03/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 shtator 1997

"Zhulali nuk ka dezertuar"

Pohimi i Kryeprokurorit: "Ish-ministri nuk ka dosje te ne" "Në postin e ish-kreut të Mbrojtjes, ai ishte një person civil. Si i tillë s'mund të akuzohet si dezertor" Shpërthejnë polemikat pas kthimit të Zhulalit. Të Djathtët në sulm. PS: Akt i guximshëm Kryeprokurori Arben Rakipi TIRANE - Safet Zhulali nuk ka dezertuar. "Ish-ministri i Mbrojtjes nga Shqipëria nuk është dezertim, pasi ai nuk ka qenë ushtarak, por person civil". Është vetë Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, njeriu që hedh dritë mbi raportet mes njëshit të ushtrisë shqiptare për pesë vjet dhe drejtësisë. "Zhulali nuk ka qenë në denoncim dhe nuk ka qenë kemi ndjekje penale", thotë Rakipi, duke saktësuar përfundimisht se për ish-ministrin e Mbrojtjes nuk ekziston asnjë dosje. Akuzat e bëra në drejtim të ish-pushtetarit të lartë nga vetë krerë të lartë të PD-së, si opozitës dhe vartësve gjeneralë, nuk mund ta cenojnë juridikisht Zhulalin. "Deklaratat janë vetëm poli­tike dhe nuk kanë formën juridike, pra ato s’mund të quhen denoncime". Sqarimi i Prokurorit të Përgjithshëm e “rrëzon” përfundimisht ish-ministrin e Mbrojtjes nga “atmosfera” e akuzës. Zhulali, megjithë akuzat e forta që provokoi pas ikjes në mars, nuk futet ende në listat e njerëzve të kërkuar. “Për të nuk kemi urdhër arresti”, thotë Pashk Tusha, Drejtor i Policisë. Në faqen 3 Kryeprokurori Arben Rakipi; Safet Zhulali

Arbnori viktimë e politikës

PO LAJMI? Arbnori viktimë e politikës TIRANE - Një njeri, Pjetër Arbnori, një ish i burgosur, një martir që ka vuajtur e vuajtur, vazhdon të tërheqë në një nga sallat të akuzuar përveç… Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Kolegët e tij, politikanë të njohur, dje janë shfryrë, kanë bërë ironira mbi martirizimin e tij, janë ndenë keq, kanë treguar grush­tëshat, kanë bërë bëshy­rë mbi njeri-tjetrin duke u munduar të “harto­jnë” një ligj që ka lidhje me politikën, por jo me profesionin e gazetarit vetë. “Sa minuta i takojnë politikës dhe sa opozitës?” kjo është pyetja që i shqetëson sot politikën e një vendi që duhet të shibhen në parë se mbi këtu tërhiqet kallëzimi. Nëse televizioni shtetëror do të mbështetet më shumë mbi profesionalizmin dhe jo mbi servilizmat zyrtare, të cilat vazhdojnë të ndjekin, atëherë nuk ka do të duhej as vetë­sakrifi­kimi i martirit Pjetër dhe as grushtet dhe dhëmbët kërcënuese mes politikanëve të transmetuara me pas nga të televizionet e sindurruar para-prita në një mollë sherri gjigande. Politikanët le të vazhdojnë punën e tyre. Mbase vesi i tyre i paparishëm qenka ai që i ngrinte pafundësisht, e të një kohë kur ka nevojë njerëz që janë në prag të vdekjes. Nga ngjarjet cinizmi politikës nuk i është askujt. Le të mos harrojmë se mbi të gjitha grindjet e tyre, mbi të gjitha pozat, ironi të aktorëve të ka edhe tjera të jera më të rëndësishme. Për ne, gazetarët, zgjidhja, është fare e thjeshtë. Kur një ngjarje përbën lajm, qofte kjo nga pozita apo nga opozita apo atëherë padyshim duhet vlerësuar. Një ndarje në minuta do të thotë të kemi një televizion të ungjillë që do të vazhdojë të transmetojë telegrafë e lajme formale pa fund. Një pyetje kishim për parlamentarët. Nëse, larg qof-të, një ngjarje tragjike përfshin një parti të vogël, sa minuta duhet të zërë në lajme? Fatos Baxhaku

Plas grushti në Parlament: Rrëzohet varianti i PD

POLEMIKA PËR MEDIAN TIRANE - Përsëri grushta në Parlamentin shqiptar. Seanca e djeshme ka njohur edhe spektaklin, edhe debatin, edhe fyrjen, edhe sherrin. Ka qenë Azem Hajdari, i cili ka goditur deputetin Maksim Hasani. Kanë ndërhyrë të tjerë për t’i ndarë deri sa Gjinushi ka ndërprerë seancën, duke penalizuar Hajdarin me përjashtimin e tij nga seanca për dy javë rresht. Gjithçka ka nisur tetë orë më parë kur në sallë ka zbritur ndryshimi në statusin e RTV. Pas një seance maratone, maxhoranca ka votuar variantin që rregullon minutazhin në bazë të votave të marra nga proporcionalci duke lënë hapësirë edhe për Qeverinë e forca të tjera politike. Në faqen 4

Nano përmby[s?] zyrtarët e Ushtrisë

LUFTA BERATIT Specialët akuzojnë REFORMA NË ADMINISTRATË / Stuhia prek gjithë komandantët Nano përmby[s?] zyrtarët e Ushtrisë

Specialët akuzojnë policinë

LUFTA E BERATIT BERAT - “Një nga të ndaluarit ka mundur të largohet nga burica e komisariatit nën petkun e policit” - ka qenë kjo akuza e bërë nga kontigjenti i specialëve, ardhur pak ditë më parë nga Tirana. Personi i ndaluar pak orë më parë në vilën e Haziolleve ka dalë nga komisariati me uniformën e një polici. Bashkë me të ka qenë dhe një person tjetër, i cili mbante uniformë blu, efektiv i komisariatit. Të dy janë larguar në drejtim të paditur. Ende nuk është identifikuar polici që ka ndihmuar në arratisjen e të ndaluarit E.J. Në faqen 5

Nano përmbys zyrtarët e Ushtrisë

Qeveria firmos shkarkimet e emërimet e reja REFORMA NË ADMINISTRATË / Stuhia prek gjithë komandantët TIRANË-Qeveria i propozon Presidentit ndryshimin e gjithë drejtuesve të ushtrisë. Këshilli i Ministrave vendos shkarkimin e kastës së lartë ushtarake. Ndryshimet përfshijnë gjithë drejtorët e Drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes. Stuhia përfshin komandantët e Flotës Ushtarake Detare dhe asaj Ajrore. Largimit nga detyra nuk i kanë shpëtuar as komandantët e divizioneve. Emërimet e reja në strukturat e larta të ushtrisë siaps dispozitave kushtetuese parashikohen të dekretohen nga Presidenti i Republikës. Për të bërë zëvendësimet, Këshilli i Ministrave i ka propozuar dje Meidanit dy kandidatura alternative për secilin post të lartë në ushtrinë shqiptare. Këshilli i Ministrave ka vendosur dje gjithashtu të shkarkojë rektorin e Universitetit të Kamzës, Petrit Rama. Për të drejtuar Universitetin e shkaktuar gjatë muajit mars, Qeveria emëroi Vjollca Ibron. Dje ka marrë formën përfundimtare emërimi i Faudin Arapit si përfaqësues i Qeverisë në Komisionin e Fajdesë. Ministria e Mbrojtjes

“Jepni Çmimin Nobel për Lady Dianën”. Shoqata nga e gjithë bota i lëshojnë apel Nënë Terezës

PAK ORË PAS VDEKJES SË MITIT Tiranë, dje homazhe në ambasadën angleze Në faqen 7

Plaçido i rikthehet refugjatit shqiptar

Përkrah tij dhe Remo Girone: “T’i mbajmë në Itali” FLET KOMISAR KATANI TIRANE - Mikele Plaçido i rikthehet shqetësimit të refugjatëve shqiptarë. Tashmë, jo si aktor, por si një nga personazhet e kinemasë së madhe italiane. “Italia është në gjendje të punësojë mijëra shqiptarë”. Për herë të parë shpërthen mbi këtë problem aktori të njohur të skenës dhe ekranit italian, si Plaçido e Girone. Dy personazhe të shumë njohur nga auditori i gjerë shqiptar. Antagonistët e filmit të bujshëm “Oktapodi”, tashmë ofrojnë mendimin e tyre për çështjen e shumë diskutuar në qarqet më të larta politike të dy shteteve fqinje. Ata bashkohen me mendimet e shumë shtetasve italianë për të ndihmuar në kuadrin e emigr-silit, Shqipërinë. “E rëndësishme është predispozicioni dhe fleksibiliteti që duhet treguar nga politikanët tanë, për të ndihmuar një mik kur është në vështirësi, pasi për mua e tillë është Shqipëria” - është shprehur Mikele Plaçido. Dekla-rata e tij kujton që Plaçido, ka qenë një nga yjet e kinematogra-fisë italiane që ka prekur shpesh mbi problemet shqetësuese të Shqipërisë. Madje ka realizuar dhe personazhe mbi karakterin shqiptar, si në filmin “L’America” përkrah regjisorit Giani Amelio. Duke qëndruar ende në kinematografi, deklaratat e Plaçidos, e pason Remo Girone. “Problemi i shqiptarëve mbetet në faktin që gjithçka të zgjidhet brenda rregullave dhe ligjeve dhe duhet të disiplinojnë këtë fluks emigrator”. Aktori simpatik Girone, për herë të parë shfaqet në ekranin e vogël shqiptar mbi këtë çështje problematike. Sipas tij, “tashmë kanë mbërritur sinjale pozitive nga qeveria italiane dhe kjo premton për të ardhmen në formulë më të pranueshme për të gjithë”. Personalitetet e kinematografisë fqinje, janë të mendimit se ekziston një zgjidhje për refugjatët shqiptarë, “duhet të jetë e parashikuar kjo, në mormë e ligjeve italiane”. Tashmë që duket se dy vendet mike kanë gjetur një gjuhë të përbashkët mbi problemin e emigrimit, ata janë të mendimit se jemi drejt një drite jeshile në plotësimin e zgjedhjeve të mundshme. Mikele Plaçido

PAK ORË PAS VDEKJES SË MITIT