Varg atentatesh në Gjirokastër. Mbërrin RENEA
Patrullim në qytet, njerëzit struken në shtëpi. Lirohen dy të dyshuar
Një orë pas ardhjes së forcave speciale, tjetër shpërthim trondit qytetin. Një benz hidhet në erë. Komisari: Ishte pronë e një trafikanti narkotik, akt hakmarrës, ndaluam autorin
Një orë pas ardhjes së forcave speciale nga Tirana, 30 trupave të “RENEA-s” priten t’u shtohen edhe të tjerë sot. Ata do të patrullojnë në qytet. Kryetari i bashkisë ka nisur një letër të hapur kryeministrit dhe ministrit të brendshëm Ceka për ardhjen e forcave policore nga Tirana. Frika e paniku ka pushtuar njerëzit të cilët struken pasdrek[e?] në shtëpi.
Shefi i komisariatit, Ilirian Bida i ardhur këto javë në detyrë, deklaron se shumë shpejt do të kapen autorët e shpërthimeve, por nuk pranon të konfirmojë pistën e hetimeve rreth çështjes Hoxha. “Nuk kemi asgjë të saktë, kështu që nuk mund të konfirmoj ndonjë pistë të mundshme të krimit, gjithçka do të sqarohet pas mbylljes së hetimeve” - ka deklaruar ai. Dhe janë lëshuar edhe dy persona të mbajtur në komisariat, të cilët dyshoheshin si autorë të mundshëm në vendosjen e eksplozivit. Deputeti Maksim Hasani, thotë për Gazetën se ai është një atentat politik.
Bashkë me shtëpinë e Hoxhës janë dëmtuar edhe disa të tjera përqark, por vlera e dëmit ende nuk është llogaritur. Kryetari i bashkisë ka nisur një letër në Ministrinë e Kulturës ku kërkon një fond për rindërtimin e tyre.
GJIROKASTËR - Frikë e panik në Jug. Specialët mbërrijnë në qytet. Pas renëminit të shtëpisë së Enver Hoxhës, një tjetër shpërthim ka tronditur njërën nga lagjet e qytetit. Një makinë Benz është hedhur në erë.
Një orë më parë në qytet kishin mbërritur forcat nga Tirana.
Krerët e bashkisë kërkojnë ndihmë nga Tirana. “Gjendje e rëndë, s’illni përforcime”
TEKKA KOMBTARE [?]
AMSTEL BIER
Asnjë pistë e saktë hetimi pas hedhjes në erë të shtëpisë së Hoxhës. Komunistët: “Atentat politik”. Policia: “Versioni i saktë vetëm pas mbylljes së hetimeve”
(Lart) Enver Hoxha, shtëpia e të cilit u hodh në erë të hënën në darkë. (Djathtas) Shtëpia e diktatorit para atentatit
Shkodër
Prokuroria: Tritol dosjes “Embargo”
Ishin interesuar në mars
TIRANË - Tritol dosjes së kontrabandës së karburanteve gjatë vitit 1995. Janë shndërruar në hi gjithë dokumentet që vërtetonin implikimin e firmave të ndryshme, apo personave të pushtet, në kontrabandën e “arit të zi”. Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar ditët e fundit të rishikon[...] faktet, për të parë nëse në ekzistonte ndonjë vepër penale e pa amnistuar. Por për përgjegjësi nga qenë negative. Kasaforta është hedhur në erë gjatë trazirave të marsit.
Antimafia italiane: Hetim dosjeve në Tiranë
Qeveria jep vison për bashkëpunimin
Në botën e të marrëve:
REPORTAZH/ Në spitalin psikiatrik të Tiranës
Kosovë, lufta në ...
USA: SITUATA ËSHTË EKSPLOZIVE
Kosovë, lufta në
Krizë e re në Federatë?
TIRANË - A ka dualitet mes Presidentit të FSFH-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm?
Edhe pse të paktën deri tani situata paraqitet rozë, përsëri as njeri e as tjetri nuk janë mundur të fshihen dot kontradiktat. “Ka patur një kontradiktë të vogël, e cila është zgjidhur” - ka deklaruar Starova në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të së hënës, ndërkohë që në konferencën e parë për shtyp Papadhopulli ka deklaruar: “Presidenti është numri 1 i futbollit shqiptar”.
Në faqen 7
Në botën e të marrëvë: Çmendina, ëndrra e keqe
REPORTAZH/ Në spitalin psikiatrik të Tiranës
marrëvë: Çmendina, ëndrra e keqe
TIRANË - Në spitalin psikiatrik të Tiranës janë të shtruar rreth 90 pacientë. Janë njerëz të cilët kanë harruar se në çfarë bote jetojnë. Dhe midis fatit të keq dhe atij të lumë për këtë fakt, lëkunden në harrimin e ndryshimeve të cilat jashtë mureve të mbretërisë së tyre, rastis që u qahen edhe vyrtyte. Mjekët, që enden ditëve e netëve nëpër dhomat e tyre të ftohta japin dëshmi për mënyrën e të jetuarit në Spitalin e të marrëve.
Pacientë në psikiatri disa vjet më parë
Në faqen 4
Hetim dosjeve në Tiranë
Nga varrimi i viktimave të Otrantos
TIRANË - Antimafia italiane heton në Tiranë. Shtatë prokurorë të Antimafias italiane kanë zbri-tur dje në Rinas, dy prej të cilëve do të shikojnë marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërsa të tjerët do të hetojnë për çështjet që kanë përcaktuar.
Me në krye Maritatin, zëvendësin e Piero Luigi Vinjës, Prokuror i Përgjithshëm i Antimafias, grupi ka filluar që dje bisdimet. Eshtë fiksuar përfundimisht vizita e prokurorëve shqiptarë në Leçe, për të hetuar mbi të “Otranto 2”. Ndërsa Maritati do të kryejë bisedime, të tjerët do të qëndrojnë më gjatë në Tiranë. Në zemër të metropolit shqiptar, italianët e Antimafias do të hetojnë për të dosje konkrete, që deri tani mbahen sekret. Kjo tregon se Mafia Italiane ka fijet e saj edhe në Shqipëri.
Në faqen 3
Nda varrimi i viktimave të Otrantos
Kosovë, lufta në prag shpërthimi
USA: SITUATA ËSHTË EKSPLOZIVE
TIRANË - “Situata në Kosovë është eksplozive”.
I dëgjuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim ekonomik midis Beogradit dhe Washingtonit, në rast se nuk do të ndryshojë politika zyrtare e Republikës Federale Jugosllave. Frika se situata po del jashtë kontrollit, është më se objektive. Tentativat e të dërguarit Majls, për të bindur Milosheviçin “të ndryshojë sadopak gjendjen në Kosovë”, nuk kanë dhënë rezultat. Ditët e fundit, Azem Vllasi, një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se tashmë lufta në Kosovë është çështje ditësh. Në rrugë kanë filluar të shfaqen anëtarë të UÇK që tashmë thuhet, se kontrollojnë territorin e Drenicës. Nuk ka ndikuar për mirë, në situatën midis të tensionuar, as dënimi i 17 shqiptarëve që së bashku do të vuanjë gati 200 vjet burg. Nëse për shumë aktivistë shqiptarë, UÇK është një realitet, për ministrin e jashtëm Milo, nuk është krejt ashtu. Në një intervistë dhënë për BBC në Zagreb, Milo thotë: “Ky realitet mund të jetë një realitet jashtë kohe, mund të jetë një shpërthim i padurimi që nga pikëpamja ekonomike mund të vlerësohet, por nga një pikëpamje tjetër, ajo taktike mund të jetë një veprim jo shumë i për-shtatshëm”. Milo ka mohuar në mënyrë kategorike se ka trupa të UÇK që stërviten në Shqipëri. Për të, kjo është një shpifje e Beogradit. “Qeveria shqiptare, nuk i njeh këta njerëz dhe nuk ka asnjë lidhje me këto njësi. Jo thjesht se nuk ka dashur të majë lidhje, por sepse këta njerëz nuk janë afruar në territorin shqiptar”. Për Milon, e vetmja “zgjidhje” për çështjen e lëvizjes kombëtare është dialogu. Nuk duket ta mendojnë kështu shumë nga shqiptarët e Kosovës që tashmë nuk po i binden as politikës së rezistencës paqësore të Ibrahim Rugovës.
Revoltë në burgun grek
PLAGOSET RENDE NJERI PREJ TYRE
Revoltë në burgun grek
Shqiptarët rebelohen në Selanik
SELANIK - Shqiptarët grekë përgjakshëm në burgun grek të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19.00 dhe ka për protagonistë dy shqiptarë të sapoburgosur. Në momentin e futjes në qeli ata kanë sulmuar gardianët që po i shoqëronin, për t’u marrë çelësat nga duart, por njëri nga grekët ka qëlluar duke plagosur rëndë një nga shqiptarët.
Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të pjesës tjetër të të burgosurve, të cilët mundën të merrnin peng njërin gardian. Shqiptari u dërgua urgjentisht në një spital të Selanikut dhe gjendja e tij është mjaft kritike. Burgu i Diavatas është një nga vendet me përqëndrim të lartë të personave shqiptarë të inkriminuar. Tensioni në burg ka qenë mjaft i lartë deri në orët e vona të mbrëmjes. Aty kanë mbërritur autoritetet e policisë greke për të dialoguar me pjesën e revoltuar të shqiptarëve pas hekurave. Gjithashtu në territorin e burgut janë dislokuar dhe përforcuar me të policisë, të cilët kanë bërë rrethimin e tij ngjeshur të gjithë zonës. Të gjitha kanë qenë bisedimet për lëshimin e gardianit-peng nga ana e shqiptarëve. Deri në orët e vona nuk është bërë lëshimi i tij.
Revolta e burgut të Diavatas në Selanik është një nga më të acaruarat serisë së protestave shqiptare që shpesh kanë “pushtuar” burgjet greke. Më të famshmet janë ato të vitit 1995, të cilat tashtrinë në të gjitha burgjet e Greqisë, duke shënuar edhe një viktimë. Edhe atëherë të burgosurit shqiptarë, që aktualisht numërojnë 2000 veta, kishin marrë peng dhe kërcënuar policinë greke. Kanë qenë të shumta dhe arratisjet duke përdorur mjete të forta. Një e tillë u verifikua kohët e fundit në burgun e Athinës, ku dy shqiptarë, pasi kishin hapur me mjete të forta qelinë, mundën të arratiseshin. Policia greke u vu në gjurmët e tyre, po pa mundur të kapë shqiptarët e arratisur. Ndaj ndalimit shqiptarëve dhe arrestimet bëre pasi ata ishin kapur duke grabitur vila në periferitë e Selanikut.