09/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 tetor 1997

Thesari “Cenaj” zbulohet në Athinë

Policia greke i gjen rreth shtatë milion dollarë Dokumenti mbërrin në drejtësisë shqiptare. Autoritetet helenike duan informacion nga Tirana: “Kush është ky njeri?” MISTERI I FAJDEVE / Nga Greqia njoftohet se firma ka bërë transfera parash të dyshimta në kesh Rikthehet në skenë një nga emrat e njohur të fajdeve. Këtë herë dyshimet mbërrijnë nga Greqia Gjalllca: Prokuroria i hap “dritën jeshile” administratorëve të shtetit. “Kështu del e vërteta” TIRANE - Bllokohet në Greqi bos i Cenaj & Co, me 1.9 miliardë drahmi. Një lëvrim i tre faza i shumës marramendëse në një bankë greke, ka shkaktuar dyshime tek agjentët e policisë athiniote. Ka majfatuar ky shkak që Lefter Cenaj, presidenti i firmës, të ndalohet dhe të pyetet për hollësi të mëtejshme. Ndërsa Cenaj vetë është në liri, policia greke ka kërkuar nga një organ i drejtësisë shqiptare verifikime për aktivitetin financiar të firmës. Letra ka pak ditë që ka mbërritur dhe tashmë ajo i është përcjellë Prokurorisë dhe Gjykatës së Vlorës, ku do të bëhen dhe veprimet përkatëse. “Cili është ky person? Çfarë ka në pronësi dhe kush është aktiviteti tregtar që mund të ketë?” Këtyre pyetjeve iu është kërkuar përgjigje nga pala shqiptare. Agjentët e policisë greke janë interesuar të sigurohen për origjinën e shumës së madhe dhe destinacionin e tyre. Fakti i depozitimit të parave në Greqi i është bërë i njohur ndërkohë edhe grupit mbikëqyrës të administratorëve të firmave. Lefter Cenaj Në faqe 3

Boom vrasjesh e 330 të kërkuar

SHKODER - Kanë kaluar në klandestinitet 330 autorë vrasjesh në Shkodër. Ndërsa janë 12 të vdekur në muaj. Janë këto të parat shifra të bëra të njohura nga Drejtoria e Policisë së qytetit verior, forcat e të cilës deri tani kanë ndaluar vetëm një autor vrasjesh. Ndërsa dje është prezantuar vendosja e zëdritëni policisë së qytetit, që rikthehet në Shkodër pas drejtimit të komisariatit të Fierit. Në faqe 6

Buxheti i ri: Më shumë para

Mbledhje e Qeverisë. Shpejt buxheti i ri në Parlament

Buxheti i ri: Më shumë para për ujën, dritat dhe rrugët

Mbledhje e Qeverisë. Shpejt buxheti i ri në Parlament i ri: Më shumë para për ujën, dritat dhe rrugët TIRANE - Buxheti i shtetit dhe administrimi i parave të Qeverisë do të kontrollohen nga Parlamenti. Kështu u vendos dje në mbledhjen me mbledhjen? në Nano zhvilloi me ministrat e kabinetit të tij. Infrastruktura: uji, dritat dhe rrugët mbeten në vendin e parë të listës së parave me të cilat do të punojë ministri Gaqo Apostoli. Nuk u prek fondi i Arsimit dhe Shëndetësisë. Sipas ministrit Malaj, miratimi i projektit të buxhetit për ’97 nuk ishte tjetër veçse shkurtimi i fondeve që nuk janë përdorur në kohën e trazirave. Ministri tha se nuk mund të jepte ende shifrat në total, por sqaroi se gjithçka që nga ky moment do të jetë nën kontrollin e Parlamentit. Në faqe 2

Hafizi: Gjermania nuk është si Irlanda

FUTBOLL / REPORTAZH NGA KOMBËTARJA Hafizi: Gjermania nuk është si Irlanda “Në ndeshjen e së shtunës synojmë dinjitetin” Në faqe 7 Gjermanët përgatiten për ndeshjen. Foto (REUTERS)

Maskat sulmojnë autobuzin zhvishen nën tyta udhëtarë

FIER Maskat sulmojnë autobuzin zhvishen nën tyta udhëtarë Në faqe 5

Nis çarmatim i Pukës por s’ka vend për trofetë

PUKË Nis çarmatim i Pukës por s’ka vend për trofetë Në faqe 5

Grekët ndalojnë një veshëgjat trafikant

NJË NDODHI E RRALLË Grekët ndalojnë një veshëgjat trafikant Gomari me kallashë e drogë kalonte kufirin Kajsha mbante në kurriz 14 automatikë, 14 kallashnikovë, disa karikatorë me fishekë dhe 22 kg. hashash PERMET - Zbulohen trafikantë në rrugën e trafikut, të cilët ndryshojnë mjaft nga ata që deri tani e kanë pasur këtë trafik nën kontroll, pra njerëzit. Mbështetur në këtë këmbë dhe kanë dy veshë të gjata. Nuk janë alienë apo diçka e ngjashme me ta, në të vërtetë kanë shërbyer “gjithnjë” njerëzve. Janë bërë gomarët trafikantë të njohur të armëve dhe drogës. Qarkullonin fjalë për këtë histori, por shumë vetëve u dukogjë e pamundur. Derisa u kap një veshëgjat në flagrancë, tek dilte nga Permeti për të kaluar në trafikun e tij me Gre- qinjë. Ngjarja ka ndodhur në kufirin grek, pasi gomari i ngarkuar me 14 kallashnikovë, disa karikatorë me fishekë dhe 22 kilogram hashash, po ecte qetë drejt monopatit të lumit Vjosa. Kafsha e gjore tundej sa majtas-djathtas nga pesha e rëndë e armëve, por dukej e vendosur për të vazhduar rrugën. Gomari, i ngarkuar keqazi nuk ka mundur t’i shpëtojë vështrimit të ushtarëve grekë të kufirit, të cilët - sipas komentit të mëhershëm të mediave greke mbi këtë problem - në të vërtetë po kërkonin të gjenin të zotin. Ushtarët i janë afruar kafshës, por në këtë kohë për-ta kufirit shpëtaranë? degj?uar breshëri të shumta armësh automatike. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ushtarët grekë, për t’iu përgjigjur kërcënuesve të fqinjë. Gomari trafikant është ndaluar dhe filloi të mbahet në një postë ushtarake në afër- si të qytetit grek të Konicës. Duket se kjo është gjetja e fundit e trafikantëve shqiptarë, të cilët përdorin kafshët për të transportuar armë e drogë përtej kufirit. “Viktima” janë gomarë dhe mushka, të cilët pasi ngarkohen nisen vetëm për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, kafsha e ngarkuar, pritet nga trafikantë të tjerë, të cilët më pas marrin mallin e transportuar. Megjithatë ky është i pari rast që forcat greke arrijnë të kapin një trafikant katërkëmbësh. fa.pu.

Libri & Kulturë

Libri i Zhejit: Lidhje të vjetra me sanskritishten SHQIPJA SANSKRITISHTJA PESA PARE Petro ZHEJI Në faqe 8

FUTBOLL / REPORTAZH NGA KOMBËTARJA

Hafizi: Gjermania