19/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 gusht 1997

Shqipëria në kontrabandë armësh

Brokaj bën bilancin e frikshëm: “100 miliardë fishekë, mijëra mitralozë, dhjetra anije e avionë” Pohimi Kreut të Ushtrisë: “Lidhje me Greqinë e Italinë” “Ky biznes bëhet me mjete të vjedhura e armatime të grabitura gjatë muajve të fundit” Brokaj bën bilancin e frikshëm: “100 miliardë fishekë, mijëra mitralozë, dhjetra anije e avionë” Shqipëria në kontrabandë armësh Pohimi Kreut të Ushtrisë: “Lidhje me Greqinë e Italinë” “Ky biznes bëhet me mjete të vjedhura e armatime të grabitura gjatë muajve të fundit” Ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj TIRANË-Sabit Brokaj zbulon kontrabandën e armëve në Shqipëri. “Në vendin tonë ka patur një kontrabandë të vërtetë armësh”. Deklarata e papritur dhe bujshme ka dalë dje nga vetë kreu i ushtrisë shqiptare. Në një intervistë dhënë në TV ministri Brokaj ka bërë edhe bilancin e lidhur të fatit të armatimit shqiptar që pas marsit. Inventari i ministrestrigjistrion një dem katastrofik që arrin në shifra rekord. Mbi 100 miliardë fishekë mijëra mitralozë, topa, kundërajrorë avionë e anije të rrëmbyera. Ky është bilanci i parë i një armatimi të vjedhur e të demtuar të cilën edhe vetë lufta nuk mund t’i shkatërrojë dhe të tilla. Sipas ministrit kontrabanda bëhet me armët e grabitura gjatë muajve të fundit. Por ai garanton se “Për këtë problem të gjithë komisarët do të bashkëpunojnë me ministrinë e rendit”. Në fjalën e tij ministri Brokaj ka folur gjatë edhe për masat që deklaroi ti do të marrë në këtë drejtim të grumbullimit gradual të arsenalit gjigand të armatimit të marrë e të fshehur qysh prej disa muajsh në një vend në një kuti mjaft të fshehtë. Në faqen 2

“Do kthejmë gjithë shqiptarët”

ROME - Italia paralajmëron kthimin e emigrantëve të paligjshëm. 15 mijë shqiptarë priten të ekstradohen në fillimin e muajit shtator. Lajmi është i mesuar në një konferencë shtypi të kryeministrit italian Prodi dhe ministrit të brendshëm Napolitano. “Do të kthehen gjithë emigrantët e paligjshëm”, deklaruan dy zyrtarët e lartë italianë. Në mënyrë krejt të papritur, Prodi dhe Andreata kanë ndërprerë dje pushimet dhe janë shfaqur para gazetarëve. Qeveria italiane do të ndërmarrë masa të rrepta kundër emigracionit të paligjshëm, mësohet këtej te Bordi. Vala e parë e dëbimeve pritet të bëjë mbi emigrantët shqiptarë që shkuan në Itali gjatë muajve të pranverës së fundit. “Do t’i kërkojmë qeverisë së Tiranës të ndihmojë në realizimin e këtij operacioni të vështirë”, deklaroi Prodi. Burime zyrtare italiane konfirmojnë se pas trajnimit të një grupi për Shqipërinë 17 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë. Autoritetet italiane e dhënë leje të përkohshme qëndrimi. Leja e tyre e qëndrimit përfundon në fundin e muajit gusht. Pas kësaj date ata do të ekstradohen, paralajmëruan dy zyrtarët e lartë italianë. “Gjithë emigrantët që shkelën gadishullin e Apenineve pa dokumenta u strehuan në kampe refugjatësh të ngritura aneks. Por pjesa dërrmuese e tyre kanë braktisur kampet dhe lëvizin në mënyrë ilegale. Megjithatë të gjithë shqiptarët që ndërrmorën aventurën në Adriatik u pranuan përkohësisht nga autoritetet italiane. Sipas burimeve zyrtare 6 mijë prej tyre u kthyen menjëherë në Shqipëri, sapo zbritën në tokën italiane pasi dyshoheshin se ishin autorë veprash penale. Në faqen 2

Dezerton kupola e lartë ushtarake

Gjeneralët Vinçani e Vasho TIRANE - Dezerton zyra shefi i shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. Nuk dihet gjithashtu fati i Ilia Vashos, përfaqësues i Shqipërisë në NATO dhe ushtarakut Halil Kraja me punë në Ambasadën shqiptare në Uashington. Njoftimi për një “largim në drejtim të paditur të Armand Vinçanit” ka dalë dje nga dikasteri i mbrojtjes. I munguar qysh prej një javë në punë, ushtaraku i lartë, sipas burimeve nga Ministria është larguar në drejtim të paditur bashkë me gjeneralët e tjerë. “Mospajtimet në punë e një person në një detyrë kaq të lartë nuk përbëjnë një largim pa leje por dezertim”, deklarimin e ka dhënë për shtypin e mëngjesit sekretari i shtetit për mbrojtjen Perikli Teta. Gjeneral Majori, 39 vjeçari Vinçani në fillim të muajit ‘90 ka qenë pedagog dhe shef katedre në shkollën e lartë ushtarake “Skënderbej”. Nga viti ’92-’93 Vinçani ka qenë komandanti Akademisë ushtarake dhe më pas iu besua posti i zëvendësshefit të shtabit qëndror. “Vinçani nuk është kërcënuar dhe duket është kthyer nga askush dhe mbi të nuk kemi asnjë presion”. Kështu dëshmojnë Teta dhe një nga detyrat janë larguar edhe Ilia Vasho, përfaqësuesi shqiptar në zyrën e koordinimit në NATO dhe Halil Kraja atasheu ushtarak pranë ambasadës shqiptare në Uashington. Teta kujton se ndaj atyre që dezertojnë nga posti ushtarak dikasteri do të zbatojë të gjitha procedurat ligjore në fuqi”. Ky është largimi më i madh që bëhet ushtarakësh shqiptar pas ikjes së Kresit Zhulali. Nuk dihet ende se deri ku këta ushtarakë të lartë janë implikuar me ngjarjet e marsit dhe procesin e hapjes masive të depove ushtarake.

Gjinushi: Shpejt zgjedhjet lokale dhe referendumi për Kushtetutën

Kryeparlamentari në Gjirokastër: Pushteti lokal i paaftë TIRANE - Gjinushi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme për pushtetin lokal në një takim të zhvilluar në Gjirokastër. “Duhet menjëherë zgjidhjet për zgjedhjet e reja në vendin e pushtetit lokal”, ka qenë deklarata e papritur e kryeparlamentarit gjatë një takimi të zhvilluar me autoritet lokale të qytetit. “Pushteti lokal aktual është i paaftë për të përballuar programin ambicioz të qeverisë Nano si dhe të zbatojë ligjet që pritet të hartojë parlamenti i ri”, ka motivuar Gjinushi. Qëndrimin e PD-së për parlamentin e ardhshëm, Gjinushi e ka cilësuar “grotesk”. “Kushtetuta do të hartohet dhe parlamenti brenda gjashtë muajsh dhe do të kalojë në referendum”, është shprehur para Gjinushi. Kryetari i parlamentit ka deklaruar se “Shpejt priten këto post do të kryejë në Athinë, në 8 shtator. Roma pritet të jetë stacioni i fundit i tij. Në faqen 3 Skënder Gjinushi

Kuçovë, banda vret 6 vetë

Motive i masakrës mendohet të jetë larja e hesap eve Prite në rrugë, i kërkonte policia Motive i masakrës mendohet të jetë larja e hesapeve Kuçovë, banda vret 6 vetë Prite në rrugë, i kërkonte policia KUÇOVË - Pritë bandash në rrugën drejt fshatit Porodinisë. Gjashtë vetë bien viktimë e armëve. Të gjithë kanë qenë të futur në një makinë e cila rrëh orës pesë të mëngjesit është gjetur nën kthesën e pritës. Personat e qëlluar me armë janë të vetëdijshëm nuk kanë patur kohë të reagojnë. Nga makina - brenda së cilës janë gjetur automatikë e pistoleta - nuk është shkrepur asnjë pushkë. Si motivi më i besueshëm - sipas dëshmitarëve të ngjarjes i vërtetë - mendohet hakmarrja mes bandave. Gjashtë të vrarët janë persona tepër të kërkuar nga policia. Sipas saj ata janë autorë të një serie krimesh ndodhur kohët e fundit në qytetin e Kuçovës. Në faqen 2

Gramsh, rikthehet dyshimi i kolerës

SEMU NDJA VDEKJEPREJURESE MENDO HET SE KA PREKUR SHTATE PACIENTE Priten analizat nga specialistët në Tiranë SEMU NDJA VDEKJEPREJURESE MENDO HET SE KA PREKUR SHTATE PACIENTE Gramsh, rikthehet dyshimi i kolerës Priten analizat nga specialistët në Tiranë TIRANE - Shqipëria edhe një herë në ethet torturuese të kolerës. Edhe pse akoma dyshim, pasi gjendja është e një sëmundjes pas analizave speciale në Tiranë, të dhënat e para flasin për simptoma të sëmundjes vdekjeprurëse. Rastet janë të izoluar dhe janë vërtetuar në Gramsh. Janë shtatë banorë të fshatit Shushicë, të cilët janë shtruar të enjten urgjent në spitalin civil të qytetit të Gramshit në gjendje të rëndë. Pesë prej tyre i përkasin të njëjtës familje. Mënyra e dy të tjerëve është komshinj të tyre. Sipas dëshmitarëve kanë qenë së bashku në një drekë familjare, por më pas kanë ndjerë shqetësime e janë shtruar në spital. Pas analizave të para të bëra në Gramsh mjekët kanë dyshuar se bëhet fjalë për kolerë. Frika dhe prokurimi të mjeteve spitalit ka qenë i madh e menjëherë janë lajmëruar Ministria e shëndetësisë dhe organet e specializuara në Tiranë. Me të njëjtin preokupim e ga-dhë një grupë specialistësh dhe specialistë Ministrisë, të cilët kanë dërguar në vend të për kontrolluar shkaqet e vërtetësisë dhe rr-ezikshmërisë së sëmundjes ekip mjekësh. Megjithatë kjo Ministri akoma nuk ka dhënë konfirmim, por nga masat paraprake të marra në spitalin e Gramshit, ku pacientët mbahen të izoluar që prej të premtes, mendohet të shtruarit e dyshuar për kolerë do të transportohen në Tiranë, ku ti kushtohet një mjekimi intensiv. Spitali Infektiv i Tiranës

Ministri i Mbrojtjes: “Vlera e mallit të humbur kap shifrën e qindra milionë dollarëve” “Burime të brendshme informojnë se janë kapur kontrabandistë brenda dhe jashtë kufirit shqiptar”

NJOFTIM

Së shpejti del në treg gazeta e përditëshme “SHEKULLI” botim i shoqërisë anonime “Botimet Periodike Spektër”. Drejtuese të “SHEKULLI”-t u zgjodhën: ANDREA STEFANI Kryeredaktor ENEA JANKO administrator Stafi drejtues i gazetës pas kualifikimit paraprak të kërkesave të bëra do të zhvillojë intervistat me personat e kualifikuar për t’u punësuar si gazetarë në redaksinë e “SHEKULLI”-t. Për Këshillin Mbikqyrës SH.A. “Botimet Periodike Spektër”. Kryetari Preç ZOGAJ