëzim Bleta, i cili rrëfen, shpesh herë edhe shifra, prioritetet, shqetësimin dhe metodat që ai ka ndërmend të përdorë në detyrën e tij të re. Profesionalizmi në detyrë, bashkëpunimi me forcat e rendit dhe me Drejtorinë 21, janë shtyllat ku Bleta ka vendosur të mbështesë punën e tij të përditshme. Kaptiçka, Kakavija, Qafa Thanë dhe Durrësi pritet të jenë tashmë pikat nga ku Drejtori i ri do të fillojë ‘sulmin’. Kontolli i rreptë doganor si dhe rishikimi i personelit të Doganës do të kalojë së shpejti në “sitën” e profesionilizimit. Ne faqen 3

PD kthehet në Parlament: Sharje ndaj Berishës

Çaste tensioni dhe ofendimesh mes deputetëve TIRANË - Parlamenti kalon çaste tensioni, fyerje dhe sharje. Vetëm pak çaste pas mbërritjes në sallë të Berishës dhe grupit të tij parlamentar njëri me tjetrin. “Tashmë kriminelë e banditë, ju nuk e keni vendin në këtë sallë”. Sulmi ka mbërritur nga deputeti i pavarur Maksim Hasani, i cili ka vazhduar më pas me replika me deputetin Hajdari. Ky i fundit nuk është kursyer të përdorë edhe një fjalor të rëndë i papare prej vitesh në sallën gjyqësore të Parlamentit shqiptar. Më pas Berisha ka mbajtur një fjalim të gjatë, në të cilin ka shtruar linjat politike që do të ndjekë PD në Kuvend si dhe sulmet ashpër socialistët e programin e tyre qeveritar. Në përfundim Kuvendi zgjodhi më shembull kryetar Jozefina Topallin si nënkryetare të Parlamentit. Gjatë grindjes së djeshme në Parlament Ne faqen 2

Memeci vrasës, pranga pas nëntë muajsh

Kishte vrarë pronarin për një gotë konjak KORÇË/ KAPET NJË SHPELLË VRASESI ENIGMATIK. OPERACION “BLIC” I SPECIALEVE KORÇË - Shurdhmeceli vrasës, rrethqehet në birucën e tij. Një operacion “blic” nga policia korçare, e kryer në paraditën e së mërkurës, ka arritur të mbërthejë pranë të kyçet vrasësit që shurdhmeceli i kishte memecit të shumëkërkuar. Historia zë fill nëntë muaj më parë, kur P.Gj. kishte vrarë pronarin e një lokali të fshatit ku ai banonte. Motivi i vrasjes ka qenë pronari G.B. “nuk i kishte shërbyer shpjet porosisë e kërkuar”. Pa menduar gjatë, shurdhmeceli kishte goditur me armë mbi trupin e bashkëfshatarit të tij. Policia e ndodhur menjëherë në vendin e incidentit, arreston të akuzuarin për vrasjes. Gjatë trazirave të fundit, shurdhmeceli kishte mundur të arratisej nga burgu. Megjithëse kishte muaj që P.Gj., nuk gjendej, policia kriminale e bashkëpunimin me forcat e rendit, organizon një operacion të fuqishëm për kapjen e vrasësit të rrezikshëm shurdhmecel. Mbërrijnë sinjalizimet se killeri ndodhej i fshehur në banesën e tij. Policia, pa vonuar niset në zonën dhe pjesë e veturës brenda në banesë. Por, shurdhmeceli kishte kohë humbur forcat policore gjatë aksionit. Ndaj, pas shkëmbimeve të zjarrit midis dy palëve, papritmas largohet në shpejtësi në drejtim të një shpelle. Këtë herë policia rrethoi shpellën në cilën fshihej killeri. Dhe, për çudi të të gjithëve dhe vetë killerit, një polic fillon të komunikojë me të killeri në det të gjuen e shenjave. Fundi i suksesshëm i aksionit të policisë, e sjell sërish atë në pranga. Albanë Çakshiri

Nga lokali te krimi. Ja historia e një rasti tragjik. Një nga policët komunikon me të kapurin me gjuhën e gishtave