Flasin njerëzit e Prokurorisë, Dervishi, Tirana, Kokoshi...
Mafia fut duart në Shtet
Kreu i hetimeve: Ka njerëz në strukturat shtetërore
Krimi i organizuar nis të frikësojë, celularë, shumë para dhe rrjete të ndërlikuara
Dervishi: “Kujtoni 39 kilogramë heroinë nisur nga Turqia si dhe hetimet më të fundit për tragjedinë e ‘Otranto 2’”
Drejtori i Hetimit: “Janë hedhur elementët e parë të organizimit të plotë të Mafias shqiptare”
TRANE - Mafia ka depërtuar në shtet. Tani askush nuk e mohon ekzistencën e krimit të organizuar. Kreu të Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës i përgjigjen pozitivisht pyetjes, ndërsa konstatohet me keqardhje se krimi më perfekt, deri tani e ka sfiduar shtetin. “Pa një organizim të përsosur mafioz shtetëror, s’mund të zhvillohet kontrabanda e karburanteve, e armëve, e metaleve me ngjyra, të cilat dëmtojnë tmerrësisht ekonominë shqiptare”, thotë Drejtori i Përgjithshëm i Hetimit, Agim Tiran[a?]. Ndërsa për Fatos Dervishin, numri 2 i akuzës, “grupet mafioze në Itali, Greqi e gjetkë, kanë gjetur elementët shqiptarë, bashkëpunëtorët më të mirë”. Faktet e ekzistencës së Mafies nuk mungojnë. Mënyra hektare të mbjella me “Cannabis Sativas”, sekuestrimi i 39 kilogramë heroinë, goditja e organizatës kriminale, përgjegjëse për “Otranto 2”, kontrabanda e naftës, e cigareve, e femrave si dhe e metaleve me ngjyra, e dëshmojnë këtë.
Në faqen 3
Apel i Papës: “Pajtohuni”
VATIKANI PËR SHQIPËRINË
Papa Gjon Pali II
VATIKAN - Polemika mbi kthimin e dhunshëm të emigrantëve shqiptarë ka mbërritur deri në selinë e qetë të Vatikanit. Gjon Pali i Dytë ka folur dje relativisht gjatë për shqiptarët duke u kujtuar italianëve por edhe pjesës tjetër të komunitetit ndërkombëtar se “tragjedia e shqiptarëve nuk i përket vetëm atyre dhe Italisë, por edhe gjithë Europës”. Ati i Shenjtë ka shfrytëzuar takimin me ambasadorin e ri shqiptar në Vatikan, Jul Bushati - me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale edhe jetën”. Pikërisht nga Vatikani, është përsëritur edhe një herë ftesa që komuniteti ndërkombëtar u ka bërë politikëbërësve shqiptarë: Duhet të bashkëpunoni në Parlament. “Kriza e fundit që ka përfshirë Republikën e Shqipërisë, e cila ka pasur pasoja edhe në Parlament - ka shtuar dje Papa para Ambasadorit Bushati - duhet t’i bëjë të ndërgjegjshëm, si qeverinë, ashtu edhe opozitën, që t’i hyjnë rrugës së dialogut dhe të bashkëpunimit. Rekomandimi i përnatshëm i Kishës Kato-
e shqiptarëve nuk i përket vetëm atyre dhe italianë, por edhe gjithë Evropës”. Ati i Shenjtë ka shprehur takimin e madh bashkësor në shqiptar ne Vatikan. Vëll Bushati - me rastin e paraqitjes së letërkredencialeve - për të shprehur qëndrimin zyrtar të kishës katolike lidhur me dhimbjen e shqiptarëve në këto ditët e fundit. Papa i ka drejtuar forcave politike në Shqipëri një apel për dialog në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.
“Shqipëria - ka thënë dhe Gjon Pali II - nuk duhet të ndjehet e vetmuar, por ama problemi i saj nuk mund të jetë një problem që i takon vetëm Italisë. Papa nuk është treguar edhe aq i ashpër me autoritetet italiane, të cilëve, megjithatë, u ka kujtuar se “duhet të zgjidhen menjëherë problemet më të rëndësishme si ai i qeverisjes të shtrirë shqiptare, të cilët, të shtrirë nga varfëria braktisën vendin e tyre me mjete të pasigurta. pasur pasoja edhe në Parlament - ka shtuar dje Papa para Ambasadorit Bushati dhe është bërë ndërgjegjësim, si qeveri, të bashkëpunimit. Rekomandimi i bërë nga Papa ka kërkuar që të dyja palët të heqin dorë një herë e mirë nga të vështruarit e kundërshtarit politik si një armik. “Për ndryshe - ka shtuar Papa - kaq ndryshim bëhet gjithnjë e më e dëmshme në rrugën e konsolidimit të një dialektike korrekte demokratike dhe për zhvillimin integral të të gjithë qytetarëve të vendit”.
Papa më pas u ka kujtuar autoriteteve shqiptare të gjitha hapat që i kishte ka bërë në drejtim të “qëllësimit të shpirtërore”. “Gjatë këtyri vit dhënë i - shumë herë përshkohen tane kanë bërë thirrje për heqjen dorë nga urrejtja, për pajtim me Zotin, me njëri-tjetrin në emër të një të ardhmeje në paqe dhe në prosperitet”. p.re.
Fino: Shpejt ndryshon Qeveria
PS e Gjirokastrës
bashkim fino në kohën e lire
GJIROKASTER - “Shpejt ndryshime në qeveri”. Bashkim Fino ka nxjerrë në qytetin jugor lajmin e madh. Kabineti Nano mund të ketë së afërmi lëvizje. Zëvendëskryeministri shqiptar duke u ndalur në përgjigjen e disa kritikave që i kanë ardhur nga socialistët jugorë ka artikuluar se askush nuk e karrigen të përjetshme dhe se nuk do të qëndrojnë në poste ata nuk dinë të punojnë. I pranishëm në konferencën e PS-së Gjirokastrës, Fino ka qenë i prerë në qëndrimet e veta. Unë nuk jam i konsumuar ka replikuar ai me disa delegatë të cilët kanë kërkuar që në takime të vijnë Nano e jo më figura që vetëm premtojnë por që nuk kalojnë në veprim. Kur të konsumohet do të jem i pari që do të ekzekutoj- vetin ka qetësuar ai të pranishmit.
Në faqen 2
Skandal me vizat greke?
GJIROKASTER / Akuza nga shtypi i Athinës
GJIROKASTER - “Konsullata greke në Gjirokastër, përpjekjet në kontrabandën dhe korrupsionin e nxjerrjes së vizave”.
Ka qenë ky lajmi i para disa ditëve, i botuar në të përditshmen greke “Eleftheros”, në një shkrim të njëri prej analistëve të saj më të njohur. Reagimi i menjëhershëm grekët e fundit ishte tepër i madh, pas shpërthimit të këtij skandali nga gazeta në fjalë, e cila në të njëjtën kohë tregonte edhe rrugët se si organizohej kjo kontrabandë vizash. “Eleftheros” theksonte se “konsullata e kishte kthyer në një biznes dhënien e vizave dhe në shumë raste, janë tejkaluar të gjitha kompetencat, duke u dhënë viza kundrejt një pagese të majme” dhe thekson se kjo rrugë e Shqipërisë që janë nën juridiksionin e Ambasadës Greke në Tiranë”. Gjithashtu, po kjo gazetë vazhdonte me problemin e minoritarëve me kombësi greke në Jug të Shqipërisë.
Fino kundër kontrabandës
GJIROKASTER - “Kush kap kontrabandist do të marrë, 40 përqind të vlerës së mallit që do sekuestrohet”.
Kështu u tha në Fino bashkëkyetatarëve të tij tashmë në petkun e njeriut antikontrabandë. “Për tre muaj me cigare të kapura, një polic mund të bëhet me apartament”, përralloi Fino. Qeveria ka aprovuar gjithashtu një projektligji, që i shkurton nga 15 ditë në 48 orë proce-
Arsimtarët të ruajtur nga ligji
Krimi ndaj tyre dënohet me vdekje
TIRANE - Vrasësit e një mësuesi rrezikojnë dënimin me vdekje, apo burgimin e përjetshëm.
Duke u shprehur me gjuhën juridike, krimi ndaj mësimdhënësve, futet në krimet ndaj personave me cilësi të veçantë. Një ngjarje e ndodhur pak kohë më parë, ka treguar se dhe këta njerëz janë të paprekshëm në detyrën e tyre fisnike.
Në tetor të vitit të kaluar, një ngjarje e rëndë ka tronditur jetën e qetë të fshatit Aprip e Gurës, në Pukë. Dy 21-vjeçarë hyjnë në shkollën 8-vjeçare të fshatit, duke penguar mësimin. Mësuesi Pjetër Brahimi, ndërhyn duke iu lutur të rinjve, që të largohen. Në insistimin për të larguar dy djemtë e futur në shkollë, mes tyre dhe mësuesit, ka filluar një grindje, e cila ka vazhduar më tej jashtë klasës. Në këto momente, njëri nga të rinjtë, godet me thikë mësuesin, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Pas veprimeve të para hetimore, të dy djemtë janë ulur në bankën e të pandehurve në akuzën e vrasjes, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës. Në këtë nen të Kodit Penal, parashikohen krimet e kryera ndaj deputetit, policëve dhe punonjësve të veçantë të administratës shtetërore, persona të cilët quhen të paprekshëm në detyrën e tyre. Dënimi i parashikuar në këtë rast është maksimal, duke u varjuar nga dënimi me vdekje deri në burgimin e përjetshëm. Ngjarja e ndodhur pak kohë më parë, tashmë është duke u shqyrtuar në gjykatën e Tiranës. Veçantësia dhe rëndësia e kësaj çështjeje, e ka zhvendosur shqyrtimin e saj në Kryeqytet.
Ngjarjet dhe fenomenet e ndodhura së fundmi në shkollat shqiptare, kanë rënjzuar dhe më tepër rolin e rëndësishëm të mësuesve. Kur vetë policia e ka pranuar se shkollat e mesme, por dhe 8-vjeçare janë një kthyer në vende të përdorimit të drogës, kur armët mbahen nga fëmijët dhe në ambientet e mësimit dhe shumë prej krimeve, kryhen nga adoleshentët, duket se savet e nëpunësve të administratës shtetërore. Ndodhta integrimi i tyre në kategorinë e personave me cilësi të veçanta, mund të quhet si një shenjë pozitive e pozicionit të tyre. Kështu ek-zistenca e një farë statusi të veçantë, i kujton dhe njëherë të gjithëve se këta mësimdhënës, janë të shenjtë në detyrën e tyre fisnike.
Erjon Tase
Gjirokastër
Ali Rexha dhe vajza e tij e sëmurë
SHKODER - Ka kaluar dy herë detin me skafe. Asgjë, as frika nga vdekja, nuk ka mundur ta ndalojë përballë etjes së përballueshme që të shohë fëmijën e tij si gjithë të tjerët. Është historia, gati-gati e pabesueshme, e një njeriu të thjeshtë. Emri i tij u bë i njohur siç i falë një fatkeqësie tjetër. Quhet Ali Rexha dhe është nga Shkodra, vajza e tij e njomë mban mbi kurriz një “mal” me sëmundje. Nuk dëgjon, nuk flet, nuk shikon. E ka vështirësinë në të ecur. Prindërit janë të bëhet i shtypi të shumtë vendeve të botës, sepse Rexha është një nga të kthyerit me forcë nga Italia dhe në vend e fundit. Kamerat e televizioneve të huaja e kanë kapur ndërsa protestonte ndaj të gjithëve për fatin e tij të keq. Mungonin vetëm kamerat e televizionit të vendit të tij, të cilat me siguri kanë qenë të zëna me ndonjë gjë më të rëndësishme se sa kthimi i dhjetëra emigrantëve fatkeq. Në foton e REUTERS po provojmë është pikërisht Rexha në moment dramatike në Portin e Durrësit. Mbase ndokush do të kujtohet që të mos e braktisë në hallët që e kanë zënë...
Shpellatrënkojnë nga armët
SHKODER / REPORTAZH
Në faqen 4 BLLOKOHET UJËSJELLËSI Durrësi tre ditë pa ujë Në faqen 4 BERAT Pas incidentit vijnë specialët Në faqen 5