FAJDET / Dy fëmijët e “bosës” kanë mbërritur në Tiranë. Interpoli në kërkim të prindërve në Athinë
Gjallica, s'ka më kthim
Shemsia: Dua të vij. Prokuroria: Po erdhi, do arrestohet
Kryehetuesi Ymeraj: Transparenca e kompanisë nuk pengon arrestimin e tyre. Kadria: Kthehemi po duam garanci
TIRANE - Kthimi i “Gjallicës” me pranga. Policia do të arrestojë çiftin Gani e Shemsie Kadria si dhe Fitim Gërxhaliun, sapo ata të shkelin tokën Shqiptare. Transparenca nuk e pengon vënien e prangave në duart e tre bosëve. “Vendimi i ekzekutivit nuk mund të rrëzojë ligjin”, tha dje për Gazetën Kujtim Ymeraj, drejtori përgjithshëm i hetimit në Prokurorinë Ushatarake.
Burime pranë familjes thanë dje se Shemsie Kadria ka shprehur dëshirën për rikthim në Shqipëri, duke u treguar gazetashkrimtarëve për procesit të transparencës. Por ajo ka kërkuar garanci nga shteti që të mos arrestohet. Prokurorët ndërkohë qëndrojnë në vendimin e Gjykatës për masën e arrestit. Ministria e Brendshme ka marrë informacione për afrimin e Kadries në kufijtë shqiptarë dhe ka vënë në alarm pikat kufitare jugore. “Arrestojeni menjëherë”, është urdhri. Ndërsa fëmijët e çiftit të arratisur janë kthyer në Tiranë, përbindërit këshillojnë të ketë në çdo rast vetëm fund me pranga. “Kompromisi” mes shtetit dhe bosëve mund të arrihet vetëm nëse ata japin garanci për kthimin e parave.
Në faqe 3
Meidani: S'dua peshqorë grekë
Në faqen 2
Otranto, anija nxihet më 12 tetor
Ekspertët: Viktimat mbi ujë
BRINDIZI - Do të nxirret më 12 tetor nga fundi i Kanalit të Otrantos anija shqiptare “I Kateri i Radës”. E kanë bërë të ditur ekspertët italianë, që prej gjashtë muajsh po punojnë për ndërtimin e strukturës që do të bëjë ngritjen. Punimet do të fillojnë më 9 tetor dhe do të zgjasin vetëm katër ditë për nxjerrjen përfundimtare tragjedi? së më madhja të këtij viti.
Kështu ka mbërritur dje në portin e Brindizit anija oqeanike “The performer”, e cila në bordin e saj do të mbajë të gjithë strukturën e ndërtuar për mbytjen e “I kateri i Radës”. Projekti është ndërtuar nga teknikët italianë të firmës “Imperial”, firmë e cila ka bërë mjaft rikuperime reliktesh nga fundi i detit.
Nxjerrja e anijes bëhet pas protestave të shumta që kanë bërë të afërmit e viktimave të Kanalit të Otrantos nga Vlora, por sidomos ata që mbetën në kazermën “Karafa” në Brindizi. Ishin vetëm 14 vlonjatë që kanë kaluar ditët e tyre, duke protestuar për të kërkuar nga qeveria italiane të dalë e vërteta në shesh për atë që ndodhi dhe të nxirren sa më shpejt viktimat në sipërfaqe.
Moti i keq sulmon Veriun
Përmbytje në Shkodër, ciklon në Kukës
Në Lezhë 15 familje në çadra-shtëpi lagen nga përroi i fryrë
TIRANE - Moti i keq “pushton” Veriun shqiptar, shi i rrëmbyer zbret deri në Tiranë. Shkodra është gjendur dje me rrugët të mbuluara nga uji dhe fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë. E rëndë gjendja në Kukës. Një ciklon i fuqishëm ka rrëzuar pemë, ndërsa shkarjet elektrike kanë lënë qytetin pa energji. E vështirë gjendja dhe në Lezhë, një përra i fryrë është futur në çadrat e 15 familjeve të fshatit Kolsh, duke rrezikuar jetën. Edhe Laçi është frikësuar nga koha e keqe. Makinat kanë daluar për minuta të tëra, duke pritur që të pushojnë reshjet që mund të bëjnë majt frikësueshëm. Dje rrugët e Tiranës janë mbushur plot vetëm në pak çaste si të tërbuar. Ka qenë shumë i vështirë qarkullimi në Unazën e kryeqytetit.
Në faqe 5
Zani nën pyetje: Mohon akuzën
Prokurori në Vlorë për hetime
TIRANE - Zani Çausi mohon akuzën e Prokurorisë. Madje ai vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve të tij të mëparshme: “Jam hero i Vlorës”. Burime të organit të akuzës thanë se Zani ishte treguar i kursyer në përgjigjet e pyetjeve. “Fol shkurt”, thotë një hetues. Ndërkaq, prokurori i çështjes është kthyer nga Vlora. Është hera e tretë që shkojmë atje. Bashkëpunëtorë me policinë lidhur me pjesë të veçantë të hetimit i kryesitën përp...”, tha për Gazetën Albanian prokurori që heton dosjen “Zani”.
Në faqe 5
Gjonaj: Lamtumirë kolegë gjykatës
“E shtuna dita ime e fundit si Kryetar”
PËRMBYLLJA NË DREJTËSI
TIRANE - “E di që do të miratohet në Këshillin e Lartë propozimi i ministrit Kondi për të më shkarkuar. Sot u ndava me të gjithë kolegët e mi”. Kështu shprehet kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj, një ditë përpara mbledhjes së dytë të KLD. “Pritet që të shtunën të shkarkohen të gjithë kolegët e mi”, thotë kryetari, duke shpjeguar se këto ditë është përgatitur analiza e gjykatës. Sot ju ka ardhur ftesa për në Presidencë, ku dy gjyqtarëve të tjerë, thotë kryegjyqtësi.
A ju ka ardhur ndonjë ftesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë?
“Po, në mënyrën më zyrtare në ftesë për në Presidencë, siç dihet janë bërë në orën 10.30 pranë KLD sepse do të analizojnë zonën konstitucionale ekzekutive të Ministrisë në gjykatën tonë. Dje të tillë ftesa iu kanë ardhur dhe gjyqtarëve Alfred Vasili dhe Seit Hoxha. Këta gjyqtarës kanë rreth 3-4 vjet punë në institucionin tonë”.
A do të ketë “festa” dhe për gjykatësit e tjerë?
“Pritet që çdo të shtunë të merren në analizë i gjithë performance i gjykatës. Këta gjyqtarës do të jenë në të njëjtin të madhe gjat gjykës së pjesës për rënien. Gjykatësit e dinë që mund të largohen dhe kohë dhe ky është një lloj presioni, që bëhet mbi ta për t’iu bindur politikës së ndokujt. A do të veprohet kështu, do ta tregojë koha”.
A do të të ikish dakort me testimin e gjykatësve?
“Testimi është një slogan. Kush do t’i vendosë kushtet që duhet të plotësohen për të kaluar këtë testim. Prova e vërtetë është shkolla e Magjistraturës. Kush nuk do të kalojë këtë shkollë nuk mund të gjykojë në gjykatë”.
Si do të veprohet me kursantët gjashtëmujorë të Ple-pave?
“Ka pasur dy variante. I pari që ata të testoheshin dhe të kryhet periudhe të tyre politike atëherë çdo gjë ndryshon. Ata janë njerëz të lirë dhe kanë të drejtë të kenë përgjigjet dhe të votojnë për një forcë politike. Edhe ata që do të zëvendësojnë këta gjyqtarë do të kenë identitet”.
Çfarë prisni nga dita e nesërme?
“E di që Këshilli i Lartë do të miratojë propozimin e ministrit Kondi për të më shkarkuar nga detyra. Sot u ndava me gjithë kolegët, gjykatësit, sekretaret, përmbaruesit dhe hetuesit. Jemi ndarë me respekt të ndërsjellë. Kjo më gëzon dhe më shtyn që t’i njoh vlerat e vetes”.
Erjon Tase
Gjykata e Tiranës
Gjonaj