30/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 mars 1997

Ministria e Financave në hetim

Prokuroria: Kemi prova për kontrabandë Në kontroll të gjithë dokumentet e zhdoganimeve. Denoncohen doganierë TIRANË - Prokuroria përgatit të japë goditje të forta kontrabandës. Shumë shpejt në hetim do të përfshihen edhe gjithë dokumentet - më shumë të natyrës statistikore - që kanë të bëjnë me zhdoganimin. Shkresa pritet të dërgohet brenda javës, ndërkohë që studimi i materialit përbën një shpresë të madhe për të sqaruar shumë rrethana në çështjet konkrete. “Ne kuadrin e përgjithshëm të luftës kundër kontrabandës, do të hetojmë edhe dokumentet e zhdoganimit që zotëron Ministria e Financave. Ky është një veprim normal dhe i shërben hetimit që po zhvillojnë grupi hetimor i çështjeve të kontrabandës”, tha dje për Gazetën Shqiptare, numri një i hetimit shqiptar. Ndërkaq, vetëm në tre rrethe janë arrestuar 30 persona, dy prej të cilëve doganierë. Sa mallra janë zhdoganuar në dogana? Sa cigare, karburante, mallra elektro-shtëpiake kanë kaluar detyrimet dhe ku? Kolapsi gjatë muajve të trazirave ka bërë që në Shqipëri të depërtojnë shumë mallra kontrabandë, që sot është e vështirë për t’u siguruar prova konkrete. Janë denoncuar me dhjetra doganierë. Policia Tatimore, s’ka paditur asnjë. Speciale Fest ’97 Në faqen 4

Vrasja e policëve: Meidani thërret Kryeprokurorin

“Asnjë nga 4 anëtarët e bandës që vranë policët e Ballshit, nuk është liruar mbi paré nga Prokuroria. Është keqinformim” TIRANË - Prokuroria e inkriminuar në ngjarjen e Ballshit? Është vetëm një keqinformim. Është përgjigjja e kreut të Prokurorisë, përballë akuzave të Ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka. Po dje, Presidenti Meidani ka thirrur në takim vetë Prokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipi, për t’u sqaruar lidhur me çështjen. E ndersa shqetësimi presidencial ka qenë shumë i madh, është sqaruar se asnjë nga banditët nuk ishte liruar më parë. Në faqen 8

Kola-Minga të enjten lamtumirë futboll

Legjendat në vite largohen përfundimisht TIRANË - Kola e Minga të enjten i thonë lamtumirë futbollit. Një ndjesi simbolike mes Tiranës së viteve ’80-të dhe Kombëtares të po asaj periudhe do të mbyllë karrierën e tyre futbollistike. Do jetë më shumë një ndeshje spektakël, e cila do të luhet në ditrat e Stadiumit Qemal Stafa. Në Itali Inter ndjen shumë pranë ditën e Juves. Bie rroftë që u ndërlidhen Udi-nës, e cila tani ndodhet në vendin e tretë. Minga Në faqen 7

PS e post konferencës: Ç’do bëjmë me diktatin

Në selinë qendrore dyshime e hamendje TIRANË - PS në dilemë e pas Konferencës. Partia me apo pa diktat. Dy ditë pas përfundimit të Konferencës së partisë më të madhe në pushtet njerëzit e saj kanë diskutuar dje gjatë përplasjen mes Pëllumbit dhe kryetarit Nano. Zërat e korridoreve të selisë thonë se sulmi i njerëzve të Nanos në majat e karrierës është një tendencë për dorë të hekur që kreu kërkon të vërë mbi Partinë. E socialisti të tjerë janë Partia do të vazhdojë edhe në këtë linjë sërish do të humbë vitalitetin e saj dhe të lodhë njerëzit e militantë. Po dje Pëllumbi ka risulmuar Nano duke i kujtuar atij se PS do të vazhdojë të ecë në këtë drejtim nëse nuk hiqet dorë nga linja e fortë. Fotos Nano Në faqen 2

PËRMBYTJET

Shiu s’let në Tiranë: Mbytet kryeqyteti Nga përmbytjet në qytetin e Lezhës TIRANË - Tiranasi dje ia kaluan si vene-cianë. Reshëpapi i shiut bëri të pamundun që kjo të realizohej me shi mbri. Brenda një nate rrugët i zhdukën dallimet midis tyre dhe Lanës ndëra mëngjesi i djeshëm i kaloi të gjitha parashikimet duke zbrazur nga qelli i ne-vrikosur mbi kokat e kryeqytetasve, tonet të të tëra breshëri. Truartet u zbardhën si pas dëborës së parë, ndërkohë përbëhej, ndëna, bordurave, e la-kunë të copëra të shkatuarra. Ora dhjetë e par-tadites ishte një ferr i vërtetë. Rrebeshi i shiut, u bëri të qartë kryeqytetasve se nuk kanë përse të vajtojnë të qënit larg Venecias dhe rrugëve të saj ngjore. Balta pushtoi për-i feritë, ndërsa ujërat e tur-bullta nuk i lanë gjë mangu as rrugëve fare pranë qendrës. Tirana ia doli që edhe në një ditë të çrregullshme shiu të shndërrohet në gjol, kështu që tani nuk ka përse të mos pretendohet për arritjen e përsosmërisë në këtë drejtim, kur edhe shiu bie me bollëk, edhe rrugët janë tamam për këtë punë. Edhe pse në kanalet televizive dje u tha se pritej mot me reshje dhe stuhi, askush nuk u kujtua të paralajmërojë njerëzit për rrugët do të bëheshin det. Fundja këto janë gjëra që dihen. Duket qartë se edhe kur në TV pa-rashikohet shi i dobët, bën mirë të marrësh komarda-me me vete. Shoferët e makinave dje ishin më në humor se kurrë dhe këtë e demonstran me kalime të tur-frueshme duke ngritur dallgë të stërkalahash nëpër të rrëketa pranë trotuarëve ku njerëzit mundoheshin me kokë të kapercenin lumin pa u lagur, duke u hedhur pa dallime moshe, gur mbí gur. so.sha

Ujrat lënë pa shtëpi 2.000 fshatarë

LEZHË Në faqen 5

Ministria e Arsimit pezullon mësimin në Lezhë

TIRANË Në faqen 5

MILUTINOVIĆ NË KRYE TË SERBISË

TIRANË - Milutinoviç, zgjedhjet president i republikës së Serbisë. Ai ka mundur të grumbullojë 58.65 përqind të votave, kundrejt 38.14 përqind që mori kandidati tjetër Sheqerlaj. Por më e rëndësishmja për të, është se numri i votuesve ka qenë më i lartë se në fushatën e fundit, që ka bërë rezultatet e zgjedhjeve të vlefshëm. Partitë e tjera serbe të opozitës, përveç asaj të socialiste dhe radikale, si dhe 1.2 milion shqiptarë të Kosovës, kanë bojkotuar zgjedhjet. Serbët, pasi konsiderojnë që ato nuk përputhen me idealet e tyre të demokracisë, ndërsa shqiptarët i kanë kon- sideruar si zgjedhje të një shteti të huaj. Kështu që kreu të shtetit serb, do të jetë krahu i djathtë i Millosheviçit, presidenti aktual ka asaj që ka mbetur nga ish republika e Jugosllavisë. Kandidati tjetër, radikali Sheshelj, shihet nga Komiteti Ndërkombëtar si një problem i vërtetë për stabilitetin e brishtë në rajon. Sheshelj ka deklaruar se nuk do të respektojë marrëveshjen e Dejtonit. Ndërsa presidenti aktual i Serbisë, Milutinoviç, e konsideron Kosovën, si çështje të brendshme, nuk duhet të ndërhyjë Komuniteti Ndërkombëtar.

SHKODËR / KRYEPOLICI: JA SI ME PLAGOSEN

SHKODËR - “I kemi identifikuar banditët që na qëlluan të shtunën.” SHKODËR - “I kemi identifikuar banditët që na qëlluan të shtunën. Janë kërkime të organizuara nga Policia e ZV/drejtor i policisë, i plagosur të shtunën në mbrëmje, tregoi për “Gazetën Shqiptare” në natën e konfliktit mes 5 të armatosurit që donin të grabisnin një makinë policie. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, në një nga lagjet kryesore të Shkodrës. Komisariati i Shkodrës Në faqen 5

Speciale Krishtlindje

Ç’të bëjmë natën e mrekullive? Rregulla të arta për ta kaluar sa më gëzueshëm dhe me pak shpenzime, festat e dimrit Në faqen 6