Cilët janë autorët, viktimat dhe arsyet që çojnë në kashtëri
Dhuna përmbi seksin
Përdhunimet, plaga e hapur e shoqërisë sot
Shteti mobilizohet por... ”Shumica e viktimave kanë frikë që të flasin”
TIRANË - Përdhunimi, kjo plagë që dhemb tmerrshëm, vështirë ta gjesh zgjidhjen dhe mes zgjidhjes dhe ligjit. Janë 25 rastet e përdhunimit që janë paraqitur pranë qendrës për Këshillim të Grave dhe Vajzave, gjatë vitit të parë të hapjes së saj. Është një fakt më i mjaftueshëm, sepse për të vërtetuar se dhuna ndaj gruas në Shqipëri ekziston frikshëm, pa marrë parasysh rastet e shumta që fshihen nën petkun e njëmijë e një arsyeve: tradita, turpi, frika... Gratë apo vajzat që kanë patur kurajon të ngrënë receptorin, dëshmojnë faktun tronditës mbi dhunën seksuale. Shpesh ato kanë nxjerrë konkluzionet e tyre, ku nuk mungon dhe subjektivizmi. Kështu, dikush mendon se “shumica e përdhunimeve ndodhin në shtëpinë e viktimës”, ose, “çdo grua mund ta parandalojë përdhunimin nëse do; asnjë grua nuk mund të bëhet viktimë pa dëshirën e saj”. Por faktet në tërësi tregojnë të kundërtën. Agresori nuk zgjedh as minimumin, e as vajzën e “mirë”. Gjithçka lidhur me këtë problem e ka zanafillën në lashtësi, ku gruaja konsiderohej si pronë, reminishencë të një koncepti të tillë shfaqen dukshëm edhe sot në veri në vendit. Ndërsa dhuna mbetet gjithsesi shkatërruese, vajzat tregojnë se kanë frikë të denoncojnë. Edhe kur e bëjnë këtë, pas prenoncimit të mundshëm ajo tërhiqet. Këtë asaj ia lejon vetë ligji, sipas të cilit, e dëmtuara, mund të tërheqë denoncimin e saj në cilindo moment të procedimit. Kështu, agresori i epsheve i shpëton drejtësisë.
Dhjetra raste gjatë këtij viti. Mungojnë të dhënat e sakta nga Shteti, por shoqatat jo qeveritare kanë regjistruar 25 raste agresioni gjatë 1997
Në faqen 9
Partizani fiton derbyn me Olimpik
Tre kryesueset, Tirana, Vllaznia, Partizani fitojnë me nga një gol në minutat e fundit. Shkumbini e Ballshi vazhdojnë të pathyeshëm në fushat e tyre
Në faqet 10-11
Do shkurtohen 15.000 vetë
Nano dhe FMN fiksojnë piketat e reformës për 1998
Por do rriten pagat e atyre që mbeten
TIRANE - Shkurti do të jetë muaji më i mbarë për 267 mijë punonjësit buxhetorë. Rrogat e tyre do të rriten 20 përqind, por deri në shtator të ’98, 15 mijë vetë do të humbasin punën. Në takimin final, që kryeministri Nano ka patur me ekipin e FMN-së, është përcaktuar buxheti i ’98.
Në ligjin bazë financiar, që synohet të kalojë në Parlament, brenda këtij viti, parashikohen rritje e të ardhurave për buxhetin e shtetit, ulje e deficitit dhe shifra optimiste si për inflacionin ashtu edhe për produktin e përgjithshëm kombëtar.
Deri në fund të shtatorit ’97, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror, sipas INSTAT-it, ka qenë 267 mijë vetë. Prej tyre, 150 mijë janë punonjës të administratës shtetërore.
Në faqen 2
Fatos Nano
Arrest në mungesë
Një tjetër në kërkim
Fabrika armëve në grevë
POLICAN
Në faqen 4
Berisha sërish në shesh
Shkodër
Arrest në mungesë Xhahit Xhaferit
Një tjetër në kërkim
TIRANE - Ish-komandanti i Gardës dhe një nga funksionarët më të lartë të Shërbimeve Sekrete, Xhahit Xhaferi, arrestohet në mungesë.
Fleta e arrestit është prerë edhe për një tjetër punonjës të Gardës, që tani ndodhet në kërkim. Vendimi për prangosje është marrë, pasi Prokuroria ka vërtetuar fajësinë e Xhaferit për incidentin e Spitalit Ushtarak dhe për armatosjen e dhjetra personave pa dokumente identifikimi.
Në faqen 12
Ndal ohet roja e Leka Zogut
TIRANE
Në faqen 3
TIRANE
Ndal ohet roja e Leka Zogut
Në faqen 3
Do hapet Hani i Hotit?
SHKODER
Në faqen 4
SHKODER
Do hapet Hani i Hotit?
Në faqen 4
Berisha sërish në sheshe
SHKODER - Berisha feston 13 dhjetorin në Shkodër.
Në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Stalinit, lideri demokrat ka provuar entuziazmin e turmës së mbledhur në shesh. Edhe dje Berisha u ka kërkuar shkodranëve të marrin grevadhë demonstrata paqësore për të zgjuar ditët e regjimit të Nanës. Në festimet e demokratëve ka qenë në sy dhe pjesëmarrja e kreut të Bashkisë Bahri Boriç. Pas takimeve të djeshme në sallat e mbushura, liderët demokratë kërkuan entuziazmin e turmës në sheshin para Prefekturës.
Në faqen 3
Shitet radhë e vizave
AMBASADA ITALIANE DHE QUDRAT SHQIPTARE
Matrapazllëqet nuk pushojnë
AMBASADA ITALIANE DHE QUDRAT SHQIPTARE
Shitet radhë e vizave
Matrapazllëqet nuk pushojnë
TIRANE - “Hajde radhë për të shitur.” Truri fantastiko-shkencor i shqiptarëve shënon “arritje fenomenale” në fushën e biznesit. Bëhet fjalë për njerëzit që shesin radhën. Nuk është më nevoja të rrish dhe të mbash radhën, pasi atë fare mirë mund ta zërë dikush tjetër, kundrejt një pagese të caktuar. Fenomeni është shfaqur dhe në kangjellat e Ambasadës Italiane, ku pas evitimit të mashtrimit dhe korrupsionit për futjen e emrit në listë, organet e rendit janë përballur me një “krim të ri”. Deri tani është shoqëruar edhe një person.
Fantazia e shqiptarëve për të “fituar lekùn” arrin kulmet e saj. Tani shiten edhe radhët. Mos vallë duhën quajtur “qenër të punës” apo dreqi ku pushtuan mendjet e tyre dhe mendonin vetëm për djallëzira? Megjithatë, gjithçka përfundon me emrin matrapazllëk. Dhe shpirti i ngushtë është prerë në muret e Ambasadës Italiane.
Pas shumë mënyrave të kor-rupsionit, mashtrimeve dhe matrapazllëqeve, muret e kësaj Ambasade kanë hasur edhe këtë fenomen të ri. Gjithçka u perceptua nga punonjësit e rendit, të cilët ruanin listat e atyre që do të merrnin vizë. Një person që nuk kishte fare punë në ambasadë, kishte zënë një nga vendet e para në radhë dhe kur erdhi puna për të shkruar emrat në regjistër, ai la liroi radhën një gruaje kundrejt pagesës. (Bëhet fjalë për të njëjtën pagesë që nevojitet për të shkruar emrin në listë, rreth 30 mijë lekë.) Pas dyshimeve të para, forcat e rendit bënë ndalimin e tij, por ai tha se ia liroi radhën tezes. Gjithashtu u ndalua edhe gruaja, e cila kishte zënë në radhë, por komisariatin 1 dhe më pas në Drejtorinë e policisë për të verifikuar lidhjen farefisnore dhe nëse jo, për të hetuar mbi këtë matrapaz. Personi në fjalë ishte shoqëruar edhe më parë në polici, po për veprimtari mashtruese.
Ambasada Italiane, duke manipuluar listat e emrave.
Me sa duket edhe besimdet e kolonel Tushës me konsullin Monti, të cilët ndryshuan procedurën e dhënies së vizave pikërisht për të evituar korrupsionin dhe mashtrimin, dështuan. [pjesa e fundit e faqes e prerë]
Gazeta TV: Ditë pas dite të gjitha programet e javës
Sot 12 faqe 30 lekë
Gazeta TV: Ditë pas dite të gjitha programet e javës
GAZETA TV
A E DIELA 14 DHJETOR DERI TË SHTUNËN 20 DHJETOR 1997
Horoskopi javor
Historitë e VIP-eve nga bota dhe vendi. Artistët e njohur që kanë bërë “bujë” këtë javë
Në faqet 5-8