03/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 tetor 1997

Skandal mbi bluzat e bardha

Rikthehen pikëpyetjet mbi ngjarjen tragjike që tronditi Cërrikun dhe Tiranën: Ç'ndodhi atë ditë? Skandal mbi bluzat e bardha Vrasja e gardistëve: Prokuroria Ushtarake nis hetimet Tre mjekë të Spitalit Ushtarak dyshohen për "mjekim të pakujdesshëm". Reagojnë mjekët: Ishim në rregull Prokurorët kanë marrë në konsideratë ankesat e mbërritura nga familjarët e viktimave të Cërrikut Kirurgët ushtarakë reagojnë menjëherë: Këto ngjarje s'kanë lidhje me ne. Bëmë vetëm detyrën TIRANË - Shpërthen skandali i bluzave të bardha. Të paktën tre mjekë të Spitalit Ushtarak po hetohen nga Prokuroria Ushtarake, për mjekim të pakujdesshëm ndaj ish-ushtarakëve të Gardës së Republikës. “Veç mjekëve të pyetur rreth incidentit, janë pyetur edhe tre të tjerë, mbi mjekimet e të plagosurve si dhe rrëfyer e mundshme”, thonë burime të Prokurorisë Ushtarake. Ndryshe mendojnë mjekët, sipas të cilëve akuza është krejt e pabazë. “Ne i shërbejmë të gjithëve pa kushte”, thotë një nga kirurgët më të njohur të spitalit të ushtrisë. Ende nuk ka një akuzë të qartë mbi bluzat e bardha dhe të Spitalit Ushtarak, të cilët mjekuan ditët e fillim majit, 6 gardistët e plagosur në Cërrik. “Mjekim i pakujdesshëm”, është një akuzë, e cila po shihohet nga prokurorët si një pikë orientimi për pistën e hetimit. Por, burime të organit të akuzës shtojnë se bluzat e bardha po hetohen edhe mbi disa rryshfete të përfolura ato ditë, nga familjarët e të plagosurve. Në faqen 3 Kosova në ethe. Në faqen 3

Kosova në ethe

Bombë Kryetarit të Gjirokastrës

MBRËME NË 22.00 GJIROKASTËR - Eksploziv në shtëpinë e kryetarit të Rrethit të Gjirokastrës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 22.02 në fshatin Derviçan, vend kujetonte Dako. Brenda në shtëpi ndodheshin prindërit e tij së bashku me fëmijët, ndërkohë që vetë Jani Dako ndodhej me punën Tiranë. Fqinjët kanë parë një makinë të largohët me një shpejtësi rruge pak sekonda pasi është dëgjuar buçima. Janë thyer të gjitha xhamat e shtëpisë si dhe janë shkatërruar dyert, ndërkohë që nuk bëhen të ditur plagosje të familjarëve. Lajmi është përcjellë urgjentisht në komisariat e menjëherë është nisur grupi i gatshëm. Ai ka qëndruar atje deri në mesnatë kështu që nuk kemi mundur të marrim të dhëna të tjera. Kjo pasi në fshatin ku ndodhi shpërthimi nuk punojnë telefonat. Ai ndodhet vetëm pesë kilometra larg qytetit. Ende janë enigme shkaqet e atentatit. Burime të policisë nuk kanë pranuar të japin konfirmime rreth pikëtimeve të grupit hetimor. As fqinjët nuk kanë ditur ç’të thonë, ndërkohë që familjarët janë mekur nga shpërthimi i papritur. Shtëpia është dëmtuar pjesërisht e ndonëse është saktësuar lloji i eksplozivit që është përdorur. Jani Dako është vendosur në postin e Kryetarit të Rrethit të zgjedhjet lokale të 20 tetorit të vitit të kaluar. Ai është anëtar i PBDNJ-së. Mbrëmë ai është ndodhur në Tiranë në një takim me kryeministrin Nano.

Kanë thënë me predha:

Specialistët shmangin tragjedinë masive

Sulm antitank ndaj Komisariatit

Sarandë, atentati trondit qytetin. Tritol edhe kundër Bashkisë SARANDE - Predha antitank ndaj komisariatit të Sarandës. Orët e para të të enjtes kanë zgjuar me një zhurmë të tmerrshme qytetin e vogël bregdetar. Nga kodrat rethuese goditje të vazhdueshme kanë kushtuar për minuta të tëra. Shënjestra ishte komisariati i qytetit të Sarandës, por synimi i gjuajtëseve ka qenë vetëm terrorizimi. Sipas policisë së qytetit, ngjarja ka ndodhur në 3 të mëngjesit, ndërsa banorët aty kujtojnë të ketë qenë më herët, rreth orës 1.00. Megjithatë nga komisariati i qytetit vijnë të parat konturime të personave të atentatit. Dukët se është një bandë kriminalësh ordinere, prej 14 personash, që ka kërkuar të tregojë forcën e saj, pas ndalimit të tre prej anëtarëve. Bëhet fjalë për një aksion të policisë sarandiote, pas plagosjes dhe grabitjes së para pak ditëve të policit Baftjar Sulo.

Një tetori

Tregtarët: “Faji TVSH”

Kapet thes me predha: Rrezik radioaktiv

Specialistët shmangin tragjedinë masive TIRANE - Policia bllokon 45 predha me lëndë radioaktive. Shmanget një rrezik i jashtëzakonshëm për popullatën. Specialistët të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë transportuar dje në mesditë materialin luftarak shumë të rrezikshëm, në depot e sigurta. Një thes i zbrazët mbante brenda shumë predha të vjetra të mundshme, por policia arriti të shmangë tragjedinë. Dje, rreth orës 10.30, forcat e policisë së komisariatit 3 kanë arritur të bllokojnë një thes me 45 predha si dhe armën me të cilën ato qëlloheshin. Kontrolli në fushën e Aviacionit bë në të mundur gjetjen e thesit në një shkurre anës rrugës. Sapo është zbuluar armatimi, është bërë rrëz-zikshmëria e tij. Brenda predhave, sipas specialistëve, ndodhej lëndë radioaktive. Vetë përbërja dhe vendosja e saj bënte shumë të rrezikshëm transportimin. Policia ka ngritur në krye veprimet, pasi një tronditje e pamatum mund të shkaktonte tragjedinë. Janë thirrur me urgjencë specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë mbërritur në vendngjarje me aparaturat përkatëse. Shumë minuta mbi thesin “bombë” e më në fund është bërë i mundur ngritja e tij si dhe transportimi, pa rrezik. 45 predhat kanë përfunduar në depot e sigurta të ushtrisë. Ndërkaq, policia ka filluar menjëherë veprimet për të zbuluar nëse ishte një municion i fshehur apo dikush e kishte lënë aty për ta marrë policia. Kanë filluar hetimet për të zbuluar “pronarin” e thesit radioaktiv. Roland Zili

Një tetori rrit çmimet e karburantit

Tregtarët: “Faji TVSH” TIRANE - Nafta dhe benzina “më të zjarrta”, në ndjekjen e TVSH-së. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të normës së re 20 përqind, çmimet e karburanteve janë përshtatur. Privatët kanë rritur mesatarisht 10 lekë për litër, çmimet, ndërkohë, që ajo që i paguan shtetit është vetëm 8.7 lekë për litër. As pikat shtetërore nuk kanë mbetur më prapa. Rritja e çmimeve në shtet, është dhe herë e lartë se te privatët. Nafta e Ballshit që para një tetori shitej 50 lekë/litri, tani kushton 66.5 lekë/litri. Urdhri për ndryshimin e tarifave, ka ardhur nga Ministria e Energjetikës. Ndërsa privatët kanë si justifikim për rritjen e çmimeve edhe rivendosjen e doganave, shteti mund të thotë se janë rritur taksat e importit nga Ballshi në Tiranë.

Nano: Piramidat do hetohen

KRYEMINISTRI PAS HONG-KONGUT TIRANE - “Po abuzohet me deklaratën time. Nuk do të rimbursojë, por do të kompensojë paratë e humbura në piramidat”, deklaroi Nano në konferencën e djeshme për shtyp. Konferenca e vendeve donatore do të zhvillohet në 22 tetor dhe Shqipëria pritet të nënshkruajë këto ditë një marrëveshje me FMN. “Jemi të vendosur të evidentojmë gjithë pasuritë e kompanive rentiere”, deklaroi Nano. Kryeministri konfirmoi Kryeministri Nano (P.Ilo)

“Je shqiptar, jo albanian” dhe i “fluturon” pasaporta

GAFAT E BUROKRACISË TEPELENE - Mendonte se termi shqiptar mund t’i bënte të njohur të gjithë bashkëkombasit e tij në botë. I sigurt në vetvete, në vendin ku kërkohet kombinësia, në vend që të shkruajë “Albanian”, ka shkruar “Shqiptar”. Një punonjës i komisariatit të Tepelenës ka nxjerrë kështu jashtë përdorimit 500 pasaporta për pesë shtetas për pesë shtete. Ato janë quajtur të pavlefshme me njerëzit që i dispononin kanë mbushur dhe ambiente e komisariatit, duke protestuar ashpër. Një gabim fare i thjeshtë, ndoshta nga padituria, i ka kushtuar shtrenjtë 500 qytetarëve të Tepelenës. Punonjësit i komisariatit mendonte se fjala “shqiptar” njihej në të gjithë botën dhe e quante për turp ta konvertonte me “Albanian”. Pas një sorollatje të gjatë, krerët e komisariatit i njoftuan hall-lehxhinjtë se paratë quheshin të humbura e kush donte të merrte një pasaportë të vlefshme duhej të paguante përsëri. 50 prej tyre kanë dhënë për herë të dytë lekët, por aventura nuk është mbyllur me kaq. Punonjësi i komisariatit përsëri ka gabuar. I bindur në vetvete ai ka shkruar për kombinësinë “albanien”. Vetëm një gabim i vogël i detyruar krejt i quajtur përsëri të pavlefshme, ndërsa 50 vetë rikthehen në radhën e shëfit e të kërkojnë lekët. Nuk dihet se kush do të marrë përsipër për komisariatin e Tepelenës të shkruajë pasaportat.