Nano: Shtrëngoni rripin
Dje vendimi i Qeverisë. Taksa fluturon në 22 përqind. Buka, duhani...gjithçka më e shtrenjtë
Nano: Shtrëngoni rripin
Firmoset rritja e TVSH dhe e të gjitha çmimeve
Kundërshtojnë deputetët e PS. Por reforma fiskale u bë e detyruar nga FMN. Tregtarët në hall
TIRANE - Qeveria firmos rritjen e çmimeve. Dje Nano ka mbledhur gjithë ministrat dhe kanë vendosur t'i binden FMN, duke nënshkruar të gjitha kushtet e vëna nga ky institucion i huaj financiar. TVSH ka fluturuar në 22 përqind dhe kjo shumë shpejt do të sjellë si pasojë ngritjen e çmimeve për të gjitha artikujt. Buka, vaji... deri te cigarja tani do të blehen më shtrenjtë. Por vendimi i Qeverisë Nano nuk është pritur mirë nga vetë deputetët socialistë në Parlament. Grupi i partisë që fitoi zgjedhjet e 29 qershorit ka shprehur menjëherë pakënaqësinë lidhur me këtë reformë fiskale, duke preferuar se kështu do të krijohet një krizë sociale e politike. Deputetë të PS kanë propozuar që TVSH të jetë jo më shumë se 20 përqind, ndërsa të tjerë po nga ky grup kanë qenë të mendimit se kjo taksë duhej të jetë më e ulët se 22 përqind për mallrat ushqimore. Dje në mbledhjen e Qeverisë, u vendos që akcizat mos ndryshojnë dhe vlejnë e tyre të mbeten ajo që ka qenë. Shumë shpejt pasojat e kësaj reforme do të ndjehen në fund të fundit, konsumatorët, të thjeshtë do të jenë vetë viktimat e pashmangshme të kësaj "furtune" fiskale.
Në faqen 2
Fajdet në Qeveri
SI NDIKON
Ç'do të thotë TVSH për ne?
TIRANE - Buxheti e shtetit do ta mbushim të gjithë nga pak. Në mbledhjen e djeshme Qeveria vendosi se TVSH (taksa e vlerës së shtuar) do të ndryshojë nga 12.5 në 22 përqind. Kështu përmbushet amaneti i FMN, mbushet arka e shtetit dhe rëndohen xhepat tanë. Sapo Parlamenti të aprovojë ndryshimet, sa herë që malli të ndërrojë prona[r?], shteti do të përfitojë 22 përqind të ndryshimit të çmimit. Kështu nëse një mall hyn në kufi me vlerën fillestare 100 lekë, shteti merr 22 lek. Kur tregtari e shet mallin tek shumica me çmimin 150 lek, shteti merr 22 përqind të 50 lekshit. Kur më në fund malli arrin tek qytetari i pakicës me çmimin 160 lekë, shteti do të marrë 22 përqind të 10 lekëve. Në fund çdo tregtar do t'i paguajë shtetit 22 përqind të te ardhurave që ai ka realizuar nga veprimtaria. Tregtarët për të mos prekur fitimin e tyre me të njëjtin çmim aq sa do t'i paguajnë më shumë shtetit. Kurse konsumatori sa herë që blen, paguan tregtarit fitimin plus vlerën e taksave që ai i paguan shtetit. Për ne fund dhe tregtarët do të paguajnë më shumë se sa kanë paguar dikur. Edhe sikur ata të realizojnë të njëjtat të ardhura sa më parë, do t'i paguajnë shtetit më shumë taksë. Rezultati final është se çmimet do të rriten për të gjithë dhe tani e tutje nuk do të ketë me asnjë përjashtim. Edhe buka dhe përgjërat ushqimore duhet të paguajnë TVSH. Duke përllogaritur rritjen e çmimit në çdo hallkë, ndryshimi në çmimin e bukës do të jetë më i ndjeshëm.
Linda Saphia
Plumba policëve, maskat vrasin një
KRUJE
Plumba policëve, maskat vrasin një
Në faqen 5
Tritol në Shkodër: Dy lokale në erë
ATENTAT
Tritol në Shkodër:
Dy lokale në erë
Në faqen 5
Uji i Kryeqytetit: Fekale në tuba
PROTESTE
Uji i Kryeqytetit:
Fekale në tuba
Në faqen 4
Berisha e Meidani shtrëngojnë duart
Shkëmbëhen rastësisht në Kalkuta
TIRANE - Meidani e Berisha shtrëngojnë duart mijra kilometra larg Shqipërisë. Të dy burrat e shtetit kanë përshëndetur njëri tjetrin e më pas kanë shtrënguar duart. Ky është takimi i parë që Berisha e Meidani zhvillojnë mes tyre por me ndryshim, në një kontinent tjetër. Dje ish presidenti shqiptar i ka deklaruar shtypit se "rastësisht një sallon pritjeje në aeroportin e Kalkutës" Ndërkohë burime afër delegacionit konfirmuan ATSH-së takimin e duarve mes ish dhe një presidenti aktual. "Ishte Rexhep Meidani ai që i zgjati dorën" pari Berishës thanë burime të pranëshme në këtë pjesë xhentëlmene shqiptare. Një përshëndetje e shkurtër mes dy shqiptarëve ka mjaftuar që udhëtimi i pas gjatë Shqipërisë te bëhej me komente e shumë tam tam takimit të Kalkutës.
Meidani
Refugjatët, Athina jep kartën e blertë për nëntë muaj
Qeveria greke do të nisë dhënien e lejeve në nëntor
TIRANE - Rriten shpresat e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Jonë vonë se në territorin e tij, gjithë shqiptarët do të pajisen me kartën e blertë qe do të kenë mundësi të jetojnë e punojnë të paktën si fillim për 9 muaj të lirë në vendin fqinj. Një leje qëndrimi pa u p[r?]o në letra apo parashikohet të vi[a?]ecare - do të "dhurohet" nga autoritetet helene në shtatorin e '98. Sipas agjensisë së lajmeve shtetërore, Presidenti grek do të lëkund q[e?] nga ky moment edhe një muaj kohë për të dekretuar dy ligje që do t'u lejojnë emigrantëve të marrin frymë lirisht në Greqi. Iniciativa e Athinës në favor të refugjatëve shqiptarë vjen menjëherë dhe vetëm pak ditë pas kontradiktave që Shqipëria po jeton me vendin tjetër fqinj, Italinë. Pak ditë më parë, Prodi e Nano kanë shkëmbyer deklarata, të cilat duket se nuk bashkëshe[s?]in në zgjidhjen e çështjes delikate të emigrantëve shqiptarë përtej Adriatikut. Në Greqi jetojnë më shumë se 300 mijë refugjatë shqiptarë.
Në faqen 2
Kabashi fiton "Sfinksin e artë"
Kabashi fiton
"Sfinksin e artë"
TIRANE - Mirush Kabashi rrëmben "Sfinksin e artë". Aktorinjohur shqiptar është zgjedhur si më i miri në festivalin ndërkombëtar të teatrit eksperimental, që është zhvilluar në Kajro. Në konkurim, që është mbyllur të enjten, ka ngritur në skenë plot 53 trupa nga të gjitha kontinentet, të cilët kanë derdhur përpjekjet më të papacionale në kryeqytetin egjiptian. Shqipëria ka qenë një ndër dhjetë shtetet, që ka mundur të ketë në garë dy trupa përfaqësuese.
Në faqen 8
Plazhin e pushtojnë shalqinjtë e dimrit
LEZHE
Plazhin e pushtojnë shalqinjtë e dimrit
Eksperiment i pavetëdijshëm në bregdetin e Shëngjinit
LEZHE - Bimët mbijnë artificialisht në laborator, frytet e tyre mund t'ë jepen në çdo stinë, por askush nuk mund ta besojë se lezhjanë do të shijojnë frutet e shalqinit në dimër.
Në një gjatësi prej pesë kilometrash nga Porti i Shëngjinit deri në Kune, myrv[a?] e përthithur[r?]ëshe plazhin është shndërruar në fushë. I gjithë b[r?]ipi gjatësor ka lënë vendin bimëve të shalqinit. Ato harlisen me papastërtitë e tjera që mbulojnë rërën e Plazhit e që nuk janë hequr prej kohësh. Duket se bimëve u pëlqen ky fakt kaq mjed[i?]sor, që të japin frytet e tyre në dhjetor, të paktën kështu premtojnë fermerët e zonës.
Por si mbinë farat? Gjatë muajve korrik e gusht, frekuentuesit e plazhit kanë arritur kulmin e tyre. Të ardhur nga e gjithë zona përreth, por dhe qytetet e Tiranë e Shkodrës, plazhiste nuk kanë preferuar lokalet e kanë marrë ushqime me vete. Mes tyre dhe fruta e stinës ku ka mbizotëruar shalqini, si më i liri. Farat dhe lëkurat e tij janë hedhur si pa të keq në rërë, e askush më vonë nuk ka kujtuar t'i heqë. Ndërkaq plazhi është nd[o?]r[p?]rë përë disa ditë falë kohës së keqe. Shiu i madh që përmbyti Lezhën e Shëngjinin, duket se ishte ushqimi më i mirë për to. Mësoj[u?]ja e njerëzve për disa ditë si dhe ngro[h?]a e kohës krijuan kushtet e përshtatshme që farat të mbinin. Megjithëse fermer-
Irfan Rama
Lotaria e Kryqit Kuq
Data e Shortit 30 Shtator '97
direkt në TV
Çmimi i parë
1 milion lekë
Njoftim i Kompanisë SILVA
Njoftim i Kompanisë
SILVA
Kompania "Silva" njofton të gjithë kreditorët e saj se nga data 15 Shtator 1997 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të bëjë asnjë likuidim, mbasi në këtë periudhë janë ndaluar veprimet me bankat në funksion të TRANSPARENCES, proces i cili me siguri do të jetë një ndihmesë për zgjidhje problemesh midis individit, kompanisë dhe Shtetit.
Canon
RIPAROJME DHE SHESIM
Rr. "Durrësit" përballë ish-Gjykatës
Telefon ColorLab - Fakse - Fotokopje
Telefon 16 zakonshëm - Kompjutera - Printera
Nga data 16.09.97 e në vazhdim, për nxënësit, studentët, pedagogët dhe punonjësit e administratës shtetërore fotokopjet 44 me 5 Lekë/faqe