05/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 qershor 1998

Ja historia ime me Enverin

INTERVISTË/ Kreu i vjetër i Ballit rrëfen aventurën e tij politike Ermenji: E njohja në Korçë, pastaj... TIRANË - Abaz Ermenji shpjegon lidhjet e tij me Enver Hoxhën. INTERVISTË/ Kreu i vjetër i Ballit rrëfen aventurën e tij politike Ja historia ime me Enverin Ermenji: E njohja në Korçë, pastaj... TIRANË - Abaz Ermenji shpjegon lidhjet e tij me Enverin. Lidhër historik i Ballit Kombëtar aspiron shumë ashtu si 50 vjet më parë për ringjalljen e ndjenjës kombëtare. Por, qenia për disa kohë në Perëndim, nuk i jep shanse plakut të hershëm ballist ta mendojë betejën politike, ashtu si gjatë luftës së Dytë Botërore. «Komunistët fituan, se ata e gënjyen popullin», thotë Ermenji duke kujtuar ditët, kur është arratisur nga Shqipëria dhe është shpallur si armik nga propaganda pa përdëjshëruese. Por, ballisti i vjetër nuk ka se si të mos ia njohë vlerat rivalit të tij të hershëm, Enver Hoxhës, megjithëse e mohon çdo lloj miqësie afektive, apo ideologjike me liderin e komunizmit shqiptar. «Jemi njohur rastësisht në Liceun e Korçës, por nuk kemi pasur asnjë lloj miqësie». Në faqen 2

Refugjatë kosovarë dje në Tropojë (Foto: Hektor Pustina) Refugjatë kosovarë dje në Tropojë (Foto: Hektor Pustina)

Atentat i ri Hajdarit plagoset Bardhyll Pollo

Policia paralajmëroi: Mos shkoni në Tropojë Atentat ndaj Azem Hajdarit. Të merkuren në mbrëmje, makina me të cilën udhëtonin këta deputetë demokratë është qëlluar me breshëri automatiku. Rreth 300 metra larg hotelit të qytetit, persona të paidentifikuar, të cilët prisnin prej kohësh ardhjen e miqve nga Kryeqyteti, kanë qëlluar në drejtim horizontal drejt fuoristradave. Zjarrt i janë përgjigjur dhe Hajdari dhe njëri prej badigardëve të tij. Pas disa minutash mes shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur lehtë në të dyja këmbët ish-drejtori i RTVSH, Bardhyl Pollo, i cili shoqëronte në udhëtim përfaqësuesit e PD-së. Në mes të plumbave deputetët kanë qëlluar në një shtypje aty pranë, ku janë strehuar deri të nesërmen në mëngjes. Dëshmitarët deklarojnë të atentat kanë përhapur në qytet dyshimet e një hakmarrjeje për arsye politike. Njëri prej tyre, ka njohur disa personave që prisnin mbërritjen e makinave nga Tirana, të cilët janë nga një fis i madh, i njohur për ngjarje të tilla shoqërore. Mes anëtarëve të këtij fisi dhe Hajdarit ekziston një grindje e vjetër për shkak të bindjeve politike dhe dëshirës për të dominuar qytetin. Megjithatë policia nuk ka konfirmuar asnjë dyshim, duke mos dhënë asnjë asnjë arsye për shkak të këtij sulmi të armatosur. Hajdari Në faqen 3

Përseja e hapit të Ramës

Rasti Plasari Skifter Rasti Plasari Përseja e hapit të Ramës Skifter Ministri i ri i Kulturës, Rama, në aksionin e tij për të shkëputur pluhurin që ka mbuluar kulturën shqiptare, dhe në radhë të parë, pluhurin që prej vitesh kish mbuluar rafet e Bibliotekës sonë Kombëtare, ka kryer një gjest që rrallë kemi mi parë ta shohim. Ai i ka ofruar me detyrën e rëndësishme të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, njeri prej personaliteteve më të zë lëtrave të sotme shqiptare, Aurel Plasari. Natyrisht, nuk ka asnjë çudi në faktin që ky post i ofrohet Plasarit. Veprimtaria e tij në fushën e letrave nuk lë vend për diskutime. Ndosh­ta për herë të parë që prej gjysmëshekulli të këtij, në krye të Tempullit shqiptar të librit vihet një person që i përket letrave dhe jo administratës. Ajo që duhet përshëndetur si një akt qytetërimi është fakti që Rama dhe Plasari bashkëpunojnë fort në një aksion të përbashkët në dobi të kulturës shqiptare. Ministri Rama, ka zgjedhur pikërisht njeriun që duhet pavarësisht se marrëdhëniet e tyre ishin të ngrira që prej shumë vitesh, pavarësisht se simpatitë e tyre politike ishin të ndryshme, pavarësisht se, si shkruan gazetat, emri i Plasarit është në listën shumë emërore të Partisë që është sot në opozitë. Dhe po aq civilizues, për të njëjtat arsye është edhe edhe gjesti i Plasarit, i cili nuk u mjaftua nga asnjë paragjykim të vihet në shërbim të çështjes kulturore shqiptare. Rama dhe Plasari, të njohur për frymën e tyre kritike, kanë dhënë shembullin e një “të vërtetë” që i vlen të gjithëve, që i vlen të gjithë, në radhë të parë politikanëve, por edhe intelektualëve të këtij vendi. Merita e parë padyshim i takon Ramës, por edhe Plasarit po më pak.

Dhimbja kosovare vërshon drejt Jugut

Qindra vetë mbërrijnë në Tiranë, Durrës e Shqipërinë e Mesme TRAGJEDIA E KOSOVËS / Serbët vrasin shqiptarë në kufi. Tension i lartë mes dy vendeve TROPOJË - Turmat e refugjatëve të mbërritura prej tre ditësh në qytetin verior, tashmë kanë marrë rrugët drejt Jugut të vendit. Burime të Ministrisë së Rendit konfirmojnë se Shkodra e Laçi janë ndalesat e para, ndërsa një numër i konsiderueshëm i kosovarëve ka synuar pjesët e vendit ku kushtërinjet e tyre ndodhen prej dhjetëra vitesh. Të paktën 200 vetë kanë mbërritur që dje në mesditë në Durrës, e shumica e tyre janë vendosur në fshatin Rashbull, ku prej kohësh jeton një komunitet kosovarësh. Shumë të tjerë kanë vazhduar rrugën për t’u ndalur në Kavajë dhe në Fier. Lagja “1 Maji” e qytetit vazhdojnë është kthyer në vendstrehim për mysafirët. Të ndarë sipas familjeve, por më së shumti sipas fiseve, grupet prej 15-20 vetësh kanë kaluar natën e parë në brendësi të vendit. Pritet që shumë të tjerë të shkëputen nga “armata” që qëndron në Tropojë e të “mësynë” në zonat më të qeta, e sigurisht më të pasura.

KUSHTETUTA PLAGA VJETER

Arben Meçe U tmësua nga diskutimet në Komision Kushtetues se kemi dy modele presidentësh në botë “Ai Berishian (i fortë) dhe ai Mejdanian (i dobët)”. Në mexh ka unë as njeri e as tjetri se “E duam ujin e ngrohtë, kur na e japin të ftohtë. E duam të ftohtë, kur na e japin të ngrohtë”. Odisea vazhdon, por diku stonojmë. Ku. Në propagandën demagogjike mbi kushtetutën. Jo, po ku? Kushtetuta më e mirë është ajo me e keqja, por kur zbatohet! Le të diskutojmë sadopak mbi institucionin President. Diskutohen për një president “i përpër të fuqishëm” quajtur Berisha, e për një tjetër “i dobët” i quajtur Mejdani. Asnjëherë ky institucion nuk trajtohet në prizmin juridiko-institucional, por gjithnjë, në preçedentin “emer”. Pra, dashje pa dashje, ne, bëjmë viktimë e të metës sonë të përbashkët, kundërshtimet të ngushta, afektshkur­tër, të mërzitshme pasionant të fenomenit. Dikur akuza për Berishën ishte, me kushtetutën ai tentonte të bëhej mbreti i Shqipërisë. Duam apo jo, Mejdani dhe Kushtetuta u bë një realitet gati i tillë. A u bë? Por kjo me kushtetutë. Për info të realitetit, me një ligj ordinancë, që e emërton Komandant i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me forcave të Armatosura, me pakë pakt Kushtetuta “E tij” nuk u miratua (Personalitetit...) “i gjendroj pikëpamjes ‘donim në kohë’, asgjë tjetër nuk fituam nga ky mos aprovimi”. Ai u be, se “de jure” apo “de facto” drejtonte një part. Ai u bë, se ligji në përgjithësi në shetitn shqiptar u pa vetëm në sensin politik të tij. Ai u bë, se të tillë, i kar le dëshem dhe kur s’e deshëm, e bëmë. Në fund, se ... Dhe një ditë ky “Individi Mit”, përfundoi nën rrënjët e pamëshirshme të rregullave demokratike, “cirkulacionit”. Ai ra. Demokracia nuk mund ta jetojë me arbitraritetin me abuzimin institucional. Ne, asnjëherë nuk duhet të mendojmë një të vërtetë të madhe. Përfundimin e dhimbshëm, kur divergjion me ligjshmërinë, me parimet institucionale. Ka ndodhi na demostroi shumë. Por çfarë? Pikërisht këtu fillojnë dhe ndahen këndvështrimet, gjykimet, opinionet. Kjo është më se normale. Por, në, të gjithë se bashku duhet të unifikojmë se paku “Filozofinë Institucionale”, sakrificën qendrinim ndaj strukturës kadhore të shtetit shqiptar. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë se ka mungesa e defekte institucionale në Shqipëri. Nga këto 7 vjet ne duhet të trashëgojmë një padiskutim vazhdimësinë. Institucionet tek ne janë të ngjashme si pika e unit me organizmin strukturor të mjaft shteteve demokratike më

Kontrabanda: hapet dosje e re

Relacion sekret nga Prokuroria TIRANË - Antikontrabanda i dërgon një relacion sekret Presidentit Meidani dhe Kryeministrit Nano. Është sektor i Antikontrabandës në Prokurorinë e Përgjithshme që ka njoftuar pak kohë më parë krerët e shtetit për tablo e trafikut të mallrave të forta, gjatë këtyre muajve. Gjithashtu prokurorët kërkojnë që të dëgjohen dhe në përpilimin e Kodit të ri Doganor. Në faqen 4

Zjarr pranë varreve katolike

GAZETA e Shkodrës SHKODËR - Një ditë pas shpërthimit të tmerrshëm në varrezat katolike, një shtëpi pranë saj përfshihet nga zjarri. Nikolini Kola ka qenë kryefamiljari, shtëpia e të cilit është përfshirë nga flakët mbrëmë e djeshëm. Në faqen 6

Nis plugimi i plazhit

GAZETA e Durrësit DURRËS - Traktorët punojnë rrëmujën e plazhit. Janë dëgjuar dy ditët e fundit zhurmat e automjeteve të rënda në stacionet e ndryshme të plazhit të Durrësit. Ndonëse në vështirësi ekonomike, Ndërmarrja Komunale ka nisur të punojë rërën e plazhit dhe ta pastrojë atë nga papastërtitë. Në faqen 8

Kapet besniku i Kakamit

GAZETA e Vlorës VLORË - Në pranga kushëriri i parë i Kakamit. Është kapur dje, pasi rezultonte prej muajsh në listën e personave që kërkoheshin. Është Gazmend Zybi Nebiu nga fshati Babicë, 22-vjeç mbi të cilin bien akuza të rënda për vepra të ndryshme kriminale. Në faqen 7

Vritet kryeplaku: Betëjë me policinë

TRONDITET PERMETI E GJIROKASTRA PËRMET - Vret kryeplakun dhe të shoqen dhe lufton me forcat speciale. Një 54-vjeçar nga Zhepova e Përmetit ka vrarë kryeplakun e fshatit si dhe të shoqen, të cilën e akuzonte për vetëvrasjen e të birit gjatë kohës që ky i fundit kryente shërbimin ushtarak. Ndërkohë personi në fjalë ka bërë edhe disa minuta luftë me forcat speciale, të cilat kishin ardhur për t’i vënë prangat. Në faqen 8