Perëndimi: Një miliard USD për 5 vjet
Premtohen ndihma urgjente për rregullimin e infrastrukturës
Qeveria Nano fiton provimin para Evropës. Pritet Brukseli për të saktësuar shifrat. Banka Botërore: Mund të merrni edhe më shumë se sa u premtua në Romë
Qeverisë shqiptare i premtohet 12 milion dollarë për emergjencën. 100 milionë të tjera do të lëvrohen deri në mars. Për pesë vitet e ardhshme 1.5 miliard
ROME - Nano merr viston nga Roma. “Paratë janë gati, vetëm të vendosë Brukseli”. Një shumë prej 12 milion dollarësh do të jepet për emergjencë, 100 milion të tjera deri në mars, ndërkohë që shuma prej 1.5 miliard dollarësh do të lëvrohet për pesë vitet e ardhshme. Nano dje ka marrë sinjalin pozitiv për dhënien e ndihmave. Pritet që shuma e prem tua r të konfirmohet të mërkurën e ardhshme në Bruksel. Mbledhja e donatorëve do të përcaktojë shifrat ekzakte që do të ndihmojnë ekonominë e shkatërruar shqiptare. Zëvendës presidenti i Bankës Botërore, Johannes Linn ka deklaruar se shifrat mund të shtohen.
Në faqen 5
Si vidhinin skemat piramidë: Ja mendimi i ekspertëve
TIRANE - Si kanë funksionuar piramidat e famshme? Pas humbjes, të gjithë e kanë kuptuar se në një lojë është e pamundur që të gjithë të jenë fitues.
Zanënia e piramidave ka nisur pikërisht me një lojë që quhej “Fitorja”. Me 9 mijë lekë, ti mund të hyje në këtë lojë, që në përfundim të premtonte 3 milion. Vetëm se për t’u ngjitur nga shkalla e parë e Piramidës, deri në majë të saj, duhej që të gjeje dhe 4 veta të tjerë. Më pas secili prej tyre, duhej të gjente 4 veta të tjerë e kështu me radhë. Sa më shumë pjesëmarrës të kishe poshtë teje, aq më lart afrohesh tek maja e piramidës.
Në faqen 3
Sudja
Sot prova në Otranto: çdo gjë gati për nxjerrjen e anijes
Mjeku ligjor: “20 ditë të identifikohen kufomat”
TIRANE - Sot bëhen të parat prova për nxjerrjen nga fundi i detit i Viktimave të Otrantos.
Ekipi italian do të shkojë mbi “The performer” për të provuar se si do të veprohet për të ngritur reliktin në sipërfaqe. Ndërkohë vetëm një shqiptar do të asistojë të dielën, apo të hënën në mëngjes gjatë procesit të ngritjes së “Il Kateriti i Rades”. Do të jetë Skënder Dule, përfaqësuesi i Ministrisë së mbrojtjes, që do të asistojë në ngjarjen historike.
Në faqen 6
Roboti që identifikoi anijen e mbytur në Otranto
Kontrabanda tenton të zbresë edhe në Lezhë
Kapen 50 shkodranë
LEZHE - Zbulohet një tjetër vend për kontrabandë.
Trafikantët, pas kontrollit në Velipojë nga ana e policisë shqiptare, kanë vendosur të shkarkojnë në Tale të Lezhës mallrat e tyre. Kështu janë konstatuar nga policia e këtij qyteti 50 shkodranë, të cilët më pas kanë konfirmuar për këtë polici, që niseshin në Tale, për të shkarkuar një anije që vinte me cigare kontrabande. Në të vërtetë, anija nuk ka mundur të mbërrijë në portin e Tales, pasi mund të jenë lajmëruar nga toka për gatishmërinë e policisë edhe në këto anë.
Në faqen 6
Berisha sulmon Meidanin: S'e ke të gjatë
PD, aktiv i Tiranës
TIRANE - Berisha sulmon ashpër Meidanin.
“I është përkulur Gligorovit dhe nuk ka bërë asgjë për shqiptarët”. Në një fjalim të tijin mbajtur dje në Konferencën e Degës së Tiranës lideri i PD nuk ka kursyer një varg akuzash për kreun aktual të shtetit. “Jeta e tij do të jetë po kaq e shkurtër sa edhe ajo e bandave të Çerrikut” tha Berisha sipas të cilit Shqipërisë po i kanosen tani një sërë nacionalizmash ballkanikë që po i ngjiten në trup. Kritika të ashpra edhe për Qeverinë Nano dhe për politikën e saj të jashtme.
Në faqen 2
Mbulhohet mina hedh veten në erë
Mënyrë origjinale për tu vetvrarë
LEZHE - Fund tragjik për atentatorin e vilës së ish-shefit të krimeve të Laçit.
Dy në mëngjes duke mbuluar trupin e tij me mina, ka vrarë veten Agustin Gjoni, 27 vjeç, nga Zajmja e Lezhës. Trupi i të ndjerit është gjetur i masakruar familjarët e tij, pasi kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm në një cep të oborrit.
“Ka pasur kërcënime dhe presione të vazhdueshme - është shprehur një nga familjarët - ndaj mund të ketë qenë kjo një nga arsyet e vetëvrasjes, kishte dëgjuar se mbahen peng nga Mijo Çela, një nga miqtë e tij, dhe kërcënime të tilla i kanë ardhur në vesh dhe Agustinit”. Gjoni ishte nga katër orientatorët e vilës terroristë se komandonte me ish-shefin e krimeve të Laçit, Mijo Çela. Po të katër nga fshatrat e Lezhës, kishin marrë përsipër të hidhnin në erë ndërtesën.
Me sa merret vesh, ai ka ngarkuar disa arma me mina dhe disa arma të tjera. Gjatë shpërthimit humbën jetën dhe vëllezërit Selim, si dhe rruanin vëllën gjatë natës, porse në këtë rast lejohat ishin dërguar për të kryer atentatin nga një kapobandë e fuqishme, por për këtë veten ish-shef i kriminalitetit, ka kërkuar ta hakmerret. Agustin Gjoni e ka marrë vendimin për të vrarë veten pas 20 ditë që ishte mbajtur peng dhe një tjetër bashkëautori në krim.
a.b.
Ministri i Jashtëm Italian Dini, protagonist i mbledhjes së djeshme në Romë
Mbyllet mbledhja e Romës. Kryeministri jep fjalën: Piramidat do i mbyllim
Gazeta Tre...
SPEKTAKEL
Ndryshimet në RTSH
SPEKTAKËL
Ndryshimet në RTSH
Flet kreu i ri i kulturës