08/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 nëntor 1997

Paditet Vefa: Alimuçaj thirret për t’u pyetur

Superkontrollori denoncon Paditet Vefa: Alimuçaj thirret për t’u pyetur Pas përplasjes mes Kompanisë e Qeverisë TIRANE - Vehbi Alimuçaj denoncohet në Prokurori. Dhe në mëngjes fare rudi Arapi, kryeadministrator i firmave rentiere, ka depozituar në organin e akuzës padinë e bazuar në akuzën “Kundërshtimit të nëpunësit civil”. Po dje, është kërkuar thirrja për t’u marrë në pyetje vetë Alimuçaj, por, megjithatë e tij shtyu ditën. Ishte avokati i Kompanisë ai që i shpjegoi prokurorit se Alimuçaj do të paraqitet për t’u pyetur. Ndërkohë, vetë presidenti i firmës tha dje se “nuk kishte kundërshtuar asnjëherë administratorët”. Për këtë, ai u shpreh i gatshëm të jepte dhe prova. “I pres administratorët, por vetëm në një kusht, që ata të mos prekin asgjë më dorë, pa maruar gjyqi në Kushtetuese dhe Transparenca”, tha Alimuçaj. Akuza ndaj tij përbën ndërkohë një kundërvajtje penale dhe parashikohen dënimin me gjobë ose me 6 muaj burg. Në faqen 2

PS, disiplina heq dorë

Ruci: Po t’i kishte paraqitur unë, ju vetë do më quanit diktator PS, disiplina heq dorë Deputetët nuk miratojnë nenet e “kuqe” Dy ditë polemika brenda përfaqësuesve të pozitës për rregullat e reja TIRANE - PS zbut qëndrimin ndaj rregullores së grupit. Vetëm një ditë për fatunës së shkaktuar në gjirin e grupit socialist dje është vendosur që projekti në fjalë të mos votohet edhe për disa kohë. Tërheqje për nenet të veçanta dhe debat për të tjerat. Nuk do të ketë më tani një pagesë prej 5 përqind në arkën e grupit nga ana e deputetëve por vetëm 1 përqind. Zbutje të tjera edhe për nenin 24 dhe masën e çregjistrimit nga lista e grupit. Vetëm një ditë më parë projekti në fjalë u kalua në pjesën e dytë të tij. Por mungesa masive e deputetëve në këtë diskutim si dhe një rezistencë e ashpër e një grupi tjetër bërige projekti të ngrije edhe për një kohë tjetër. “Nëse do ta kisha paraqitur unë këtë projekt ju do të më quanit diktator” është shprehur në diskutimet e tij deputeti Gramoz Ruçi. Mbështetje ka gjetur Ruçi edhe në një krah tjetër deputetësh të cilët kanë qenë për një zbutje drastike të masave të parashikuara në nenet të caktuara. Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i rregullores e cila pritet të rishikohet sërish. Socialistët tërhiqen nga varianti i parë i projekt rregullores. “Duhen zbutur nene të veçanta”. Diskutimi është bojkotuar nga gjysma deputetëve Tani varianti do të rishikohet sërish. Ruçi dhe të tjerët kanë qenë kundër. “Kështu si e keni nisur do mbetet vetëm kryesia” Në faqen 3 Radhët e para të grupit parlamentar të PS

Atentat njësit të armëve

SHKODER - Është qëlluar me një granatë shefi i armatimeve të policisë së Shkodrës, Remzi Hoxha, 48 vjeç, është vrarë të mërkurën në mëngjes pak metra larg shtëpisë së tij. SHKODER Atentat njësit të armëve SHKODER - Është qëlluar me një granatë shefi i armatimeve të policisë së Shkodrës. Remzi Hoxha, 48 vjeç, është vrarë të mërkurën në mëngjes pak metra larg shtëpisë së tij. Akoma mister autorët dhe shkaku i atentatit të tmerrshëm. Dëshmitarët okulare kanë parë të afrohej me shpejtësi një makinë në të cilën udhëtonin dy të rinj. Nga automjeti është hedhur eksplozivi, i cili i ka marrë menjëherë jetën shefit të armëve shkodrane. Sot bëhet një ceremoni ushtarake për të nderuar kujtimin e Hoxhës dhe ndërkohë po punohet për identifikimin e autorëve. Gjithsesi, mësihen se Hoxha nuk ka pasur kërcënime apo konflikte që mund të çonin në atentatin e tmerrshëm. Në faqen 5

Kondi: Përmb...

Dje mbledhje e gjatë me Ministrin

Minat përgjakin:

Korçë, u futën në zonë për të punuar

Përplasen 3 makina: Tre të vdekur

FIER. Përplasen 3 makina: Tre të vdekur. Në faqen 6

Kondi: Përmbbarues largojuni korrupsionit

Dje mbledhje e gjatë me Ministrin . Kondi: Përmbbarues largojuni korrupsionit. TIRANE - “Korrupsioni dhe shkeljet tashmë i takojnë të kaluarës”. Ky ka qenë mesazhi i falë përfundimi i takimit të djeshëm të ministrit Kondi me përmbaruesit e gjykatës së Tiranës. Për mes të ore, numri një i Drejtësisë ka shprehur mangësitë dhe shkeljet e vërejtura nga kontrolli i fundit në administratën e gjykatës. “Tani për tani nuk do të ketë ndonjë largim. Në do të synojmë vendosjen e disiplinës që qe mesa duket ka munguar kohë e fundit”, është shprehur më pas, kryetari i gjykatës Pajtim Hoxha. Vërejtjet e ministrit kanë qenë kundërpërgjigje përmbariuesve. Gjithsesi kontrolli i fundit i Ministrisë, nuk ka shkaktuar asnjë penalizim apo shkarkim të punonjësve të Zyrës së Përmbarimit. Administrata e gjykatës varet drejtpërdrejtë nga Ministria e Drejtësisë. Në faqen 4. Ministri Kondi

Godo vetëm kundër të gjithëve

KONGRESI PR . Godo vetëm kundër të gjithëve. TIRANE - Sabri Godo kundër të gjithëve. Dje lideri republikan ka prerë urat lidhëse me PSporedhe me PD. Gjithsesi ai ka qenë hapur një shteg kur nuk i ka quajtur ata armiq por një mundësi për dialog. Në një raport kongresual Sabri Godo ka bërë analizën e PR por dhe të situatës në vend. Ka goditur por edhe ka sugjeruar, ka sulmuar por edhe është mbrojtur duke dhënë opcione përballë një salle të mbushur me republikanë dhe me pak ovacione. Në faqen 3

Minat përgjakin: Plagosen dy roje

Korçë, u futën në zonë për të punuar Plagosen dy roje. KORÇË - Minat rreth reparteve ushtarake godasin përsëri. Dje në mëngjes, në një repart të Velipojës shpërthimi i një mine ka masakruar dy roje ushtarake. Fshatarët e zonës kanë quar menjëherë në spital të aksidentuarit, por që të dy kanë humbur gjymtyrët e poshtme. Rojët, njëri 58 dhe tjetri 40 vjeç nuk kanë mundur të evitojnë një minë të fshehur dhe kur janë futur në zonën e rrethuar për të mbuluar minat e tjera, kanë bërë hapin e tmerrshëm. Në faqen 5

Shkollë nën hijen e pemëve

BERAT . Shkollë nën hijen e pemëve. Në faqen 6

Kthehet “stuhiа” mbi doganierë

DURRËS / POGRADEC . Kthehet “stuhia” mbi doganierë. Në faqen 2

Çmimet letrare: A duhet të jenë vërtetë kështu?

KULTURE . Çmimet letrare: A duhet të jenë vërtetë kështu? Në faqen 8

Fëmija zbulon drogmenin: Tmerrohet nga shiringa

Policia alarmohet nga zhurma e të voglit . Fëmija zbulon drogmenin: Tmerrohet nga shiringa. TIRANE - Një fëmijë dekonon një drogmen, i tmerruar nga shiringa e ngulur në mishin e krahut. Duke marrë frymë me vështirësi, pogelushi që nuk ngjitet dot prej frikës në shkallët e pallatit, i është drejtuar policit. E ndërsa me urgjencë kanë mbërritur grupi i gatshëm dhe inspektori i mjetit të bardhë, drogmeni ishte zhdukur, duke lënë në hyrjen e errët vetëm shiringa dhe copa letrash. Ka qenë kjo shumë e papritur dje për një fëmijë 10 vjeçar nga Tirana, pamja e një të riu që po drogohеj në shkallët e pallatit të quajtur “9 katëshet”. I sapokthyer nga shkolla, fëmija ka bërë të ngjitet me vrap në shtëpi, por, në katin e dytë, në një cep të shkallëve ai ka “zënë në befasi” një të ri 20 vjeçar që atë moment po ngulte shiringën në damarët e krahut. Me vrap fëmija, i shoqëruar nga një tjetër i ri moshë më të vogël, ka bërë të largohet shkallëve, dhe ankthi i tmerrit ka përfunduar vetëm kur ai është gjendur pranë lëvizjes së shumtë të njerëzve në kohën e mesditës. Çfarë të bënte? Vogëlushi me syze ka parë një polic pak metra më tutje dhe është drejtuar me vrap për tek ai. “Xhaxhi polici, një çun po bën drogë të krahu ke hyrja ime, atje”, ka treguar fëmija uniformës blu. 10 vjeçari kishte ende një trishtimtarie të shpëtuar, ndërsa nga sytë poshtë syzeve rridhte mënkën e policit. Ky i fundit, në fillim nuk ka marrë seriozisht fjalën e fëmijës, por më pas ka ndërruar mendje. Pak minuta më vonë, dy furgonë të grupit të gatshëm të komisariatit 1 vërshuan tek kryeqëzimi i Poliklinikës Qendrore. Policët me maska vërshuan në fillim tek hyrja e gabuar, moment ky që i ka shërbyer të drogarnarit të zbriste i qetë dhe të bashkohej me turmën e njerëzve. U kontrolluan shumë shpejt katër hyrjet, por vetëm tek njëra - ajo e shënuara nga fëmija - u gjetën shiringa dhe disa letra. Policia ndaloi për momentin katër persona, por asnjëri nuk ishte ai që kishte shpëtuar kruarën. Pasi furgonët janë larguar, rreth vogëlushit janë grumbulluar shokët e tij. “Ata xhaxhat vijnë shpejt se të shkallët e hyrjes sonë dhe bëjnë drogë”, u shpreh vogëlushi. Frika se mos “xhaxhi ngulte shiringën” e kishte cuar atë te polici. r.z.

Vllaznia arrin Tiranën në krye: Fiton në Krujë

FUTBOLL . Vllaznia arrin Tiranën në krye: Fiton në Krujë. Zhgjënjim i plotë i Barcelonës në Ligën e Kampioneve, humbje e turpshme me Kievin. Në faqen 7 Bogdani dje, në momentin e golit (P. Ilo)

Godo vetëm kundër

KONGRESI PR