23/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 shtator 1997

Berisha: Lamtumirë Parlament

PD firmos bojkotin: “Nuk kthehemi po s’iku Nano...” Majko: “Mos ikni”. PS nënshkruan kontratë të re me aleatët: “Lokalet do t’i qeverisin së bashku” TIRANË - PD dhe aleatët e saj bojkotojnë Parlamentin. Partia më e madhe e opozitës do të organizojë protesta në të gjithë vendin kundër “klikës që erdhi në pushtet nëpërmjet bandave dhe mashtrimit të madh”. Këto ishin vendimet që mori dje Këshilli Kombëtar. Dorëheqja e Nanos dhe kabinetit të tij, largimi i kryesë së Parlamentit, shkarkimi i komandantit të Gardës dhe shefit të SHIK-ut, janë kushtet që PD vendosi të paraqesë dje për të rihyrë në Parlament. Tonet e ashpra të Berishës në aktivin e djeshëm kanë shkuar kreshendo. “Klika kriminale që drejton sot Shqipërinë është e gatshme të vrasë fëmijët në barkun e nënës”, deklaroi ish-presidenti. Berisha ka akuzuar përsëri Nanon, Meidanin, Doklen dhe Gjinushin si “organizues të vrasjes së Azem Hajdarit”. Sipas Berishës, që prej 8 dhjetorit 1990 deri në plagosjen e Hajdarit, të gjitha krimet politike janë të lidhura me një emër, Fatos Nanon. Berisha deklaroi dje se nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por fton të gjithë njerëzit të marrin pjesë në protesta. Në faqen 2 PLAGOSJA E HAJDARIT/ Dje vendimi Këshillit Kombëtar: “Rruga do të jetë Kuvendi ynë alternativ” Vehbi Alimucaj dje në konferencën për shtyp (Foto P. Ilo)

Banka Botërore: Fajdet ose s’ka para

TIRANË - “Ku jeni me transparencën?”. Kështu e ka pyetur Kryeministrin shqiptar, zëvëndës-presidenti i Bankës Botërore, Johannes Linn. I tmerruar e akullt, për ta mbyllur bashkëbisedimin me FMN dhe Bankën Botërore, mbetet prapë zgjidhja e çështjes së skemave piramidale. Për të ngrohur marrëdhëniet e ngurta me FMN dhe për të zhbllokuar projektet e Bankës Botërore, u hartua në bashkëpunim me të një ligj. Por problemi nuk mbyllet këtu. Për Qeverinë shqiptare problem që do të sjellë zbatimi i ligjit, sapo kanë filluar. Gjykata e Apelit e ka hequr nga lista e transparencës një firmë. Të tjera vendime të tilla simbolike e së shpejti do të jenë një e një. Kush do të jetë objekti i transparencës, nëse firmat nga nga një nga hedhim ligjin në vijë? Përfaqësuesit e FMN-së në Tiranë thotë se Qeveria ka ende opsione, pavarësisht nga Gjykata Kushtetuese. Përfaqësuesi Bankës Botërore në Tiranë, thotë se transparenca duhet bërë për të... hir të vendit, por në mënyrë demokratike, thotë se është Qeveria ajo që do të vendosë se si bëhet kjo dhe zbatohen ligji. Ndërkaq përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, këmbëngulin në ecjen përpara të procesit të privatizimit të fenomenit fjalë. Për euro të transparencës, të bëhen të vetëdijshëm. A do të garantohet njëherë e tërësisht dhe plotësisht fenomeni fjalë? Për njerëzit të ndryshëm “transparencë” do të thotë gjëra të ndryshme. Për FMN-në BB transparenca do të thotë gjerësia e fenomenit të tillë s'do të përcaktohen kërr. Për politikanët do të thotë të zbulohen se kush nga kundërshtarët ka qenë i implikuar me fajdet. Për njerëzit do të thotë thjesht të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre dhe a do t'i marrin ndonjëherë. Po a do të bëhet ndonjëherë vërtet transparenca?

Gramsh, tetë orë luftë mbi Policinë

BANDA SULMON KOMISARIATIN GRAMSH - Tetë orë përleshjesh me policinë dhe një bandë në Gramsh. Pas keqtrajtimit të një polici katër agresorët janë drejtuar në komisariatin e qytetit duke qëlluar me breshëri drejt tij. Janë kundërpërgjigjur policët, por mjetet dhe forcat në dispozicion kanë qenë të pamjaftueshme. Shkojnë në ndihmë forcat speciale nga Elbasani. Në faqen 5

Tragjedia e Otrantos: Ja si do të nxirret anija

Gati mekanizmi për ngritjen në sipërfaqe BARI - Ka mbërritur në Brindizi anija që do të nxjerrë në sipërfaqe viktimat e Otrantos. Dje në mëngjes është ankoruar në port anija “Storm”, e cila do të mbajë të gjitha mjetet e ndërtuar për ngritjen e “I katërti i Radës”, anija shqiptare që gjatë një përplasjeje me motobarkën ushtarake italiane “Sibilla” coi në fund të detit 87 viktima. Kjo anije do të mbajë në bordin e saj një strukturë tubolare prej çeliku, e pajisur me instrumenta të sofistikuara elektronike. Është e gjatë 27 metra dhe e gjerë 13 metra, e ndërtuar në La Spezia të Italisë dhe në gjendje të spostohet në mënyrë autonome. Gjatë operacioneve për të ngritur në sipërfaqe reliktin, mekanizmi do të marrë të dhëna nga anija që mbështetet, ndërsa telekamera e nëndheshme do të filmojnë të gjitha manovrat që do të kryhen në thellësi. Struktura e ndërtuar do të rrethojë anijen shqiptare, që prehet në një thellësi prej 800 metra dhe hapësaj do ta bllokojë nga baza në katër pika me disa krahë-grepa, duke lejuar kështu ngritjen e saj. Megjithatë pritet të mbërrijë në fund të muajit anija oqeanike, e cila do të bëjë ngritjen përfundimtare të anijes shqiptare. Anija shqiptare “I katërti i Radës” prehet në fund të Kanalit të Otrantos që prej 28 marsit të kaluar. Deri tani është bërë e mundur vetëm nxjerrja e tri kufomave, të cilat janë identifikuar dhe një skelet, i cili nga përmasat, mund t’i përkiste një fëmije. Nxjerrja e anijes ishte parashikuar në fillim të shtatorit, por prodhimi i pajisjeve për ngritjen e saj në sipërfaqe, duket se ka kërcyer me shumë punë. Ndërkohë, kanë qenë të shumta protestat e të mbijetuarve të kësaj tragjedie, të cilët kanë akuzuar qeveritë për indiferencën ndaj çështjes së tyre.

Milo me Klinton në Nju Jork

“SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë” TIRANË - Milo takohet me Klinton në Nju Jork. Pak javë pas ardhjes në postin e shefit të diplomacisë, Paskal Milo merr premtimin e Presidentit amerikan për të ndihmuar Shqipërinë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë”. Këto kanë qenë fjalët që presidenti i SHBA-së, Klinton ka shkëmbyer me takimin, natyrisht, të shkurtër me Ministrin e Jashtëm shqiptar. Takimi i Klintonit me Milon është bërë gjatë një pritje që numri i shtetit amerikan ka dhënë për kryetarët e delegacioneve qeveritare në Nju Jork, me rastin e punimeve të sesionit të 52-të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Milo, i cili ka kryesuar delegacionin zyrtar nga Tirana deri në pritje të Nanos, e ka falenderuar Presidentin e SHBA për kontributin dhe ndihmën e veçantë që vendi i madh i ka dhënë proceseve në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit. Janë këto sinjalet e para të një normalizimi mes Tiranës dhe Washingtonit? Takimi i Milos me Klinton - ndonëse gjithçka është zhvilluar në pak minuta - duket se po rikthen atmosferën entuziaste të disa viteve më parë, kur amerikanët ishin aq të interesuar të mbështesnin Shqipërinë. Berisha, atëherë President, do të fliste gjithnjë me superlativa sa herë që fliste për marrëdhëniet me këtë vend. Kthesa e ftohjes ndodhi vetëm pas zgjedhjeve të 26 majit ’96, kur SHBA nuk pushon së kritikuari për shkelje të demokracisë në Shqipëri. Emërimeve në fenomenin e frikshëm të skemave piramidale, i cili duket se i mërzitë edhe më shumë këtë marrëdhënie. Në këtë kusht, opozita e atëhershme, tani në pushtet, ka nisur që gjatë fushatës elektorale, të lëshojë mesazhin se normalizimi dhe bashkëpunimi me SHBA do të duhet të jetë një prioritet në politikën e jashtme të Shqipërisë. p.re. Gati mekanizmi për ngritjen në sipërfaqe Shefi i diplomacisë shqiptare merr premtimin për ndihmë Tragjedia e Otrantos: Milo me Klinton në Nju Jork

Maskat grabisin në rrugë

FIER — Në faqe 6 FIER Maskat grabisin në rrugë. Në faqe 6

“Kakavija” “ndërron” gjakun

32 EMRA TË RINJ — Në faqe 6 32 EMRA TË RINJ “Kakavija” “ndërron” gjakun. Në faqe 6

Plumbat vrasin policin

TIRANË — Në faqe 4 TIRANË Plumbat vrasin policin. Në faqe 4

SHKODËR/ ATENTAT NDAJ MINISTRES DADE

SHKODËR - Atentat ndaj krerëve të Ministrisë së Kulturës. Eksplozivi ka hedhur në erë një makinë “Volsvagen” si dhe ka shkaktuar dëme në dy të tjera. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës para hotel Rozafës. “Ishte një atentat” - thotë Moikom Zeqo, drejtor i Muzeut Kombëtar. “Në na paralajmëruan që në Tiranë. Vetë policia e Shkodrës na tha që të mos niseshim për shkak të situatës së turbullt në qytet” - kështu tregoi z. Zeqo, së bashku me njerëz të tjerë të Ministrisë së Kulturës, ata u nisën drejt qytetit verior për të ndjekur një ekspozitë fotografike. “Ndodheshim brenda në ekspozitë, kur dëgjuam disa breshëri automatike, për momentin patëm frikë, por njerëzit që na rrethohin thënë se kjo është diçka e përditshme” - vazhdon rrëfimi i Zeqos - por nuk kaluan veçse disa minuta e ne dëgjuam shpërthimin e tmerrshëm”. Eksplozivi i vendosur pranë një makine të parkuar në afërsi të hotel Rozafës, sipas burimeve policore, ka shpërthyer rreth orës 14:00. Tre makina ishin pranë shpërthimit. “Misioni ynë përfundonte të hënën, ditë që kishim planifikuar kthimin në Tiranë, por me atë që ndodhi ne ndryshuam planet dhe u kthyem që të dielën” - thotë Zeqo. Atentati i ndodhur të shtunën, vjen menjëherë pas eksplozivit vendosur në shtëpinë e Partisë Socialiste. “Është një atentat politik ndaj forcave socialiste. Atë e kanë bërë të djathtët e Berishës” - ky ka qenë versioni i tyre i dhënë nga kreu i Muzeut Kombëtar. Në një grup me ministren e Kulturës Dade, ata kishin ardhur në Shkodër për një ekspozitë. Shpërthimi është një sulm shprehim për artikujt e banesave qytetare.