28/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 dhjetor 1997

Terroristët në gjiqë

Arrest me burg për bandën e Lazaratit Por Gjykata liron njërin prej tyre, irritohen forcat e Rendit Dy shpërthime tronditën mbrëmë Gjirokastrën, ura hidhet në erë Speciale "Ja si u shkatërrua Saranda në mars" Rrëfimet e njëri prej protagonistëve të ngjarjeve të frikshme Në faqen 6 Janë ngritur versione që hetojnë lidhjet e bandës me grupe të caktuara. Banda ka më tepër se tetë vetë TIRANE - Arrest me burg për bandën e Lazaratit. Dy gjykata të faktit kanë firmosur vendimin e arrestit me burg për të kapurit e ditëve të fundit në Gjirokastër nga forcat speciale të Ministrisë së Brendshme. Prokuroria ka paraqitur një seri provash, që argumentojnë kërkesën e masës së arrestit. Dëshmi, informacione, shenja, armë etj. janë disa nga provat që konfirmuan dje nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa hetimet futen në rrugën e plotë, burimet thonë se në repartin 313 në Tiranë, ndodhet në prej mëse dy muajsh një tjetër anëtar i bandës së rezikshme. Ai është arrestuar nën të njëjtën akuzë dhe mendohet të jetë një nga më të rëndësishmit e bandës. Myrteza Shemsa ka marrë si mbrojtje një avokat të njohur. Sipas burimeve nga ky burim mësohet se dje ky i ndaluar është liruar. Avokati i tij është paraqitur me vërtetimin e lirimit të lëshuar nga gjykata. Gjithsej janë arrestuar nga Gjykata katër vetë, por banda, sipas informacioneve, përbëhet prej mëse 8 personash. Ata akuzohen për djegien dhe shkatërrimin e institucioneve të shtetit, grabitje, vjedhje... Në faqen 5 Në orën 19.45 dy shpërthime tritoli kanë bërë të pakalueshme urën e qytetit. Në të njëjtën kohë Gjykata liron njërin nga anëtarët e bandës. Avokati shkon në burg me vendimin e saj

Partizani në delir, tani kampion i dimrit

FUTBOLL/ Java e fundit Të kuqtë e Mustës pas fitores në Ballsh uzurpojnë kreun e tabelës, shumë pranë tyre shkodranët. Kampionët e Tiranës në një fund zhgënjyes Në faqen 7

Meidani: PD-ja është një pasuri kombëtare

PRESIDENTI BEN BIÇAKÇI E VIZITË PRESIDENTI BEN BILANÇET E VITIT Meidani: PD-ja është një pasuri kombëtare TIRANË - Presidenca bën bilancin e qeverisjes së saj. Nga tentativat për pajtim kombëtar tek përpjekjet për çarmatim, nga hartimi i Kushtetutës e deri tek kontaktet me botën. Bilanci i një presidence është bërë dhe nga zëdhënësi i Meidanit dhe këshilltari i tij politik Preç Zogaj. Për të dy oratorët, të pesë muajt e presidencës, kanë qenë muajt e një aktiviteti të dendur të kreut të shtetit si dhe fitore e tij që për bashkëpunëtorët e Meidanit ka qenë “Mbështetja popullore dhe suporti ndërkombëtar”. Bashkëpunëtorët e presidentit kanë hedhur poshtë hamendjet për një konflikt real Presidencë-Qeveri-PS dhe kanë garantuar se, Meidani ka një formulë të re çarmatimi për shqiptarët. Meidani Në faqen 2

Tragjedi në rrugë, 6 viktima

BALLSH Në faqen 5

Gjelat e detit ndeshen në TV

KRUJE Gjelat e detit ndeshen në TV Tradita e lashtë në prag të festës KRUJË - Gjelat e detit nuk shërbejnë vetëm për të plotësuar tryezën e Vitit të Ri. Duke respektuar një traditë dhjetra vjeçare, këto ditë të fundit, ka filluar në Krujë kampionati i ndeshjes së gjelave. Sivjet ndeshja finale do të transmetohet në televizionin lokal. Kanë filluar ethet e kampionatit të mundjes së gjelave të detit në Krujë. Pasi janë rritur dhe stërvitur gjatë këtyre muajve të fundit, konkurentët do të “matin” sqepat në pallatin e lojrave me dorë. Kjo traditë e lashtë zhvillohej me rastin e festës muslimane të Novruzit. Pas vendosjes së regjimit diktatorial, ndeshjet kanë vazhduar deri në ’67-tën, kur sistemi nuk i pa me sy të mirë festimet fetare. Të apasionuarit e këtij kampionati, nuk kanë dashur të prishnin traditën e të parëve dhe kanë gjetur një zgjidhje tjetër. Ndeshjet kanë filluar të zhvillohen në prag të Vitit të Ri. Sipas një organizimi strikt, ndeshjet fillojnë në rang lagjes. Në çdo ndeshje gjelat e humbur skualifikohen, ndërsa fitimtarët sigurojnë rrugën drejt finales së madhe. Fituesit e çdo lagjeje konkurrojnë më pas në rang qyteti. Ndeshjet e zhvillohen në pallatin e lojrave me dorë, ndihmuar nga mjaft kureshtarë. Zakoni nuk parashikon vendosjen e basteve “zyrtare”, por shpeshherë ndeshjet kthehen fitimprurëse për parashikuesit më të mirë. E reja e këtij viti do të jetë transmetimi i ndeshjes finale në televizionin privat të qytetit. Në këtë mënyrë gjeli fitues do të bëhet i njohur në të gjithë qytetin përpara se të piqet. Në faqen 3 Murat Aruqj Kartolina e Tele-Bingos

BERISHA, VIZION 2000

Në faqen 3 Berisha dje në sheshin Skënderbej. Foto: P. Ilo

Viti i ri: Ja ku do jenë Politikanët Gëzuar, por larg lokaleve

Viti i ri: Ja ku do jenë Politikanët Gëzuar, por larg lokaleve TIRANË - Politikanë shqiptarë larg lokaleve e restoranteve në natën e Vitit të Ri. Të pyetur dje, shumë nga krerët e partive janë përgjigjur se do të qëndrojnë në familjet e tyre. Berisha, Godo, Mello, Arbnori duket se nuk do të devijojnë nga tradita e tyre e festimit të natës magjike me njerëzit e barkut. Ndërkohë që të rinjtë Majko e Pollo tentojnë të braktisin një natë vatrën familjare për t'u hedhur nën zhurmën e lokaleve luksoze të Tiranës. Partizan i lokaleve mbetet edhe çifti Gjimnashi. Tradicionalisht, bashkëshortët nuk i janë ndarë restoranteve të zhurmshme për pritje të një Viti të Ri. Por nata e dy viteve duket, se do të sjellë për familjet e politikanëve edhe surprizat e dhuratave të fundit. Berisha e ka gati të hënën, po kështu edhe Gjimnashi e Majko. Por ato mbeten enigme deri në... Në faqen 2

BALLSH Tragjedi në rrugë, 6 viktima Në faqen 5 VLORE Policia ndalon të kërkuarin Në faqen 5 FLASIN JURISTËT Debati për grupine Ngjelës Në faqen 8

LEXUESVE

Për arsye të një difekti teknik, sot nuk ka dalë në qarkullim “Gazeta TV”. Redaksia e gazetës u kërkon ndjesë të gjithë lexuesve të saj duke u premtuar mospërsëritjen e këtij difekti në të ardhmen.