Bie kështjella e vlonjatit. Kapet një mal me armatime
Komisari Kordha: “Duhet të përgjigjet para Drejtësisë”. Komandot e Zall Herrit mbrojnë portin
Shtrëngohet morsa e Renat Coles. Mister mbi fatin e super të kërkuarit
Roma: Zani s’është te ne
TIRANË -
“Nuk ka asnjë konfirmim për mbërritjen e Zani Çaushit në Itali”. Ministria e Brendshme e Italisë mohon në mënyrë kategorike një mbërritje të mundshme të tij përtej Adriatikut. Sipas një lajmi të ATSH-së, e cila i referohet Ministrisë së Brendshme të Italisë, Zani Caushi nuk ka kaluar në Itali. Gjithashtu ky njoftim konfirmohet edhe nga Ambasada italiane në Tiranë, e cila është drejtuar për informacion te mëtejshëm Ministrisë së Brendshme italiane dhe prej saj ka marrë përgjigje negative. Po kështu nga burime të specializuara konfirmohet se Zani është brenda në Vlorë. Lajmi i arratisjes së njëri prej kapobandave më të rrezikshëm që vepronin në zonën e Vlorës ka kohë që është lakua[r?] në ambientet vendase. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar asnjëherë nga burimet shqiptare ashtu edhe nga ato italiane. Vetëm dje ai është bërë publik nga shtypi shqiptar. Gjendja në qytet në faqen 4 Opozita kërkon: "Miratimin mund ta bëjë vetëm një Asamble" Në faqen 2
“Genc Pollo dorëzo armën”
Urdhër i Gardës
TIRANË - Njerëzit e armatosur të Presidencës së sulmuar dhe të Partisë Demokratike duhet të dorëzojnë armët e marra gjatë muajve të trazuar të gjendjes së jashtëzakonshme.
Një numër i madh njerëzish që kanë punuar në Presidencë, ndër dhe vetë Pollo, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Presidentit Berisha janë të vendosur që brenda një periudhe të shkurtër t’i dorëzojnë armatimet. Urdhëri është i drejtuar edhe Pollo-s nga Komandanti i Gardës.
“Në bazë të ligjit për armët në shërbë të Ministrit të Brendshëm diskutohet mbi kriteret e dhënies, heqjes dhe administrimit të armëve, Garda e Republikës me armatim funksionon e mëposhtme armatës e kryesisë së kuvendit popullor kryetari e partive dhe njerëzit e tjerë të bazuar me shofere të tyre dhe amvisave të banesave. Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, me urdhër të komandantit të Gardës së Republikës janë amatorë me armatin personeli i Presidencës.
Me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme personat e poshtëshënuar duhet të dorëzojnë armatimin e marrë nga Garda e Republikës brenda datës 12.8.97. Genc Pollo, Theodhosi Salaku, Ilirjan Rusmajli, Kolec Topalli, Orhan Sakiqi, Fatos Harizaj, Agim Bakali, Diana Ngjethi, Lidra Glozheni, Josif Kadi, Odesla Zhegu, Lirim Nuredini, Fida Sejko, Gëzim Jordani, Shefi Kaloshi, Asllan Allamani, Tomorr Aliko, Valdet Vorpsi, Moisi Miraka, Tanush Prashnjeti, Fathodh Abazi, Shkëlzen Berisha dhe Urim Mujo”. p.r.
Përgjaken periferia: 4 të vrarë, 12 të plagosur
ELBASAN / LAJMI I FUNDIT
ELBASAN - Përgjaken rëndë periferia e Elbasanit. Katër të vrarë dhe 12 të plagosur, ky ka qenë bilanci tragjik i luftimëve që kanë nisur në orët e vona të pasdites në vendin e quajtur Fusha e Loparit në periferi të qytetit.
Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat që kanë çuar në bilancin tragjik, poor nga telefonatat me Komisar i atij qytetit kuptohej qartë ankthi i të gjithë njerëzve të përfshirë në aksion.
Deri në orët e vona të natës së mbrëmshme luftimet kanë vazhduar, ndonëse me sa duket, pjesa më e ashpër e betejës mes njerëzve - identiteti i të cilëve ka mbetur ende i panjohur - dhe forcave të Policisë ka zgjatur rreth një orë. Ende nuk është konfirmuar plotësisht, por duket se pikërisht gjatë kësaj ore të “zjarrtë” është shënuar numri më i madh i viktimave. Edhe informacionet e dhëna nga burimet e Komisariatit kanë qenë kontradiktore. “Ka 12 të plagosur”, ka qenë pohimi bare i punonjësit të policisë, i cili ka folur vetëm kaq për Gazetën Shqiptare. Një tjetër zë, në një tjetër numër ka shtuar me të njëjtin ankth: “Janë edhe katër të vrarë, përveç 12 të plagosurve, por ende nuk dimë të themi se cilët janë”.
Të gjitha përpjekjet për tu lidhur me Shefin e Komisariatit kanë rezultuar deri mbrëmë vonë të pasuksesshme. Ai me siguri ndodhej në vendin e ngjarjes. Deri aty rreth orës 23.00 krismat nga vendi i tragjedisë kanë vazhduar të jehojnë fuqishëm. Elbasani është një nga qytetet ku kriminaliteti mori gjatë muajve të fundit një përhapje të frikshme. p.re.
Kushtetuta, PD braktis sallën
Opozita kërkon: “Miratimin mund ta bëjë vetëm një Asamble”
TIRANË - Kushtetuta zbret në Parlament, por PD braktis sallën. “Nuk mund të aprovojmë një kushtetutë kallashnikovësh”.
Me këtë arsyetim grupi i PD ka braktisur seancën, duke lënë pas një hije të madhe që i bie sërish dokumentit themelor të shtetit shqiptar. “Të nisim me platformën e nënshkrimit të projektkushtetutës”. Gjithë muajshi ka prezantuar dhe në seancën plenare axhendën e punës, duke ngritur në nivelin e miratimit për Shqipërinë të një kushtetute si gjithë vendet e tjera. Por deputetët demokratë kanë hedhur kundërargumentat e tyre. “Dakord me platformën, por më parë një asamble parlamentare e më pas një referendum”. “Ky ka qenë opsioni i demokratëve, i cili duket se nuk është pranuar nga maxhoranca”. Pas diskutimeve në parim Pollo dhe të tjerë kanë braktisur sallën. “Një Parlament kallashnikovësh nuk mund të miratojë një dokument të tillë”, ka thënë ai për shtypin në dalje të Parlamentit. Duket se fati i Kushtetutës do të kalojë përsëri në kalvarët e bojkotimesh, kundërshtimesh e një debati të politizuar, siç ka ndodhur shpesh në këto vite të fundit me atë që bota e ka miratuar prej shekujsh.
Berisha
Ministri Sherifi:
INTERVISTE
Ministri Sherifi:
“Doganat përgjegjëse
Fier, Komisari i ri akuzon...
Ministri Sherifi: “Puna, ilaçi kundër papunësisë”
TIRANË - Puna do t’i shpëtojë shqiptarët nga varfëria. Ky është mesazhi i harueshëm të Planit Marshall për Shqipërinë.
Sipas Ministrit të Punës Sherifi, gati 40 përqind e popullsisë është aktualisht e papunë. Rruga zgjidhjet? Nxitja e sektorit privat dhe e bizneseve të vogla. “Zyrat e Punës të shndërrohen në ndërmjetëse dhe regjistruese të të papunëve”, thotë Sherifi. Mikrokredia për bizneset e vogla dhe për fshatin, synojnë Banka Botërore. Përfituesit e pagesave të papunësisë nuk do të rrinë më pa punuar. “Nëse duan asistencë, duhet të kryejnë punë publike”, thotë Sherifi. Sa para i duhen sot një personi për të përballuar minimumin e jetesës? “Do të studiohet dhe minimumi jetik. S’kemi përse të kemi frikë nga e vërteta”, shton ai. Emigrantët e Greqisë do të bëhet qasja që të legalizohen. “Kontratat nuk duhet të ngelen vetëm në letër”, thotë Ministri.
INTERVISTE
Në faqen 3
“Dogana përgjegjëse për kontrabandën”
Fier, Komisari i ri akuzon...
Në faqen 5
Karikaturë nga Mehdi Belortaja
KOMBETARJA KUNDER IRLANDËS SË VERIUT NË ZYRH
TIRANË - Shqipëria do të luajë në Zvicër ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. E programuar për t’u luajtur në Tiranë ajo ka ndërruar destinacion.
Vetëm një ditë pas vendimit të FIFE-së për mosluajtjen e takimit në Shqipëri, zyrtarët më të lartë të saj kanë vendosur Zvicrën si qytet ku do të zbarkojë Kombëtarja jonë. Takimi do të luhet në fushën ku Grasshoppers zhvillon ndeshjet e saj, një stadium i vogël me kapacitet 25.000 shikues. Edhe pse kishim shumë shpresë për të luajtur të paktën një ndeshje në “Qemal Stafa” gjithçka u shemb vetëm në pesë minuta. Vetëm pesë minuta braktisje fushe, vetëm pesë minuta protesta, katër-pesë xhama të thyer dhe lamtumirë Europë. E kemi thënë dhe stërthënë me qindra herë se të dielën në Tiranë nuk ndodhi kataklizmoja, por për vetë situatën të gjithë e parashikuam këtë fund të turpshëm tonë. Nga Granada në Zyrih. Odiseja është e njëjtë, ndryshojnë vetëm aktorët. Në Spanjë gjetëm gjermanët e ukrasianët, ndërsa në tokën helvetike do të njohim irlandezët. Pra, mirupafshim ndeshje ndërkombëtare në Tiranë, le të shpresojmë që sezonin e ardhshëm diçka të ndryshojë për mirë.
“Qemal Stafa” përsëri bosh
Boll u vramë, ka ardhur koha të falim
Mesazh paqeje e vëllazërimi. Jo më gjak dhe lot
TIRANË - “Lista e zezë” e gjakmarrjes duhet hedhur tutje. “Gjak u derdhur duhet falur, është koha të duhemi, është koha të ndërtojmë”. Ka qenë mesazhi i burrave të fisëve të Bajrakëve, Nikajve e shumë të përfaqësuesve të familjeve më të prekura nga dhimbja e hakmarrjes së madhe.
Të gjithë të tërë, së bashku, nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Merturi kanë zbritur paqësore në fushën e Shkurtit, këtë herë pa armë, pa urrejtje, për të shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Vendin e dhimbjes së djemve të shkuar e ka zënë falja e madhe miqësore. Lotë emocionit këtu herë ka larë atë të dhimbjes.
Ceremonia e djeshme, është kthyer në një festë plot emocion, falë të urtave e të ndjera, tokë dashurie, lotë e derdhur, përqafime të ngrohta, në shenjë pajtimi. “Kjo falje nuk është vetëm paqe, shumë për burrat e fisit. Është ringjallje e virtyteve më të mira të të parëve tanë” është shprehur i emocionuar Pjetër Coli, një nga burrat që ka rreshtuar qindra-mijëra për fushën e Sukthit. Urtësia e këtij burri përçoi përcjellur shtëpi më shtëpi për të mbjellë paqen, për të çelën me tani kemi nevojë më shumë se kurrë. Midis tyre është i pranishëm At Zef Pëllumbi, misionar i fesë francez-skanë, 75-vjeçari Lulash Pëllumbi, njeri i urtë që kërkon paqen dhe pajtimin, Kol Gjoka, babai i gjashtë djemve të vrarë në vite me zakonet e traditat e Maleve, e shumë e shumë të tjerë.
Të gjithë së bashku për t’i thënë me zemër njëri-tjetrit paqësisht, “jo më gjak, jo më frikë për dëmtë tanë, jo më lot”. Pa dashur historia përserit. E tulatur për vite hakmarrja rikthehet frikshëm. Dhe me vite shqiptari ka treguar luftën e ashpër kundër ndezjes së gjakut, kundër ligjit të tmerrshëm të kanunit të Lekë Dukagjinit. Por vetëm një përmbyse që gjakrat rinin frikshëm në pjesën më të nxehtë, në veri të Shqipërisë. E përkiste atëherë kur ne kishim më shumë nevojë për të bërë një të drejtuam pushkën e armën drejt shqiptarët”. Por vetëm katër vjet dhe hakmarrja frikëset përsëri, por këtë radhë më e ashpër, më e egër, me të gjithë të armatosur e frikësohet sish dhimbja e terrori psikologjik rishfaqen. Larg hesapesh, por edhe hakmarrje, e frika e një rikthimi të mundshëm të saj. Arma derdh gjak dhe shton dhimbje. Kjo është kaptuar nga këta burra të mençur, të cilët pasojnë misionin e rëndësishëm të të parëve të tyre. Ata njerëz janë dhe kanë festuar paqen dhe jetën e qetë të pasardhësve.
Rezarta Nika
Shqipëria. E përkiste atëherë kur ne kishim më shumë nevojë për të bërë një të drejtuam pushkën e armën drejt shqiptarët.”