“PS do humbë nëse nuk do na dojë Vlora”
Sot Konferenca lokale e partisë. Priten debate me krerët
Nga protestat e marsit në Vlorë
TIRANË - PS kalon sot provimin në Vlorë. Drejt qytetit të revoltuar do të zbresë në Konferencën e socialistëve vetëm Majko dhe Petro Koçi. Nano ka preferuar të presë Dinin në Tiranë duke mos pranuar kërkesën insistente të socialistëve vlonjatë për një prezencë të tij në Konferencë. Për pjesën tjetër i përgjithshëm i PS ka mohuar faktin që PS ta ketë lënë në harresë Vlorën dhe problemet e saj. “Nëse PS do të vijë nga Vlora”. Kështu ka deklaruar Majko sipas të cilit nuk duhen fryrë mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes dy kryesive. Por nuk është i këtij mendimi kreu i PS të Vlorës, Alushi. Sipas tij socialistët vlonjatë nuk kanë më nevojë për fjalë të bukura por për prezencë të krerëve të Tiranës pranë halleve që po rendojnë mbi këtë qytet. Për Alushin është e papajtueshme mungesa që pas zgjedhjes së tyre që janë sot në krye të shtetit por që në një çast qershor morën votën nga elektorati vlonjat.
Në faqen 3
Mafia pas firmave private
“Biznesmenë të ndershëm” duket se janë fytyrë e vërtetë e krimit
Klandestinë, prostituta, drogë e armë, kush i mbuloi?
Hetuesit italianë në Tiranë. Dyshime të forta për dy ndërmarrje
“Biznesmenë të ndershëm” duket se janë fytyrë e vërtetë e krimit
Mafia pas firmave private
Klandestinë, prostituta, drogë e armë, kush i mbuloi?
Hetuesit italianë në Tiranë. Dyshime të forta për dy ndërmarrje
TIRANË - Antimafia italiane heton që prej dy ditësh në Shqipëri dyshimi italiane me investime në Tiranë. “Dyshohen të kenë dhënë shtysat e trafikut klandestin, të drogës dhe prostitutave”, thonë burime të Prokurorisë së Përgjithshme. Mafia italiane, e fshehur pas petkut të investimeve, do të vihet nën fokusin e pyetjeve dhe të marrjes së dokumenteve. Hetime janë bërë edhe në Durrës, ku dy prokurorë të Antimafias kanë fiksuar të dhëna të dobishme mes lidhjeve që Mafia shqiptare ka me Kamorrën napoletane. Dy shoqëritë private italiane përbëjnë sinjalin e parë të ekzistencës reale të Mafias. Pastrimi i parave apo trafiku e paligjshme, gjithçka dyshohet, por të dhënat mbahen sekret. Është konfirmuar ndërkohë kontrolli i llogarive bankare të këtyre dy shoqërive, në Bankën Italo-Shqiptare. “Vetëm me një vendim të Prokurorisë shqiptare, ne do të vëmë në dispozicion dokumentet që kemi”, thotë Italo Torsello, shef i kontabilitetit të Bankës. Të dhënat më të fundit flasin për shoqëri private, që fshehin Mafian e vërtetë.
Në faqen 4
Shtëpia e Enver Hoxhës një ditë pas atentatit (Foto REUTERS)
Terrorizmi? Tre hijet e para
Në faqen 5
Nga Meidani deri te sekretarët: Sa marrin?
Kryeministri Nano
Për të drejtuar shtetin e varfër shqiptar, Presidenti paguhet 60 mijë lekë në muaj. Qeverisja bën 54 mijë...
Në faqen 2
Teta: Trafik nga Iraku? Absurde
“Largohet pajtimi
Kapen 1 milion USD
Kape anije greke me ekuipazh shqiptar
Më pas në zgjedhje
Berisha kërkon qeveri të re
“Largohet pajtimi me Beogradin”
Teta: Trafik nga Iraku? Absurde
TIRANË - Ministri i jashtëm Paskal Milo, ka refuzuar të normalizojë marrëdhëniet diplomatike me Beogradin. Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, Milo citohet të ketë thënë për shtypin e pavarur të Beogradit, se “Tirana zyrtare do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Kosovës”. Milo e ka cilësuar gjendjen në Kosovë si “të rrezikshme”. Ndërsa sekretari i shtetit për mbrojtjen Pérskin Teta, ka mohuar që lajmin e gazetës italiane, që fliste për një trafik armësh nga Irani, nëpërmjet Shqipërisë, për në Kosovë, “Nuk e njoh ushtrinë çlirimtare të Kosovës, por nuk mohoj ekzistencën e grupeve terroriste në Kosovë, ashtu siç ka në Itali dhe vende të tjera”, ka thënë Teta. “Qeveria shqiptare do të bëjë ç’është e mundur për të ndaluar këtë trafik”. Tëzen e trafikut të armëve nga Iraku, Teta e ka konsideruar absurde. “Shqipëria s’kishte pse të çonte në Kosovë armë nga fundi i botës, kur ajo i kishte kallashnikovët këtu shehët”. Ndërkaq në Kosovë situata vazhdon të jetë e ndërlë. “Lufta është e mundshme”, thotë Adem Demaçi. “Deluzoni që vjen nga politika e Beogradit po transformohet në forcim të UÇK, mbi të cilën po politikën kemi fare pak ndikim. Sipas Demaçit, mbështetësit e UÇK janë duke u shtuar dita ditës, duke rritur kështu paralelizimin, mundësinë që zgjidhja e problemeve të jenë me armët. Edhe komuniteti ndërkombëtar ka filluar të shqetësohet, për shkallëzimin e situatës. Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i ka dërguar një letër të përditshmes “New York Tiems”, ku kërkon më tepër përgjegjë për të ndaluar shpërthimin. Edhe zv/ministri i jashtëm britanik, Toni Lloyd, është shprehur për angazhimin e qeverisë së tij për një zgjidhje paqësore nëpërmjet dialogut. “Presinjnë shqiptarët të tregojnë në Beograd që të tregojnë interes për jetën njerëzore”. Por fare pak ditë pas baltazhit Milutinoviç - Shehsel, Beogradi nuk po demonstron asnjë vullnet të mirë për të bërë qoftë edhe lëshimin më të vogël. Dënimi i 17 kosovarëve, “për akte terrorizmi”, ka shëbyer si pika e fundit që mbush gotën.
Kapen 1 milion USD cigare kontrabandë
Kapet anije greke me ekuipazh shqiptar
DURRËS - Kapet një anije me cigare kontrabandë: 1 milion dollarë vlera e tyre. Malli “i majmë” është kapur nga policia shqiptare në rrjedhë të Vjosës, pas një operacioni me grupin 28 naval të marinës italiane. Anija, në të cilën valvitet një flamur grek, kishte në bordin e saj shtatë marinarë, pesë shqiptarë dhe dy grekë. Cigare të sekuestruara, plot 2 mijë koli, ishin të llojëve “Marlboro”, “Bond” dhe “L&M”. Anija është sekuestruar dhe ekuipazhi është nën hetim.
Në faqen 5
Berisha kërkon qeveri të re teknike
Më pas në zgjedhje
TIRANË - Një qeveri e re teknike? Ideja ka dalë dje nga vetë lideri i PDS-së Berisha. Kreu i demokratëve për herë të parë është shprehur me tonë të vendosura për një krizë politike në vend duke kërkuar si zgjidhje krijimin urgjent të një kabineti të ri teknikësh që do të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Duke parashtruar një seri argumentash Berisha është ndalur në gjendjen aktuale që po kalon vendi dhe në përmasat e mëdha që po merr kriminaliteti, kontrabanda dhe vese të tjera që sipas tij po mbyysin qeverinë Nano. Po dje Berisha ka rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin politik të PD në lidhje me Kushtetutën. “Nuk do të lëvizim nga pozicioni ynë” ka siguruar ai duke deklaruar se nuk do të firmosë pjesë në Komisionin kushtetues.
Në faqen 2
Pushohen nga puna fsheasat
SHKODËR / PRIVATIZIMI I NDËRMARRJES HEDH NË RRUGË PUNËTORËT
Pushohen nga puna fsheasat
Qyteti nuk ka më nevojë për krahët e tyre
SHKODËR - Kanë marrë fshesat dhe kovat për të protestuar para Bashkisë së qytetit. Janë 180 punëtorët të ndërmarrjes së pastrimit të Shkodrës që janë hedhur në rrugë papritur. Ndërmarrjen e kanë marrë në dorë dy firma, të cilat do të vendosin edhe për personelin. Me datë 16 të këtij muaji, atyre i është komunikuar që të nesërmen të mos paraqiten në punë: nuk kanë më nevojë për fshesat dhe për krahët e tyre. “Fshesa” e privatizimit do të anashkalojë veçse shoferët e transportit, të cilëve do t’u duhet të firmosin më parë një kontratë dy-mujore.
Të ngacmuar nga lajmi i papritur, ata protestuan para Bashkisë së qytetit bashkë me mjetet e tyre të punës. Sipas tyre punonjësit e ndërmarrjes, nuk kanë qenë pjesëmarrës në tenderin e fituar tashmë nga firmat “Borshi” dhe “S.A.N.”, duke u shkëputur urdhëri i Ministrit të Privatizimeve. Nëpërmjet një peticioni të këshillit sindikal të ndërmarrjes, drejtuar Bashkisë, punëtorëve nuk u është komunikuar 30 ditë më parë pushimi. Sipas drejtorit të ndërmarrjes Sadush Shaba, një pjesë e tyre nuk kanë marrë ende as lejen e zakonshme për vitin që kaloi, ndërkohë që as shefi dhe firmat private sipërmarrëse nuk përgjigjen për shlyerjen e detyrimeve ndaj punëtorëve. Dje përfaqësuesia e inspektoratit të shtetit për punën, Shkrepë Hitaj, pas takimit me punëtorët, tha se mosparalajmërimi i tyre për largim nga puna përbën shkelje të kodit të punës. Sipas saj, këto ditë do të kontaktohen me firmat sipërmarrëse, në mënyrë që punëtorët e ardhshëm të pastrimit të qytetit të merren nga stafi ekzistues, pavarësisht nga preferencat.
Megjithatë, punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit kërkojnë zgjidhjen e problemit nga Ministria e Privatizimit dhe Sekretariati i Pushtetit Lokal. Për këtë ata kërkojnë dhe ardhjen e përfaqësuesve të tyre edhe në faqet e gazetës. Protesta paqësore para Bashkisë, për punëtorët e pastrimit, do të jetë vetëm fillimi i rresht të moszgjedhjes së problemit të tyre. Deri atëherë plëherat qytetase do të jetojnë pa kërcënimin e fshesës.
Pritë policisë: Vritet oficeri
BERAT
Në faqen 6
Sot dita e parë e Fest ’97
SPEKTAKËL
Në faqen 8
Shorti i Kupave Dortmund-Bayern
FUTBOLL
FOTO EKSKLUZIVE E GITHCKA TJETËR MBI 32 FINALISTËT
NESËR SPECIALE FRANCË ’98
Shorti i Kupave Dortmund-Bayern
Në faqen 7