25/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 qershor 1998

Teta: Duhet të çarmatosen 60 politikanë

Belul Çelo u dha armë edhe kandidatëve socialistë Paditen në Prokurori: I morën për fushatën elektorale të vitit të kaluar Paditen në prokurori 60 politikanë. Me kërkesën e kandidatëve të opozitës dhe opozitës në zgjedhjet e 29 qershorit, ministri Belul Çelo ka urdhëruar arma- tera të policisë për të përballuar takimet elektorale në zonat e rrezikshme të vendit. Por edhe pas një viti, rreth 60 nga këta politikanë nuk kanë dorëzuar arsenalin e marrë. Dje, ministri Teta ka dhënë ultimatum e fundit për të pabindurit. Në rast të kundërt, akuza e armëmbajtjes do të rëndojë dhe mbi deputetët, për të cilët do të kërkohet heqja e imunitetit. Në listën e të pabin- durve që është dërguar për ndjekje penale qëndrojnë dhe emrat e majft politikanëve të armatosur nga policia, të cilët janë larguar nga Shqipëria në muajt e parë të vitit të kaluar. Kthimi i arsenalit të marrë Në faqen 2

Agolli: “Edhe PS gjënjen popullin”

Votuesit e së majtës, abstenuan se s’i besojnë Nanos Ceka Qeverisë: Aleanca për Shtetin ka humbur në zgjedhje Shkrimtari i njohur: Militantët që u shanë dhe u fyen nga krerët, shpëtuan socialistët Votuesit e së majtës, abstenuan se s’i besojnë Nanos Ceka Qeverisë: Aleanca për Shtetin ka humbur në zgjedhje TIRANË - “Këta politikanë janë të pasinqertë. Edhe ata të PS ‘gënjejnë’ kur thonë se do të punësojnë 70 mijë vetë”. Drejtor Agolli kritikoi politikanët shqiptarë të dy kaheve, socialistë dhe demokratë. Por, siç thotë, si një “baba” i mirë imiton me të majtën “nxjerr” të vetëve. Agolli nuk ka kursyer Nanon e të tjerët dhe për injorimin që i bëjnë militantëve të PS, ndonëse thotë, se ishin këta që shpëtuan PS në zgjedhje, edhe pse u fyen nga liderët socialistë. Neritan Ceka nuk hezitoi nga kritikat për koalicionin qeveritar. I ashpër dhe i pakompromis ndaj çdo shenje euforie, ish-ministri i Brendshëm nuk i ka konsideruar aspak si fitore të Aleancës për Shtetin zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale. Megjithëse koalicioni fitoi në shumicën e bashkive dhe komunave të vendit, Cekën esencial është fakti që shumica e qytetarëve e refuzuan kutitë e votimit, çka do të thotë se ka humbur besimi te Politika dhe në përgjithësi te Qeverisja. Në faqet 2-3

Hollbruk ulet me krerët UÇK

NATO Rugovës: Jo pavarësi SHBA, TANI TRATATIVA ME “TERRORISTËT” (Foto: ANSA) PRISHTINE - Hollbruk takon njerëzit e UÇK-së. Për herë të parë prej një Washingtonit ka pranuar të takohet dhe ka biseduar për dy orë me përfaqësuesit e “terroristëve” shqiptarë. Po dje në Bruksel, Rugova ka marrë një “Jo” të prerë nga ana e Solanës për idenë e një pavarësie të shqiptarëve nga Jugosllavia. Solana, ndërkohë, ka ritheksuar se e vetmja zgjidhje do të jetë një autonomi e zgjeruar. E ndërsa në Kosovë vazhdojnë luftimet në Brindizi të Italisë është kapur dje nga një ngarkesa nga Gjermania me destinacion Shqipërinë të cilën mbart material luftarak i padeklaruar nga ana e shoferëve të kamionit.

[Foto e prerë në fund të faqes.]

SPANJA, 6 GOLA PËR T’U KTHYER NË SHTËPI

SPECIALE BOTËROR FRANCE ’98

Mos përfitoni me vdekjen e truprojës

BASHKIM FINO Duke parë me pezmatim ngjarjet kriminale që disa organe të shtypit të përditshëm i kanë dhënë vdekjes aksidentale të truprojës tim Robert Hoxha, nuk mund të hesht dhe t’i shmangem si herë të tjera dhënies së një përgjigjeje të merituar të gjithë atyre që përpiqen prej kohësh të denigrojnë personalitetin tim, duke i servirur opinionit publik shpifje dhe insinuata nga më të ulta. Sapo jam kthyer nga ceremonia e varrimit të një të riu 23-vjeçar, i cili ishte një nga djemtë e shkëlqyer të truprojës që më ka qëndruar pranë me devotshmëri dhe dinjitet qytetar. Dhimbja e pangushëllueshme që lexova në sytë e prindërve të Robertit dhe familjarëve të tjerë të tij, të cilës i bashkëngjitet dhimbja e thellë e imja dhe e të gjithë punonjësve të ekipit tim, më vë përpara detyrimit që të dënoj moralisht ata gazetarë, të cilët, përtej çdo kufiri moral, e futën edhe vdekjen e këtij të riu fatkeq në kuadrin e luftës së egër e të paprinciptë kundër meje. Në radhë të parë dua të sqaroj për opinionin publik se, siç e dimë të gjithë që nga punonjësit me Rober- ne që punonim me Robertin dhe siç e dinë të gjithë të afërmit e tij, ai nuk ka manifestuar asnjëherë qoftë paragjykimin më të vogël në punë, qoftë shenjën më të vogël të depresionit. Vërtetësia e tij ishte rezultat i një momenti pakujdesie me armën, gjë që çoi në një tragjedi, me të cilën asnjë gazetar apo kushdo tjetër nuk ka të drejtën më të vogël morale të bëjë spekulime propagandistike. Së dyti, dëshiroj t’u drejtohem në këtë moment të vështirë shpirtëror për mua të gjithë gazetarëve të lehtëpërmendur dhe t’u kujtoj se veprimtaria ime politike është e bazuar në ndjenjën e detyrimit ndaj vendit tim. Vijon në faqen 2

Sherri i tokës, ja si mund të shuhen konfliktet

Nga ish-Drejtori i Studimeve të Tokave LEFTER VESHI Pronësia e tokës është një ndër çështjet që preokup(on) politikanët e spektrit të ngjyrave; ndërsa media e glorifikon çështjen në interesat e varësisë politike dhe pikëpamjes të vetë gazetarëve. Të shumta janë konstatimet: “Ligji për ndarjen e tokës është komunist”, “pronat, pronarët”, “kompensimi i ligjshmërisë së pronave”. Vijon në faqen 9

Fëmijë luajnë me mortajë në Tropojë (Foto: ANSA)

Gazeta e Vlorës Neki Dredha: Ja si do ta shërbej qytetin VLORE - Vetëm një ditë pas zgjedhjes së kryetarit Bashkie, Neki Dredha, është prononcuar për Gazetën Shqiptare për planet e tij, tashmë që edhe pak ditë e ndajnë zyrtarisht nga ulja e tij mbi kolltukun më të lartë të qytetit. Çfarë do të bëjë kryetari i ri? Në faqen 7

Gazeta e Durrësit Depot, mbli(dh)en 9 mijë armë nga të marsit DURRËS - Depot e Durrësit mbushen me armë. Janë thyer pjesa më e madhe e armëve që “morrën arratinë” gjatë muajve të marsit. Kështu rreth 9 mijë automatikë dhe pushkë e armë të tjera kanë mbushur të depot e bastisura. Me mijëra tonelata janë dhe municionet e artilierisë dhe xheniere janë siguruar nga brigadat e Durrësit. Në faqen 8

Gazeta e Shkodrës Atentati ndaj krerëve PD, kërkohet falje SHKODËR - Incidenti i ndodhur tre ditë më parë në fshatin Mesi, ishte boshti i konferencës për shtyp të demokratëve shkodranë. Kryetari Bushati e quajti incidentin si një atentat politik. “Kjo konfirmohet edhe nga heshtja e selisë së PS-së së Shkodrës që nuk ka dhënë asnjë komunikatë për ngjarjen përgjegjësin për ngjarjen në fjalë që bëri ata bashkëpunëtorë të kësaj ngjarjeje”. Në faqen 6