30/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 shtator 1997

Zani rrezikon vdekjen

Prokuroria: Krime të rënda, krijoi bandën e armatosur Policia e Vlorës: “E kapëm me 17 të tjerë. Po organizonte një bandë të re”. Supermasa në burgun e Tiranës TIRANE - Zani Caushi rrezikon vdekjen. Mali i akuzave që rëndon mbi të dërgon kapobandën e Vlorës, drejt dënimeve maksimale. “Ai akuzohet për krijimin e bandave të armatosura si dhe kryerjen e krimeve nga ato”, tha dje Alban Kalaja, prokuror i çështjes. Nuk përjashtohen ndërkohë edhe akuza të tjera, të cilat mund të provohen gjatë hetimit. 17 personat e tjerë të arrestuar pas Zanit do të “seleksohen” në bazë të provave e më pas do t’i kalojnë Prokurorisë. “Zani nuk është dorëzuar, ai u kap nga policia e Vlorës”, tha ndërkohë zëvendësministri i Brendshëm, Sokol Bare. Sipas tij, kapoja i brigadës ka tentuar të ikë, por nuk ka mundur. Zani ndodhej nën survejimin e policisë përgjatë tre ditëve. Ai qëndronte i strehuar në shtëpinë e një shoku të tij, në përpjekje për të krijuar një bandë të re. Ditën e tretë, një thirrje nga 20 policët rrethues ka bërë Zanin të hidhet nga kati i dytë. Por kallashnikovët e drejtuar mbi të ia kanë prerë vrapin... Në faqen 5

“Nato” nuk të ndihëhem

Në faqen 2 Hajdari dje gjatë konferencës për shtyp

Kasacioni: Sigurimi Shtetit i lirë

32 ish-funksionarët e lartë të nomenklaturës së kuqe. Të pafajshëm janë shpallur Gjykata e Kasacionit dhe të dënuarit me vdekje Zylyftar Ramizi, Aranit Çela dhe Rrapi Mino. GJYKATA RREZON AKUZAT PËR BYROISTËT E LARTË. LIROHEN DHE 29 TË TJERË Kasacioni: Sigurimi Shtetit i lirë Të pafajshëm Ramizi, Çela e Mino TIRANE - Fitonë lirinë 32 ish-funksionarët e lartë të nomenklaturës së kuqe. Të pafajshëm janë shpallur nga Gjykata e Kasacionit dhe të dënuarit me vdekje Zylyftar Ramizi, Aranit Çela dhe Rrapi Mino. “Gjyakata e Faktit dhe Apelit kanë gabuar. Urdhërohet lirimi i të gjithë të pandhurve”. Ky ka qenë vendimi i Kolegjit të Bashkuar të drejtuar nga Avni Shehu. Formula e “mungesës së këtij krimi në legjislacionin e kohës”, ka rrëzuar akuzat ndaj ish-funksionarëve të Byrosë Politike. Gjykata e shkallës së tretë nuk i ka njohur ata fajtorë as për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Që nga dje janë të lirë Aranit Çela dhe Lenka Çuko. Të gjithë të pandehurit e tjerë janë larguar jashtë vendit pas hapjes së burgjeve në mars. Në pikëpyetje mbetet procesi ndaj Alis dhe të ish-ministrave të Brendshëm të akuzuar për genocid dhe vrasjet e 2 prillit. Në faqe 3 Zylyftar Ramizi gjatë procesit

Listat e VEFA: Ja kush do paguhet

Nga 1 tetori, njerëzit që s'kanë tërhequr Në faqe 7

“Parlamenti ka krijuar tensione”

Presidenti kthen një ligj tjetër TIRANË - Mosmarrëveshjet shpërthejnë përsëri në kreun e shtetit. Meidani i ka kthyer një tjetër ligji Parlamentit. Ndërsa stafi i tij i përgjigjet sulmeve të Gjinushit. “Tensionet nuk i ka krijuar Presidenca, por Parlamenti”, ka reaguar këshilltari politik i Presidentit, Pëllumbi Zogaj. Ligji për akcizat, që Parlamenti aprovoi dy javë më parë, duhet të debatohet në një seancë tjetër parlamentare. “Është shkelur ligji kushtetues”, motivon Meidani.

“Bankat piramidat e vërteta”

VEFA sjell partnerë amerikane: Do punojmë me pulate bitumin “Bankat piramidat e vërteta” Alimucaj lëshon akuza ndaj shtetit TIRANË - “Bankat janë piramidat e vërteta dhe jo unë”. Alimucaj mbrohet duke sulmuar. Ai i siguron Malajt të nisë transparencën nga Bankat, sepse ai është më se në rregull. “Borxhi që i kam njerëzve është vetëm 1/10 e investimeve të mia”. Aikonfirmon se shpërndarja e parave do të fillojë në 1 tetor. “Listat që kam shpallur, janë me kreditorë nga gjithë Shqipëria, por për arsye sigurie, shpërndarja do të bëhet vetëm në një arkë krediti në Tiranë”. Alimucaj deklaron se shifrat ti nuk i luan as topi. “Malaj të jep dorëheqjen, pas nuk meritohet të jetë ministër Financash”. Ai tha se do të kërkonte punëtorëve të tij të kërkojnë, që gënjehovet si Malajt, të pregatisnin një mocion mosbesimi për të zgjedhurin e tyre. Pranë Alimucajt kësaj radhe ishin një jurist dhe një gazetar amerikan që, sipas pohimeve të tyre, kishin ardhur për të lidhur kontrata në emër të biznesmenëve amerikanë. Ata deklaruan lidhjen e kontratave, që do të anulohen në rast se te VEFA do të vendosen administratorë. Vehbi Alimucaj

Komiteti zgjodh Sekretarin e FSHF

Asambleja e Futbollit vendos TIRANË - Sekretari i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit do të zgjidhet direkt nga Komiteti Ekzekutiv. Presidenti i FSHF-së nuk duhet të jetë funksionar e po kështu edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët nëse zgjedhen duhet të japin dorëheqjen. Në fund miratohet edhe statuti i FSHF-së, n’ya gordiniane, e cila për më shumë se një vit ka qenë mollë sherri mes atyre që luftonin të merrnin postin e kreut të Federatës dhe atyre që mundoheshin ta mbronin atë. Kanë qenë këto vendimet më të rëndësishme që ka miratuar Asambleja e përgjithshme e futbollit. Në sytë vëzhgues të zëvendësministrit Tartari, kapot e futbollit, për më shumë se pesë orë, kanë diskutuar lidhur me problemet e sportit më të bukur. Në fund një vendim sa i drejtë aq edhe i përshëndetur nga të gjithë: “Sekretari Komiteti Ekzekutiv”, i cili është një organ i pavaruar. Në këtë mënyrë të lumturit ndërhyrje dhe mirëpafshum shtet në punët e futbollit shqiptar.

Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit

E RRALLË Një Kryetar rrethi në kullën e ngujimit Kanuni ngrihet mbi ligjin: policia e pafuqishme PUKË - Ligjet e Kanunit përsen ngrihen mbi ligjet e Shtetit. Një kryetar rrethi është ngujuar nga forcat e policisë në kullën e ngujimit. “Po të ngujuan një 24orë, sipas Kanunit - ky ka qenë prononcimi i dhënë nga komisari i Pukës. Nipi i Dedë Përshpalit, kryetari i rrethit, ka vrarë një person në Çegjan të Pukës. Kjo ka shtyrë që shkak që forcat e policisë ta marrin armët mbrojtëse. Nja prej tyre ka qenë i kullës së ngujimit. Rregulli grandfather, sipas së cilit pala e vëzhkuar brenda 24 orëve, i para ka dëshpërim të vrarë qëndron prej meskryes së fisit e vrasësit, e ka detyruar Përshpalin që të ngujohët. Ngjarja e ndodhur mesditën e së shtunës e ka zanafillën e saj që në Çegjan. Dy të rinjtë, Martin Përshpali dhe Petrit Biba kanë patur një sherr të vjetër. Një zënkë në emigracion është vazhduar në vendlindje. Përshpali ka gjuajtur me armë zjarri ndaj Bibës, duke e shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Në mes ka ndërhyrë edhe një polic, i cili është plagosur. Automatikisht pas këtij veprimi në “pushkët” vjen Kanuni. Pala e viktimës ka të drejtë të marrë hak e shteti është ende i pafuqishëm për të parandaluar krimin. Ai është nënshtruar Kanunit. Pas 24 orëve të para gjaku merret vetëm mbi vrasësin. Por gjatë kësaj kohe, forcat e policisë së Pukës kanë shoqëruar për në kullën e ngujimit vetë kryetarin e rrethit, kushëri i vrasësit, “Populli është i armatosur. Në këtë kushte e ndjej për detyrë ruajtjen e jetës së individit, prandaj dhe kryetari i rrethit i shoqërua nga forcat policisë për në kullën e ngujimit”, konfirmon numri një i policisë së qytetit verilindor.

Anija e ngecur në Bunë tërheq edhe “shoqen” e saj

Do ta nxirrte nga vendi ku ishte bllokuar LEZHË - Ka kërkuar të nxjerrë nga rëra anijen bullgare, por ka ngecur aty pa shpëtim. Është një anije peshkimi që dërera e pabesë rrjedhës së Bunës ka kapur fundin dhe nuk e lëshuar. Ka pësuar të njëjtin fund si “MV Star-Key” duke kërkuar ta tërheqë atë nga vendi ku kishte ngecur. Ndërkohë nuk janë afruar akoma dhe me sa duket nuk kanë palë të afruara policët shqiptarë. Kështu tani janë dy anijet që presin në breg dhe dhekërkojnë ndihmë, megjithatë nuk është në rrezik ekuipazhi i tyre. Jani nga zona Velipojës “peshkatarët” që, sipas rregullave të detit, kanë kërkuar të “ndihmojnë” kolegët e tyre të huaj në vështirësi prej gati një jave nga futja në territorin shqiptar. Anija bullgare, që në ekuipazhin saj mban gjashtë marinarë, duket se ka ngecur keq në rrjedhën e Bunës. Nuk kanë mundur të tërheqin dhe janë bërë motor-barka, ku dalët e kanë terhequr me këto kushte. Arsyeja që nuk po mund të ndalin kontrabandistët e huaj, edhe këta të fundit është mungesa e mjeteve dhe e forcave për të bërë ndërhyrjen në kohën e duhur. Edhe këtu herë që anija “MV Star-Key” po pret e ngujuar, duket se policia shqiptare nuk do mbërrijë i ra.

KAPJA E KAPOBANDËS

/ Hidhet për të shpëtuar nga balkoni i katit të dytë, por 20 automatikë i presin rrugën

Presidenti kthen një ligj tjetër VEFA sjell partnere amerikane: Do punojmë me pulat e bitumin Asambleja e Futbollit vendos

Hajdari dje gjatë konferencës për shtyp Në faqen 2