23/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 gusht 1997

Vlorë, policë ndihmuan bandat

Stuhi në Komisariat, shkarkohen 20 oficerë e dhjetra policë Nëndrejtori i ri Meçe: “Dyshohen edhe për lidhje me kontrabandën dhe me krimin në qytet” VLORË - Stuhi mbi oficerët e policisë së komisariatit të qytetit. Të paktën njëzet prej tyre do të pushohen nga detyra. Me motivacionin të paaftë për detyrat e tyre mund t’i drejtohen organeve të prokurorisë për ndjekje penale. Akuzat e thëna nga një nëndrejtori i policisë së Vlorës, Medi Meçe, në një mbledhje me gazetarët ishin ohe dhe deklarimet e specialëve të ardhur nga Tirana. Oficerët dyshohen të jetë të lidhur me kontrabandën në qytet, por dhe me krimin e organizuar. Bashkë me ta pritet të largohen nga puna edhe një numër i madh policësh. Këta të fundit prej kohësh paraqiten në punë vetëm sa për të marrë rrogën. Rrënimi i policisë ka vijuar qysh nga ngjarjet e shkurtit. Furtuna ka ardhur pas emërimit të kreut të ri të policisë. Bashkë me të pritet të ndryshohet pjesa më e madhe e stafit drejtues si dhe efektivit. Specialët kanë konsideruar mosbashkëpunimin e policisë së Vlorës me ta si një nga argumentet kryesore që i pengon në moskapjen sa më shpejt të kriminelëve.

“S’do hedh baltë mbi SHIK-un e Gazidedes”

INTERVISTE/ Flet Fatos Klosi, kreu i ri TIRANE - Fatos Klosi rrëfen të shkuarën e SHIK-ut. I thyen në kolltukun më të lartë të tij, fikzani 45 vjeçar thotë se “do të fusë një vizion të ri në institucionin që drejton”. Por ainton të shtojë se nuk do të hedhë baltë mbi SHIK-un e kaluar. Klosi është i emindimit se Institucioni i Shërbimit Informativ duhet të punojë mbi bazën e një legjislacioni të ri dhe se duhet të jetë më transparent. “SHIK do të jetë një institucion tërësisht i depolitizuar”. Më këtë ide Klosi ka hyrë dje në zyrën e tij për të njohur me të kaluarën e institucionit të përfolur në vend. “Detyra jonë është rikostruksioni i tij” Në faqen 3

Zani Çaushi

Zbulohet tuneli i vdekjes

TIRANE / ISHTE PLOT ME MUNICION TIRANE - Zbulohet një tunel me armë dhe municione. Plot 70 kilogram tritol që mund të hidhnin në erë edhe një pallat, rrugë para në duart e policisë, pas një aksioni të saj në zonën e Tiranës së Re. Në derë e mbyllur me dryn, pas hapjes, ka zbuluar në brendësi të tij sasinë e madhe të tritolit, 42 granata, tre automatikë, një mitraloz të rëndë e një pistoletë. Nuk jepen hollësi për vendndodhjen e saktë të tunelit “ushtarak”, kjo për arsye hetimi. Operacioni për kontrollimin e zonës së rrethinshme ka ardhur pas disa informacioneve që kishte marrë policia e komisariatit 2 në Tiranë. Forcat policore kanë rrethuar një vend nëntokësor dhe më pas kanë hapur një derë të rëndë prej betoni e cila ka kapur një mundësi të tij për t’u përdorur në akte terroriste. Por nuk përjashtohet edhe varianti i një grumbullimi të thjeshtë municionesh nga ndonjë qytetar, pa qëllime të tilla. Burime të policisë informojnë gjithashtu se gjatë ditës së pardjeshme, në Tiranë janë kapur, së bashku me një sasi e municione, 70 kg tritol, 13 mitralozë të rëndë, 13 të lehtë, 39 automatikë, 11 pushkë, 17 pistoleta e 62 granata. Ndërsa dje, janë kapur … të automatike, një minë loz të rëndë e një helikopter. rrezikshme komisariatit 2 në Tiranë. Forcat policore kanë rrethuar zonën e më pas, me shpërthësi kanë bërë bllokimin e saj. Është pritur për të kapur dhe personin e mundshëm që dispononte municionin, por ai nuk është dukur në tunelin e fshehtë. Pas kësaj, uniformat blu shpërthyen derën dhe futen në tunelin e errët. Me shumë kujdes është bërë konstatimi i gjithë armatimit që ndodhej brenda. Ekspertët kanë marrë tritolin, granatat, automatikët dhe mitralozët e i kanë transportuar ato në depot e komisariatit. Por historia nuk mbaron këtu. … mitraloza të rëndë dhe granata, pa qëllime të tjera. në Tiranë janë kapur, së bashku me sasine e mësipërme, 39 automatikë, 11 pushkë, 17 pistoleta 62 gramata. Ndërsa dje, janë kapur 32 automatikë, 6 pushkë, 20 granata e 10 mijë fishekë. “Ekzistojnë plane të veçanta për çarmatimin e popullsisë”, thotë Pashk Tusha, numri një i policisë në Tiranë. Sipas drejtorit, këto ditë ka patur një mirëkuptim në lidhje me dorëzimin e armëve, sidomos nga banorët e zonës së Bathores. Gjithashtu punohet ka bërë dhe komisariati 1. “Policia, shprehet Tusha, ka me mijëra informacione për tunelet, bunkerët, e depot e mbyllura nga qytetarët”. Roland Zili

Luftë në bregdet: Vritet “Fuçka”

Luftë në bregdet: Vritet "Fuçka" KAVAJË - Plagos policin e shëtor në mes të qytetit. Largohët nga Kavaja në drejtim të një baze rreth një orë e gjysmë larg, por më pas ndiqet nga policia e pas një betejë të shkurtër vritet në breg të detit. F. Kazu i njohur me pseudonimin Fuçka ka lëvizur për rreth tre orë pasditen e së enjtes në rrugën kryesore të qytetit së bashku me njerëzit e tij. Nga makina kanë dalë grykët e automatikëve të cilët kanë hedhur në ajër drejtim goditjeje. Njerëzit janë shpërndarë të frikësuar, por plumbat nuk kanë kursyer një polic të qarkullimit rrugor. Ai është plagosur në këmbë dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Durrësit. Në faqen 5

Milo: Shpresë për refugjatët

Flet Shefi i Diplomacisë shqiptare: “Ky ishte vetëm hapi i parë” Ministri i Jashtëm: “Prodi bëri mirë” [Rreshti i prerë në krye] … është Diplomacisë shqiptare. Ky ishte vetëm hapi i parë Milo: Shpresë për refugjatët Ministri i Jashtëm: "Prodi bëri mirë" Paskal Milo Si e vlerësoni vendimin e qeverisëse italiane për pezullimin e procesit të dëbimit të emigrantëve shqiptarë? Është një vendim realist që pa dyshim reflekton dhe bindjen e qeverisë demokratike, e cila është e emigracionit ka kushtuar gjithnjë rëndësi të veçantë. Tregon humanizmin e qeverisë italiane për ta trajtuar me kujdes elementin shqiptar pas asaj drame që kaloi Shqipëria këto muaj e fundit. Ishte në të njëjtën kohë një përgjigje ndaj gjithë përpjekjeve që bëri Qeveria shqiptare për të rregulluar këtë çështje, ndoshta përkohësisht. Është në të njëjtën kohë përgjigje ndaj atyre sulmeve të verbëra dhe antishqiptare e qarqeve të papërgjegjshme politike të Partisë Demokratike dhe të gazetave të saj, të cilat me shumë u gëzuan se gjetën një rast për të bërë zhurmë politike në Shqipëri sesa u mërzhuan se çfarë po ndodhte me shqiptarët atje. Ky fakt tregon në të njëjtën kohë respektin ndaj politikës së jashtme shqiptare dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve italo-shqiptare. Si i mendoni marrëdhëniet me fqinjët e Veriut? Qeveria e shqiptarëve ka bërë shënjë të njohur nismat e saj në drejtim të fqinjëve veriorë. Ka deklaruar se është për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në tryezën e bisedimeve për të diskutuar ato që na ndajnë në një frymë mirëkuptimi. Pra, kërkon të krijojë një situatë të re në marrëdhëniet me fqinjët, por pa harruar, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe problemin kombëtar. Të bisedosh nuk do të thotë të realizosh. Ekziston në fillim shkalla e njohjes së problemeve, pastaj diskutimi është etapa e dytë, zgjidhja është e treta. Pra ne fillojmë të parën. Gjeras ne e kemi shpallur mesazhin tonë të dialogut me vendet fqinje, mendoj se hapin e parë e kemi hedhur. Tani ne presim reagime dhe mesazhe prej vendeve tona fqinje, të cilat kanë thënë se janë gati të bisedojnë me ne. Janë gati të avancojnë. Kur të vijë koha e bisedimeve konkrete atëherë do të shohim se sa janë të angazhuar për t’u ulur realisht në bisedime dhe për të zgjedhur problemet. Si do t’i përcaktoni diplomacinë që “trashëguat”? Një diplomaci kontradiktore. Në pjesën më të madhe e ngurtësuar në muret e presidencës dhe nëpërmjet pjesës tjetër e saj e lëshuar, por pa personalitet. Cili është hapi i parë që do hidhni drejt ndryshimit të saj? E para që do të ndryshojë është, e qartëkuptim politikë e hapur, kolektive dhe jo politikë kulisash e individuale.

Qeveri, vala e dytë shefave

TIRANË - Qeveria i jep fund dilemave për administratën e lartë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë emëruar zëvendësministrat dhe prefektët e rinj. Në faqen 3 Nano

Tirana jeton ditën e parë pa vrasje

TKURRET KRIMI Tirana jeton ditën e parë pa vrasje Vazhdon çarmat osoja, tragjeditë largohen TIRANË - “Çudia” ndodhi. “Gjatë ditës së enjte nuk ka ndodhur asnjë vrasje, asnjë grabitje”. Fjalët e thëna nga Pashk Tusha, drejtor i Drejtorisë së Policisë në Tiranë, më së fundi japin lajmin optimist të një dite pa të vrarë në kryeqytet. Pas më shumë se gjashtë muajsh, më së fundi Tirana ka arritur të përjetojë ditën e saj më të qetë. Asnjë krismë kallashnikovi apo shpërthim bombe nuk ka marrë, si zakonisht, jetë njerëzish. Kronikat e krimit në regjistrat e komisariateve ditët e enjte kanë qenë bosh. Një fakt ky që ka bërë pa dyshim shtypje edhe tek vetë policit. Duket se njerëzit më së fundi janë ndërgjegjësuar për përmasat e jashtëzakonshme të tragjedisë me armët. Përditë gjak, krime, jetë të këputura në mes, përdhunime, grabitje... “Çudia është shuar tek shqiptarët. Të mësuar me gjigandja, indiferentë ndaj çdo tragjedie. ‘Vrasjet janë bërë të zakonshme’, është konstatuar që ka hasur rëndom në tryeza bisedash. Dhe lajmi se më në fund një ditë ka kaluar pa lotët e freskët të një nëne për birin e vrarë, arrin të krijojë efektin e duhur. ‘S’i? Nuk është vrarë asnjë’, është e pamundur”. Mendimi se paqëtër duhet të ketë të vrarë në këto ditë kallashnikovësh, është rrënjosur tragjikisht në koherencën e njerëzve. Por kjo jo vetëm për faj të tyre. Më pas vjen vetëm trishtimi. Regjistrat e policisë konfirmojnë për javë tragjike deri dhe me 17 të vrarë brenda një nate. Detaje llahtari në dosjet e mjekëve ligjorë. Të rinj të bërë shoshë nga plumbat, karikatorë që janë zbrazur deri në heshtje mbi një trup të mishte. Përballë këtyre skenave vjen dita që, një ditë e zakonshme, e enjte, dhe njerëzit nuk kanë më rast të rrëfusin, ashtu si dhe kafend, krimin shekullor të vrasjes. Roland Zili

HADUTË NE PROKURORI

TIRANË - Vjedhje “pa autor” në Prokurorinë e Përgjithshme. Hapet kasa e financës dhe vidhen 2 milionë lekë të vjetra si dhe 900 dollarë. Ngjarja ka ndodhur që në mars të këtij viti, e mbi të është hetuar, por dosja është amnistuar dhe vetëm sot bëhet publike. Persona të brendshëm në Prokurorinë e Përgjithshme kanë arritur të vjedhin natën e 16 marsit arkën e financës së institucionit. Shuma llogaritet deri në rreth 3 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Persona ende të pa njohur kanë shpërthyer arkën dhe kanë marrë shumën e mësipërme. Në mëngjesin e datës 17 mars, nga punonjësja e zyrës është konstatuar vjedhja dhe menjëherë kanë filluar hetimet. Prokurorët kanë këmbëngulur mbi vjedhjen në “shtëpinë” e tyre, me përparësi. Burmë të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se dosja i është kaluar në dorëzim Prokurorisë së rrethit. Nga të njëjtat burime mësohet se gjatë hetimeve janë marrë në pyetje shumë prokurorë, të dyshuar për mënjanimin e tyre në vjedhje. Por, testimi i gjurmëve të gishtave, lënia vendngjarje, nuk ka nxjerrë ndonjë rezultat konkret. Përgjigjet e analizave laboratorike nuk kanë “akuzuar” asnjë nga personat e marrë në testim. Kështu që ende mbetet enigme deri më datë 11 gusht, kur ajo u amnistua. Ndërkohë mësohet se kjo nuk është vjedhja e parë që ka ndodhur brenda ndërtesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ka filluar në këtë institucion është kryer dhe një vjedhje tjetër e po kësaj natyre, e cila u shoqërua dhe me një rritje të tjerë, ndërkaq, mbetet zbuluar. Gjithsesi, çështja në fjalë është amnistuar si dhe shumë vepra të tjera penale.

Specialët: “Nuk bashkëpunuan me ne, prandaj nuk arrijmë të kapim kapobandat!”

Ja kush janë

Qeveri, vala e dytë shefave