Tash që shkruajnë kriza kosovare ka përfshirë me mënynë e drejtpërdrejtë edhe Shqipërinë, ku ne pjesën Veriore të saj mijra shqiptarë ne nevojë kanë arritur të ikin dhunës së forcave ushtarake dhe parashutarke serbe.
Pa asnjë hezitim ky eksod shqiptarësh në Shqipëri mund të konsiderohet ngjarje e një aksiomë ushtarake me synim spastrimin etnik. Të gjitha informacionet tona, analizat e ngutura mbi këtë informacion, të konsultuara ngushtë edhe me aleatët perëndimorë e krahasojne konfliktin aktual me paraBosnjen. Eshtë po ajo taktikë e vjetër e goditjes në distance të fshatrave të banuara nga civilë të pambrojtur. Nga kufiri i shtetit shqiptar dëgjohen lehtësisht bombardimet me artileri dhe aviacion që rëndom zgjasin edhe 24 orë pa pushim. Deri sot rezultati flet për me shumë se 20 mijë shqiptarë nga Kosova të shpërngulur, pjesa e madhe prej tyre 13.000, në Shqipëri, dhe të tjerët në Mal të Zi. Kjo popullate do të vazhdojë të largohet nga shtëpitë deri sa një valë ndërkombëtare të ndërhyjë. Bashkë me zvëndosen e vet ajo eksporton edhe konfliktin duke e sjellë atë në Shqipëri, në Mal të Zi dhe pse jo edhe në Maqedoni.
Duke mos u përpjekur të fsheh se zbuloi ndonjë emocion mund të them se konflikti, edhe në permasat që ka aktualisht, ka efekte rrënuese.
Vijon në faqen 2
Presidenti Republikës: S'duhet humbur kohë
Një avion i NATO-s duke kontrolluar armatimin para nisjes
(Foto: ANSA)
Një avion i NATO-s duke kontrolluar armatimin para nisjes (Foto: ANSA)
Meidani: Bomba mbi serbët
Arrin NATO, gjëmime lufte në qiejt shqiptarë
Mes 84 bombarduesve, avionë spiunë mbi kufi
TIRANË — Meidani kërkon kundër serbëve në Kosovë. “Nuk ka më kohë për të humbur. Goditjet ajrore në dislokimet ushtarake serbe në Kosovë nëse vazhdon gjakderdhja dhe spastrimi etnik do të shtojnë shanset për një zgjidhje realiste dhe një ekuilibër të pranueshëm nga palët”, ka deklaruar Presidenti shqiptar.
kundër serbëve në Kosovë. “Nuk ka më kohë për të humbur. Goditjet ajrore në dislokimet ushtarake serbe në Kosovë nëse vazhdojnë gjakderdhja dhe spastrimi etnik do të shtojnë shanset për një zgjidhje realiste dhe një ekuilibër të pranueshëm nga palët”, ka deklaruar Presidenti shqiptar. Dj. 84 avionë luftarakë për të siguruar paqen në Kosovë. NATO ka treguar dhe dhënë përgjigje për Milosheviçin, në operacionin e koduar “Determined Falco”.
Në faqen 3
Tani rradha juaj zoti President
Lufta në prag, mori fund dialogu?
BASHKIM GJERGJI
Rrjedhet botërore të lajmeve dhe ekrani i TV shtetëtor transmetuan dje aksionin e NATO-s në hapësirën ajrore të vendit tonë dhe të Maqedonisë, në kufijtë me Republikën Federative të Jugosllavisë. Në kushtet e situatës mjaft të rënduar në Kosovë dhe gjendjes në Veri të vendit, është e kuptueshme që ky demonstrim force i makinës ushtarake perëndimore të shihet në të dy anët e kufijve me shpresë se tashmë, krejt ndryshe nga tashtmë, krisj në rrushje nga rrjedha e ngjarjeve gjatë krizës boshnjake. Përëndimi do të lëvizë më shpejt, pa hezituar aspak në aplikimin e masave të ashpra ndaj regjimit të Beogradit.
Nuk është e vështirë të kuptohet domethënia e këtij veprimi spektakolar, në momentin kur Grupi i Kontaktit është i bllokuar në ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për zgjidhjen e problemit në Kosovë me mjete paqësore. Dështimi i përpjekjeve të deritanishme të Përëndimit për të shënuar një arritje konkrete në terrenin kosovar është pasojë e faktit se Millosheviçi parapëlqen taktikën “fait accompli” në terrenin ushtarak, me pikësynimin që të ruajë të paprekur slëndjen në Kosovë e mbi këtë bazë sundimin e vet diktatorial. Në këtë kuadër, deklaratat e shumë personaliteteve Përëndimore e shqiptare se Beogradi nuk kupton gjuhën tjetër veç asaj të forcës, duket se shpreh jo vetëm një të vërtetë esenciale, por edhe një opsion praktik, që sot u njoh me emër të koduar, e nesër ka mundësi të paraqitet me një tjetër emër, varësisht nga rrethanat, nga rrjedha e ngjarjeve.
Qarqet Përëndimore po ndjekin me vëmendje të madhe takimin Millosheviç-Jelcin. Mundet që roli i Moskës të jetë deciziv në qëndrimet që Beogradi mund të adoptojë shumë shpejt. Por deklaratat e Kohen, Ollbrajt e Tomi Bler të bëjnë të mendosh
Zani, nga burgu në spitalin psikiatrik
TRE DITË "PUSHIM" PËR NJERËZIT E REVOLTAVE
TIRANE - “Ai dukej që nuk kishte asnjë shqetësim psikik, e megjithatë kaloi tre ditë në repartin e psikiatrisë”.
Një burim nga spitali i burgut në Tiranë tha dje se Zani Gausi, para pak kohësh ishte shtruar në pavionin e të sëmurëve mendorë që ka ky spital i rrethuar nga telat me gjemba. Por burimi është betuar se Zani ishte shëndoshë e mirë dhe dukej qartë se nuk kishte asnjë lloj shqetësimi. Gjithsesi, njëri i supervizuar për periudhën e trazirave në Vlorë ka kaluar tre ditë në spitalin e burgut, i justifikuar nga një vendim mjekësor. Burime të brendshme thanë dje se Zani është larguar nga dhomat e rehatshme të këtij pavioni, menjëherë sapo ka mësuar që ardhja e tij do të thoshte largim automatikisht nga ky vend, i të vëllait.
Zani
Në faqen 4
PD: Emrat e pushtetarëve që morën paratë në firmat piramidale
Akuza për Majkon, Gjinushin...
Demokratët nxjerrin nga ... tejkaluar me shumë se të tjerët shumën e madhe që ka përfituar si konsulent i disa kompanive private. Edhe Skender Gjinushi, Namik Dokle, Luan Hajdaraga, Kris[to?]o Goxhi... Në faqen 9
Tani rradh[a?] juaj zoti President
NAPOLON ROSHI
Pas përvojës së hidhur që e patëm me tej pushtetet e njësit në gjysmëshekullin e kaluar, unë, të paktën, edhe për një pjesë gjysmëshekulli, Presidentin e përfytyroj në dije me pushtet minimal, që e Qeverinë të qeverisë, që flet dhe duket shumë rallë, por kur sheh që, edhe pse vendit i kanoset rreziku, secili i bie kambanës së vet, del në rolin e arbitrit. Fluturimet e zhurmshme të avionëve dje në mesditë mbi Tiranë, ndoshta në ndërgjegjësuan se vërtet po na kanoset rreziku i luftës. Në këto rrethana vendi e kërkon që ju të lëvizni, zoti President. E quaj se është koha të thërrisni menjëherë në tavolinën e zyrës tuaj njerëzit më të pushtetshëm të këtij vendi, pozitë-opozitë. E që ky takim të jetë i vlefshëm, bëni sa më pak zhurmë mos pranoni në asnjë gazet[a?], kameran e registratur. Janë ngopur njerëzit me shtrëngime demonstrative duarsh, apo përqafime, janë ngopur me deklarata të fryra pas takimit që rrallë, shumë rrallë, thonë të vërtetën për atë që u tha dhe u bë në takim. Do të mjaftonte vetëm një njoftim i thatë që takimi u bë. Njerëzve nuk u duhen fjalët, u duhet të shohin, të ndjejnë dhe të prekin me dorë frytet e takimit. Nuk mendoj se e teproj kur them që për hir të mbijetesës si shtet për çështjen madhore, të dëgjohet vetëm një këmbanë. E nisëm dhe po e mbyllim këtë shekull me forca ndarkombëtare paqeruajtëse në truallin tonë... Ndaj, për hir të vendit, lëvizni, zoti President.
Porti, pas grekëve maqedonasit
DURRES - Maqedonasit kërkojnë një copë të Portit të Durrësit.
Ka qenë vetë shefi i Qeverisë maqedone Cërvenkovski, që ka hedhur në tryezën e bisedimeve këtë kërkesë në emër të Qeverisë që ai drejton.
Në faqen 8
Vjedhësit e Don Boskos të padëshirëm
TIRANE - Bien akuzat ndaj “grabësve” të Don Boskos.
Rebelimi i 22 shkurtit në Shkodër ka vendosur prangat ndaj shumë personave të akuzuar si pjesëmarrës në plaçkitjen e qendrës bamirëse.
Në faqen 6
Tregtarët: Këtu nuk ka rezik
VLORE - Biznesmenët vlonjatë protestojnë ndaj pasigurisë të krijuar artificialisht për pjesëmarrjen në panair.
Njëzet e shtatë presidentë të firmave kryesore të Vlorës kanë protestuar në mbyllje të panairit treditor “Expo Vlora ’98”.
Në faqen 7
PD: Bojkot zgjedhjeve
Kushtet e Berishës për PS-në
Partia opozitës largohet nga Komisioni Qëndror
“Një vendim i rëndësishëm do të merret në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”. Sali Berisha, shefi i opozitës e ka paralajmëruar një orë më parë atë që do të ndodhte në Pallatin e Kongreseve, ku nënkryetari demokrat i Komisionit, Pëllumb Çela ka deklaruar dorëheqjen e përfaqësuesve të Bashkimit për Demokraci. Nëse PS nuk do të marrë parasysh këto kërkesa për një kohë shumë të shkurtër demokratët kanë paralajmëruar se do braktisin zgjedhjet.
Në faqen 2
TRIUMFI GJERMAN
SPECIALE BOTEROR FRANCE '98
TRIUMFI GJERMAN
Möller dhe Klinsmann shuanë amerikanët. Anglia asnjë problem për të thyer tunizianët. Rumani-Kolumbi, 90 minutat e vdekura i shpëton Ilie
Në faqet 10-11
Njoftim i TELE-BINGO-s KOMBËTARE
LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORTIT TË DATËS 14.06.1998 TË TELEBINGO KOMBËTARE
ÇMIMI MINI - BINGO
Fitojnë çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr. 2270 dhe biletat me Nr.2797. Secila biletë përfiton nga 2000 lekë.
ÇMIMET E MEDHA
Fitojnë të drejtën e konkurimit për çmimet e mëdha.
Bileta Nr 2270 dhe 2797 Seria 696; Bileta Nr 2270 dhe 2797 Seria 691
Bileta Nr 2270 dhe 2797 Seria 627; Bileta Nr 2270 dhe 2797 Seria 608
Bileta Nr 2270 dhe 2797 Seria 643:
10 fituesit e mëspërm do të ndahen ndërmjet tyre të dielën e ardhshme, më datë 21 Qershor 1998 vlerën monetare të 5 çmimeve të mëdha:
NJE APARTAMENT 5.500.000 LEKE
NJE VETURE 1.500.000 LEKE
NJE UDHETIM TURISTIK 150.000 LEKE
NJE CEK 750.000 LEKE
NJE CEK 125.000 LEKE
ÇMIMET PLOTËSUESE:
Fitojnë çmimin e pestë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 602
Fitojnë çmimin e katërt plotësues me vlerë 120 lekë të gjitha biletat e Serisë 626
Fitojnë çmimin e tretë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 661
Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 240 lekë të gjitha biletat e Serisë 660
Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 683
Fituesit e çmimeve Plotësuese dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitjeje të Tele - Bingos dhe Toto - Futbollit. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Telebingo Kombëtare në numrat telefon 334 48 dhe 414 - 28