03/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 mars 1998

Tropojë, refugjatët në ferr

KOSOVE / Arrijnë 3500. Tre fëmijë vdesin në rrugë. Papritmas lind një tjetër Deri në orët e vona të mbrëmjes kanë mbërritur 3500 malësorë, shumica e të cilëve mbërrijnë nga mali i Padeshit. Shifrat zyrtare janë më të ulta, kjo pasi një pjesë e të ardhurve nuk pranojnë të regjistrohen. Kreu të OSBE-së konfirmojnë vdekjen e tre fëmijëve, ndërkohë që pushtetarët lokalë thonë vetëm dy. Në spitalin e Tropojës janë të shtruar dhjetëra të plagosur, ndërsa shumë të tjerë sapo kanë marrë ndihmën e parë janë larguar. Nuk ka ilaçe dhe ekziston frika e përhapjes së epidemive. Dje në Tropojë ka qenë vetëm një grup i Ministrisë së Shëndetësisë. Asnjë organizatë humanitare nuk ka dërguar ndihma dhe gjendja duket tepër e rëndë. Tropojanët kanë hapur dyert, por ata janë shumë të varfër e nuk janë në gjendje të përballojnë një fluks kaq të madh. NGA I dërguari ynë në Tropojë Në faqen 11 Refugjatë kosovarë

NJE GJYQ PER KOSOVEN

Arben Puto Më 15 qershor 1998 do të mblidhet në Romë një Konferencë Ndërkombëtare ku pritet të marrin pjesë 100 vende. Qëllimi i konferencës është që të krijohet një Gjykatë e re Ndërkombëtare Permanente, detyra e të cilës do të jetë hetimi dhe vënia përpara përgjegjësisë e gjithë të akuzuarve për genocid, për krime lufte kundër njerëzimit si dhe krime të tjera të luftës në ato raste kur Gjykatat Ndërkombëtare nuk merren me to ose janë inefektive. Ky institucion gjykues në shkallë ndërkombëtare e ka origjinën në protestën e fortë, e cila u ngrit pas Luftës së II Botërore dhe në vendimin që u mor nga fuqitë e mëdha aleate për të ndëshkuar krimet e rënda të kryera në emër të pushtet-ara nga Gjermania hitleriane dhe Japonia militariste. U krijuan kështu Gjykata e Nurembergut dhe ajo e Tokios, të cilat vunë përpara përgjegjësisë autorët kryesorë të krimeve dhe shqiptu-uan sentenca të rënda kundër tyre. Për herë të parë në këtë mënyrë përgjegjësinë dhe madje me ndëshkimin e shteteve dhe qarqeve të implikuara në këto krime. Mjafton të përmendet rasti i Karakzhiqit. Tema e juridiksionit universal për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit është veçanërisht e përpjetë e aktuale lidhur me ngjarjet në Kosovë. Pushteti serb prej kohësh po ndjek politikën e aparteidit kundrejt popullsisë shqiptare. Krimet e serbëve në Kosovë janë të drejtuara jo vetëm kundër popullsisë shqiptare, por edhe ndaj rendit ndërkombëtar të vlerave dhe të normave dhe si të tilla ato duhet t’i nënshtrohen një juridiksioni që të veprojë në emër të bashkësisë ndërkombëtare. Duke u nisur nga këto zhvillime, shtrohet nevoja që kjo eksperiencë të shkojë më tej dhe të ngrihet në një nivel më të lartë: të kalohen nga këto gjykata të veçanta ad hoc në një gjykatë penale ndërkombëtare permanente dhe universale, e cila do të kishte tagër të gjykonte individë për krime kundër njerëzimit, ciladoqoftë shtetësia e tyre dhe kudo qoftë kryera në vendet e pushtuar përgjegjësisë autorët kryesorë të krimeve dhe shqiptu-an sentenca të rënda kundër tyre. Për herë të parë udhëheqës shtetesh u vunë përpara përgjegjësisë penale dhe morën dënime të rënda nga instancat gjyqësore ndërkombëtare. Ky ishte një inovacion i rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare, për përgjegjësinë penale u trajtua jo më si kompetencë ekskluzive e gjykatave ndërkombëtare, por edhe si sferë e marrëveshjeve mes kombeve, dënores për një kategori të caktuar krimesh, efektet e të cilëve marrin përmasa universale dhe godasin jo vetëm ndërgjegjen, por edhe vetë themellet e bashkësisë njerëzore. Mund të mendohej se eksperienca e juridiksionit ndërkombëtar mbi këto lloj krimesh nuk do të shtrihej tej zhvillimeve të Luftës së Dytë Botërore. Për fat të keq, nuk ndodhi kështu dhe krime të rënda mizore, genocid, shfarosje në masë, krime lufte u përsëritën shumë vite më vonë jo vetëm në rajone të prapambetura, por edhe në Europë. Kjo bëri të domosdoshme që eksperienca e përterirë dhe një gjykatë ndërkombëtare e krijuar për krimet e luftës në Bosnje dhe një tjetër në Ruanda. Çështje e vërtetë, ky edicion i Gjykatës Ndërkombëtare për krime nuk duket të jetë shumë operativ dhe i efektshëm. Veçanërisht lidhur me Bosnjën vihen re se gjykata po vepron me ngadalësi dhe po ndesh në vështirësi e pengesa të vazhdueshme. Këto pengesa janë të lidhura me mosdis-[tekst i prerë] Për të arritur këtu duhen kapërcyer mjaft pengesa që lidhen me ngurrimet e disa qeverive dhe shteteve, të cilat e kanë ende të të fshehtë të shkëputen nga konceptet e vjetra të sovranitetit dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme. Në këto rrethana opinioni publik duhet të thotë fjalën e vet. Kryesorja është që gjykata të jetë e përhershme e të ketë juridiksionin të pakushtëzuar nga ndërhyrjet e shteteve të veçanta. Aktualisht kjo po bëhet një temë e ndjeshme edhe për organizatat joqeveritare. Kështu, si Federata Ndërkombëtare e Helsinkit, ashtu edhe organizata e madhe amerikane e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” kanë filluar një fushatë në përkrahje të kësaj nisme, duke u bërë thirrje Komiteteve të Helsinkit dhe organizatave të tjera simotra të angazhohen në përpjekje për të sensibilizuar qeveritë e tyre për të përkrahur pa rezerva krijimin e Gjykatës penale ndërkombëtare permanente në konferencën e ardhshme të Romës. Ne mendojmë se Qeveria shqiptare ka më shumë se një arsye për ta mbështetur këtë projekt. Ai i shërben jo vetëm një ideali mbarëjerëzor, por edhe u përgjigjet rrethanave dramatike në të cilat po vuan gjithsma e kombit tonë. * Kryetari i Komitetit Shqiptar të Helsinkit

SHIK-u streh oi terroristë islamikë

Kërkoheshin nga CIA, u fshehën në Bllok Histori spiunazhi e 1994. Kështu nisi çarja me SHBA? Nuk dihet ku kanë përfunduar njerëzit e hetuar nga gjysma e botës TIRANE - Katër njerëz të dyshimtë, të dyshuar nga shërbimi i fshehtë francez dhe nga CIA si terroristë islamikë, janë strehuar gjatë një farë kohe në një zemër të kryeqytetit, në njërën prej vilave të bllokut që atëherë shërbente për qëllime zyrtare. Një maratonë e tërheqshme biznesh në mesazhe të koduara e shënuar në kompjuteret e fuqishëm të SHIK-ut, ka ndodhur mes kolegëve shqiptarë dhe francezë të shërbimeve të fshehta. Pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje i ka ardhur radha ekspertëve të CIA-s, të cilëve u ka humbur durimi: terroristët quhen kështu të këstit dhe ata strehohen në një vilë të Bllokut, nuk kanë harruar madje as të shënojnë numrin e telefonit, me të cilin kanë arritur lidh-jetshin me eprorët e tyre... Në faqen 3

Francezi vrasës, një terrorist?

HETIMET TIRANE- Francezi që vrau përkthyesin e tij, një student 20 vjeçar, ka kryer filmime në Kukës dhe Krumë. Zbardhet mekanizmi i krimit, por nuk dihen ende motivet. “E vrava se më ndërpreu bisedën me Allahun”, ka thënë ai në polici. I prenzantuar si gazetar, francezi është kapur me një kallash dhe një mitraloz. Për të ka dyshime se mos është ndonjë terrorist islamik... Në faqen 3

Ceka: Pse u prisha me Berishën

“Unë i premtova imunitetin Alisë” Ceka Alia Ceka Alia TIRANE - Neritan Ceka sulmon sërish ashpër Berishën. “Po, ka pasur një marrëveshje me Alinë për të mos u burgosur, por Berisha e shkeli”, tha dje një prej njerëzve që themeluan partinë e parë opozitare në Shqipëri. Ceka tha se ishte ai që në emër të PD-së e kishte siguruar Alinë nëse nuk do të dënohej, nesër nuk do të kishte shkelur ligjet e kohës. Duket se kjo marrëveshje mund të bëhet ditë edhe për largimin e Cekës nga zyra e Alisë më ’91. Në faqen 2

Një Komitet i ri do rishikojë pronat

Marrin pjesë 11 zyrtarë të lartë TIRANE - Krijohet Komiteti i Kthimit të Pronave. Dje Qeveria ka miratuar vendimin “Për përbërjen dhe funksionimin e Komitetit Shtetëror të kthimit dhe të kompensimit të ish-pronarëve. Komiteti do të ketë 11 anëtarë, kurse kryetari do të zgjidhet me vendim qeverie. “Ata që janë zgjedhur si anëtarë të këtij komiteti, janë njerëz që kanë të bëjnë direkt me problemin e pronës”, thotë Gramoz Pashko, këshilltar ekonomik i Kryeministrit. Në faqen 9

Provimet me mbrojtje speciale

NGA POLICIA TIRANE - Policia garanton një mbrojtje speciale për sezonin e provimeve. Kreu i policisë së Tiranës, Fadil Canaj i ka premtuar drejtorëve të shkollave të Tiranës se policia që ai drejton do të intensifikojë masat e shërbimit në mënyrë të veçantë, në ambientet shkollore. Sezoni i provimeve mund të provokojë incidente të ndryshme. Masa konkrete janë marrë dhe ndaj falsifikimit të dëftesave, që tashmë do të kenë numër më vete. Në faqen 4

Prefekti: Si shpëtohet Shkodra

GAZETA e Shkodrës Ali Laçej Çdo e tashme është vazhdim i një të kaluare dhe asnjë e ardhme nuk mund të vijë pa të tashme. Ky segment kohor i së tashmes së Shkodrës, tregon se Shkodra ka nevojë për një pikë deflaksioni, ose, në kuptimin filozofik, do të thosha atë që ka nevojë e gjithë Shqipëria, të shkëputet nga filozofia e vdekjes e të ndërtojë filozofinë e jetës, pra të gjejë arsyet për të jetuar... Në faqen 6

Fëmijët pastrojnë qytetin

GAZETA e Vlorës VLORE - Fëmijët, nxënësit dhe studentët vlonjatë kanë pastruar dje qytetin nga papastërtitë dhe plehrat. Me një aksion të organizuar nga autoritetet lokale dhe organizata joqeveritare, të rinjtë me fshesa, lopata e kazane kanë hequr jo vetëm plehrat e përditshme, por edhe ato që prej dy-trevjetësh kishin zënë cepat e rrugëve të qytetit. Me moton “Vlora është e tërë, ta ruajmë atë” për tërë paraditen kanë “vershuar” nëpër rrugë duke tërhequr dhe të rriturit. Janë zhvendosur dhe mjetet që kishin mbetur aty nga trazirat e marsit të kaluar. Në faqen 7

“Trafiku? Më problem në Jug”

GAZETA e Durrësit DURRES - “Kontrabanda në Jug mbetet ende problem yne”. Është gjenerali italian, zëvendëskomandanti i Rojëve Financiare që ka zbritur në Portin e Durrësit dje për të vizituar ekuipazhin dhe anijet italiane që qëndrojnë në ujërat shqiptare që prej 9 muajsh. “Do të vazhdojë ende lufta kundër kontrabandës - ka thënë Ninulla - por për këtë do të sjellim mjete të tjera, pasi këto aktualet, nuk mjaftojnë. Në faqen 8

Qeveria

Zgjedhjet 10 herë më pak para Partitë do të marrin nga buxheti i shtetit 3 milionë lekë të reja për zgjedhjet e pjesshme lokale. Në vendimin e Qeverisë, është caktuar 80 për qind... Në faqen 9