Kreu i policisë paralajmëron stuhi. Reagon edhe Presidenti
Skafet nën pranga
Reagimi pas tragjedisë: Gardh në bregdet
Arrestimet e para kundër trafikut të klandestinëve. Operacione në Durrës e Kavajë
TIRANË - Nisin hetimet për “Otranto 2”. Një urdhër urgjent i krerëve të Prokurorisë së Përgjithshme ka bërë që dje në mëngjes prokurorët e Durrësit të vënë në lëvizje mekanizmin e hetimeve. Vetëm disa orë pas telefonatës së nxituar, policia e Durrësit dhe Kavajës ka ndërmarrë aksionin “spastrimi”. Burime të besueshme thanë dje se janë arrestuar disa persona të dyshuar për trafik klandestinësh si dhe janë bllokuar një numër skafesh. Organet e drejtësisë në bregdetin qendror janë ngritur në këmbë. Tragjedia më e fundit ka dhënë alarmin dhe mekanizmat e shtetit po lëvizin në maksimumin e tyre. Ndërsa do të “zhbirohet” minutë pas minute tragjedia e njerëzve mbi gomone, prokurorët kanë porosi të hetojnë dhe trafikun në përgjithësi të klandestinëve. Ndoshta jo shumë vonë, prokurorët tanë do të fluturojnë në vendin fqinj, për të hetuar atë pjesë të trafikut që i përket pjesës përtej Adriatikut. Kur është nisur gomonia? Nga cili vend? Kush ishte pronari i saj dhe sa kishin paguar viktimat për udhëtimin me fund tragjik? Si ndodhi defekti dhe kush mbante përgjegjësi?
Në faqen 9
Dhimbja e të mbijetuarve të Otrantos (Lart) Nadia 5-vjeçare, viktimë e tragjedisë
Shkodra përleshet me Durrësin
FUTBOLL
Shkodra përleshet me Durrësin
Begeja fyen publikun më pas sharje në kor, gura, copa betoni por edhe shkopinj gome. Policia zbon shkodranët nga stadiumi
DURRËS - Skandal në stadiumin e Durrësit. Grushta, gura, shkopingome, shermes lojtarëve e dy tifozerive. Ndeshja ndërpritet për 25 minuta. Ndërhyn policia e specialët. Më pas tifozët shkodranë zbohen nga stadiumi e nisen për në qytetin e tyre. Incidentet më të vogla kanë pasur minutat e tjera dhe pushimin e ndeshjes, disa minuta para përfundimit një shpërthim i fuqishëm eksplozivi...
Në faqen 10-11
Ja pse na duhet Millosheviçi
Njerëzit e Meidanit sqarojnë fjalinë surprizë
Por opozita sulmon: Ai tradhtoi
TIRANE - Presidenca kërkon të zbuse deklaratën e Meidanit. “Ka qenë një prononcim tipik periferik”, është shprehur dje, këshilltari presidencial Preç Zogaj. Sipas tij, një Serbi demokratike, do të thotë më shumë mundësi për dialog e për zgjidhje të çështjeve të mbetura pezull, mes Tiranës e Beogradit. Por nuk mendon kështu opozita shqiptare. Dje, ajo është vënë në unison të një kritike të ashpër. Kjo është një dëshmi tjetër e pas gjasë në Kretës dhe tregon se qeveritarët e sotëm janë vënë në një pozicion kapitullues përballë Beogradit dhe politikave të tij. Por nga ana e tij, Zogaj është munduar të saktësojë dje, thelbin e vërtetë të thënies së Meidanit, i cili ka hedhur kështu një urë tjetër afrimi mes dy vendeve ballkanike.
Meidani
Millosheviç
Në faqen 2
“Hani i Hotit” është si oksigjeni
SHKODER
“Hani i Hotit” është si oksigjeni
Misteri i fajdeve: Nesër
Qeveria i emëron zyrtarisht kontrollorët
"Hani i Hotit është si oksigjeni për qytetin"
SHKODER
"Hani i Hotit është si oksigjeni për qytetin"
SHKODER - Hani i Hotit, pika e lidhjes së Shkodrës me Malin e Zi vazhdon të qëndrojë i mbyllur duke privuar qytetin verior nga një furnizim me oksigjen aq i domosdoshëm për ekonominë. Sipas burimeve të autoriteteve më të larta shkodrane pengesa e vëmë mbetet pala malazeze, e cila po ngurron për hapjen e kësaj pike që prej trazirave të muajve të kaluar në Shqipëri. Megjithatë ngurrimi vjen dhe për shkak të problemeve të brendshme të vendit përtej kufirit ku ende nuk është arritur stabilizimi politik. Ndërsa Shkodra, duke qenë një nga qytetet më pak emigracion, vazhdon ta shohë pikën e hapjes si një mundësi dhe “shpëtimit” dhe të daljes nga vështirësitë e mëdha ekonomike që hasen në mbarë qytetin.
Në faqen 4
Misteri i fajdeve: Nesër mbërrijnë të huajt
Qeveria i emëron zyrtarisht kontrollorët
TIRANE- Administratorët e huaj të firmës “Deloitte & Touch” presin emërimin zyrtar nga Qeveria, për të filluar punën pranë 5 firmave huamarrëse.
Sipas kryemekrygkryesit të procesit të transparencës, Farudin Arapi, administratorët e huaj, kanë pranuar të bashkëpunojnë me ata shqiptarë. Përveç kësaj, shoqata “Për këmbimin e parave të lëna në fajde”, dëshëron të marrë pjesë në përfaqësuesit që janë në transparancë. “Duam që kreditorët të kenë pranë firmave, po aq përfaqësues sa ka edhe Qeveria”, thotë kryetari i shoqatës Mistre[t] Sahiti.
Në faqen 3
Rrugët e Jugut, pa emra
Vendet publike në dorën e zhargonit
Rrugët e Jugut, pa emra
Bashkitë e zëna me halle të tjera
GJIROKASTER - Rrugëve të Jugut u kanë humbur emrat. Nëpër shumë rrugë të qyteteve e fshatrave të Gjirokastrës, Sarandës e Delvinës mungojnë tabelat me emrat e tyre, madje ka edhe mjaft rrugë që as që e kanë mënduar ndonjëherë se si quhen. Janë të shumta pikat e referimit në qytetet jugore të cilat i janë nënshtruar anonimatit të pavullnetshëm si pasojë e neglizhencës së autoriteteve. Por ndërkohë në rrugët pa emra të Jugut gjithnjë e më tepër po shfaqen emra të huaj kohët e fundit. Bëhet fjalë për zonat fshatare të minoritetit në Sarandë, Delvinë e Gjirokastër, por edhe në qytetet përkatëse, ku mungesa e tabelave të rrugëve ka bërë që emrat e tyre të mëparshëm që ndoshta kanë ekzistuar por që nga mungesa e përdorimit janë harruar, të zëvendësohen me emrat e tabelave të firmave të huaja që rëndom i kanë emrat e tyre në greqisht apo edhe në italisht. “E keqja është se këto emërtime po hyjnë në leksikun e përditshëm të sociolinguistikës dhe ndoshta më vonë do të ngrejnë shumë pikëpyetje” thotë Valfer Memishaj, profesor i gjuhësisë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Ndërkohë që një rrugë mund t’i kthejë i ndonjë figure të shquar të kombit, lihet që të lulërojë “popullatis” të huaj në përdorim si emër i kësaj rruge, emri i firmës të huaj që ka, ta lënë, zyrat apo repartet e saj në këtë rrugë. Disa vjet më parë, ishte vendosur që një grup studiuesish nga Akademia e Shkencave të kryenin një vëzhgim për të parë se çfarë mund të bëhej për të shpëtuar emrat shqiptarë dhe toponomastikën autoktone të rrugëve dhe shesheve në rreth e ndryshme kulturore, por asgjë nuk u bë për të zbatuar këtë projekt.
fa.pu
Në Veri problemet e para nga ngricat
PRAGU I DIMRIT
Në faqen 4
Armët pa leje: Sa është dënimi?
DEBAT NË DREJTËSI
Në faqen 3
Mjekët rrëfejnë tmerrin e trazirave
SARANDE
Në faqen 12
Dhimbja e të mbijetuarve të Otrantos (Lart) Nadia 5-vjeçare, viktimë e tragjedisë