POLEMIKA PËR FAJDET / Njeriu i Qeverisë Farudin Arapi sqaron edhe deklaratat e Nanos e Malajt
Shteti nuk e mbyll VEFA-n
Pohimi i Kryeadministratorit: “Vetëm do kontrollojmë”
Arapi zbut tonet: “Nëse Alimuçaj ka para për të shlyer kreditorët, s’ka shkak për ta mbyllur kompaninë”
TIRANË - “Në rast se VEFA ka mundësi të shlyejë kreditorët, nuk do të mbyllet mekanikisht”. Kryeadministratori Arapi, thotë se në deklarimet e tyre kryeministri Nano dhe ministri Malaj, kanë dashur të thonë se duhet të fillojë sa më shpejt kontrolli dhe administrimi i firmave. “Administratorët nuk do të bllokojnë aktivitetin financiar të firmave. Ato do të kujdesen që paratë e kreditorëve, të mos shpërdorohen apo të transferohen jashtë”, thotë Arapi. Por në rast se firmat do të jenë të paafta të shlyejnë detyrimet e tyre, atëherë pronarët e vërtetë të asaj që ka mbetur do të jenë kreditorët.
“Mënyrën se si ata do të kompensohen në një rast të tillë, do ta përcaktojë Parlamenti”. Arapi është për gjetjen e formave të tilla, që do të shmangin atë që ndodhi me Gjalliqen.
Në faqen 3
Pushohet Gjyqtësi i Nanos
Në faqen 2
Prel Martini dje gjatë konferencës për shtyp (Foto REUTERS)
Njoftim i Kompanisë
Listat e VEFA-s: Ja kush do marrë paratë duke filluar që nga 1 tetori
Në faqen 4
Policia: Ja pse s’lejojmë në rrugë
Reagim i ashpër i Kryedep tetit: “Pushtetin lokal e njoh më mirë se ai”
Vizat, shkak urrëmujës
Gjinushi sulmon Meidanin
Reagim i ashpër i Kryedep delit: “Pushtetin lokal e njoh më mirë se ai”
Gjinushi sulmon Meidanin
“Presidenti na kthen ligjet vend e pa vend”
TIRANË - Polemikat shpërthejnë në kurriz të Kryetarit të Parlamentit, i cili sulmon Meidanin. “Presidenti të mos kthente vend e pa vend ligjet që aprovon Parlamenti. Kështu krijohet tensione artificiale”, ka deklaruar dje në mesditë Gjinushi.
Meidani i ktheu Parlamentit dy javë më parë ligjin për statusin e Radiotelevizionit. Mosdekretimi i ligjit që kishte aprovuar Parlamenti bëri të mundur nxjerrjen e Arbenorit nga greva e urisë. Por sëanca tjetër, ku u shqyrtua kërkesa e Meidanit për aprovimin e amendamentit “Arbnor” u shoqërua me tone të ashpra, ku kulmi arriti me konfliktin Mazreku-Arbnori. “Presidenti duhet të ketë kujdes. Të mos ndërhyjë në institucionet e tjera, duke krijuar tensione artificiale”, deklaron Gjinushi. Mesohët se Meidani ka bllokuar ligjin “kunder genocidit” që aprovoi Parlamenti një muaj më parë. Mosmarrëveshjet Gjinushi-Meidani janë shfaqur dhe për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj pushtetit lokal. “E njoh më mirë se Meidani”, motivon Gjinushi kërkesën për zgjedhje të reja lokale.
Gjinushi i është përgjigjur dhe sulmeve të Hajdarit. “Të mos luajë heroin. Incidenti ka shkaktuar keqardhjen primitive të Mazrekut dhe jo arsye politike”, deklaron Gjinushi. Madje Gjinushi sulmon Hajdarin se ka qenë ky i fundit që ka organizuar atentatet politike. “T’kujtoj sulmin e armatosur që u bë në Uren Vajgurore”, kundërsulmon Gjinushi.
Në faqe 2
Mejdani dhe Gjinushi në Presidencë (Foto P. Ilo)
Policia ndërhyn te Ambasada Italiane: 500 vetë në rrethojë
Vizat, shkakurrëmujës
TIRANË - Vizat irritojnë 500 qytetarë para Ambasadës Italiane. Turma e njerëzve ka shkaktuar rrëmujë dhe turbullira para përfaqësisë diplomatike, duke sjellë më pas ndërhyrjen e policisë.
“Për mëse tre orë iu kemi folur njerëzve me megafon, duke i sqaruar se si do të merrnin vizat”, tha dje për Gazetën kryetari i degës së Objekteve, Fation Softa. Por njerëzit, duke shtyrë njëri-tjetrin në radhë për të mësuar diçka mbi vizat e pritshme, e kanë detyruar policinë të ndërhyjë. Forcat e rendit i kanë shtyrë njerëzit drejt ndërtesës së INIMA-s. Një qytetar gati ka krijuar një incident me rojen e objektit, por që është shmangur.
Në faqe 10
Testi “të fortëve”: Vetëm 14 të aftë
NË SAUK U PROVUAN NJERËZIT QË NDIHMOJNË POLICINË NË KOHËN E TRAZIRAVE
Testi “të fortëve”: Vetëm 14 të aftë
Hiqet titulli “speciale” për 326 të tjerë
TIRANË - “Nuk jeni për këtë punë”, u është thënë rreth 300 specialëve në Sauk pas një testimi të bërë nga Ministria e Brendshme. Rreparti i testuar quhej “Batalioni i ndihmës të policisë” dhe ishte formuar nga Murosmani gjatë periudhës së trazirave për t’i ardhur në mbështetje forcave të policisë në përballimin e situatave të tensionuara të marsit. Pas testimit në repart mbetën vetëm 14 vetë.
Në kuadrin e ristrukturimit të ushtrisë dhe policisë u bë testim për trupat speciale. Kontroll u bë nga specialistë të fushave të ndryshme të Ministrisë së Brendshme. Radha i erdhi edhe një reparti të rëndësishëm që shpejtë të formuar nga Murosmani gjatë trazirave të Marsit. Ky repart që ndodhej në Sauk ishte “Batalioni ndihmës të policisë”. Në përbërje të tij ishin rreth 340 persona që ishin marrë pa ndonjë kriter të veçantë, pasi ashtu e kërkonte situata. Para pak ditësh grupi i kontrollit të Ministrisë së Brendshme shkoi dhe në Sauk ku u bë testimi i specialëve të marrë në ngut. Ata u testuan në të gjitha drejtimet, duke filluar nga kushtet e pranimit, masat trupore, grup moshat, arsimi e tjera. Kompetentë të Ministrisë gjykuan që nga 340 vetë që kishte strukturuar repart i të vazhdonin punën vetëm 14 vetë, të cilët kaluan testin. Të tilla teste do të bëhen në radhë e gjithë forcave të armatosura për të bërë seleksionimin e tyre në detyrat e ardhshme.
Foto: Forcat speciale
Speciale sport
Gjithçka nga e shtuna e futbollit
Në faqet 11-12
Protesta e Sudes në zyrën e Tushës
Policia: Ja pse s’e lejojmë në rrugë
TIRANË - “Jemi dakord për miting, por jo me këto kërkesa”. Kështu iu përgjigjur kreu i Drejtorisë së Policisë së Tiranës në takimin që kanë patur dje me përfaqësinë e kreditorëve të Sudes. Takimi u bë pas kërkesës së shkruar për mbajtjen e një mitingu paqësor dhe se Qeveria i japër një rrugëgjidhje problemit të tyre. “Do i njoftojmë këto kushte pas takimit që do të zhvillohet të hënën me këta kreditorë dhe ministrit të Brendshëm Çeka” - tha zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës. [pjesërisht e palexueshme]
Sudia
Në faqe 3