29/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 tetor 1998

Ceka: Nano t’i kthehet punës

"Ai e Malaj të distancohen nga Bleta" INTERVISTE / Sulm i ri i liderit të PAD për kontrabandën TIRANË - "Nano dhe Malaj të ndahen nga Bleta", kështu ka deklaruar Neritan Ceka menjëherë pas kthimit në Shqipëri. Lideri i AD është hedhur sërish në sulm kundër kreut të doganave, ku ka kërkuar tashmë largimin e tij përfundimtar nga detyra. "Bleta duhet të japë dorëheqjen pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria, e nëse nuk e bën këtë, atëherë duhet ta shkarkojë Malaj", është shprehur Ceka. Ish-ministri i Brendshëm ka paralajmëruar dhe kreun e Financave shqiptare, që nëse nuk e bën hapin për shkarkimin e Bletës do të tregojë se edhe ai është njësoj me drejtorin e doganave. Nga ana tjetër, Ceka duke mos dashur të hapë një luftë frontale dhe me kryeministrin shqiptar ka injoruar deklarimet që ka bërë Nano në mbrojtje të zyrtarëve të tij para pak kohësh. Në faqen 2 Nano Ceka

Fuqitë e Mëdha mbyllin UÇK-në

Në Bon, Grupi Kontaktit urdhëron bllokimin e financimeve për ushtrinë kosovare BON - Grupi i Kontaktit sanksione edhe për UÇK-në. Vendet, të cilat u mblodhën në Bon për të diskutuar mbi fatin e krahinës shqiptare, kanë vendosur ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit jashtë Republikës Federale të Jugosllavisë, të atyre që japin mbështetje financiare ose në armatime shqiptarëve të armatosur në Kosovë. Përveç kësaj u kërkua edhe nga të gjitha vendet ndalimi i mbledhjes së fondeve e financimeve. Në faqen 10 Ushtarë të UÇK-së Dokle: Ata janë peng të lojës së Berishës. Presidenca: Duhet të reflektojnë

Kinkel në Tropojë "spiunon" trafikun

DIPLOMACI TIRANË - Kinkel mbërrin në Shqipëri. Dje në mbrëmje ministri i jashtëm gjerman ka zhvilluar një takim me Presidentin Meidani ku ka shprehur rezultatet e fundit të Grupit të Kontaktit në Bon. Ndërkohë në axhendën e tij parashikohet për sot një vizitë në Tropojë. Në faqen 10

Deputetët e PD humbin rrogën 70 mijë lekë

Dokle: Ata janë peng të lojës së Berishës. Presidenca: Duhet të reflektojnë TIRANE - Bojkoti parlamentar mund t'u kushtojë humbjen e pagave deputetëve të partisë demokratike. Nënkryetari parlamentar Nik Marti Dokle paralajmëroi se nëse parlamentarët e partisë më të madhe të opozitës do të këmbëngulin në vendimin e tyre për të braktisur punimet deri në konstituimin e një parlamenti tjetër nuk do të paguhen. “Nëqoftëse ata janë dakort me Berishën që të mos njohin institucionet të vijnë e të nënshkruajnë se heqin dorë nga mandatet dhe të shpëkusin të gjitha marrëdhëniet me parlamentin, përfshirë dhe ato financiare”, konfirmoi dje për “Gazetën”, Dokle. Për nënkryetarin socialist të Kuvendit deputetët e PD-së bëjnë lojëra dhe shantazhe politike nëse nuk shkojnë në kryesinë e Parlamentit për të nënshkruar se heqin dorë nga mandatet. Por deputetët e partisë së Berishës kanë reaguar se nuk kanë vendosur kurrë suresesi për të ndërprerë çdo marrëdhënie me Kuvendin. “Mandatin na e ka dhënë elektorati i PD-së dhe jo Dokle”, deklaroi dje një prej tyre. Në faqen 3 Berisha

Shkaqet zyrtare

konvergojnë po afrojë trembur asnjëri. As mjeshtrat e mëdhenj të seninareve nuk dinin ta milnin lopën, u mungonte dhe kjo e fundit. Shkaqet zyrtare Që të mbash një gazetë duhet detyrimisht të logaritësh këtë element: Tirazhin, reklamën, abonimin, distribuicionin dhe kthimin e lekëve. Mbi 99 përqind e njerëzve që sin për shtypin kanë një përfytyrim të gabuar. Ata e njohësojnë suksesin e një gazete me tirazhin e saj. Për të mos i hyrë konsideratave të tjera heqim poshtë këtë logjikë në mënyrën më të thjeshtë. Përfytyrojmë një gazetë evropiane me shumë faqe. Vetëm çmimi i saj në letër të bardhë është disa herë më i lartë sesa çmimi i blerjes nga lexuesi. Sekreti i kësaj është shumë i thjeshtë. Nëse mungon reklama, çdo tentative për të shtuar tirazhin e gazetës së mësipërme nuk bën gjë tjetër veçse shton humbjet. Në Shqipëri kjo formulë nuk funksionon sepse nuk ka ligjesi që lidhin tirazhin me reklamën e një gazete. Mungon jo vetëm prodhimi kombëtar, shkak real i konkurrencës, por edhe kultura e biznesmenëve shqiptarë, para e të cilëve të mbledhura pesë vjetët e fundit nuk korrespondojnë me kursin e kohën kur janë fituar ato. Kjo do të thotë se ata asnjëherë nuk janë të interesuar të reklamojnë mallrat e tyre. Mjafton të shikosh karakterin e reklamave shqiptare për t'u bindur. e përballojnë dot peshën e pushtetit politik. Ka qenë një shaka e hidhur ajo e kohës kur Parlamenti shqiptar e mbaroi me një frazë përkujdesjen për shtypin kombëtar; shtypi është i lirë. Kjo frazë qeveritarësh vanitoze dhe dembele ka për të shkaktuar shumë dëme, jo vetëm shtypit kombëtar, por dhe ekonomisë e politikës së bashku. Shtypi që kur është krijuar nuk mund të shuhej më. Nga kjo pikëpamje ai do të ekzistojë edhe dhe Shqipëri. Çështja është se kush do të vazhdojë ta mbajë atë në këmbë. Mafia vendase ose e huaj ka një mbrojtje. Ajo mund t'i përgjigjet Parlamentit me frazën; shtypi është i lirë. E vetmja mundësi është ulja në tavolinën e përfaqësuesve të popullit, deputetëve, me shoqatat e gazetarëve dhe të botuesve. Është shumë më e ndershme t'ia thuash popullit që ky biznes nuk ekziston dot në Shqipëri, që shteti nuk mund të financojë një biznes të tillë sepse po kështu e duan dhe mësant, spitalet, ushtria etj. Shprehja që FMN-ja ndalon Qeverinë shqiptare të financojë shtypin është një gënjeshtër e shpikur diku në kabinetin dembel të Kryeministrit. Ajo nuk ka lidhje me thelbin e problemit. Pas të hënës shtypi praktikisht nuk ekziston më. Tentativat partizane për të qeruar hesapet me kosto jo reale nuk bëjnë gjë tjetër veçse thellojnë dramën.

Dënimi me vdekje i Shtypit

Fajet e krizës që duhej të shmangeshin SHPËTIM NAZARKO Sipas njoftimeve më të fundit shtypshkronja "Demokracia" rrezikon zyrtarisht falimentimin e saj. Po t’i referohesh shifrave të borxhit të brendshëm diçka më shumë se një milion dollarë si dhe kohës kur është krijuar ky borxh, duhet të kuptosh se akti i falimentimit duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Jo vetëm mungesa e edukatës së biznesit ka penguar shpalljen e këtij falimentimi. Të gjithë janë dëshmitarë të një epoke, ku fqinjët mund t’i merrje borxh 50 mijë dollarë për ta rikthyer javën tjetër me një interes 100 për qind. Faktorë të këtij tipi që të jepnin të shpresoje që në Shqipëri kishte biznes ku përqindja e fitimit ishte e llahtarshme nuk përshtuan as sektorin e shtypit. Duke vëzhguar nga afër shtypin, në të cilin për një kohë kam qenë edhe vetë llojtar aktiv, kam menduar gjithnjë se koha kur të gjitha dëshmitë konvergjonë po afrohej për të gjitha palët. Megjithatë sirenat e alarmit nuk kanë trembur asnjë. As mjeshtrat e mëdhenj të seminareve të Europës, të cilët nuk kanë kuptuar se shqiptarët, përveçse nuk dinin ta nisin lopën, u mungonte për këtë. Asnjëherë nuk mund të flasësh për krizën e një gazete pa e lidhur me reklamën brenda saj. Në Shqipëri mungon sistemi i abonimeve. Një mungesë e tillë presupozon mungesën e parave në fillim të vitit, domosdoshmëri kjo për investime brenda gazetës. Distribucioni shqiptar është totalisht i shkatërruar. Agjencia e shitjes dhe e mbledhjes së parave nuk ekziston. Logjika e berjes së një biznesi, kur të gjithë elementët e tij nuk funksionojnë, tregon qartë se biznesi i shtypit në Shqipëri është i falimentuar. Duhet të shtojmë këtu edhe faktorìn më kryesor. Çmimin e një gazete shqiptare, e cila kur krahasohet me çmimin e një gazete europiane është njëqind herë më e shtrenjtë. Kjo në raport me të ardhurat e qytetarëve shqiptarë me ata europianë. Ç’duhet bërë Qeveria shqiptare, qoftë e kohës së Berishës, qoftë e kohës së Nanos nuk ka pasur dhe nuk ka edukatën e marrëdhënieve me shtypin. Kjo jo vetëm se qeveritarët tanë të improvizuar gjatë kësaj kohe ashtu si edhe gazetarët tanë nuk e përballojnë dot peshën e

GAZETA e Durrësit Anijet e NATO-s në Port Në faqen 8 GAZETA e Vlorës “Tregtarë, paguani taksat” Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Telefonat ndryshojnë numrat Në faqen 6