Nis udhëtimi i madh: Djë skadoi afati
Do mbyllen kampet, por do t'i jepen para dhe mbështetje të kthyerve
Në Itali vetëm të punësuarit, Fassino dhe Tirana përgatitin programin
S'do të ketë asnjë shtyrje afati për riatdhesimin e shqiptarëve, Kryeministri Prodi deklaron kthimin e të gjithëve
Mbështetje ekonomike për familjet që do të kthehen. Ndihma do të vazhdojë deri në qershor të 1998
BRINDIZI - Që nesër, rreth 5 mijë refugjatë shqiptarë, nuk mund të qëndrojnë më në Itali. Sonte në mesnatë ishte afati i fundit i lejëve të tyre. Do të mbyllen kështu të gjitha kampet në qytete të ndryshme italiane, që ishin ngritur për pritjen e shqiptarëve gjatë muajve të trazirave.
Nuk do të ketë asnjë shtyrje afati për qëndrimin e refugjatëve nëpër kampe, menjëherë do të fillojë riatdhesimi i të gjithëve. Ndërsa këtë ditë, është aprovuar direktiva e nënsekretarit të Jashtëm Piero Fassi-no, ku parashikohet një mbështetje ekonomike e familjeve që do të rikthehen në Shqipëri dhe lehtësira për marrjen e një vize në të ardhmen për në Itali. Të parët që kanë gjetur mbështetje vendin, ku kanë qëndruar për muaj të tërë, ishin të mbijetuarit e Tragjedisë së Otrantos, ku pas kthimit nga Vlora, policia i komunikoi se nuk mund të qëndronin më në kazermën “Caraffa”. Ata pas dhënies së lejes prej një viti, konsiderohen si emigrantë të lirë, që nuk kanë nevojë për mbështetje.
Në faqen 11
Veteranë e fishekzjarre
Meidani, Nano e Gjynushi dhe në varrezat e dëshmorëve (Foto: P. Pilo)
Në faqen 3
Tirana e vetme në krye
FUTBOLL / Gjithçka nga Shqipëria dhe Europa
Partizani mposhtet në minutat shtesë
TIRANË - Tirana i rikthehet majës së klasifikimit. Java e punuar për ta. Partizani humbet në Berat, Vlaznia në Elbasan. Laci ka treguar se di të marrë pikë edhe jashtë fushës së tij. Shkumbini ka rritur ambiciet dhe ka kapur vendin e katërt. Partizani ka zbritur shumë e po kështu Teuta. Tani ato ndërruan mesin e klasifikimit në vendet shtatë dhe tetë. Olimpik shumë poshtë. Lojtarëve të Sejdinit u janë bashkëngjitur edhe patosarakët pas fitores me Lushnjen. Në Gjermani Kaiserslautern “Kampione e Vjeshtës”. Në Angli Chelsea ka triumfuar falë tripletës së Zolës. Tenis, Suedia fiton për të gjashtën herë Kupën Davis. Mbrëmë ata kanë mundur edhe në dopio amerikanët. Jube kërkon të forcojë mesfushën, në planet e saj Boban e Davids.
Në faqet 10-11
Fortuzi në ndeshjen e djeshme
(Foto: Plator Ilo)
Fortuzi në ndeshjen e djeshme (Foto: Plator Ilo)
“Nano, jemi po
Minatorët kërcënojnë me grevë
Udhëtim i
REPORTAZH
“Nano, jemi po ato të majit ’91”
Minatorët kërcënojnë me grevë
“ Nano, jemi po ato të majit ’91”
TIRANË - “Në maj të ’91, e përmbysëm Nanon për 11 ditë. Sot ai nuk duhet të harrojë se jemi po ata të ’91”. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve dhe Metalurgëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, thotë se nëse Kryeministri refuzon të takojë deri në datën 15 dhjetor, atëherë minatorët, në datë 16 do të hidhen në grevë. Sindikalistët i kanë postuar kryeministrit 16 kërkesat e tyre, por në 4 muaj qeverisje ende nuk kanë mundur ta takojnë atë.
Në faqen 2
Udhëtim i frikshëm në rrugën e maskave
REPORTAZH
Udhëtim i frikshëm në rrugën e maskave
TIRANË - Është vonë, errësira ka përmbysur gjithë Lagunën e Vainit, pak kilometra larg Lezhës. Vetëm fenerët e makinave çajnë mjegullën që nuk të lejon të dallosh peizazhin e njohur me kallamishtet që valëvit era. “Hiqni çorapet dhe të vëmë një kokë si maska”, thotë, në fakt gjysëm me të qeshur, një fotoreporter i njohur. Nuk ua kishte shkruar mendja që zgjidhja e vetme për të mbrojtur nga “maskat”, plackitësit e njohur të natës, mund të ishte të vërtetë vetëm kjo. “Qëllon që edhe dalin - na thonë shoferuesit tanë lezhjanë - më mirë po ju shoqërojmë një copë rrugë”. Ata kthehen në të dalë të Lezhës, ndërsa dy makinat tona i hyjnë rrugës, për të cilën është shkruar aq shumë në këto ditë të fundit.
Në faqen 4
Frika nga Kosova mbërrin në Tiranë
UÇK: Tani jemi edhe ne, shpejt në veprime të tjera
PAS VRASJES SË DY TË RINJVE KOSOVARË
TIRANË - Përsëri tension e pasiguri në Kosovë. Në dy ditët e fundit, temperatura politike dhe ndëretnike, është rritur dukshëm. Vrasja e një të riu nga Deçani, ceremonia e tensionuar e varrimit të tij, prezenca e blindave dhe e njësive të ushtrisë në rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të Kosovës, por edhe deklarimet e përfaqësuesve të UÇK-së, “ajo është e aftë të çlirojë Kosovën”. Janë këto disa nga zhvillimet më të fundit që mbërrijnë nga përtej kufirit e që parashikojnë një situatë sinoptike të paqëndrueshme e me shpërthime nga çasti në çast. Ndërkohë që nga Beogradi mbërrijnë mesazhe të tjera politike. “Kosova është pjesë e Serbisë dhe e Jugosllavisë dhe është një çështje e brendshme jona”. Me këtë deklarim Milan Milutinoviç, kandidat për postin e presidentit të Serbisë, ka trazuar ujrat politike në vend. Europa politike ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit. Nga kancelaritë e diplomacisë franceze dhe gjermane kanë dalë sinjalet e para. Kujdes mos luani me zjarrin.
Nga Kosova kanë filluar të mbërrijnë sinjale shqetësuese. Tri ditë më parë është torturuar me pas është vrarë një mënyrë shtazarake i riu Ismet Gjocaj. Më pas, një tjetër i ri i vrarë në Dukagjin. Në ceremoninë e varrimit të tyre janë parë luftëtarë të UÇK-së, Ushtria për Çlirimin e Kosovës. Njëri prej tyre, i armatosur është deklaruar se, “do të vazhdohet lufta për çlirimin tërësisht të Kosovës” dhe se, UÇK i ka rrëmbyer thëllënjepoll. Deklarimi bërë gjatë ceremonisë dhe pranë një kamereve të TV-së, është i pari i këtij lloji që mbërrin nga UÇK. Krahu i hekurt mes serbëve dhe kosovarëve duket se është rivenë mbi tryezë. Nga Beogradi janë lëshuar dje sinura të tjera në drejtim të kosovarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar. Aleat më i ngushtë i Millosheviçit, Milan Milutinoviç është shprehur se, Kosova është pjesë e Serbisë dhe e Jugosllavisë dhe përgjithçka ndodh atje, është problem i brendshëm i Beogradit.
Nga ana tjetër, nga zyrat e LDK ka dalë një tjetër paralajmërim. Kujdes me Kosovën, mos luani me zjarrin. Anton Noka, nënkryetar i LDKJ, gjendjen e krijuar në Kosovë nga dhuna dhe terrori sistematik i Serbisë e ka quajtur si pasojë e padrejtësisë së madhe historike që u është bërë shqiptarëve me copëtimin e territoreve të tyre etnike. Në këtë situatë, LDK dhe politikanët e saj, kanë lëshuar një argument Formimin e një grupi të posaçëm për parandalimin e konfliktit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Lufta e nervave mes palëve, duket se është në fillimin e saj. Nga të dy kampet tani po luhet fort. Fakti i daljes në ekran të njerëzve të UÇK, shihet ta ketë kthyer këtë të fundit në një realitet viziv, si për të lënë vend politikës së matur të rretheve. Por edhe nga Serbit mbërrijnë qëndrime të prera dhe të thata. Deklarimet e politikanëve të Beogradit paraqiten një betejë tjetër gri për Prishtinën dhe më gjerë.
Bujar Bukoshi dhe Rexhep Qosja në Vlorë
Sot Gazeta TV bashkë me gjithë programet e javës
GAZETA TV
NGA E DIELA 30 NENTOR DERI TE SHTUNEN 6 DHJETOR 1997
Të fshehtat e jetës së personazheve VIP nga Shqipëria dhe Bota. Më pas hollësi mbi filmat e programet televizive që do të ndiqni këtë javë
Në faqet 5-8
SIDA
SPECIALE
plaga jonë
SIDA plaga jonë moderne
SPECIALE
SIDA plaga jonë moderne
TIRANË - Viti nëntëdhjetë e tërë shqiptarët nuk ishte i mbarë. Përveç telasheve të tjera të politikës dhe të krizës ekonomike, në këtë vend për herë të parë nisi të përdorej masivisht edhe emri “Sida” dhe jo si një emër në modë për femra por si sigla e sëmundjes që kishte shkaktuar miliona viktima në të gjitha vendet e botës. Viti nëntëdhjetë e tërë i mbaprshtë për shqiptarët që më shumë se mund të vdesin edhe nga sëmundje që ndoshta kanë emra të bukur.
Në faqen 9