Gjithë vendi mban zi, sot varrosen viktimat e Otrantos.
Mijëra vetë do shoqërojnë "dhimbjen e detit". Bashkë me ta Meidani, Nano, Prodi...
Vlora me zemër të shqyer
Gjithë vendi mban zi, sot varrosen viktimat e Otrantos
Ceremoni mortore edhe në Fier. 52 arkivole mbërrijnë sot me traget nga Italia. Ankthe në dy qytete
KALENDARI I ZI
7.00 Mbërritja e tragetit
7.00 - 10.00 Njerëzia e arkivoleve tek sheshi para Prefekturës, vendosja e tyre në makina ushtarake
10.00 - 11.00 Lëvizja e kortezhit në një orkestër frymore deri tek sheshi i Flamurit, 2.5 kilometra rrugë në këmbë.
11.00 Fjalime në emër të Qeverisë, Këshillit të Rrethit dhe shoqatës së “Viktimave të Otrantos”
11.30 Tani, kokë më kokë, Nano - Prodi, nisja në varreza dhe shërbesat fetare, njëkohësisht nisja e 13 arkivoleve për në Fier.
Pasditë Vizita në familjet e viktimave
VLORË - Viktimat e Otrantos do të varrosen në qytetet e tyre. Lumë njerëzish, politikanësh e gazetarësh janë derdhur në rrugët e qytetit. Sot në të gjithë vendin do të jetë ditë zie kombëtare, por këtë në Vlorë ndjehet një klimë “feste”, mbase shumë njerëz shpresojnë se bashkë me 52 kufomat, të mund të varrosin një herë e përgjithmonë kapitullin më tragjik të historisë së Shqipërisë. Megjithatë pak frikë ka në qytet. Njerëzit që prej vitesh kanë jetuar pranë detit, ndjejnë se ai po trazohet nga ora në orë, një ogur jo i mirë për të sotmen. Trageti që pritet të mbërrijë në mëngjes mund të ketë probleme gjatë udhëtimit, gjë që mund të shtyjë ardhjen e tij, por të gjithë shpresojnë. Shpresojnë se ky det nuk do të jetë ai që kësaj t’u prishë një ceremoni që e pritnin prej muajsh. Ndërsa në Fier kanë ndërtuar një varrë të vogël prej çimentoje dhe në krahët e saj, janë vënë në radhë 13 gropa që sot do të mbvllin në barkun e tyre, viktimat fierake të kanalit të Otrantos. Lule e një skuadër ushtarake edhe nga Gjirokastra.
(Foto: REUTERS)
Arkivolet e viktimave dje në portin e Brindizit
Në faqen 3
Arkivolet e viktimave dje në portin e Brindizit (Foto: REUTERS)
Kuvendi rrëzon Meidanin: kalon ligji i trazirave
NGJELA: TANI MUND TË HETOJ
Meidani
Ngjela
TIRANË - Parlamenti përfundimisht ligjit mbi hetimin e ngjarjeve të fillimit të vitit. “Isha i sigurt se do të ndodhte kështu”, ka deklaruar pak çaste më pas deputeti, Spartak Ngjela. Sipas tij, veprimi i Presidentit ka qenë i nxituar dhe se ai ka qenë këshilltar keq nga këshilltarët e tij. Ngjela ka siguruar se tani rruga është e hapur dhe se në ditët që do të vijnë Komisioni i tij do të startojë nga puna.
Legjislativi sërish kundër Presidentit.
Meidani
TIRANË - Parlamenti mposht presidentin Meidani. Ligji mbi Komisionin Ngjela, ka kaluar dje në Parlament edhe pse ka qenë i kthyer nga kreu i shtetit. Janë dashur 30 minuta diskutime që kartoni jeshil, t’i hapte rrugë
Meidani; Ngjela
M. Leka vjen
I KA PREMTUAR ARAPIT NË TELEFON
Hajdari: Nuk e njoh procesin
"Dua gjykatë të huaj"
Kapet kapobanda i Urës Vajgurore
BERAT / Betejë e gjatë me policinë
Kthehen djemtë plan…
Mbyllet mirë aventura e 4 lezhanëve
M. Leka vjen sot në Shqipëri
I KA PREMTUAR ARAPIT NË TELEFON
TIRANË - Sot, kthehet në Shqipëri Mustafa Leka.
I ftuar me telefon nga kryembikëqyrësi i procesit të transparencës, për t’u takuar me administratorët e firmës “Deloitte & Touch”, Leka, i ka premtuar Arapit të vijë. Prej muajsh ai ndodhej në Turqi dhe në selinë e firmës që ai drejton, punonjësit e mbetur, ngrinin supet, kur pyeteshin se kur do të kthehej presidenti i tyre. “Kam folur me të në telefon dhe më ka thënë se do të kthehet sot”, tha për Gazetën, Arapi.
Në faqen 5
Hajdari: Nuk e njoh procesin ndaj Mazrekut
“Dua gjykatë të huaj”
TIRANË - Azem Hajdari nuk njeh procesin Mazreku.
“Ne do ta rishqyrtojmë atë sërish, kur të vijmë në pushtet”. Kështu ka deklaruar dhe deputeti i PD-së, në një konferencë për shtyp. Sipas tij, procesi është një montaturë politike dhe se vrasësit e vërtetë, nuk gjenden në sallën e gjyqit por në atë të parlamentit. Deputeti Hajdari ka paraqitur dy fakte e filmime nga procesi në fjalë, duke saktësuar se disponon edhe elementë të tjerë, të cilët implikojnë politikanësh Nanon, Gjini-shin dhe Doklen. “Do të kërkoj një gjykim ndërkombëtar është shprehur ai, i bindur se trupi gjykues nuk është i aftë të zhvillojë një gjyq të tillë”. Hajdari ka garantuar se nuk do të shkojë asnjëherë drejt e gjykatës, për të deponuar si dëshmitar.
Në faqen 4
K a p e t kapobanda i Urës Vajgurore
BERAT / Betejë e gjatë me policinë
BERAT /
BERAT - Pranga për kapobandën e Jaupëve. Superaksion i policisë lokale. I kërkuari plagoset pas një përpjekje me armë. Dërgohet në spitalin e qytetit, ndërkohë që kërkohet një helikopter nga Ministria e Brendshme. Situata tensionohet dhe në lojë hyjnë dhe familjarët e viktimës, të cilët bëjnë presion ndaj policisë. Dy orë me radhë, uniformat blu janë munduar të sigurojnë jetën e tij. Në orën dhjetë të ditës së djeshme, atë e kanë dërguar në Tiranë, sigurisht të shoqëruar nga një eskortë speciale.
Në faqen 6
Kthehen djemtë plangprishës
Mbyllet mirë aventura e 4 lezhanëve
LEZHË - Pasi u kanë ngritur gjakun prindërve të tyre, 4 fëmijët e nisur për “kismet” në Greqi, janë kthyer përsëri në shtëpi.
“Nuk na rrëmbeu njeri”, i kanë deklaruar ata shefit të policisë së komisariatit të Lezhës, Arben Dashi. “Donim të shkonim në Greqi, por na mbaruan lekët dhe arritëm deri në Tiranë”. Aventurë e tyre e nisur dje, ka përfunduar, për fat të mirë, pa asnjë pasojë. Të nxitur nga kushëriri i tyre më i madh, plot 16 vjeç, 4 djem të klasës së 6 të shkollës së Lezhës, u nisën për në vendin fqinj. Prindërve u lanë vetëm një letër, ku doshta shkruhej me gabime ortografike: “Mami, po iki në Greqi. Tëputh fort”. Këta katër 11 vjeçarë dhe një 16 vjeçar, janë nisur me furgon pa njeri në Tiranë, por aty u kanë sosur lekët. Uria, malli dhe frika, i ka kujtuar se puna me mend qën(d) s’bëni, ishte të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë prindërit e katër fëmijëve, kishin dhënë alarmin në policinë e Lezhës, kurse Lezha kishte njoftuar Komisariatet e Korçës, Devollit, e Librazhdit, për një pelegrinazh prej 5 të miturish. Pas familjeve, policia ka qenë e dyta që i ka parë “trimat” e vegjël. Të shoqëruar nga një polic, ata dje në orën 12.00 kanë shkuar në Komisariat dhe kanë treguar se gjithçka që qenë një iniciativë e tyre. Ndërkohë, dje në shkollën ku ata mësojnë, policia kishte shtuar ndjeshëm prezencën. Shumë prindër - të trembur nga lajmi i ikjes së 4 djemve - nuk i kanë çuar në shkollë, fëmijët e tyre. Sot me siguri bangat do të jenë plot dhe 4 “heronjtë” e vegjël, do t’i tregojnë shokëve të klasës, se si donin të iknin për Greqi dhe sa e bukur ishte Tirana.
Irfan Rama
Trajneri Dedja: Vllaznia synon kreun e Kampionatit
FUTBOLL
Trajneri Dedja: Vllaznia synon kreun e Kampionatit
Sponsori, ja forca jonë
Në faqen 7
Procesi i pedofilit: Fakte të tmerrshme
CËRRIK
Procesi i pedofilit: Fakte të tmerrshme
Dje denonimi i fëmijëve
Në faqen 6
“Fëmijë, larg armëve”
Pas alarmit për dhunën mes të vegjëlve
“Fëmijë, larg armëve”
Thirrje në shkollat e Tiranës
TIRANË - “Fëmijë, tutje armët!” Me këtë thirrje u janë drejtuar dje, nga Drejtoria Arsimore, u është bërë thirrje fëmijëve të shkollave 8 vjeçare dhe atyre të mesme, që të mos shkojnë deri në veprime, si ato të para disa ditëve në shkollën “Sabaudin Gabrani”. Bashkë me Drejtorinë Arsimore, për zgjedhjen e këtij problemi është angazhuar edhe Drejtoria e Policisë.
Drejtoria arsimore apelon ndaj nxënësve. Dhe në të gjitha shkollat 8 vjeçare të qytetit, është lexuar një komunikatë e kësaj drejtorie, lidhur me sensibilizimin e nxënësve për t’u distancuar nga armët. Kështu do të ndalohet represhtësisht hyrja e nxënësve në shkolla me lodra. Nuk do të ishte çudi që brenda tyre, të gjendeshin edhe armë. Gjithçka mori shkas nga ngjarja e ndodhur te kthinën në shkollën “Sabaudin Gabrani”, ku pas një përleshjeje mes nxënësve, policia gjeti edhe një granatë në oborr. Nuk është hera e parë që të tilla raste, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Për të evituar, Drejtoria e Policisë të Tiranës, ka marrë kontakt me drejtorët e të gjitha shkollave. “Duhet të jenë drejtorët dhe mësuesit, ata që do të kontrollojnë nxënësit gjatë qëndrimit në shkollë,” thotë kolonel Tusha. “Megjithatë, deri tani uniformat blu, nuk kanë munguar në tendencat pranë shkollave. Për të sensibilizuar nxënës e mësues për problemin e armëve, sot të gjitha shkollat do të mbërrijnë edhe një apel i vetë kolonel Tushës. “Po nuk i sensibilizuam të rinjtë, është e kotë që të mendojmë se mund të largohet, makthi i armës nga mendja e fëmijëve. Por po dorëzimin e këtyre armëve që kanë shkaktuar vetëm viktima, deri tani në Tiranë është vështirë të vendoset ndër të gjithë qetësia”, ka thënë kolonel Tusha.
Në faqen 4