19/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 tetor 1998

Dokle: Nuk do të çojmë Berishën në gjyq

Nënkryetari i Parlamentit siguron: Kërkojmë vetëm përgjegjësi politike TIRANË - Namik Dokle zbardh enigëmën e raportit të Komisionit të Hetimeve. “Nuk do të penalizojmë Berishën, këtë duhet ta bëjë Prokuroria”, tha dje nënkryetari socialist i Parlamentit, një ditë pasi kishte pranuar në seancë me avokat Ngjelën Dokle është treguar dje mjaft moderator kur ka deklaruar se socialistëve nuk iu intereson një proces penal për ish-Presidentin Berisha se sa një faturë morale dhe politike ndaj tij për krimet dhe shkatërrimin e shtetit në mars e në vitit të kaluar. Sipas nënkryetarit të Parlamentit tashmë do të ketë një senacë debati mes deputetëve që kanë bërë pyetje dhe njerëzve të Komisionit e më pas raporti do të votohet. Dokle është i bindur se nuk do të jetë problem vota e deputetëve pro variantit të relacjonit të paraqitur ditët e fundit në Parlament. Po a do të thotë votimi i këtij raporti, fillimi i procesit penal për ish-Presidentin Berisha, sot lider i opozitës? Dokle thotë se raporti parlamentar nuk ka të bëjë me fillimin e ndonjë procesi, por me përcaktimin e përgjegjësive politike dhe morale për atë forcë politike tha ai ndëgjirë dhe kanë nidkuar drejtpërdrejt për trazirat. “Prokuroria ka qenë e lirë të vazhdojë punën e saj”, saktësoi nënkryetari socialist i Parlamentit. Kjo për Doklen do të thotë se organet e specializuara nuk duhet të ndikohen nga raporti i Parlamentit. Në faqen 3

Serbët minojnë kufirin

Për të penguar UÇK, i zënë shtigjet refugjatëve Nano: Që sot aeroportet në dispozicion të NATO Qeveria dërgon në Tropojë një superstaf. Nga e diela nis stërvitja ajrore Transportime të armëve të UÇK-së në Kosovë (Foto: ANSA) Transportime të armëve të UÇK-së në Kosovë (Foto: ANSA)

Lufta arrin edhe në Prishtinë

BASHKIM GJERGJI Në terminalin e autobusëve të Prishtinës bëhen gati për nisje 38 vetë, shumica gra, pleq e fëmijë dhe vetëm 3-4 të rinj. B.Sh., student i gazetarisë, tregon për udhëtimin e tij nga Prishtina në Tiranë, pa lënë mbas dore detaje të shumta që lidhen me reagimin e miqve apo studentëve të tjerë të shkollës. Një udhëtim i tillë për shumkënd në Kosovë sot konsiderohet një ndërmarrje aventurore, që mund të kushtojë shtrenjtë. Nuk është thjesht çështje frike, por një pamundësi për të parashikuar se ç’mund të ndodhë e Han të Ezelit apo në kalime të tjera, kur serbët kanë përforcuar forca të mëdha dhe në çdo moment mund të ngrihen armën apo të hapin dyert e stacionit (stacion i policisë). Mirëpo duket se studenti B.Sh., dhe të tjerë të tjerë (këta janë veçanërisht në fokus të policisë e ushtarakëve) janë më fat. “Në Kacanik, në vendin e hirtur Singapor, në Viti apo Han Elez ka kontrolle pasaportash. Edhe ne na kontrolluan, por na ndonjë reagim dukshëm të ashpër. Ndodhsta për faktin se po largoheshim nga Kosova. Pyetjet e vetme ishin: A ke devotë? Po shkon në Shqipëri? A ke ikur familja jote nga lufta? Dhe pas përgjigjeve tona, milici e gjëm në të shtojë: Se keni marrë heshtur”. Këto pyetje, që më shumë shqiptarëve të përtej kufirit u kujtojnë të ashtuquajturat “biseda informative”, do të përsëriten disi ndryshe dhe në postën kufitare maqedonase. A po ikën prej luftës? Pas përgjigjes së prerë të udhëtarëve se po shkojnë në Tiranë për të takuar apo vendosur atje familjarët e moshuar dhe më pas do të kthehen në Deçan, Junik apo zonat e tjera të luftimit përmes Shqipërisë, polici shtetit fqinj insistonte për të mësuar se si është “atje në Veri”. Ndërsa kontrollon pasaportat dhe bagazhet e pakta të njerëzve të rraskapitur nga lodhjet fizike e ato psikologjike, pa ndryshuar shprehjen e fytyrës e në monoton, punonjësi i shtetit, si të kryej më detyrë, thotë: “Ashtu duhet, më e mirë vendin”. Udhëtim, siç cilin studenti apo dhe të tjerë kanë dëshirë ta përshkruajnë me shumë hollësi, ka edhe një moment tjetër të veçantë. Tetova është stacioni i pushimit dhe i ushqimit. Por në restorantin që ishte afruar autobusi i firmës BELI ka muzikë, tablo si firmës BELI ka muzikë, tablo si dhe darovale popullore, madje edhe darovale parash për kërcimtaren më të mirë, duke ia ngjitur paratë në ballë. Skëna e tillë, që janë harruar prej kohësh në Prishtinë apo dhe në qytete të tjera të Kosovës, shfaqet haptas, për të mos thënë edhe zëmërimin e udhëtarëve të drobitur. Mbase pyet pronarin e restorantit për këto veprime, por për kë, se...

Nëse e duam vërtetë Kosovën

MARASH HAJATI Në Tiranë, në qendër të kryeqytetit, mbi kolonadat e Pallatit të Kulturës, është ngritur një pllakatë e madhe ku, që zi. Mbi të është shkruar ‘Një komb, një qëndrim’. Atë nuk përmendet Kosova, por mijëra njerëz që andej kryqëzojnë rrugët çdo ditë, e dinë se ato fjalë përkasin Kosovës, u përkasin vëllezërve tanë, që u detyruan të nxjerrin përsëri armët për të mbrojtur tokën, shtëpinë, për të mbrojtur jetën. Ato fjalë na përkasin ne të gjithë shqiptarëve, kudo që jemi e sa do që jemi. Kosova është një emër që historia nuk e harron lehtë. Jeta e saj është baraz luftë. Ajo nuk është Bosnja e ndarë brenda territorit në principata myslimane, serbe, kroate. Ajo është Kosovë, sovran monolit, me troje shqiptare e me banorë shqiptarë. Kufijtë e luftës që Serbia ia ka imponuar në shekuj, nuk janë në vijat e hartave e gurët e piramidave. Zjarri i luftës pushtuesi ua ka sjellë në vatër, në frigji, në gëryken e pusit e në oborrin e shkollës. Ai rreh sot me artileri e bombardojnë me avion çdo gjë që është në këmbë, atë ku i mbushet mendja; në Skënderaj, në Deçan, në Pejë apo Gjakovë. Por fitimtare nuk e quan veten. Nga këto luftëra më shumë se asgjë tjetër ndjenjë e humbjes ka ndjesi të tillë që është e fortë në Kosovë e luftën. Ajo kurrë nuk e ka pushuar luftën. Është tjetër gjë mercuria e fisnikëria e tij, që të marrë në dorë armet vetëm kur i soset durimi. Edhe pse ajo tani digjet në flakën e shovinistëve serb, ka guximin të mos trembet, të mos hutohet, të mos humbasë shpresën e besimin, se fjala është më e fortë se plumbi, se fjala e atyre që e duan jetën me barbeton, që e komandojnë luftën, do ta detyrojë Millosheviçin jo vetëm të tërhiqet nga kjo jolutë e turpshme, por të ulë në bisedime pa parakësna, për të pranuar dëshirat. Millosheviçi është armiku i paqes. Ai, që kur erdhi në pushtet, mban në dorë vetëm zjarri. Ai dogji republikat ish-Jugosllave në brigjet e Adriatikut lindor. Ai bëri shkrumb Bosnjën. Tani sa nuk është vonë, i duhet hequr zjarri me gjithë dorën. Këtë ua ka borxh qindra e mijëra njerëzve. Për këtë Kosova kërkon ndihmë, jo se nuk i del zot vetes, por se ky zjarri mund të pushtojë Ballkanin. Do të na gjykojë rëndë historia, nëse kjo ndihmë, për të cilën po mendohet kudo në botë, nuk do t’u shkohet

Përfaqësuesit të OKB-së Meidani sulmon PD: Saboton çarmatimin

Përfaqësuesit të OKB-së Meidani sulmon PD: Saboton çarmatimin Në faqen 4 TIRANË - Minoret kufiri serbo-shqiptar Repartet xheniere kanë nisur dje rrethimin e të gjithë vijës neutrale me aparate shpërthyese. Sipas vëzhguesve të postave tona, është vërejtur bllokimi i të gjitha shtigjeve në Qafë-Prush e Morinë, të cilat janë përdorur më parë nga refugjatët për të kaluar vijën ndarëse. Punimet e ushtarëve serbë kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës përgjatë vijës neutrale. Lëvizja e fundit e serbëve ka synuar bllokimin e lidhjeve të UÇK-së me anën tjetër të kufirit. Edhe dje nuk ka pasur ndonjë fluks refugjatësh, pas bllokimit të rrugëkalimeve. Minimi mësohet se janë vendosur dhe në zonat e tjera në brendësi të kufirit, në vendet e braktisura nga bombardimet e serbëve. Në faqen 2

FRANCA TRIS TRIUMFUES

Gëzimi i francezëve pas golit FRANCA TRIS TRIUMFUES Në faqen 10-11 GAZETA e Shkodrës Prokuroria: Shkodrën e dogjën agjentët e UDB-së Në faqen 6 GAZETA e Vlorës Starton "EkspoVlora '98" mungojnë gjysma firmave Në faqen 7 GAZETA e Durrësit Anijet e mbytura shpejt do nxirren nga fundi i detit Në faqen 8

Majko Arapit: Trego emrat e socialistëve të implikuar në fajde

Pas akuzave ndaj tij e Dokles. Kundërshton Prokurori Tiranës TIRANË - Majko dhe Dokle kërkojnë të nxirren emrat e politikanëve të ngatërruar me fajdet. Kërkesa e nënkryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të PS ka ardhur pas akuzave që i janë bërë në shtyp dhe nga opozita për përvetësim të parave të fajdeve. “I kërkuam zyrtarisht Arapit të nxjerrë listën e politikanëve të implikuar me fajdet”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i PS për “Gazeta Shqiptare”. Nga ana e tij, Arapi ka deklaruar se nuk ka në listat e tij emra politikanësh të lartë, të paktën deri tani. Në faqen 9

Eksploziv shtëpisë së Prokurorit

BURREL - “Sulm për shkak të detyrës” – sëm pohohuar policia për sulmin me eksploziv ndaj shtëpisë së prokurorit të rrethit, Ilir Çako. Ka qenë ora 22.10 kur, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur shtëpinë ku ishte vendosur ashtu edhe shumë shtëpi përreth. Copa xhamash kanë fluturuar rreth e qark ndërkohë që njerëzit janë stepur për disa sekonda. Pas pak minutash në vend kanë mbërritur edhe forcat e rendit. Sulmi i fundit është i treti që i bëhet njerëzve të rendit e me gjihatë autorët akoma janë enigëm. Në faqen 6