SKANDALI I KORRUPSIONIT / Kryefinancieri merr frymë pas sulmeve nga krerët e koalicionit
Kryeministri e siguron: Mos ki frikë nga akuzat, të mbroj unë
Takim konfidencial në orët e vona të natës. Rrëzohet pista Majkos
SKANDALI I KORRUPSIONIT / Kryefinancieri merr frymë pas sulmeve nga krerët e koalicionit
Nano: Malaj është i paprekshëm
Kryeministri e siguron: Mos ki frikë nga akuzat, të mbroj unë
Takim konfidencial në orët e vona të natës. Rrëzohet pista Majkos
TIRANË - Malaj merr frymë i çliruar. Nano i ka dhënë garanci se nuk do të largohet nga posti, pavarësisht sulmeve që i vijnë nga të gjitha drejtimet. Në takimin konfidencial të zhvilluar në mbrëmjen e dy ditëve më parë, Nano i ka bërë të ditur ministrit të Financave se gëzon ende mbështetjen e tij, konfirmojnë burime nga Kryeministria. Qëndrimi i Malajt në postin e ministrit të Financave ishte kthyer në një nyje gordiane në sferat më të larta të klasës politike që drejton vendin. Por Nano i ka dhënë kështu fund kërkesave dhe hipotezave të pafundme për largimin e ministrit më të sulmuar. Rreth orës 20 të mbrëmjes së dy ditëve më parë ai ka thirrur në zyrë Malajn dhe i ka bërë të ditur se mund të vazhdojë i qetë të drejtojë financat e vendit.
Në faqen 3
Nano
Malaj
Kompromisi
YLLI VESJIU Klima e acaruar, ndasitë politike që mbi zotërojnë sot në vend kanë arsye nga më të ndryshmet, për të cilat themelorja është mungesa e dialogut dhe kompromisit mes forcave politike. Dy gjëra mendoj se janë shumë të rëndësishme për politikanët e kanë kuptuar se në politikën e kokat të nxehta që bllokojnë konsensusin edhe për probleme shumë të rëndësishme, si çështja kombëtare, çarmatimi etj. sa i përket politikës së sotme. E para në këtë drejtim lidhet me përfundimin dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve të fundit lokale, që nuk mund të thuhet se u fituan nga askush, pasi fitoi indiferenca. Në këtë interpretim nuk ka rëndësi vetëm numri i zonave të fituara nga njëra parti apo një tjetër, por ajo që tërheq vëmendjen është pjesëmarrja e ulët, mjaft e ulët në votime. Në majft qytete është mjaft e ulët, gjë që tregon shkallën e mosbesimit të elektoratit në politikën e sotme, në forcat politike.
Kjo është një shenjë e keqe që mund të rrezikojë politikën e ardhshme. Mund të konstatohet lehtë se për momentin ekziston një klimë e acaruar politike që nuk të jep shpresë për kompromis. Edhe debati për Komisionin Ngjela, ashpërsia me të cilën flitet nuk i shërben aspak qetësimit të klimës politike. Përkundrazi i shërben më tepër radikalizimit dhe tensionimit politik që mund të pengojë marrjen e iniciativave të rëndësishme politike. Siç është konsensusi që nevojitet për pjesëmarrjen e opozitës në procesin kushtetues. Në qoftë se do të vazhdojë të jetë kjo frymë konfliktuale që mbjellin segmente të caktuara të politikës, atëherë do të jetë një pengesë reale për kapërcimin e këtyre momenteve reflektimi, në cilin ndodhet Bashkimi për Demokraci dhe Partia Demokratike. Kjo klimë bie në kundërshtim edhe me rekomandimet e Trojkës europiane, e cila me një ton qortues u shpreh kundër kësaj klime të ashpër politike që çon në mungesën e konsensusit për zgjidhjen e problemeve. U gjithëmonë kam qenë i mendimit që për shumë probleme të mëdha që po kalon vendi duhet të flitet kompromisi, dialogu dhe tryezat e rrumbullakëta aty ku duhet të kalojë filtri i diskutimit të tyre. Nuk do të ishte mirë sikur të mos ishin fryt i kompromisit dhe i konsensusit çështje të tilla të mëdha si problemi i çështjes kombëtare, ai i çarmatimit, i korrupsionit, i thithjes së investimeve të huaja, ato të papunësisë etj., për të cilat të gjithë forcat politike janë të interesuara që të zgjidhen drejt. E ndarsa ka pak shanse që kjo klimë politike e acaruar të zbutet prej kohësh e vetësohet në mënyrë që të fitojë dialogu aq i domosdoshëm.
Kjo në një farë mënyre është një protestë e heshtur ndaj politikës së sotme ndaj mënyrës se si procedohet për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme, ndaj natyrës konfliktuale që ka politika e sotme. Por ajo që më konfirmon më shumë është pikërisht studimi i fundit i Bankës Botërore mbi korrupsionin, një pasqyrë e qartë e cila ndër shkaqet kryesore të krizës që përjeton Shqipëria është mungesa e konsensusit politik, e cila do të përkthehej si mungesë e dëshirës së mirë për të zgjidhur problemet me dialog, jo gjithmonë me forcën e kartonit, me forcën e mazhorancës, në mënyrë të veçantë i gjuhës tepër të ashpër që po vihet re kohët e fundit midis politikaneve të ndryshëm. Po të shikojmë me kujdes studimin e ekspertëve të Bankës Botërore do të themi se më 76% e njerëzve e shohin si shkaktar të krizës së rëndë faktin që në Shqipëri mungon konsensusi politik mes partive, përveç shkaqeve të tjera si korrupsioni, mungesa e besimit për klasën politike etj. Një formë e tillë reagimi i njerëzve tregon se
Topalli: “S'duhet të kërkojmë zgjidhje”
Topalli
“S'duhet të kërkojmë zgjidhje”
TIRANË - Nënkryetarja demokrate e Parlamentit mendon se kërkesa për zgjidhje të parakohshme është detyrë e opozitës, kur vendi është në krizë. Pa menduar se PD i ka humbur
Blerim Çela: Ja kush janë emrat e demokratëve të korruptuar
TIRANË - Ish-kryekontrollori i shtetit thotë se PD ka qenë më transparente se socialistët për çështjen e korrupsionit.
“I kam denoncuar të gjithë që nga zëvendëskryeministra e deri te drejtorë të rëndësishëm etarë rrethesh”, sqaron Blerim Çela që sot mban postin e kryeminancierit në PD. “Të më kishin ftuar mua në seminarin e BB, do të shkoja pa pyetur njeri”, megjithëse Berisha, Karamitro e Bode e kishin refuzuar ftesën.
Në faqen 2
ITALIA I HIPEN TRENIT TË PENALLTIVE
SPECIALE BOTËROR FRANCË '98
Një gabim i Di Biagios kthen në shtëpi italianët.
Brazil shumë dhimbje për të kaluar dan- ezët e pafat. Gjithçka për bilancet e dy çerekfinaleve të sotme.
Në faqet 10-11
Italianët, dëshpërimi i eliminimit (Foto: ANSA)
Godot: Pronat ose do i jap dorëheqjen
KUSHTETUTA / Asnjë shqetësim nga demokratët: Ata nuk më prishin punë
zgjedhje
TIRANE - Nënkryetarja demokrate e Parlamentit mendon se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është detyrë e opozitës, kur vendi është në krizë.
TIRANE - Nënkryetarja demokrate e Parlamentit mendon se kërkesa për zgjedhje krizë. Pa menduar se PD i ka humbur zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale, Jozefina Topalli. Në faqen 2
GAZETA e Durrësit — Antikontrabanda mur në det
GAZETA e Durrësit
Antikontrabanda mur në det
DURRES - Superoperacion në det kundër kontrabandës. Me dhjetëra doganierë shqiptarë dhe eurodoganierë janë nisur ditët e fundit në një seri ekspeditash në det të hapur me motovedetat me ekuipazh italo-shqiptar si dhe me mjete të tjera të rojës së kufirit. Një valë e re e kontrabandës pritet të bëjë në duart e “Guardia di Finanza”-s dhe të policisë shqiptare. Të paktën kjo mund të ndodhë në bazë të të dhënave operative të dërguara nga organizmi ndërkombëtar i Divizionit 21. Në faqen 8
GAZETA e Vlorës — Punët publike ndryshe asnjë ndihmë
GAZETA e Vlorës
Punët publike ndryshe asnjë ndihmë
VLORE - Më shumë punonjës në punët publike. Projektet e parashikuara për rrethin e Vlorës brenda muajit korrik do të shtohen nga shtatë në dhjetë prej tyre. Në këto projekte, sipas përfaqësuesve të Zyrës së Punës në një konferencë për shtypin, do të kenë mundësi të punësohen edhe me dhjetëra vlonjatë të tjerë. Duket se ditëve kur vlonjatët merrnin ndihmën nga shteti tashmë u ka ardhur me të vërtetë fundi. Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës — Maskat shkojnë në Venezia
GAZETA e Shkodrës
Maskat shkojnë në Venezia
SHKODER - Punishte maskash në Shkodër. Megjithëse maskat dhe funksioni i tyre janë të mirënjohura në këtë vend të thyer malor po aq sa edhe makinat, kallashët apo rrëmyat, qudia qëndron në faktin se prodhohen maska. Dhe nuk është fjala për trikotim kapuçesh me dy vrima apo aplikacione me çorape që grabitësit e zakonshëm i vënë në kokë. Punishtja në qytetin verior prodhon maska të vërteta veneciane të formave të ndryshme e ngjyrave të panumërta. Në faqen 6
Godo: Pronat ose do jap dorëheqjen
KUSHTETUTA / Asnjë shqetësim nga demokratët: Ata nuk më prishin punë
Godo: Pronat ose do jap dorëheqjen
Kërcënimi i liderit të PR bie mbi socialistët
TIRANE - Nis beteja për pronën në Komisionin Kushtetues. “Socialistët duhet të mbajnë fjalën, përndryshe...” Sabi Godo bashkëkryetar i Komisionit Kushtetues ka kërcënuar dje se mund të largohet nga forumi i drejtimit të procesit kushtetues nëse socialistët do ta shkelin paktin e vendosur në letrën në fillim të diskutimeve për draftin themeltar kushtetues. “Nuk më pëlqen të kërcënoj, por nga kjo çështje varet pozicioni i Partisë Republikane për kushtetutën”, tha dje Godo, një prej njerëzve më të angazhuar në këtë proces kushtetues. Ndërkaq socialistët kanë preferuar të heshtin dhe të vazhdojnë të pjesë të draftit kushtetues që u intereson atyre, duke e lënë për në fund betejën e pronës. Vetë Pandeli Majko, sekretar i përgjithshëm i socialistëve ka premtuar kompromis, por me të djathtët për çështjen e pronës duke u kritikuar nga konservatorët brenda partisë së tij. Por për Godon tashmë ka ardhur ora e pronës që socialistët ta mbajnë fjalën dhe të mos bllokojnë procesin kushtetues. Kompromisi i diskutuar vetëm në letër mes Majkos dhe Godos parashikon një dispozitë të veçantë. Në faqen 2
FMN: Mbi ju haraci i Kosovës
“Do godasë mbi financat e Shqipërisë”
Misioni faktmbledhës paralajmëron autoritetet tona
FMN paralajmëron autoritetet shqiptare të përfshijnë konfliktin në Kosovë si një kosto që duhet ta paguajë ekonomia shqiptare. “Kriza në Kosovë do të ketë pasoja negative për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore si dhe në të gjithë ekonominë e vendit tuaj. Përkatoni koston ekonomike të saj”, mësohet të kenë deklaruar në një takim me ministrin e Financave Arben Malaj anëtarët e misionit faktmbledhës të Fondit Monetar. Të njëjtin shqetësim kanë paralajmëruar dhe autoritetet financiare të vendit. “Konflikti në Kosovë ka një kosto direkte dhe indirekte”, konfirmon për Gazetën zëvendësministrja e Financave, Adriana Berberi. Si kosto direkte ajo konsideron kryerjen e shpenzimeve buxhetore të paparashikuara. Por pasojat indirekte janë edhe më të rënda. Frenimi i investimeve do të ishte kryesor. Ai do të shoqërohej me një rënie të menjëhershme të ekonomisë.
Republika e Shqipërisë — Ministria e Shëndetësisë
Republika e Shqipërisë
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë i njofton të gjithë të interesuarit që kanë paraqitur dokumentacion për licensim në aktivitet privat, pranë sektorit të licencave për tërheqjen e licencës profesionale. Paraqitja të bëhet brenda datës 15 Korrik 1998, në rast të kundërt do të zbatohet Urdhëri Nr. 177 dat 13.06.1998 i Ministrisë së Shëndetësisë.