05/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 nëntor 1997

"VEFA falimentoi"

Arapi: Gjykatat do nisnin procedurat Dështon takimi Qeveri-Kompani. Alimucaj: Takohemi në një vend tjetër Shtyhet sërish "përplasja" e shumëpritur. Shteti kalon në sulm TIRANE - Për VEFA-n, që aq shumë i kundërshtoi administratorët, gjykatat do të nisin procedurat e falimentimit. Pas takimit, ku Alimucaj nuk u paraqit, kryeadministratori Farudin Arapit tha: “Gjykata do të fillojë procedurat e falimentit, bazuar në paditë e kreditorëve për shkelje të njëanshme të kontratave”. Dita e djeshme ishte dita e fundit, për t’i çelur konfliktit VEFA - Qeveri, një dritare dialogu. Pas skadimit të afatit kohor, që VEFA kishte për të pranuar administratorët, Arapi do paraqesë sot kallëzim në prokurori për presidentin e VEFA-s dhe drejtorin e saj ekzekutiv. “Alivucaj dhe Limaj kanë shkelur nenin 235 të kodit penal, pasi kanë penguar zbatimin e një vendimi Qeverie”, tha Arapi. Mosardhjen e tij në takim e fiksuar dje, në orën 18 në Kryeministri, Alimucaj e justifikoi me një faks të dërguar Arapit. “Jam dakord të takohem me ju dhe me Malajn, por takimi të jetë konfidencial dhe të mos zhvillohet në Kryeministri”. Kthesë në marrëdhëniet Qeveri Kompani. Alimucaj në fillim dakort me takimin, por më pas pendohet... Në faqen 3 Superkontrollori Arapi reagon: Nuk ka më takime të tjera. Tani do të ndiqet vetëm rruga ligjore Kreditorë të VEFA-s në pritje përpara sporteleve të Kompanisë (Foto: Plator Ilo)

Nano-Milosheviç në Kretë: Kosova s’ndihet mirë

Rugova: Dakort për dialogun, por të na pyesin edhe ne Reagimet e para NANO Milosheviç TIRANE - Nano takoi vërtet Milosheviçin, por kjo duket se ka lënë një shije të hidhur në Kosovë. Kryeministri shqiptar me Presidentin serb janë ulur kështu pas kaq shumë vitesh ne historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve duke arritur të flasin - në një takim e parë dhe kjo nuk është pak - për çështjen delikate të Kosovës. Milosheviçi përdori fjalët “minoritet”, ndërsa Nano foli me termat “komuniteti kombëtar shqiptar”. E megjithatë, reagimi jo fort pozitiv mbërriti menjëherë nga udhëheqësit dhe politikanët e lartë të Prishtinës. Rugova tha është e drejtë e do shëtit të takohet me një shtet tjetër, por sipas tij kur flitet për Kosovën, duhet të jenë të pranishëm edhe vetë përfaqësuesit e saj. Në faqen 2

Festat në Itali shtynë kërkimet

VIKTIMAT E OTRANTOS

Kontrabanda, kundër tyre dhe shërbimet...

Prokuroria kërkon: Persona me pushtet të implikuar?

Zbulohet mal me

Elbasan

Fino: Zgjedhje të reja lokale vetëm

Dje në Gjirokastër

Policia në luftë me fishekzjarret

FIER Në faqen 6

Grabiten krushqit frikë në dasëm

ELBASAN Në faqen 6

Tirana: Debat sponsor-klub

FUTBOLL Nga ndeshja “Tirana”-“Vllaznia” 1:2 Tirana: Debat sponsor-klub Në faqen 7

Kontrabanda, kundër tyre dhe shërbimet sekrete

Prokuroria kërkon: Persona me pushtet të implikuar? TIRANË - Shërbimet sekrete shqiptare dhe shërbimi i fshehtë i bashkuar me të luftën kundër kontrabandës. Një letër e kreut të SHIR e dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkon bashkëpunim të ndërsjelltë, kundër veprimtarisë antiligjore. Ka qenë SHIK-u ndërkohë organi që ka sinjalizuar institucionin e hetimit, për persona të ndryshëm të implikuar në kontrabandë, madje edhe persona me pushtet. Por, asnjëherë nuk akuzon nuk ka fokusuar ndonjë person të piramidës shtetërore, duke e vënë atë përballë ligjit. “Ka qenë e pamundur të çajë me baltë”, thonë burime të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, vetë organi i hetimit ka kërkuar SHIK-ut dhe Policisë të kontrollojë segmente të caktuara brenda tyre, që në petkun e kontrollit, ishin të përfshirë në kontrabandën e mallrave të forta. Në faqen 4 Kontrabanda e naftës në Liqenin e Shkodrës

Zbulohet mal me automatikë

ELBASAN - Policia gjen të fshehur 300 automatikë në një tunel pranë fshatit Bradashesh. - Policia gjen të fshehur 300 automatikë në një tunel pranë fshatit Bradashesh. Bashkë me to dhe municion. Sipas kreut të komisariatit dy, Agron Roka, ato ishin fshehur në një tipër të bishtur. “Fshatarët mendonin se mund t'i shisnin pas daljes së ligjit të ri”. Një telefonatë anonime kishte treguar vendin e fshehjes së armëve. Një grup i policisë lokale kish bërë të mundur transportimin e armëve fillimisht në komisariat. “Është sasia më e madhe që kemi kapur”- konfirmon kreu i policisë. Në faqen 6

Fino: Zgjedhje të reja lokale vetëm në rast bllokimi

Dje në Gjirokastër TIRANË - “Do bllokohet pushteti lokal? Atëherë zgjedhje të reja”. Është ky paralajmërimi i vetë zëvendëskryeministrit shqiptar Bashkim Fino nga Gjirokastra gjatë një akti të PS-së këtij qyteti. Fino ishte i ftuar nga qendra dhe përveç përvojës që solli nga Tirana, pritur edhe kritikat e forta të këtij forumi ndaj krerëve të PS. Mosndryshimi i strukturave dhe njerëzve në administratën shtetërore, emërimi në bazë të njohjeve i disa funksionarëve të lartë lokalë në Gjirokastër si dhe neglizhimi i thirrjeve dhe kërkesave të tyre pranë kryesisë socialiste në kryeqytet, kanë qenë disa nga pikat më delikate të aktiv të PS për qytetin jugor. Fino tha në Gjirokastër se në Konferencën e madhe të socialistëve në dhjetor, do të ketë ndryshime thelbësore në programin dhe statutin e kësaj partie. Në faqen 3

Atentat afër spitalit: Ende mister mbi vrasjen

DJE PASDITE NË TIRANË TIRANË - Vrasja nga muri i spitalit. Dhe sërish me automatik kanë shuar jetën e një të riu kryeqytetas. Vrasësit, që kishin zënë pritë pas murit, janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ende nuk ka konfirmuar kapjen apo të paktën identitetin e tyre. Përgjegjës të trotuarit fare pranë hyrjes kryesore të spitalit civil të Tiranës. Dje rreth orës 16.30 persona të panjohur të armatosur kanë qëlluar duke vrarë 26 vjeçarin. E. Isaku, banor në lagjen 10. Sapo ishte ndarë nga disa shokë të tij, shenja e vrasësve ka ecur duke kaluar kryqëzimin e më pas në trotuarin e majtë të rrugës drejt Kinostudios. Por nuk ka bërë as 30 metra, kur dy plumba e kanë marrë atë në pjesën e qafës, duke i shkaktuar plagë të rënda. Plumbat kanë kaluar thuajse sipër kokës së policit të qarkullimit, që është gjithnjë prezent në këtë kryqëzim. Menjëherë, pas panikut të parë, njerëz të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, duke e dërguar atë në urgjencën kirurgjikale të spitalit 2. Por gjithçka ka qenë e kotë. I riu E.I ka vdekur ende pa mbërritur në duart e bluzave të bardha. Në vendngjarje nuk kanë vonuar forcat e gatishmërisë të komisariatit numër 1, një pjesë e të cilave janë vënë në ndjekje të autorit. Mendohet të kenë qenë dy persona që kanë kryer atentatin. Pas murit, në anën e spitalit civil, është gjetur e braktisur arma e krimit, bashkë me një karikator dhe një trastë. Vrasësit ka shumë mundësi të jenë larguar në brendësi të spitalit, duke humbur gjurmët mes pallateve në anën tjetër të tyre. Është ndërprerë ndërkohë qarkullimi i makinave dhe autobuzëve urbanë, derisa oficeri e policisë gjyqësore kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vend kanë mbërritur edhe prokurori i gatshëm, që ka bërë fiksimin e provave materiale. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me motivet e krimit. Por duket qartë se atentati ka qenë i menduar dhe se prita ishte përllogaritur nga vrasësit. p.r.e.

Festat në Itali shtyjnë kërkimet

Kreditorë të VEFA-s në pritje përpara sporteleve të Kompanisë (Foto: Plator Ilo) Në faqen 3 VIKTIMAT E OTRANTOS Festat në Itali shtyjnë kërkimet Në faqen 5