Më shumë taksa qytetarëve për të fshehur kontrabandën
Zbulim i bujshëm gjatë krahasimit të dosjes sekrete të Presidencës e shifrave të Ministrisë së Financës
Më shumë taksa qytetarëve për të fshehur kontrabandën
Tatimet tejkalojnë planin, doganat humbasin 80 milionë USD
Të ardhurat nga tatimet për tregun mbulojnë disi humbjen e krijuar të evazionit fiskal nga doganat. Ndërkohë pesha e buxhetit të shtetit rëndon gjithnjë e më tepër mbi qytetarët. Gjatë pesë muajve të fundit të ardhurat nga zyrat e tatimeve janë tejkaluar në mënyrë konstante. Në të njëjtën periudhë kontrabandën do ta gëlltitur shtetit plot 80 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e realizimit të të ardhurave nga taksat i takon TVSH me 3.38 miliardë lekë. Tatimi mbi vlerën e shtuar është taksa që ndikon më shumë në rritjen e çmimeve. Në të njëjtën kohë i merr frymën biznesit vendas, sidomos atij të vogël.
Burime nga Presidenca konfirmojnë se Meidani i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të dhëna të detajuara për 13 artikuj të importit, të cilët përbëjnë dhe prenë kryesore të kontrabandës. Shifrat e krahasuara zbulojnë skandalin e humbjes së 80 milionë dollarëve vetëm brenda pak muajsh. Në krye të listës së kontrabandës janë artikuj të tillë që tashmë dhe kalojnë incognito në portat e shtetit shqiptar si cigaret, karburantet, kafeja. Por në të njëjtën përmasë janë dhe hekuri e mielli. Pavarësisht bumit të ndërtimeve në Shqipëri të ardhurat e e regjistruara nga hekuri janë tepër minimale. Befasia qëndron te përfshirja në kontrabandë dhe të grosistëve të mëdhenj. Duke menduar se vlera e taksës doganore për hekurin është vetëm 5%,
Bilanci
Kush qesh kush qan
Bilanci Kush qesh kush qan Skifter Bilanci i shtetit qan dhe qesh. Në një material të përgatitur (ndoshta nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave) për Presidencën, bie në sy dukshëm, në një mënyrë të tillë, në tetë muajt e fundit, doganat shqiptare kanë humbur 80 milionë dollarë për shkak të kontrabandës. E thënë më hollësisht, shteti nuk ka mundur të vlejë taksat doganore mbi sasira të mëdha karburanti, cigareje, kafeje apo mielli të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar, dhe natyrisht janë importuar nga një grup i vogël tregtarësh të mëdhenj. Deri këtu bilanci i shtetit qan. Në një material të Ministrisë së Financave del në pah një tjetër e dhënë. Në pesë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat nga tatimet kanë tejkaluar planin me mbi 2 milionë dollarë. Pra shteti qenkan kaq i zoti që jo vetëm të realizojë të ardhurat por edhe t’i tejkalojë ato, duke i detyruar kështu mijëra qytetarë apo tregtarë të vegjël që të paguajnë taksat. Dhe këtu natyrisht që bilanci i shtetit qesh. Ndërsa taksapaguesit e thjeshtë nxehën. Këto tatime i paguajnë ata që qarkullojnë pak para, shitësit, të papunët, apo ato që jetojnë vetëm nga rrogat; pra ajo kategori që përfshin shtresën më të madhe të shqiptarëve. Ndërsa taksat donatore (ato të cilat nuk shkojnë në xhepat e shtetit) duhet t’i paguajnë vetëm importuesit e mëdhenj të të fuqishëm, një grup njerëzish që drejtojnë para dhe pjesë tregtinë, e që janë ajo pjesë fare e vogël por tepër e pasur, e këtij vendi. Dhe këtu nis padrejtësia. Këto të dhëna tregojnë një shtet të fortë me të dobët dhe të dobët me të fortët. Ato tregojnë edhe diçka tjetër: se shteti kur do, di të funksionojë, sepse rezultatet e të ardhurave mbi tatimet është padyshim një rezultat shumë i rëndësishëm. Por përse kjo nuk bëhet edhe me taksat doganore? Përse përballë kontrabandës është i pafuqishëm, ndërsa përballë evazionit fiskal është kaq rezultativ? Nëse shteti do të mund të mblidhte ato 80 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e një grushti “bosësh”, ndoshta do të mund të kënaqte më pak taksa nga qytetarët. Dhe të gjithë do të ishin të kënaqur. Bilanci i shtetit do të ishte i bashkë me të gjithë njerëzit. Kaq do të ishte e mjaftueshme.
Nano: Rugova s’ka më pushtet
Sulm i papritur i Kryeministrit shqiptar
KRANS MONTANA / Shqipëria refuzon takimin me serbët
FOTO DOKUMENT / USHTARË SERBË DY METRA PRANË KUFIRIT SHQIPTAR
TIRANË - Nano sulmon Rugovën në Krans Montana.
Një patrullë e Anmatës Federale pranë piramidës C5 në Qafë Morinë
TIRANË - Nana sulmon Rugovën nga Krans Montana. “Ai është reduktuar absolutisht në një figurë pa autoritet real. Rugov nuk mund të bëjë dojëmë njerëz si Millosheviç”, ka deklaruar fare papritmas kryeministri shqiptar. Nano dje në të njëjtën kohë ka refuzuar edhe takimin e programuar me delegacionin jugosllav kryesuar nga Momir Bulatoviç. “Nuk takoheni me serbët përderisa ata nuk kanë bërë përpëlëcinë dhe forcat e armatosura nga Kosova”, është shprehur shefi i qeverisë.
Ndërkohë kryeministri ka dhënë edhe një tjetër qëndrim të rëndësishëm lidhur me atë se si e sheh Shqipëria zgjidhjen e problemit të Kosovës. “Ne nuk mbështesim pavarësinë e Kosovës. Nuk do të jetë zgjidhja më e mirë. Kjo do të thotë litarë të vjetër politike, të cilët kanë mbështetet në një zgjidhje demokratike - një rrethim i Serbisë”, ka deklaruar Nano.
Foto Arben Çeli (REUTERS / ANSA)
Një patrullë e Armatës Federale pranë piramidës C5 në Qafë Morinë. Foto Arben Çeli (REUTERS / ANSA)
Rugova-Demaçi luftë për kontrollin e UÇK
VLADIMIR BEJA Vetëm pak muaj më parë, në fillimet e këtij viti pothuajse e gjithë klasa politike në Shqipëri, por edhe në Kosovë, për mungesë informacioni, por edhe predispozicioni, injoronin ekzistencën dhe aktivitetin e luftarakë që filloi të kryente grupimi i armatosur në Kosovë, në përgjigje të represionit tepër të dhunshëm të tipit fashist që makina serbe e luftës zhvillonte mbi popullsinë e pambrojtur kosovare. “Grupe terroriste, pjellë e UDB-së” e të tjera si këto përsërite vinin pa kursim gojët e disa “politikanëve”, ndoshta edhe të fytyrëzuar nga heshtja e të jetës të zgjedhur me dëmire. Kjo do të kthente lojrat e vjetra politike, të cilat kanë motivuar luftë-ballkanike. Do të tërheqin me të njëjtën kohë një seri të re e ridedismit lidhur me atë dhënë edhe një tjetër qëndrim armatosur e popullit shqiptar të Kosovës në përgjigje të represionit serb, i cili bashkë me banditët, po ndihmonte në fuqizimin e zhvillimin e kësaj revolte drejt organizimit të konsoliduar ushtarak. Fill pas qëndrimit Amerikan, i cili në të njëjtën kohë i bënte thirrje UÇK-së të lidhej me krahun politik, klasa politike shqiptare, veçanërisht ajo e Kosovës, duke “narruar” qëndrimet dhe xhirimet e tjera të mëparshme për mosnjohjen dhe zbehjen e popullaritetit të UÇK-së, ngutën të deklarojnë se “Rugova” duhej të marrë udhër nga unë, në të kundërt do të jetë fatale për Kosovën”. Demaçi (në vazhdim e më tëj) … shpallin rolin e vetë për Kosovën. heroizimeve të tij) deklaron se “shpreh gatishmërinë për të marrë përsipër rolin e krahut politik të UÇK-së. Ajo që bëhet për këtë, është mungesa e theksuar e respektit, që krahu politik në Kosovë i bën UÇK-së, apo krahut ushtarak të saj edhe sot që ajo ka fituar popullaritetin e pafund. kontrollin e saj mbi 40% të territorit të Kosovës. A thuase se kjo krizë “e papërgjegjshme”, këto fitore i ka arritur krejt rastësisht dhe ka ngelur në mes të katër rrugëve si një fëmijë legjitim, të cilit klasa politike e Kosovës ngutët t’i gjejë “babain”, qoftë dhe legjitim, për ta ndihmuar këtë krijesë “inocente”, të mëriret në “fusën” në rrugën e “mbarë”. Dihet dhe pranohet nga të gjithë tashmë se çdo krah i armatosur ka nevojë për krahun politik të saj e të dy së bashku në bashkëveprim të ngushtë të realizojnë objektivin Vijon në faqen 2
Majko: “Genc Pollo ka të drejtë”
Sekretari i PS: Largimi i tij do ishte gafë e Berishës
Pozita reagon pas konfliktit të fundit mes krerëve të Partisë Demokratike
TIRANË - Pollo gjen mbështetje tek “armiqtë” e tij politikë. Pandeli Majko ka përkrahur një ditë pas publikimit të përplasjes së Pollos me Berishën për zgjedhjet lokale. “Largimi i Pollos nga PD dhe përplasja që ka ndodhur është një gafë e Berishës, nëse është e vërtetë ajo që është publikuar”, ka deklaruar Majko. Nga ana tjetër zëra në PS kanë deklaruar se largimi i Pollos, rrezikon Majkon.
Majko
Pollo
Në faqen 3
Majko; Pollo
GAZETA e Durrësit
Plazhi, një vuajtje 70-vjeçare
DURRËS - Njerëz gjysmë të zhveshur, pak rërë e ndotur dhe më tutje deti.
Sa i afroheshe plazhit të Durrësit, i ndërtuar në një nga gjiret më të përshtatshme për turizëm në të gjithë vendin, nuk ke se si të mos ndjehesh i huaj mes të huajve në të.
Në faqen 8
GAZETA e Vlorës
Tatimet sulm privativë
VLORË - Gjysma e vlonjatëve merren me punë të zezë.
Të paktën pesëdhjetë përqind e të gjithë të punësuarve nuk janë regjistruar në Zyrën e Punës dhe thuajse e gjithë kjo kategori nuk paguan sigurime shoqërore. Këto kanë deklaruar në një konferencë për shtyp të drejtuesve të këtyre dy sektorëve, pas një kontrolli prej 15 ditësh të kryer ditët e fundit në qytet.
Në faqen 12
SPECIALE FRANCE ’98
ANGLIA FITON POR S’SHKËMBANG ARGJENTINËN
Çifti tjetër që do të luajë do jetë Rumani-Kroaci
Në faqen 10-11
Një patrullë e Anmatës Federale pranë piramidës C5 në Qafë Morinë. Foto Arben Çeli (REUTERS / ANSA)