12/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 dhjetor 1997

Misteri i Benzave të vjedhur

Alarmi edhe në Ministri. Ceka: “Shtoni kontrollet” Në pak muaj janë zhdukur qindra makina. Më të shumtat Mercedes. Një rrjet ilegal kontrollon trafikun e veturave të vjedhura. Ku përfundojnë? Në pak muaj janë zhdukur qindra makina. Më të shumtat Mercedes. Misteri i Benzave të vjedhur. Alarm i edhe në Ministri. Ceka: “Shtoni kontrollet”. Një rrjet ilegal kontrollon trafikun e veturave të vjedhura. Ku përfundojnë? TIRANË - Një super rrjet grabitësish të makinave vepron në kryeqytet. Është kjo bindja që kanë ekspertë të policisë dhe hetues të Prokurorisë e rrethit. “S’ka si të jetë ndryshe, kur vidhen deri në 13 makina në ditë dhe ato “zhduken” si kripa në ujë”, thotë një prej tyre. Gjatë muajve të kaluar në kryeqytet janë vjedhur dhe grabitur afro 400 autovetura, pjesa më e madhe e të cilave e firmës “Mercedes Benz”. Hajdutët bëjnë punë profesionale, duke përdorur çelësat kopile. Megjithatë enig ma qëndron në destinacionin përfundimtar të makinave. Ato vidhen me ritme të larta, ndërsa policia pak herë ka mundur t’i rijegjë ato. Nga kjo dyshohet se ekziston një rrjet i garantuar për këto banda. Mendohet gjithashtu se makinat që vidhen dërgohen në një parking në rrethinat e Kamzës, si dhe në një rrjet verior të largët. Prej këtyre dy vendeve, “Benz-at” shndërrohen në pjesë këmbimi, në skelete për varreza makinash apo në mall fitimprurës me tregun e Malit të Zi. Ndërsa enigmat vazhdojnë, dje në Ministrinë e Brendshme thuhet të jetë marrë në diskutim pikërisht këtë fenomen. Në faqen 6

Speciale Iloto: Parashikimet e mjeshtrave për javën

. Starova: “Luftë kundër dhunës, reduktim i numrit të skuadrave në kategorinë e parë e privatizim i shpejtë”. Në faqen 9, 11

Protektorati: Fjalia e Nanos ndez furtunën

“Më kanë keqkuptuar” Debat i rrëptë edhe në Parlament. Godo i kërkon: Tani jep dorëheqjen “Më kanë keqkuptuar” Protektorati: Fjalia e Nanos ndez furtunën. Debat i rrëptë edhe në Parlament. Godo i kërkon: Tani jep dorëheqjen. TIRANË - Tjetër stuhi në politikën shqiptare. Deklarimi i Nanos për protektorat të Shqipërisë nga Italia, ka shkaktuar dhe një tronditje dhe çoroditje në segmente të caktuara të politikës shqiptare. Të çuditur edhe diplomatët e analistë, vendas e të huaj. Por më të ashpër në qëndrimet e tyre mbërritën politikanë të spektrit të djathtë e të qendrës. Nëse Sabri Godo ka kërkuar dje që Nano të rishikojë thëniet dhe të denoncojë gazetën, duke menduar edhe dorëheqjen e tij, kolegë të tjerë të republikanit janë shprehur, se deklarimet e kryeministrit janë të papërgjegjshme dhe absurde. Në këtë linjë kritika janë vendosur Melo, Bushati, Selfo dhe të tjerë. Por, po dhe nga Kryeministria, ka mbërritur qëndrimi i zëdhënësit M... [e prerë] “Nuk është e them tamam kështu, ka keqinterpret ime”, është shprehur dhe zëdhënësi i Nanos, duke dhënë dhe variantin real të deklarimeve të kryeministrit, në gazetën e përditshme italiane. Në faqen 2-3 Ushtarë italianë të misionit “Alba”

Ushtarë italianë të misionit “Alba”

Qindra vula fallco: Die arrestimet e para

Kishin edhe vulën e KQZ-së TIRANË - Kapen ata që mashtronin në emër të shtetit. Mendohet të jenë falsifikuesit më të mëdhenj deri tani të zbuluar. Pas sinjalizimeve të shumta në adresë të tyre, me anë të një operacioni tepër të organizuar dhe bashkërenduar të strukturave të ndryshme policore, është bërë e mundur ndalimi i dy falsifikuesve. Janë rreth 180 vula të ndryshme, të cilat kanë qenë veglat e zanatit për dy të ndaluarit. Përveç institucioneve shqiptare janë manipuluar edhe kuesturat e qyteteve kryesore të Italisë. Bashkë me to një numër i madh pasaportash ndërkombëtare, diplomatike dhe shërbimi, janë konfiskuar nga policia. Deri tani hetimet janë në sekret. Në dilemë edhe për përdorimin e vulës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në faqen 8

Kapoj i Cërrikut përfundon në pranga

Masakra e majit ELBASAN - Kapoj i bandës së Cërrikut bie në pranga. Vetëm njohja nga një polic postoblloku, ka bërë të mundur kapjen e një të shumëkërkuari. Prokuroria ka konfirmuar akuzat e bera nga policia. Ndaj tij është marrë masa e arrestit dhe është dërguar në qytetin e Elbasanit. Roland Xhepaxi bashkë me dy persona të tjerë është ndaluar në hyrje të qytetit. 29 vjeçari me dy miqtë e tij po hynte në qytet rreth orës 19.00 pas një udhëtimi në qytetin e Gramshit. Pranë fshatit Lixhë, postoblloku i policisë ka kërkuar ndalimin e makinës. Të tre personat janë hequr si udhëtarë të zakonshëm e pyetjes së policëve se ku po shkonin ata i janë përgjigjur. “Jemi studentë e po shkojmë në konvikt”. Në faqen 5

Gardianët, ana tjetër e burgut

REPORTAZH / Mos na harroni... TIRANË - “Gardianët njerëzit më të varfër”. Reportazh në burgun më të sigurtë të Shqipërisë. Cilët janë problemet dhe kushtet e gardianëve në burgun 313 në Tiranë? Sa paguhet drejtori dhe një polic i thjeshtë. Kush janë njerëzit, që ruajnë personazhet kryesore të krimit. Si u zgjidh me anë të besës, vajtja e Muharrem Hakës në fshatin e tij? Premtimet për rritjen e pagës mbajnë gjallë shpresën e këtyre njerëzve. Në faqen 8

Minatorët kërcënojnë me grevë

LAÇ Minatorët kërcënojnë me grevë “Nuk na kanë paguar” Në faqen 7

Shefi i kufirit rrëfen trafikun ilegal

GJIROKASTËR Shefi i kufirit rrëfen trafikun ilegal “Ja ku kalon kontrabanda” Në faqen 5

Një orë beteje mes dy fiseve në fshat

BERAT Një orë beteje mes dy fiseve në fshat Policia: Nuk na njoftuan Në faqen 5

Përkujtohet miku Nopça

JETOI NË MALET SHQIPTARE TIRANË - “Ferenc Nopça, ky dinosauri i shkencës”. Nuk është një patetizëm perifrazimi i shkrimtarit Mitrush Kuteli, në tubimin kushtuar dje 120 vjetorit të lindjes së njërit nga albanologëve më të shquar të këtij shekulli, hungarezi Nopça. Siç u njoftua nga ATSH, tubimi u zhvillua të martën paradite në një sallë të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Nopça, i cili për 17 vjet resht në Shqipëri dhe u bë më shqiptar se vetë shqiptarët, ad e më tregonte shqiptarëve se çfarë ishin ata. Këto ishin disa nga konkluzionet në cilat arriti një kumtuesit e mbledhur me këtë rast. Një gojë e do të flitet për atë që ka qenë Nopça për Shqipërinë dhe për antropologjinë, etnografinë dhe etnologjinë e saj, natyrisht që do të duhej shumë më tepër kohë nga sa do t’i kushtohet dhe do të plotë qe shumë të— —diues madje shqiptarët kanë bërë për vendin e tyre. E rëndësishme është se nga mënyra edhe kujtohemi për njerëz cilët na kanë qarë, siç thotë Noli “kur na qeshnin”, dhe kujtohemi madje edhe për vepra të tyre për ne që janë pluhur të pabotuara. Nopca në një foto të Marubit

Po vijnë Krishtlindjet: Tani matuni mirë

PRAGU I FESTAVE TIRANË - Për dyqanet e pemëve, zbukurimeve dhe lodrave, Krishtlindjet dhe Viti i Ri, kanë ardhur para afatit. Të shumtë janë pronarët, që i kanë ndryshuar përkohësisht destinacionin e dyqaneve të tyre. Edhe “dyqanet” portativë, janë përshtatur, jo aq për atmosferën festive, se sa për biznes. Dhe dihet koha e festave është më e mira për fitime. Pa përmend dhe lodrat për fëmijë, festat duken sikur nuk kanë kuptim. Veshje dhuratë për të shtrejtën tanë, kushtojnë shumë më shtrejtë këtë vit. Një bredh artificial më madhështor si “made in China”, kushton 6 - 6.5 mijë lekë të reja. Kurse po të kënaqesh me një bredh simbolik, që duket ikur sjell një Plakush të Vitit të Ri, të madhësisë së kartolinave, duhet të paguash, rreth 2 mijë lek. Për natyralistët e vërtetë, duket se fushata e prerjes së bredhave apo më saktë dëllinjave, ende nuk ka filluar. Kujteshër edhe pemana natyrale, këtë vit vjen nga importi. Përballë, ndërtesës Te-ekomit, një plak shet bredha që vijnë nga Firence dhe e kuhtojnë 4.5 mijë lekë. “Vjet kushtonin vetëm 3.5” thotë plaku. Dyqanet e bukura, janë gati të pafundshme. Shtëpia ku lindi Krishti në vitin 0, në fundvitin ’97, kushton 4.9 mijë lekë. Më pranë xhepave janë çmimet e zbukurimeve të shitura në rrugë. Duke filluar nga 150 lekë dhe duke përfunduar në 500 lekë, pema fillon të mbushet me drita, globë shumëngjyrësh dhe pleq të Vitit të Ri, kurse xhepat fillojnë të zbrazën nga pak. Lodrat më të modës, revolvet, pushkët dhe kallashnikovët, tani kushtojnë më shtrenjtë se në mars, kushtonin të vërtetët, 500 lekë. Fishekzjarrët zhurmëdhës dhe aq problematikë, në periudhën e Vitit të Ri, janë ndër më të lirat nga 20 - 120 lekë. Alternativa më dinjitoze, dhe më ekonomike për të qenë me traditën por brenda buxhetit, mbeten kartolina. Një kartolinë, pa shumë salltanete dhe muzikë, kushton vetëm 15 lekë. Mes tyre ka plotëmbajtshme “mbi shpine”, të vizatuara dhurata shumë të bukura. Tek e fundit këto ato e bëjnë Vitin e Ri. Linda Spahia

Qindra vula fallco:; Kapoja i Cërrikut përfundon; Gardianët, ana tjetër e burgut; Minatorët kërcënojnë

Kishin edhe vulën e KQZ-së; Masakra e majit; REPORTAZH / Mos na harroni...; LAÇ Kishin edhe vulën e KQZ-së Qindra vula fallco: Masakra e majit Kapoja i Cërrikut përfundon REPORTAZH / Mos na harroni... Gardianët, ana tjetër e burgut LAÇ Minatorët kërcënojnë