Shtetit i ikën një mal me cigare kontrabandë
Dje në të dalë të Patosit bllokohen nëntë autobote. Vidhinin naftë nga treni. Kapen në flagrancë
Luftë me kontrabandistët në Fier. Policia dhe doganierët akuzojnë për implikim njëra-tjetrën
FIER - Tre maune me cigare dhe nëntë bote me karburant kanë rënë në duart e policisë. Superaksioni është zhvilluar mbrëmjen e së hënës pas një sinjalizimi ardhur nga Ministria e Brendshme. Nga tetë maune me cigare që janë përballur me postbllokun e policisë vetëm tre kanë mundur të ndalen, ndërsa pesë të tjerat janë larguar në brendësi të kallashëve. Zjarri i papritur ka plagosur një polic. Ndërkaq konflikti është spostuar tek njerëzit që kishin organizuar pritën. Krerët e policisë lokale janë grindur me ata të doganës. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për implikim në kontrabandë.
Botet me naftë janë ndalur pranë Patosit. Drejtuesit e nëntë prej tyre janë kapur në flagrancë teksa po merrnin karburant nga një tren. Janë dërguar në komisariat drejtuesi i botit së bashku me makinistin, ndërsa pronarët e tetë botëve të tjera janë detyruar të presin gjatë daljen e automjeteve nga oborri i komisariatit dy të Fierit.
Në faqen 6
Diktatura del pa faj
Në faqen 3
Berisha Nanos: “Faleminderit”
PËR FTESËN NË ROME
Berisha
Nano
TIRANË - Berisha i shtrin dorën Nanos. “Faleminderit për ftesën në Romë.” Një ditë pasi kryeministri shqiptar i ka propozuar liderit të opozitës të bëshkëndëh… në Konferencës së Romës, ky i fundit ka nxituar të falënderojë për ftesën e bërë. “Ky është një eveniment i rëndësishëm i politikës shqiptare” ka nxituar të thotë Berisha në një përgjigje të tij. Por kryeopozitari ka qenë i mendimit se ai nuk do të jetë fasadë e delegacionit në Romë.
Në faqen 2
Berisha. Nano
Tepelenë: Atentat ndaj shefit të krimeve të Kuçovës
TEPELENE - Atentat shefit të krimeve të Kuçovës. Ilir Bida është ndaluar në qendër të Tepelenës, qyteti i tij i lindjes dhe është goditur në kokë me kondakun e kallashnikovit.
Bida, 30 vjeçar, i emëruar prej një muaji në komisariatin e Kuçovës, kishte qenë gjatë trazirave drejtues i krimeve në Tepelenë dhe me këtë periudhë lidhet dhe atentati i djeshëm. Po udhëtonte në një makinë bashkë me dy të afërm të tij, kur tre persona të armatosur kanë kërcënuar që të ndalonin makinën dhe kanë kërkuar që prej saj të dalë vetëm Bida. Aty ata kanë biseduar dhe papritur e kanë qëlluar në kokë me kondakun e kallashnikovit.
Alarm nga Azotiku: Ka arsenik
“Në Fier 800 metra kub lëndë helmuese”
TIRANE - “Në Fier është një arsenal i vërtetë vrasës. Tëneqind metra kub arsenik rrezikojnë të ndotin Adriatikun”. Është alarmi që kanë lëshuar në Senatin italian të Gjelbërtit, pas vizitës së tyre në Shqipëri.
“Në Shqipëri - shkruhet në relacionin që është prezantuar - ekziston rreziku i vërtetë për kalimin në Adriatik të një sasie të madhe të arsenikut, gjë që mund të jetë katastrofike për faunën në këtë det dhe për popujt që lagen prej tij”. Alarm i ekipit italian bazohet në një sasi të madhe, e cila ndodhet stok në një ish stabiliment kimik pranë Azotikut të Fierit. Ky stabiliment është në degradim e sipër, ndaj sipas të gjelbërve italianë, është e mundur që të përfundojnë Adriatik gjithë materialet shumë të dëmshëm.
Azotiku i Fierit
Rrënimi ushtrisë: Zbardhet misteri i Vlorës
TIRANE - Shkatërrimi i ushtrisë shqiptare, të paktën zanafilla, është me një enigmë.
Hetuesit, gjatë hetimeve për disa ushtarakë të lartë, tashmë të amnistuar, kanë arritur të zbardhin disa nga të vërtetat më tronditëse për tragjedinë e marsit. Edmond Zhupani, komandant i përgjithshëm i Forcave të Mbrojtjes Detare, shefi operativ i flotës, Roland Nasto e të tjerë kanë qenë të akuzuar për shpërdorim detyre, por janë amnistuar. Hetimet zbulojnë një të vërtetë tronditëse. Edhe pse gjeneralët më të lartë njohësonin herë pas here gjendjen e reparteve në jug, ushtria vazhdonte të qëndronte në gadishmëri të zakonshme, sikur s’kishte ndodhur gjë. Në Vlorë dhe Sarandë, në javë para se të sulmoheshin repartet, kishin zbarkuar dy ekipe të Ministrisë.
Drejtori i TOB-it në grevë urie: Dade pse më hoqe?
TIRANE - “Nuk mund të lirohet një drejtues institucioni me një letër lë më rrështa. Edhe kur pushohet në pastrueska ne një motivim dhe një argumentim”.
Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit ka filluar dje grevën e urisë. Nga zyra e tij ai tregon për Gazetën Shqiptare, se nuk ka ndërmend të pranojë urdhërin e Ministrës Arta Dade.
“Në lirim tim nuk ka asnjë motivim zyrtar - thotë ai - e pra, kjo është e patolerueshme”. Më pas Xoxe shpjegon se nuk mund të vazhdohet me këtë mënyrë emërimesh e shkarkimesh në Shqipëri. Ai thotë se duhet krijuar një status nëpunësi, i cili duhet ta mbrojë nga çdo ndryshim i stafëve politike. “Do të vazhdojë grevën e urisë - ka deklaruar Xoxe - derisa Dade të kuptojë se kërkesat mia nuk lidhen me karrigen e Drejtorit, por me të drejtat njerëzore të respektit reciprok, gjë që ajo nuk e njeh”.
Ai shpjegoi më tej drejtimin. Ajo duhet të më sqarojë se përse më liron nga kjo detyrë dhe se ku duhet të punoj, duke marrë për bazë një gjykim vlerësimi punën time si drejtues dhe jo si artist”.
Ndërkohë, një tjetër letër e Ministres së kulturës, Arta Dade, e hedhur poshtë dërës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Tonin Ujka, ka vendosur shkarkimin e këtij të fundit nga detyra e drejtuesit. Mbi këtë vendim nuk ka qenë shkruar asnjë motivim mbi shkarkimin e tij, apo dhe një ngarkim me tjetër detyrë. E njëjta gjë ka ndodhur me drejtorin e shkollës së baletit, Ramazan Këllëzi, i cili gjithashtu ka marrë komunikimin e shkarkimit nga detyra. Por duket se këto herë ka vendosur të rebelohen nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle. Dje, me të marrë vesh komunikimin nga ministria përkatëse, është bërë një ndalim i mësimit dhe sot, nxënësit dhe mësuesit do të përgatitin një peticion, ku quajnë të padrejtë pushimin nga puna të Ramazan Këllëzit. “Ky drejtor ka bërë shumë për shkollën e baletit - thotë një nga mësueset - nuk mund të shkarkohej pa asnjë arsye bindëse. Duhet të na japin shpjegime dhe ne”.
Agron Xoxe
Bllokmenë mes fajit e faljes
Ramiz Alia nuk do të dënohet as për Gjenocid dhe as për krime kundër njerëzimit. Ish-Presidenti i fundit komunist i Shqipërisë përse mund të marrë frymë lehtësisht. Vetë Prokuroria e Përgjithshme, ajo që më parë e akuzonte me termat e rëndë që citum më lart, tani ka kërkuar që ai të lirohet nga akuzat. Me këtë akt duket se mbyllet një nga kapitujt më të diskutuar të Shqipërisë së kohëve të fundit, historia e gjyqeve të bllokmenëve. Mbasi është ende shumë shpejt për të folur, dhe nuk ka kaluar ende aq kohë sa t’i gjykojmë gjërat me gjakun e ftohtë që kërkojnë ngjarje të tilla. Shteti pra, paska gabuar kur akuzoi ish-udhëheqësit kryesore të diktaturës më të ashpër në botën komuniste duke iu mveshur atyre akuza që rezultuan krejt pa baza. Të lodhur nga një jetë tashmë e gjatë, vitet e fundit të së cilës i kanë kaluar nëpër qelitë e burgjeve, komunistët e moshuar mund t’i kthehen tashmë jetës normale. Mbesa ka nisur kështu një tjetër rrugë drejt jetës shqiptare, ajo e faljes të mëdha. Por a të drejtë shteti realist të bëjë këtë gjë? Po ata, t’ktimat e dhunës totalitare, ç’mendojnë tani që njerëzit të cilët i patën dënuar, t’i marrin dikur ndodhen po të lirë sa ta vetë? Diskutimi nuk është edhe aq i thjeshtë përderisa si në të gjitha rastet kur gjykohet historia, morali dhe ligji ngatërrohen keqazi mes tyre. Për ligjin dhe shtetin bazohen vetëm mbi këtë - bllokmenët janë të pafajshëm. Por edhe morali ka ligjet veta, të cilat nganjëherë janë madje më influente se sa vetë nenet e kodeve penale. Dhe për moralin, përderisa të gjithë janë dakord se diktatura ishte një nga periudhat më të errëta të Shqipërisë, bllokmenët nuk duhen edhe aq pa faj, ja pse ngatërrohen e gjithë kjo histori. Mb base një falje publike do të ishte mirë të dyja palëve: ish-viktimat dhe ish-dënuesit. Ngjanëherë ndjehesh mirë edhe kur thua: “Më fal.” f.b.
Qëllohet në kokë
Shqetësim në Senatin italian: Do helmojë Adriatikun