Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë, 24 shtator 1997

Nano: Do mbyllim VEFA-n

Kryeministri: Është piramidë. Alimuçaj: S'na njeh mirë Nga Hong-Kongu numri një i Qeverisë nis sulmin: "VEFA po vazhdon të mashtrojë shqiptarët e varfër" Nëpunësit qeveritarë gati për kontroll. Verifikime të hollësishme nga investimet deri te pagesa e tatimeve TIRANË - “Duam ta mbyllim VEFA-n të parën”. Kryeministri Nano thotë se VEFA vazhdon ende të mashtrojë shqiptarët. Në marrëveshjet e përbashkëta të arritura me FMN, përfshihet dhe likuidimi i skemave piramidale. Nano thotë se Qeveria do t'i kapërcejë të gjitha vështirësitë që mund të nxjerrin gjykatat apo prokuroria e tjera të korruptuar. Drejtori Ekzekutiv i FMN, Michel Camdessus ka thënë: “Shqipnia duhet ta mbyllë përfundimisht kapitullin e firmave rentiere, që ishin një ndër qendrat e rrezikut. Këshillimit do t'i sigurohet bashkëpunimi i afërt me FMN dhe Bankën Botërore”. Nga ana tjetër një ekip ministrash dhe ekspertësh, po merren me nxjerrjen e një mësimi. VEFA, kontroll do të ushtrohet nga qendra tatimore dhe nga zyra e Hipotekës. Sipas ekspertëve, VEFA për të miratuar kapitalin, ka deklaruar një vlerë shumë më të lartë se sa ajo që ka paguar realisht. Qeveria gjithashtu do të verifikojë borxhin e VEFA-s, një pjesë e faturave të nënshkruara e deklarime e Alimuçajt për shumë nga ndërhyrësit shtetërorë janë kontradiktore e të pajtueshme [?].
Nano Linda Spahia Michel Camdessus Hong-Kongu Tiranë Shqipnia

Kreditorët në udhëkryq: Ç'do bëhet me paratë

Kreditorët në udhëkryq: Ç'do bëhet me paratë TIRANË - VEFA do të mbyllet. VEFA s'do të mbyllet. Është një lojë e ka kush e ka, që nuk i pëlqen aspak dhjetra mijëra kreditorëve të saj. Janë ata që kanë shitur shtëpitë e nuk dinë se ku duhet besuar. Deklarime të Alimuçajt, që thotë se pasuria e tij është miliarda dollarë, apo shifra zyrtare që thonë se VEFA nuk ka aftësi paguese. Kushdo që ta fitojë raundin e dytë të betejës, prapë mbetet po ajo. A do t'i marrin apo jo paratë Alimuçajt thotë se do t'ia japë kthimin e parave që nga 1 tetori për ata që nuk kanë marrë kursin e interesit. Qeveria, sipas ligjit të transparencës, thotë se do të nisë kreditorët me atë masë që kompania ka kapital. Si do që të vejë puna një gjë është e sigurtë. Deri në momentin e shpërmimit të ndarjes së parave ose të asgjësimit të tyre, do të jetë kohë. Në rast se fondi mbetet, do t'i duhet kohë për ta gjidhur çështjen me gjykatë. Koha do t'i duhet ekspertëve të bëjnë rivlerësimet e kapitalit dhe për të gjetur burimet e parave. Në rast se fiton VEFA dhe ka mundësi paguaje, do t'i duhet kohë sa të kalojë nga një kryq në tjetrin. Ndërkohë kreditorët do të bëhen herë me njërën palë herë me tjetrën. Varet kush do të jetë më shumë shpresë, të falur ryshfeti janë të prirur t'u besojnë. Varet dhe se kush do të ketë më shumë aftësi bindëse. Për ta nuk ka shumë rëndësi se kush do t'ua japë paratë. Ata duan vetëm t'i marrin dhe të dinë se kur do t'i marrin. Thonë se kur ndërron dynja, vjen një tjetër dynja. Kreditorët shpresojnë që të tretët të jenë ata të llastë. Linda Spahia
Linda Spahia Pali Miska Tiranë

Akuza: Komunistët nuk kanë faj

GENOCIDI NE KASACION Nga gjyqet e genocidit TIRANË - Bien akuzat ndaj ish-funksionarëve të lartë të Byrosë Politike, Pali Miska, Hysen Shahu, Foto Çami, Prokop Murra, Muho Asllani, janë konsideruar të pafajshëm nga Prokuroria. Pritet që drejt lirisë së shpejti dhe dënuarit e mëparshëm me vdekje nga gjykata e Faktit, Aranit Çela, Zylyfari Ramizi dhe Rrapi Mino. Në faqe 3
Hysen Shahu Foto Çami Prokop Murra Muho Asllani Zylyfari Ramizi Tiranë

“PD, kthehuni në Parlament”

STRASBURG / KE kundër bojkotimit të Kuvendit “Pranoni postet që ju janë ofruar” STRASBURG / KE kundër bojkotimit të Kuvendit “PD, kthehuni në Parlament” “Pranoni postet që ju janë ofruar” STRASBURG - Rrufë për partinë më të madhe të opozitës, “PD, kthehuni në Parlament”. “Urdhëri” ka ardhur nga një prej institucioneve ku demokratët shqiptarë kanë patur përkrahjen më të madhe. Në takimin me delegacionin parlamentar shqiptar pati dje në Komisionin Politik të Këshillit të Evropës iu kërkua përfaqësuesve të Partisë Demokratike të kthehen në Parlamentin që bojkotojnë vetëm një ditë para. Anëtarët e delegacionit Polllo e Minarolli duhet të ndërgjegjësoheshin kur kanë marrë mesazhin “se duhet të marrin pjesë plotësisht në strukturat parlamentare. PËR fillim të punës në Parlamentin shqiptar vendet drejtuese në komisionet parlamentare, ndërkohë që nënkryetarja e Parlamentit, përfaqësuesja e PD-së, Jozefina Topalli, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë. Për Strasburgun vendosi t'i kërkojë PD-së që t'i japë fund bojkotit. Parlamentarët europianë kanë dënuar indinjatën e ndodhur në Parlament. Komisioni politik i KE-së ka miratuar gjithashtu vetëm dy abstinime raportin e hartuar mbi gjendjen në Shqipëri dhe zgjedhjet e fundit parlamentare, që do të debatohen sot në Asamblenë parlamentare. Në takimet me stafin e KE-së delegacioni shqiptar përfaqësoi dhe pjesëmarrjen me këtë institucion. Organizimi i sistemit juridik, hartimi i kushtetutës, këto janë disa nga ndihmat e pritshme nga KE.
Jozefina Topalli Milo Milutinoviç Strasburg Shqipëri

Milo shtrëngon duart me kolegun e tij serb

"Jemi për dialog" TIRANË - Milo shtrëngon duart me Milutinoviç. Ministri i Jashtëm është takuar me homologun e tij serb dje në mjediset e OKB-së. Të normalizojmë marrëdhëniet midis dy vendeve, ishte tema e bisedimeve. Të dyja palët ranë dakord që së shpejti të përgatisin axhendën e bisedimeve për nënshkrimin e disa marrëveshjeve me interes reciprok. Heqja e taksës të dyfishtë, mësimet e jetës pika më interesante që dy ministrat e Jashtëm kanë qënë në një mendim. Milo shprehu shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët e Kosovës dhe i kërkoi Milutinoviçit që të respektohen të drejtat legjitime të tyre. Milo kërkoi zbatimin e marrëveshjes së arsimit që është nënshkruar nga Milo Sheviç dhe Rugova. Dy ministrat e Jashtëm ranë dakort për vazhdimin e bisedimeve të mëtejshme, bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.
Milo Sheviç Ibrahim Rugova Dashi Tiranë Kosovë

"Ose më rregulloni mesataren, ose përndryshe ju vrava të tërëve"

MIRDITË - Ka mbajtur shkollën me pesë donte t'i studionte në Tiranë, por nuk kishte rezultate të larta. Ngritja e rrallë ka ndodhur në fshatin Dllinisht të Lacit dhe ka për protagonist një 15-vjeçar. Eshtë paraqitur herët në mëngjes në shkollë, ku ai kishte mësuar prej tetë vjetësh, por këtë herë krejt i veçantë; në dorë mbante një pushkë. Ka qëndruar në hyrjen e saj dhe me zë të lartë ka paralajmëruar nxënësit: “Askush mos afrohet, nuk do të bëhet mësim derisa drejtori të plotësojë një dëshirën timen”. Askush nuk ka guxuar t'i afrohet agresorit të vogël, pasi në një tentative të mësuesit të fakultures, ai ka qëlluar një herë në ajër. Djaloshi nuk kishte armë të rrezikshme të lartë në diferencë në klasës së tetë, por njohësit thonë se kishte shumë dëshirë të merrte një bursë studimi për në Tiranë. “Nuk ka rëndësi se për çfarë do të studioj, i kishte thënë djali drejtorit të shkollës, jonë. Dashi - por më duhet një deftesë me rezultate të larta që kështu të marr një bursë për në Tiranë”. Sigurisht, Dashi nuk ka pranuar propozimin e 15-vjeçarit, për më pas është kthyer në një kërkim të vërtetë. Ndërsa nxënësit qëndronin të ulur jashtë oborrit të shkollës, mësuesit nga larg kanë tentuar ta bindnin ish-nxënësin e tyre, duke i thënë se do të ndihmonin t'realizonte dëshirën. Megjithatë djali ka insistuar së askush nuk do të futej në shkollë atë ditë. Është dashur “e të mësuesit ndërhyrja e policisë së Lacit për t'i hequr nga dora armën 15-vjeçarit, i cili pas disa orësh në komisariat është shoqëruar në shtëpi. Ndërsa drejtori e ka këshilluar të përsërisë dhe një vit klasën e tetë, duke i premtuar se me ndihmën e tij nxënësi “rebel” do të arrinte rezultate të larta dhe mund të shkonte të studionte në Tiranë fare lehtë. Ab.
Dashi AB. Mirditë Tiranë Dllinisht Lacit

Thirrje artikujsh të brendshëm

KUKËS Frikë në kufi: Erdhën serbët Në faqe 5 VLORË Skafistët kundër italianëve Në faqe 5 FIER Luftë mes policisë e bandës Në faqe 6
Kukës Vlorë Fier

Lotaria e Kryqit Kuq

LAG. KËRCENIMI I ÇUDITSHËM I NJË 15-VJEÇARI Data e Shortit 30 Shtator '97 direkt në TV Çmimi I parë 1 milion lekë

MAGIC BINGO OFERTE PUNE

MAGIC BINGO OFERTE PUNE Kompania “MAGIC BINGO ALBANIA” kërkon të punësojë në Sallen e saj në Pallatin e Madh të Kulturës, Tiranë, disa djem dhe vajza të moshës nga 18 - 25 vjeç. Të interesuarit që mund të paraqiten çdo ditë prej orës 10.00 - 11.00 në zyrat e “MBA” në katin e parë të Pallatit të Madh të Kulturës duhet të kenë me vete pasaportë, format dokumenti, si dhe një fotokopje të dëftesës së kryer. Të preferuar do të jenë ata që do të kenë njohje me subjekte që banojnë në zonat urbane kryesore të qytetit.
Tiranë

BALKAN Bulgarian Airlines

BALKAN BULGARIAN AIRLINES Balkan Bulgarian Airlines Ju ofron çmime speciale për bënien datë 29 Shtator Për Amerikë dhe destinacione të tjera. Brenda 9 orësh ju ndodheni në kontinentin tjetër për vetëm 399 USD vajtje dhe 490 USD vajtje - ardhje Nxitoi të prenotoni vendet në zyrat tona me adresë: Bl. Dede Gjon Luli, pranë Etstecadës mënsurale 34432 dhe 39807
SHBA BL. Dede Gjon Luli