Kryekontrollori firmave: “Ato kanë aktivitete prodhuese”
“Qështë titë bëhet pronar i tyre, ai duhet së pari të investojë në to. Kështu do shlyhen edhe hallexhinjtë”
INTERVISTE / Flet njeriu i Qeverisë që do të mbikëqyrë kompanitë: Nano më komunikoi detyrën
TIRANË - “Kompanitë rentiere nuk duhet të mbyllen”, deklaron për “Gazetën”, kryekontrollori i skemave piramidale. Në ditën e parë të punës, Farudin Arapi këmbëngul që shteti t’i ndihmojë këto firma për të kthyer depozitat kreditorëve, ndërkohë që FMN këmbëngul në mbylljen e menjëhershme të tyre. Njeriu i cilësuar nga shtypi si “varrmihës i fajdese” konfirmon se është ende herët të flitet për mbylljen e këtyre firmave. “Jemi të ndërgjegjshëm se shumë nga këto firma kanë aktivitete prodhuese. Realizojnë të ardhura që do të shërbejnë për mbulimin e kreditorëve”, thotë Arapi i cili është në varësi direkte të kryeministrit. “Për të rigjeneruar aktivitetet prodhuese të këtyre firmave shteti mund t’i ndihmojë nëpërmjet kredive të huaja” sugjeron ai. Arapi pritet t’i propozojë qeverisë hartimin e një projektligji ku të kërkohet kontrolli i depozitave të shqiptarëve në bankat e huaja. “Kështu evidentohen përmasat e korrupsionit”, thotë Arapi.
Arbeni, pragut i vdekjes
Në faqen 3
Arbeni, pragut i vdekjes
Zhulali ishte në Poloni: E ndihmuan ushtarakë të huaj
ZBULOHEN SERISH MISTERET E ISH KREUT TË USHTRISË
TIRANË - Zhulali ka kaluar qëndruar për shumë kohë në Poloni. Lajmi i bujshëm është lëshuar dje nga burime gjysëm zyrtare, duke hedhur kështu dritë mbi muajt që ish ministri i mbrojtjes kaloi jashtë Shqipërisë. “Jam gati të përgjigjem përpara drejtësisë për përgjegjësitë e mia” është shprehur ai në një intervistë dhënë BBC. Në periudhën që nga marsi kur ai u largua nga vendi pati mjaft hipoteza lidhur me vendndodhjen e Zhulalit. U fol edhe për një fluturim në drejtim të SHBA-së, por kjo u përgënjeshtrua nga të afërmit e tij me tu rikthyer në Rinas. “Deri para 1 marsit unë konsiderohesha nga parti ime si personaliteti më i suksesshëm i politikës shqiptare” deklaron Zhulali. “Jam në gjendje të mbroj përgjegjësitë e mia”.
Në faqen 4
Safet Zhulali
Dje në Kuvend
Gazetarët i shpëtojnë burgut
TIRANË - Gazetarët shqiptarë i shpëtojnë burgimit. Redaksitë tani nuk do të paguajnë miliona por vetëm nga 200 deri në 800 mijë lekë gjobë. Këto kanë qenë dy nga pikat më delikate që i janë hequr ligjit mbi shtypin. Duke përshtatur shpik-tardo të marrë disa frymë nga një peshë që i rinte sipër për vite me radhë. Masat kufizuese dhe shtrënguese ndaj shtypit të patrashikuara në ligjin ekzistues janë kontestuar jo vetëm nga gazetarët shqiptarë por edhe nga institucionet ndërkombëtare që merren me lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Përvoja e kohës që kur është miratuar ky ligj ka treguar se në bazë të tij kanë pësuar jo pak gazetarë, dënime të rënda, të cilat kanë kërcënuar e gjobat të larta. Kjo përvojë tregon se ky ligj ashtu siç mund të mbëtej, është potencialisht i rrezikshëm për shtypin shqiptar dhe gazetarët në të ardhmen. Liria e maturuar dhe ka bërë të qartë se konfiskimi i materialeve të botuara bëhet vetëm me vendim gjykate të formës së prerë kur përmbajtja e tyre përbën vepër penale. Gjithashtu ligji i ri ka shfuqizuar edhe shtatë nenna të ligjit të vjetër duke dhënë hapësirë të reja për shtypin shqiptar që edhe pas kësaj lëvizje të duket se ka shumë peshë të tjera që i janë mbi koke. Një tjetër nen i muratuar në draftin e ri i lë mbi ndjekjen e veprimtarive të shtypit e gazetarëve shqiptarë.
FMN vë kushte: Ikën pa firmosur
Dje largimi i misionit. Qeveria e zënë ngushtë. Vetëm një marrëveshje
“Rritni TVSH, zhdukni skemat, paratë më vonë”
TIRANE - Ekipi i FMN-së largohet nga Tirana pa nënshkruar programin 6 mujor të emergjencës. Ajo që u arrit në 2 javë bisedime është vetëm një marrëveshje në parim. FMN i ka lënë Tiranës disa kushte: mbylljen përfundimtare të skemave piramidale, rritjen e TVSH-së në 20 për qind dhe privatizimin e bankave. Pavarësisht se Qeveria i ka pranuar kushtet, FMN pret të shikojë si ato do të zbatohen dhe nëse gjithçka do të shkojë mirë, programi i emergjencës do të aprovohet në fund të tetorit. Ekspertët e FMN-së kanë takuar dje kryeministrin Nano, presidentin Meidani dhe ministrin e Financave Malaj. Zyrtarët e lartë shqiptarë janë shprehur të lumtur për atë që u arrit, ndonëse deri në lëvrimin e ndihmës financiare do të duhet të kalojë kohë.
Ekipi i FMN i ka dhënë presidentit Meidani se bashkëpunimi me FMN është mënyra e vetme për të siguruar mbështetje financiare nga konferenca e Brukselit. Pas dy javësh pritet që ekipi i FMN të kthehet përsëri në Shqipëri. Deri atëherë Tirana duhet t’i ketë plotësuar kushtet e FMN-së, që nuk ishin dhe aq fakultative.
Fotos Nano
Në faqen 2
Elbasan, masakër për nusen: viktimë dhe një shtatëzënë
PLUMBA MES KRUSHQIVE
Elbasan, masakër për nusen: viktimë dhe një shtatzënë
Në faqen 6
Plumba edhe Futbollit: Vritet Koka
DURRËS / DHIMBJE TEK SHOKËT E TIJ
Plumba edhe Futbollit: Vritet Koka
Atentat Artanit në hyrje të stadiumit
DURRËS - Plumba edhe mbi sportin. Kallashnikovët dhe pistoletat kanë prekur edhe atë që ka qenë më e paprekshmi, kanë lënduar edhe atë që ka bërë të pamundurën për ta frenuar dorën makabre të të krimit. Futbolli durrsak në zi. Artan Koka në moshën 25 vjeçare ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë i goditur në mënyrë vdekjeprurëse nga tre plumba pistolete.
Ka qenë një ditë e zakonshme për Artanin, një ditë si gjithë të tjerat. Pas ritave të zakonshme është drejtuar për në fushën e stërvitjes. Seancë e zakonshme, nën drejtimin e trajnerit dhe më pas me shpejtësi është drejtuar për të dalë jashtë. Është drejtuar për nga dera e stadiumit për të takuar miqtë e tij, për të takuar ata që nuk do të ketë më mundësi t’i shohë më. Gjithçka ka ndodhur vetëm brenda disa çasteve. Një makinë ka ndaluar në hyrje të tribunës qendrore. Nga ajo kanë dalë disa persona të cilët deri tani si gjithmonë do të konsiderohen “të panjohur”. Askush nuk i ka skuar ndërmend se nga një vdekje, askujt nuk i ka shkuar ndërmend se nga dera e saj do të dilte një pistoletë e cila do të mbyllte përgjithmonë një jetë të re. Tre plumba dhe Artani është shtrirë për tokë në fund të jetës. Shokët nuk kanë mundur ta çojnë menjëherë në spital, por gjithçka ka qenë kotë. Në gjendje tepër të rëndë ai nuk ka mundur të luftojë dot më vdekjen e ka dhënë shpirt pikërisht në hyrje të spitalit. Askush nuk ka mundur të mbajë dot hidërimin e tij, madje edhe ata që kanë njohur pak apo shumë. “Çfarë po thua bre burrë,” kjo është e tmerrshme. E kam njohur fare mirë Artanin dhe nuk kam asnjë fjalë për të thënë”- ka folur me tronditje pas marrjes së lajmit nëpërmjet telefonit portieri i Shpresës Gjelloshi Jemi munduar të lidhemi edhe me të tjerët për t’i dhënë ndoshta njoftimin më të hidhur të jetës së tyre. Fatkeqësisht recepsionin e ka ngritur Ogers Shehi. “Nuk di se ç’të them, kjo është e tmerrshme”. Ka mundur të shqiptojë portieri i Shpresës pasi një moment nuk e kanë lënë më tepër. E dëshmitë [tekst i palexueshëm] Artur Korriku
Artani me skuadrën e tij “Teuta” para dy sezonesh
NË SPITAL TRE TË PLAGOSUR
Fier, atentat në rrugë: Vrasin plumbat gjakmarrës
Në faqen 5
SERISH BANDAT
Berat, bombë në shtëpi: shkaku hakmarrja
Në faqen 6