16/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 tetor 1997

Hapni dosjen e Berishës

Kondi i kërkon Komisionit të Pastërtisë Ish-presidenti reagon menjëherë: Mos u merrni me gjepurat e Ministrit Pas një kërkese nga brenda PD-së: Hetoni mbi kryesinë “Pazar” të mbarë Nanon e Simitis dje në Tiranë Në faqen 3 Foto: (Plator Ilo) Berisha refuzon ftesën e Nanos për në Romë: Nuk duan të dëgjojnë zërin tonë. Mbrëmë vendimi Në faqen 2 Kryetari i Komisionit Bezhani: Jam dakort, por kështu s’mund të nis hetimet. Dua emrat konkretë Në faqen 2 Nanon e Simitis dje në Tiranë. Në faqen 3. Foto: (Plator Ilo)

Romën e bojkotojnë Ministrat

VIJNE VETËM DY TIRANE - Në të shumëreklamuarën Konferencë të Ministrave të Jashtëm të Romës, do të shkojë vetëm dy ministra, ai i Italisë dhe i Luksemburgut. “Qeveria Nano është treguar një nxënëse i mirë dhe e ka kaluar provimin, por Shqipëria nuk është shqetësimi ynë”. Kështu, 19 nga 21 ministrat e vendeve të Këshillit të Europës, të ftuar në Konferencën, e kanë patur axhendën e zënë, për të ardhur në Romë. Mesa duket fesa është kompletuar si një detyrim për të dhënë diçka për Shqipërinë dhe si në një lojë pokeri, ministrat kanë thënë “passo”. Edhe vetë zonja e politikës së jashtme amerikane, nuk ka konfirmuar mbërritjen. Më parë Dini ishte impenjuar, se do të sillte edhe Albright në Romë, por me sa duket nuk ka mundur ta bindë. Të gjithë shtetet thonë se mungesa e tyre nuk vjen për shkaqe politike, por pse për Shqipërinë duhet të ndi… [vazhdon jashtë kuadrit] ndiqnin mënyrë shtetet që kanë interes të drejtpërdrejtë me të. Ajo që e bën më të pakuptueshme bojkotimin e ministrave të jashtëm, është se në Romë ata nuk kishin për të zgjidhur asgjë për Shqipërinë. Konferenca nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe asnjë vendim madhor nuk do të merret aty. Nano duhet të raportojë për punën e Qeverisë, para një salle të mbushur plot me përfaqësues të përfaqësuesve të shteteve përfaqësuese të KE. Berishës nuk duhet t’i mbetet merak, që nuk po ikën në Romë, sepse auditori nuk do të jetë në nivelit më të larta, para të cilave ai ka folur më parë. Të tjerët VIP në Romë, do të jenë Dini dhe Drejtori i Përgjithshëm i FMN, Mishel Kamdesy. Ndoshta sepse nuk ka patur asnjë ftesë tjetër më interesante, në Romë, ka pranuar të vejë edhe Ministri i Jashtëm i Luksemburgut.

Berisha refuzon ftesën e Nanos për në Romë: Nuk duan të dëgjojnë zërin tonë.

Kryetari i Komisionit Bezhani: Jam dakort, por kështu s’mund të nis hetimet. Dua emrat konkretë

Atentat linjave të tensionit: Mbretëron errësira

Dinamiti rrëzon 17 shtylla LEZHË - Atentat 17 shtyllave të energjisë elektrike. Fshatra e Lezhës mbeten në errësirë, pas shpërthimit me dinamit të shtyllave të betonit. “I kanë marrë për të nxjerrë prej tyre hekurin - kanë thënë burime të ndërmarrjes elektrike - por me këtë akt i kanë thënë përfundimisht “OK” mungesës së dritave”. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se nuk është e lehtë gjetja e parave për të bërë riparime të tilla dhe punën e vështirësojnë akoma më shumë veprimet të papërgjegjshme të fshatarëve të këtyre zonave. Kanë mbetur kështu pa drita shtatë fshatra të kësaj zone dhe vështirësitë ka dhe furnizimi në qytet. Ndërkohë dëmtime ka dhe në telat elektrike, në transformatorët dhe në izolatorët në rrjetin e shpërndarjes. Në këto probleme ka ndikuar edhe prishja e hidroviatit të Tales, i cili nuk mund të riparohet. Në faqen 6

Veriu, mbërrin i ftohti tjetër dimër pa dritë

KUKËS - Pa asnjë gram drithë fshatrat e largëta malore. Nuk është dërguar nga Drejtoria e rezervave të shtetit furnizimi i përmuajshëm, që i duhet banorëve në këtyre zonave për të kaluar dimrin. Ndërkohë ka filluar bora e parë dhe nuk ka ende shpresa që drithit të arrijë të paktën në magazinat e Pukës. Nga pushteti lokal i Veriut apel për Tiranën: dërgoni ushqime, ndryshe malësorët do të rrezikojnë jetën gjatë këtij dimri. Asnjë rezervë në depot e ushqimeve FIER/ Kapet edhe një maune tjetër me cigare POLEMIKE Veriu mbërth… [teksti i prerë në skajin e poshtëm]

Policët kundër doganierëve

“S’na akuzojnë dot, rrezikuam jetën” FIER - “Kur është bërë lufta me kontrabandistët, doganierët nuk e kanë vënë dorën në armë, ndërsa ne kemi rrezikuar me jetë, kështu që askush nuk ka të drejtë të na akuzojë”. Vladimir Kotori, drejtuesi i aksionit të së martës kërkon të mbrojë vartësit e tij nga akuzat e lëshuara prej doganierëve. “Ne na lajmëruan për ardhjen e disa mauneve kontrabandë, por nuk e dinim se ishin numri i tyre. Në vendin ku pritej të vinte ngarkesa, unë kam shkuar së bashku me tetë policë” - tregon Kotori. Sipas tij, aty ndodheshi[n] vetëm tre policë të doganave. Njëri prej tyre është shkëputur pak çaste para se të vinin kontrabandistët, e është larguar me pretekstin për të lajmëruar të tjerët.” Në faqen 5

Shkenca dhe totalitarët

POLËMIKË Shkenca dhe totalitarët Feraj i përgjigjet kritikave të Mishës: Ja shpjegimet për tezat e disertacionit tim Në faqen 8

Alarm për bombë në Bankën Italo-Shqiptare

PAS NJË TELEFONATE ANONIME TIRANË - Alarm në Bankën Italo-Shqiptare. Dyshimet për një bombë, të lajmëruar me një telefonatë anonime, kanë bërë që të rrethohej gjithë zona afër kësaj Banke, në rrugën e “Barrikadave”, dhe të evakuoheshin njerëzit e kësaj Banke. Nën terror punonjësit e saj. Pas kërkimeve në çdo cep e qoshe, rezultoi se alarmi ishte fals. “Kemi vënë bombë në Bankën Italo-Shqiptare” kaq ishte teksti i një telefonate anonime, që arriti dje rreth orës 13.15, në zyrën e informacionit të komisariatit 1. Menjëherë grupet e gatshme, së bashku me specialistët e xhenios, u nisën në drejtim të Bankës, që ndodhet në rrugën e “Barrikadave”. Pasi u bë largimi i njerëzve nga ambientet e Bankës dhe gjithashtu i kursëtarëve të shumtë, filloi kontrolli në të gjitha qoshet e skutat e saj. Për rreth 15 minuta, të gjitha ballat u kontrolluan imtësisht nga një numër i madh forcash të gatshme. Por fatmirësisht nuk u gjend ajo që merrej. Pas mbaruan kontrollet, punonjësit e policisë filluan edhe një herë të gjithë punonjësit e Bankës, të hynin në vendet e punës. Ishin këto 15 minuta plot tension, jo vetëm për punonjësit e Bankës, por edhe banuesit e pallateve sipër saj, të cilët u rikujtuan tmerrin e autobombës në 26 shkurt të ’96 të vendosur tek supermarketi “Vefa”-s.

Europa Shqipërisë: Hiqni 6.000 uniforma blu

Sekretari i BEP-it nga Brukseli TIRANË - “Një polici më moderne shqiptare? Dakort, por duhet që nga 15.400 që është numri aktual i forcave të policisë, të mbeten vetëm 9000 vetë”. Kështu ka deklaruar dje Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Europianopër rendin, portugezi Jose Cutilliero. Në Shqipëri aktualisht ka 15.400 punonjës policie dhe që pas trazirave të fundit në vend, një numër i tillë është dukur fare normal. Por funksionari i lartë mendon se për të ndërtuar një polici moderne dhe të aftë, është i detyruar një shkurtim prej 9000 vetëve dhe se kjo duhet të bëhet gradualisht në vitet që vijnë. Që nga fillimi i krizës shqiptare janë shkarkuar të gjitha strukturat dhe komandat e policisë. Këshilli i Europës vendosi në Tiranë një forcë shumëkombëshe me përbërjen e 15 vendeve europiane. Gjatë javëve të fundit, këto forca kanë pjesë të ndryshme dhe materiale ndihmëse si armatime, për nevojat e shtetit shqiptar. “Në muajt e ardhshëm - thotë Cutilliero - Për policinë e Tiranës do të sillet automjete lëvizëse, kompjutera, mjete kancelarie”. Në këto kushte, policia shqiptare do të duhet të përgatitet për një shkurtim të madh në një të ardhme jo të largët. Ky printer të jetë kusht i vendosur nga organizmat ndërkombëtare të cilat kërkojnë ndërtimin e një policie shqiptare moderne, duke paguar një numër më të vogël.

Futboll, fitorja e pestë e Tiranës

Në faqen 7

Asnjë rezervë në depot e ushqimeve FIER/ Kapet edhe një maune tjetër me cigare POLEMIKE