05/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 dhjetor 1998

Ushtria, SHBA paralajmëroi fundin

DOKUMENT / Pesë muaj para shkatërrimeve të marsit... DENNY LANE Ish-Këshilltar i Zhulallit Në dhjetor të 1996 në demokracia shqiptare që lind pas luftës së ftohtë u kthye në një iluzion. Tre muaj më vonë, Ushtria Shqiptare u shkatërrua si pasojë e përhapjes së gjerë të trazirave politike dhe sociale, të shkaktuara në dukje nga kolapsi i skemave piramidike, që e çoi vendin në anar-ki. Në fakt, kolapsi i skemave piramidike, ishte vetëm manifestimi më i dukshëm i problemeve më të thella e më të ngatërruara brenda udhëheqjes së PD. Kjo përfshinte dhe rrjedhjen nga PD jo vetëm të themeluesve të saj, por gjithashtu të elementëve më të mirë dhe më idealistë. Kolapsi i ka rrënjët në zgjedhjen e PD-së në maj të ’96. Për rezultatet e atyre zgjedhjeve nuk është dyshuar kurrë seriozisht, por vendimi i partisë për të imponuar maxhoritetin, shënoi fillimin e rënies të procesit qeverisës. U bë e dukshme pas zgjedhjeve se procedurat elektorale “demokratike”, u përdorën vetëm për të siguruar pushtetin, i cili më pas u përdor në mënyra jodemokratike. Pa një sistem që mbron të drejtat dhe vendos kufij institucionalë për pushtetin qendror – demokracia mund të kthehet në një biletë për tirani. Vijon në faqen 11

Ritvan Peshkëpia “ambasadori” i mafias

Akuzë nga Prokuroria e Milanos pas përgjimeve telefonike Deklaratë e bujshme nga Komisioni i Mbrojtjes: “UÇK mbrojti Shqipërinë. Tani duhet ta njohim” Deklaratë e bujshme nga Komisioni i Mbrojtjes “UÇK mbrojti Shqipërinë. Tani duhet ta njohim” Një rrjet supermafioz zbulohet nga policia italiane. Në listat e gjata të emrave, ekziston një njeri mjaft i njohur në politikën shqiptare. Ritvan Peshkëpia është shpallur person i kërkuar nga prokuroria italiane. Bashkë me të edhe një ministër egjiptian. Në këtë moment numri i të arrestuarve është 100, mes të cilëve tridjetë shqiptarë. Të gjithë të ndaluarit, akuzohen për organizim grupesh të ar-matosura që synojnë trafik un narkotikësh [?] të drogës. Sipas hetuesve, ata shfrytëzonin si baza kafenetë, restorantet, garazhet, ose ndërmarrje të tjera tregëtare. Ndërkohë që një grup shqiptarësh të Kosovës me paratë e fituara nga droga blinin armë për t’i dërguar në atdheun e tyre. Ministri egjiptian akuzohet se drejtonte grupin tjetër të këtij rrjeti, i cili binte në pastrimin e parave nëpërmjet... [?] Ne faqen 2 Një ushtar i UÇK-së duke ndihmuar një fëmijë kosovar në kufi TIRANE - Është mbledhur dje me urgjencë në Tiranë, Komisioni i Mbrojtjes për të shqyrtuar masat marra nga Ministria e Mbrojtjes për situatën e krijuar në kufirin me Jugosllavinë. Pas kësaj mbledhjeje, nënkryetari i komisionit, Qilimi tha se “de fakto në zonat e evituër është gjendje jashtëzakonshme”. Më pas ai duke lëvduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se ekzistenca e saj ka bërë që serbët të mos prekin kufirin shqiptar. “UÇK-ja është një ushtri e organizuar këtë e tregojnë edhe fakti që ajo po i bën ballë policisë dhe ushtrisë serbe, e cila është një ndër më të fortat në Ballkan. Ne duhet ta njohim këtë ushtri”, ka përfunduar Qilimi. (Foto: ANSA) Në faqen 12

BRAZILI GJIGAND!

SPECIALE BOTËROR FRANCE ’98 Kronika, foto, kuriozitet, skena dhe prapaskena që nga dita e parë e deri tek e fundit e Botërorit. Kështu është ndjekur në Shqipëri “Francë ’98” Në faqet 13-15 Momenti i golit të dytë të Brazilit (Foto: ANSA)

Ceka: Po s’hogët Malajn do braktisim koalicionin

Ruci: Mund të qeverisim edhe pa PAD-in DOKUMENT TIRANË - Shpërthen sër-debati brenda koalicionit [?] kontrabandën. Këtë radhë...

Greket i “vënë syrin” Portit

GAZETA e Durrësit DURRËS-Greket “hedhin sytë” portit të Durrësit. Ministri i transporteve dhe telekomunikacionit i bën “radioskopic” portit më të madh shqiptar. Të mërkurën paradite, ministri Mancelis, bashkë me delegacionin grek u njohën imtësisht me portin e Durrësit dhe me perspektivën e tij. Në faqen 8

Tropojë, ditari i një tragjedie

Agim Isaku dhe Kujtim Çashku raportojnë Komitetit të Helsinkit atë që kanë parë dhe rrëfimet e refugjatëve gjatë dy ditëve të qëndrimit të tyre në Shqipërinë e Veriut. Një ditar i dhimbshëm dhe një akt akuze kundër mungesës së Shtetit DOKUMENT Në faqen 16

Ceka: Po s'hoqët Malajn do braktisim koalicionin

TIRANE - Shpërthen sërish debati brenda koalicionit për kontrabandan. Këtë radhë protagonistët kanë qenë dy krerë të lartë të partive kryesore, Nano dhe Ceka. Kryeministri kishte deklaruar në shtyp se lideri i PAD nuk kupton se si funksionon qeverisja, duke marrë në mbrojtje ministrin Malaj dhe shefin e doganave, Bleta. Por ka reaguar menjëherë edhe Ceka i ashpër ndaj shefit. Sipas liberal demokratit, Nano gabon rëndë kur e merr lehtë këtë punë që, sipas tij, mund ta vërë në pikëpyetje edhe qëndrimin e PAD ndaj koalicionit qeveritar. “Nëse Nano do të më mbrojë me të njëjtin stil njerëz të paaftë, që e kanë humbur betejën me kontrabandën, të jetë i bindur se kjo do t’i kushtojë shumë”, përfundoi Ceka, duke thelluar më tej kontradiktat mes liberal demokratëve dhe socialistëve. Në faqen 3

Katër pranga për një vijzë

SHKODER - Një telefonatë ka mbërritur në mesditë në zyrën e oficeri të rojës në komisariatin e qytetit: “Katër djem sapo rrëmbyen me forcë një fqinjen tonë, e kanë futur në një makinë tip Benz me targë Sh 7070 A dhe nuk dihet se ku kanë shkuar, njohim djalin, i cili është protagonist i këtij rrëmbimi”. Në faqen 6

Ngel në provim: Breshtëri mësuesit

VLORË - Ngeli në provim dhe kërkonte mësuesit. Krrikta e arsim prishen qetësinë e provimit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 8-vjeçare të fshatit Kërkovë. Rreth orës 12.00 mësuesit, që ishin duke dhënë nga shkolla u stepën nga breshëria e një arme, që shkrehëj para këmbëve të tyre. Të orientuar mes panikut që i kishte kapur, arritën të dallonin fytyrën e nxënësit, që nuk i bëhet i ditur identiteti. Në faqen 7

Mejko: Për fajdet faj edhe i yni

Hajdari në Kuvend: Meksi të japë llogari Aprovohet në Parlament ligji i shpërndarjes së parave kreditorëve TIRANE - Debati për transparencën në Parlament kthehet në debat politik mes PS e PD. Ndërkohë që dje, të dy palët veç akuzave të zakonshme kanë pranuar dhe përgjegjësitë e tyre lidhur me skemat e falimentuara piramidale një vit më parë. “Është e vërtetë që ju i latë, por dhe ne nuk folëm. Të dy palët jemi bashkëfajtorë”, ka deklaruar Pandeli Majko. Kurse Azem Hajdari ka pranuar përgjegjësitë e PD dhe ka kërkuar që të vinte Meksi e të jepte llogari në Kuvend. Nga protestat e fajdeve Në faqen 3

Një ushtar i UÇK-së duke ndihmuar një fëmijë kosovar në kufi (Foto: ANSA)

...Dhe nesër dy fashikuj së bashku me të gjitha kuriozitetet mbi skuadrën e Francës

ENCIKLOPEDIA E BOTËRORIT / Sot fashikulli Nr.11

Vizat italiane: Ja emrat e rinj

Lista me personat që janë gati për t’u nisur “Sportello” i vizave italiane te GAZETA SHQIPTARE Dërgoni letrat tuaja tek: Rr. Dibres 370 Tiranë Përgjigjet Konsulli Italian në faqet e “Gazeta Shqiptare” Në faqen 16