16/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 dhjetor 1997

Presidenca nën hetime për ngjarjet e marsit

Ngjela nis punën Presidenca nën hetime për ngjarjet e marsit Cili ishte roli i Berishës dhe i njerëzve të tij? Seli a e Presidencës TIRANE - Presidenca nën hetimin e komisionit “Ngjela”. Për herë të parë, parlamentarët emërojnë sipër zbuluimin e të vërtetës së marsit, do të hapin dyert e vendit më të përfolur gjatë trazirave. Ngjela i është përgjigjur pozitivisht pyetjes për hetimin në Presidencë, por sqaron se tani për tani ka mungesa në njerëz dhe ekspertë, kështu që kjo gjë do të bëhet më vonë. Në faqen 2

Shtëpia Enverit në erë

Atentati trondit Gjirokastrën, plagoset një grua Tritol kundër shtëpisë së vjetër. Tre persona kërkohen që mbrëmë nga policia GJIROKASTËR - Shtëpia e Enver Hoxhës shndërrohet në gërmadhë. Një sasi e ende e pa përcaktuar - tritoli ka lëshuar në tokë pjesën e përparme të shtëpisë muze. Bashkë me të janë shkatërruar edhe çatitë e shtëpive fqinje, ndërkohë që një grua është shtruar në spital. Gjëmimi i tmerrshëm ka tronditur të gjithë qytetin e është dëgjuar në fshatrat fqinje. Motivi ende enigëm, ndërsa policia ka shpallur kërkimin për tre persona të dyshuar. “Na u duk se fluturuam në ajër” - kjo është thënia e një fqinje të ish shtëpisë së diktatorit. Ka qenë ora 20.20 e mbrëmjes së djeshme kur i gjithë qyteti i gurtë është tronditur nga bujina e tritolit. Megjithëse njerëzit në këtë orë zakonisht i gjen të mbyllur në shtëpi, ka zhurma e të epert ka bërë që zona përreth muzeut etnografit të mbipopullohet. Dëmiduket hapur e shtëpi muze për katër dekada është shndërruar në gërmadhë. Ka rënë e gjithë fasada e bashkë me të edhe shkallët. Viktimë e shpërthimit kanë rënë edhe çatitë fqinje. Pesë prej tyre janë shkatërruar tërësisht, ndërkohë që nuk bëhet fjalë për xhamat në një diametër të paktën prej një kilometri. Është plagosur lehtë një grua, fqinje e shtëpisë. Sabrije Hoxha është dërguar urgjentisht në spital e pas mjekimit është rikthyer në shtëpi. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje e pasi ka rrethuar vendin ka larguar të gjithë personat e “besdishëm”. Vetë shefi i saj ka deklaruar mbrëmë se janë disa pista e hetimit e gjithçka do të qartësohej me ardhjen e ekspertëve. Pas pyetjeve të para bërë rrevoje të objektit - prej vitesh shtëpia është shndërruar në muze etnografik - mësohet se tre persona kanë bërë presion në mesditë. Mendohet se ata janë rikthyer në mbrëmje e kanë vendosur sasinë e tritolit. Për ta është shpallur kërkimi, por emrat nuk bëhen publike për shkak të hetimit. Banorë të zonës përreth të përbetohen se kurrë nuk kishin dëgjuar një shpërthim të tillë, megjithëse ato kanë qenë të shpeshta gjatë muajve të trazirave. Në fakt në ditët më parë një i tillë kishte shkatërruar një kioskë, ndërsa zjarri kishte rrezikuar në tokë një shtëpi trekatëshe në sheshin “Çerçiz Topulli”. Shumica e njerëzve mendojnë se ky është një sulm politik, aq më tepër kur në qytet kanë filluar të shfaqen hapur komunistët. Gjithsesi gjithçka pritet të sqarohet pas hetimeve të policisë. p.re. Shtëpia e Enver Hoxhës në Gjirokastër përpara atentatit

Tragjedia e Otrantos: Hetuesit kërkojnë organizatorët

Mblidhen materialet e para të dosjes TIRANE - Fillojnë hetimet për organizatorët e udhëtimit tragjik të “Otranto 1”. “Na kanë ardhur materialet e para dhe jemi në fazën e verifikimit të tyre”. thotë Agim Tirana, Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit,

Enigma e Nanos: Meta apo Ulqini?

TIRANE - Zbardhen misteret e Konferencës së Tiranës. Meta ka deklaruar se nuk do ta konsideronte pozitive dhe dhënë si një kockë,

Kthehet banda e Benzave

TIRANE Kthehet banda e Benzave Në faqen 5

Kontratë rekord e Albpetrolit

FIER Kontratë rekord e Albpetrolit Në faqen 5 TIRANË Gjata: Grusht Kushtetues Në faqen 2

Kreditorët përzenë gazetarët

BOJKOTOHET KONFERENCA E SHTYPIT TIRANE - Shoqata e Kreditorëve që kanë lënë paratë në fajde, në padurim për të marrë paratë, nxehet me gazetarët dhe i fyen ata. Konferenca e tyre për shtyp nuk është për “Për kthimin e parave të lena në fajde”. Mistrat Sahiti, një mësues gjeografie, që siç ka pohuar vetë nuk ka lënë asnjë lek nëpër firma, i shoqëruar nga Gëzim Hoxha për-

[?] kërkojnë organizatorët

[Kryetitulli është i prerë në skajin e sipërm.] “Na kanë ardhur materiale te Agim Tirana, Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit. Kështu, për herë të parë, po synohet zbardhja e një momenti tepër tragjik për popul-lin e Vlorës. Kush e mori anijen dhe cilët organizuan udhëtimin? Sa lekë kanë paguar njerëzit dhe sa? Kush ishte ai që u përfshi në këto pazare? A ishte vërtetë një njësi spontane, apo dikush donte të nxirrte fitimet e veta? “Njerëz kanë sjellë informacion, por kanë frikë - dhe me të drejtë - të shkruajnë emrin”, thotë Tirana. Ka emra konkretë në të gjitha materialet, por që tani për tani janë vetëm në fazën e verifikimit. Në faqen 2 Katër i Radës

Meta apo Ulqini?

TIRANË - nuk do ta konsideronte pop-stin e dhënë si një kockë, ndërkohë që Musa Ulqini është befasuar nga propozimi i Nanos. Për ish kreun e socialistëve të kryeqytetit gjithësesi ngarkesa e madhe e tij e ka ngërthyer atë të largohët nga posti. Por nuk mendojë kështu në PS. Kjo është një tjetër lëvizje e kryetarit për të quar PS në minorit drejt Konferencës së madhe të saj. Në faqen 3

përzënë gazetarët

TIRANË - Shoqata e Kre-ditorëve që kanë lënë fare gazetarët dhe i fyn ata. Konferenca e tyre për shtyp, nuk është thyer vetëm në një sulm kundër Qeverisë, që nuk po mban premtimin e kthimit të parave, por edhe kundër gazetarëve, që sipas tyre paskan faj në këtë mes. Gazetarët e shtypit dhe të radios e të shumta private, kanë bojkotuar konferencën, që ata kanë thirrur pikërisht për të pasur vëmendjen e mediave. Kryetari i Shoqatës lënë asnjë lek në firmë, i shoqëruar nga Gëzim Hoxha përgjegjësi i kreditorëve të VEFA-s, por që nuk ka asnjë dokument ligjor përfaqësim, si dhe nënkryetari i shoqatës, Elezi, kanë harruar rregullat e etikës dhe kanë mosmarrëveshje tyre, ua kanë atribuar gazetarëve. Sidoqoftë në rast se shoqata e sheh me mosbesim median, është e lirë të cajë ti gjejë vetë mënyrat për të tërhequr vëmendjen e Qeverisë.

RIKTHEHEN NOSTALGJIKET E KUQ

LAÇ - Shkuan të ndiqnin këngët e grupit shkodran “Mister”, por në sallë kanë gjetur më “argëtues” të përplasnin duart dhe të thërrisnin “Parti-Enver”. Ka ndodhur në pallatin e Kulturës në Laç, të shtunën, kur grupi i ri i muzikës rock, “Mister” kishte shkruar për të dhënë një koncert. Për të atin e tyre të keq nuk funksiononte fonia dhe shfaqja është shtyrë një orë më vonë, ndërkohë që njerëzit sa vinin dhe mbushnin sallën e pallatit të kulturës. Policia ka qenë e pafuqishme për të ndalur fluksin e personave pa biletë, por akoma më e pafuqishme ka qenë për të vënë rregullin në sallë dhe ulërimat e të rinjve, që nuk u vesh mirë nëse në të vërtetë kishin shkuar për të parë shfaqjen apo për të bërtitur. Sifti simpatik ka tentuar të këndojë, por pa sukses, pasi askush nuk kishin ndërmend t’i dëgjonte. Por akoma më keq ka shkuar humori i të njohur Nexho, i cili për herë të parë e ka parë veten të rrethuar nga publiku. Sapo doli në sallë vërshëllimat dhe të bërtiturat nuk i kanë dhënë mundësinë të thotë asnjë batutë për të qeshur. Me të trishtuar në gjithë këtë ngjarje ka qenë drejtori i ri i pallatit të kulturës së Laçit, Ruzhdi Kera, i cili kishte menduar të sille dhe humoristë nga Tirana, madje dhe Ardit Gjebrenë. Pas shfaqjes ai është shprehur se nuk mund të bëjë asgjë me këtë publik, pasi nuk mund të bënte asgjë edhe vetë policia.

Krushtëgit i mbajnë ison kryefamiljarit

Diktatori “vjen” në Rrajcë: Në dasmë këndohet për të LIBRAZHD - Këndohet kënga e Stalinit në një dasmë në fshatin Rrajcë të Librazhdit. Diktatori rus është rikthyer si personazh në Shqipëri, por jo më në Tiranë. Një fshat në juglindje të Shqipërisë, në kufi me Maqedoninë, ka marrë përsipër të njihet jo më për emisarët e vrarë, por për një këngë ndaj Stalinit. H. Hana ka patur një gezim legjitim të dielën e ishte përpjekur me të gjitha mundësitë për t’ia bërë qejfin miqve të tij e krushqve. Në kulmin e haresë, pas dollive pa fund e shëndetëve për të gjithë me radhë, ai ka bërë veprimin më të papritur, i cili i ka shtangur të gjithë. Të ftuarit në dasmë e për më tepër krushqit janë habitur në momentin kur i zoti i shtëpisë në vend të këngës përshëndetëse kishte zgjedhur, “O Stalin ti je gjallë...”. Për një moment ata janë befasuar, por më pas kanë qenë të detyruar t’i mbajnë ison. Pas fundit të këngës të gjithë janë ngritur në këmbë e kanë përplasur gotat duke uruar për Partinë Komuniste, e cila në fakt i ka krijuar celulat e saj në fshat. Sipas një të afërmi të Hanës, nga dasmorët nuk pati asnjë reagim pse u këndua kënga e njëriut simbol të diktaturës komuniste. Megjithatë ngjarja në fjalë është përfolur gjatë në fshatin më të madh të vendit me tetë mijë banorë. Duket se nostalgia për diktaturën është tepër e prekshme për veteranët. Më e theksuar ajo duket nëpër fshatra. Në 16 tetor në Librazhd, fshatarët kanë ringritur statujën e Enver Hoxhës. Nuk kanë kaluar shumë ditë e në Rrajcë të Librazhdit da-smorët në vend të këngëve tradicionale kanë thirrur në ndihmë traditën duke i ngritur hymne diktatorëve. Rekhep Polisi Monumentet e diktatorit të çmontuara

INTER: TRIUMF DHE RA RONALDON

Juve frenohet në Piacenza. Kluivert i jep fitoren Milanit në Bergamo e tani kuqezitë e Capellos shpresojnë për vendin e dytë Në faqen 7 Moriero më i miri i Interit

Frikë dhe dhëmbë në një nga lagjet më të vjetra të qytetit muze