19/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 qershor 1998

Atentat në prag zgjedhjesh

Plumba ndaj liderit të PR gjatë mitingut Nano ndërron mendje: S’shkoj në Vlorë Shpërthen dhuna dy ditë para votimit. PD: Do marrim pjesë

Rreziku i humbjes

Më tepër sesa një luftë për disa karrike më shumë në postet e kryebashkiakëve, zgjedhjet e 21 qershorit kanë një domethënie krejt tjetër për faktorët dhe aktorët e skenës politike shqiptare. Asnjë prej protagonistëve nuk mendon tashmë se kush do t’i shtojë listat së zytrave edhe ndonjë përpunë të rëndomtë që do t’ua shtojë, apo edhe mund t’ia ulë reputacionin politik. Zgjedhjet e 21 qershorit janë të rëndësishme vetëm për faktin se janë i pari test zyrtar elektoral, ku kampet e politikës mund të matin forcat e tyre. Shansi ka ardhur në derën e të gjithëve kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, kur njerëz palë i janë imponuar zgjedhje dhe pala tjetër ka harruar mjaft baten për t’i arritur këto të fundit. Ndërsa zgjedhjet e 21 qershorit kanë qenë të pritshme për të gjithë, për faktin e thjeshtë se humbja ose fitorja e tyre në vlerë absolute nuk do t’u kushtonte asgjë partive politike. Nuk do t’u sillte asnjë humbje apo fitore në aspektin teknik të problemit, pasi kemi të bëjmë me disa bashki që numërohen me gishtat e dorës e po me aq komuna. Por në të kundërt, këto zgjedhje do të jenë një shans i madh për të ndryshuar klimën politike shqiptare. Kjo një shans i mirë të thonin se janë vërtetuar tezat e tyre, domethënë se Nano është larguar nga elektorati socialist etj., etj. Ndërsa euforia e demokratëve do të ishte shumë e madhe. Menjëherë Berisha do të riaktivizonte të gjitha fuqitë e tij për të kërkuar zgjedhje të parakohshme që çdo gjë tjetër që i vinte ndërmend që ta rrëzonte Nanon. Një gjë të tillë ai do të mund ta bënte edhe po humbje në Vlorë, por po të fitonte do të shtoheshin radhët e atyre njerëzve të arsyeshëm që do t’i jepnin të drejtë. Ndërsa do të ndodhte krejt ndryshe, nëse Nano do të arrinte rezultate pozitive në bastionet demokratike si në Kavajë apo Shijak. Shans për tu gëzuar në këtë moment do të kishin opozitarët e heshtur të Berishës, të cilët do të kërkonin menjëherë ndryshimin e strategjisë së opozitës. Euforia do të kalonte këtë herë në kampin tjetër, atë të koalicionit qeveritar, i cili do të deklaronte menjëherë kapitulimin e opozitës, duke i siguruar vetes një mandat të gjatë në pushtet. Ndërsa po të hidhesh në vështrim në fushën e betejës mund të shihet se frika ekziston në kampin e socialistëve, të cilët kompesohen me eufori të e cila kompozohet me euforinë e madhe në atë të demokratëve. Faktikisht Kryeministri Nano nuk do ta mbyste fushatën e tij siç e kërkonte qeveritar në Vlorë tregonte konfuzionin që ka përfshirë të majtët. Ndoshta refuzimi i vizitës së Kryeministrit Nano do të lidhej me tretamin e tij në Sheshin e Flamurit, por duket se arsyet janë më komplekse. Nano e refuzoi gjithë fushatën, ndryshe nga Berisha që ka qenë më aktiv se në ndonjëherë tjetër për këtë zgjedhje. Berisha përdori karta të fuqishme elektorale, për të cilat ai mendon se do të ketë sukses, fajdet dhe de-Ko? sovën. Megjithatë, frika e të dy palëve lidhet me mundësinë e ndonjë balotazhi të mundshëm dhe do të ishte fatal për të dy palët si në Kavajë, bastion i demokratëve ashtu edhe në Vlorë ku dominojnë socialistët. Berisha e ka provuar njëherë me Kavajën më 29 qershor, ku ish-kryetari Tritan Shehu humbi me kandidatin e ballistëve. Meqenëse demokratët dolën të maskapitur nga 29 qershori i vitit të kaluar, pretenduan se e bënte ligjin kallashnikovi e nuk mund t’i drejtonin asnjë lloj mesazhi elektoratit të tyre. Pas një viti, demokratët kanë përpara një pasqyrë tjetër të gjendjes në Vlorë, ku ata mund të shkojnë, të bëjnë mitingje, të flasin kundër Qeverisë, madje edhe nga Sheshi i Flamurit. Pra, kjo do të thotë se argumenti kallashnikov i përket së kaluarës. Në qoftë se Berisha humb edhe këtë herë në Vlorë, kjo do të thotë se Nano ruan ende pozita të forta në pushtet. Megjithatë, nuk do të ishte aspak surprizë fakti që Nano ta humbte Vlorën dhe ta fitonte atë Berisha. Humbja e Nanos në këtë rast do të ishte një fitore për njerëzit e emocionit në PS, të kryesuar nga Pellumbi e Brokaj, për të cilët do të ishte çështje e brendshme e partisë.

DURRËS, MAUNE ME ANTITANK NGA BOSNJA PËR KOSOVËN

Në faqen 4 Kamioni me armë i kapur dje në Durrës (Foto: Hektor Pustina)

FIFA: DITA NDESHJKIMEVE

BOTËROR FRANCE ’98 Pesë kartona të kuq dhe nëntë të verdhë menjëherë pas deklaratës të Presidentit të FIFA-s Blater se gjyqtarët janë treguar shumë tolerantë ndaj ndërhyrjeve të rënda në dëm të lojtarëve Në faqen 11

Tre mijë shtëpi për ata që e humbën në fajde

Qeveria premton: Kredi 30-vjeçare për të pastrehët Miliona dollarë edhe për rindërtimin e rrugëve të brendshme brenda një viti TIRANË - Apartamente të reja për të humburit e firmave piramidale e të fajdeve brenda rrugë të mira brenda qyteteve. Ky qe qëllimi i Kryeministrit Nano në krijimin e dy grupeve të posaçme për zbatimin e projekteve. Rreth 30 milionë dollarë do të investohen nga Qeveria shqiptare e dona- donatorë të huaj për ndërtimin e 2500-3000 banesave për të pastrehët. Administrimi i këtyre fondeve si dhe funksionimi i bazës ligjore për këtë problem, ka bërë të nevojshëm ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përbërjen e disa ministrave. Malaj dhe Fino janë angazhuar dhe për vënien në jetë të këtyre projekteve brenda verës së këtij viti. Fajdexhinjtë e regjistruar në listat e Qeverisë do të përfitojnë nga ndërtimi i 3 mijë apartamenteve të reja. Por jo vetëm këta. Nga projekti i ri do të përfitojnë të gjithë ata që nuk kanë mundësi financiare për të pasur një shtëpi, pra shtresat e varfra. Kryeministri ka kërkuar të aplikojë eksperiencën greke dhe atë italiane të “shtëpive popullore”. Në faqen 9

Sot manovrat e avionëve, por mungon karburanti

“Në aviatorët e Hoxhës më të fortët e Ballkanit” “Ne aviatorët e Hoxhës më të fortët e Ballkanit”

TIRANË - Apartamente të reja për të humburit e firmave piramidale e të fajdeve brenda rrugë të mira brenda qyteteve. Ky qe qëllimi i Kryeministrit Nano në krijimin e dy grupeve të posaçme për zbatimin e projekteve.

KESH kërçënon me ujin

Gazeta e Durrësit . KESH kërçënon me ujin. DURRËS - Dridat i lëshojnë ultimatum ujit për borxhet. Rreth 135 mijë durrsakë mund të mbeten pa ujë nëse nuk paguhen borxhet që Drejtoria e Ujërave ia ka borxh KESH-it. Janë mbi një milion e dyqind mijë lekë, të cilat Ujërat ia kanë borxh Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Në faqen 8

"Në aviatorët e Hoxhës më të fortët e Ballkanit"

Sot manovrat e avionëve, por mungon karburanti Për herë të parë flet Gëzdar Veipi, ish-Komandanti i Aviacionit në vitet e regjimit. "Kishim avionët më të mirë se fqinjët dhe fluturonim 24 orë për të mbrojtur atdheun." Kështu lindi Gjadri. Në faqen 10 Gëzdar Veipi gjatë viteve të lulëzimit të aviacionit

Luftë me bandën, plagoset polici

GAZETA e Shkodrës . Luftë me bandën, plagoset polici. SHKODËR - “Alo këtu po vjedhin” - një telefonatë anonime ka mbërritur mesnatën e së mërkurës në drejtorinë e policisë. Nga ana tjetër e telit dëgjohet zëri i një burri, i cili kërkon ndihmë nga uniformat blu. Pasi marrin adresën e saktë, dy grupe të gatshëm nisen në vendngjarje, këtë radhë në kushte “lufte”. Në faqen 6

Incident në mitingun e PD

GAZETA e Vlorës . Incident në mitingun e PD. VLORË - Miting i demokratëve në Sheshin e Flamurit. Ndërsa në një grup njerëzish u është kundërpërgjigjur me atimitingun paralajve dhe thirrjeve të simpatizantëve të PD-së dhe krejt të blu, në mitingun elektoral të zhvilluar dje në sheshin kryesor të Vlorës. Vetëm ndërhyrja e forcave të policisë ka shmangur ndonjë incident. Në faqen 7

Revoltë në Universitet Kërçënohet Dekani

TIRANË / Ndërhyn policia . Revoltë në Universitet Kërçënohet Dekani. TIRANË - Tension mes studentëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe dekanit të tyre. Disa furgonë policie kanë ndërhyrë dje në mesditë në mjediset e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës pas një njoftimi të ardhur nga dekanati i këtij fakulteti. Studentë të juridikut thanë dje se në zyrën e dekanit ka mbërritur një kërcënim nga një grup studentësh, të cilët, sipas tyre, ishin të revoltuar me faktin se dekani ishte shprehur se do të kishte mbetje masive nga sezonit të provimeve. Në faqen 5

Tropojë, mes dhimbjes kosovare dhe biznesit

REPORTAZH . Tropojë, mes dhimbjes kosovare dhe biznesit. TROPOJË - Nga dhimbja në biznes. Është ky binom që ka sjellë gjallërimin apo ndryshe rilindjen e qytetit verilindor gjatë të paktën këtyre dy javëve. Tani veç të ikurve nga zonat e luftës, Tropoja strehon një numër të madh gazetarësh dhe ekspertësh të organizatave ndërkombëtare, të cilët i kanë dhënë një impuls zhvillimi krahinës së varfër. Që nga kontrabanda e armëve e deri te narkotikët e huajve, është një lumë valute që ka përmbytur alpet, duke bërë që i gjithë qyteti e fshatrat përreth të angazhohen në biznesin e ri. Të punësuar si shoferë, udhërrëfyes, hotelierë, shoqërues, tropojanët po shohin kohë të lumtura, të pa imagjinuara një muaj më parë. E të tera këto, “peshqesh” i Luftës në Kosovë. Vetëm Hoteli i Bajram Currit nxjerr fitime marramendëse, e ka arritur deri aty sa një televizion i huaj të numërojë tetë mijë dollarë për të prenotuar një kat të tërë. Ndërsa, vetë të qenit në qendër të vëmendjes ka bërë që edhe shteti të tregojë më pak kurnac në disa investime të vogla, por të domosdoshme. Në faqen 2 Kosovarë në Tropojë