Mashtrim me para: Zvicra përjashton Hajdin Sejdinë
Gjykata: 7 vjet burg, 15 vjet person “non grata”
TIRANË - Hajdin Sejdia fiton titullin person “non grata” në Zvicër. Një vendim gjyqësor, i marrë në një prill të këtij viti nga gjykata e Bernës, e dëyton “abain” e mafiozëve shqiptarë që të paktën për 15 vjet të mos shkelë në territorin helvetik. Reagan menjëherë evokati i tij në Shqipëri, Dildzan, i cili deklaron se nuk ka asnjë mjedhjo negative për projektet shqiptare të cilat janë gati e pritet të zbatohen. Akuza për mashtrim të ngritur nga Gjykata e Krimit Ekonomik në Bernë kanë marrë për provë një shumë prej 18 milionë frangash zvicerane, të cilat ai ia ka marrë 11 firmave. Këto të fundit i kishin kërkuar Sejdias një kredi financiare për projektet e tyre miliardere.
Në faqen 4
Tiranë, rebelohen dezertorët malazezë: Na ktheni në shtëpi
Protestë në hotelin ku ruhen nga policët shqiptarë
TIRANË - Rebelohen dezertorët jugosllavë. Prej dy javësh shtatë ushtarët e dorëzuar në kufi qëndrojnë në pritje të riatdhesimit të tyre në një nga hotelet e Tiranës, të ruajtur nga uniformat blu. Pasi nuk kanë preferuar strehimin politik, kërkesa e vetme e tyre ka qenë kthimi në shtëpi apo në Gjermani të të afërmit. Por autoritetet shqiptare apo përfaqësuesit e OSBE-së, që merren në mbrojtje të dorëzuarit, nuk kanë kryer asnjë përgjigje deri ditën e djeshme. Në këtë gjendje të rinjtë, kanë protestuar duke kujtuar se janë lënë në harresë, të mbyllur në dhomat e hotelit. Nervozimi i tyre ka shtuar prezencën e policisë, e cila kryen shërbimin 24 orësh pranë tyre në frikën e një atentati.
Në faqen 2
Kontrabanda, Nano merr në pyetje ministrat
Kryeministri mbështet kreun e Financave. Bufi, Rama e Imami kërkojnë më shumë transparencë
Kontrabanda, Nano merr në pyetje ministrat
Skandali Bletës çan PS. Koçi: Duhet të pushohet. Malaj: Është terror
Tani hetime mbi pasuritë private të gjithë doganierëve
TIRANË-Nano pret nyjen gordiane të debatit mbi kontrabandën. U ka kërkuar gjithë anëtarëve të kabinetit të prononcohen zyrtarisht për këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë, zhvilluar dje në mesditë. Vetë Nano është pozicionuar pro Malaj. Madje ka shqiptuar të njëjtat argumenta që kishte përdorur ministri në një konferencë shtypi një orë më parë. “Është e dëshmshme që mentaliteti i politizimit dhe mbajtjes nën tryezë të administratës fitoje mbi përpjekjet për ndërtimin e institucioneve”, u deklaroi Nano ministrave. “Më gëzon fakti që Prokuroria ka nisur hetimet, është e rradhë e qeverisë të marrë masa administrative mbi përgjegjësit”. Petro Koçi ka dhënë pas tre ditësh reagimin e parë nga kampi socialist në lidhje me hapjen e çështjes penale mbi kreun e doganave, Gëzim Bleta.
TIRANË - Malaj paralajmëron furtunë për doganat dhe tatimet. “Jo më vonë se 15 shtatori do të kryhet testi i punonjësve aktualë”, deklaroi dje në një konferencë shtypi ministri i Financave. Gjithashtu punonjësit e digasterit të Malajt do të privohen nga kompensimi prej procesit të transparencës.
Malaj bëri të ditur se do t’i kërkojë Kryeministrit që departamenti i administratës publike të bëjë verifikimin për të gjithë punonjësit aktualë të administratës që janë në varësi të Ministrisë së Financave.
Sipas ministrit Malaj, lista e të gjithë punonjësve të doganave dhe tatimeve që kanë punuar në këto institucione prej vitit 1992 do t’i kalojë Grupit të Mbikëqyrjes së firmave piramidale. Qëllimi i kësaj mase është të garantojë
Masakër serbe pranë Kukësit
TJETËR DHUNIM I RËNDË I KUFIRIT SHQIPTAR
Masakër serbe pranë Kukësit
Vriten 3 shqiptarë merren peng 3 të tjerë
Një nga viktimat e terrorit serb
KUKËS - Plumbat serbë vranë në tokën shqiptare. Disa metra këtë vijës kufitare, në tokën tonë, tre fshatarë kukësianë janë vrarë në orët e para të mëngjesit. Por nuk ka mbaruar me kaq. Flitet se edhe tre të tjerë janë marrë rob. Ndonëse deri tani nuk ka asnjë të konfirmuar zyrtarisht, pasi deri në orët e vona të mesditës asnjë lajm nuk ka ardhur nga ekspertët e krimit që kanë shkuar në zonën e thellë kufitare, një fakt i tillë është konfirmuar nga fshatarët e zonës, të cilët kanë dhënë edhe alarmin në polici. Viktima të reja në brezin kufitar shqiptaro-serb. Moshërkimi i shpjegimeve nga ana e jonë për shkeljen e ushtarake të bërë para disa ditësh nga komandant serbë në territorin tonë, duket se i ka dhënë dorë të lirë serbëve për të vepruar. Dhe situata po precipiton nga dita në ditë. Në faqen 2
Viz at italiane: Sot mbi 200 emra
Në faqen 12
Polici merr peng dy fëmijë
Tiranë, vret kolegun e plagos dy të tjerë
Deri mbrëmë vonë ishte akoma i rrethuar në shtëpinë periferike
Përgjaket periferia e Tiranës. Pas një grindje personale një polic qëllon mbi kolegun e tij e më pas ngujohet në një shtëpi duke marrë peng dy fëmijë. Forca të shumta policore rrethuan godinën, por gjatë tentativave për të ndaluar “rrebelin” plagosen 2 uniforma, dhe më pas një tjetër vritet. Rrethimi ka vazhduar deri në orët e vona të natës dhe dy fëmijët u liruan. Në faqen 5
Furgon me armë në traget
DURRËS - Mal me armë në sheshin e trageteve. Një sasi e konsiderueshme armësh të rënda dhe të lehta është ndaluar dje nga forcat e policisë doganore në sheshin e portit të Durrësit. Armët kanë qenë të mbyllura në një furgon të kuq me targa të huaja, i cili kishte të dizë kiste të fiksuara nga njëri prej trageteve të shumta që vijnë nga Ankona e Italisë. Në faqen 8
Rikthehet beteja e Ujit të Ftohtë
VLORE - Rinis beteja për Ujin e Ftohtë. Prónësia mbi tokën vazhdon të hapë telashe me fshatarët. Për faj të ligjeve apodhe të pushtetarëve, kohët e fundit banorët e zonës së Ujit të Ftohtë kanë ngritur akuza të tyre ndaj shtetit dhe politikanëve e deputetëve të kësaj zone, si dhe kanë hapur me dhjetëra gjyqe që kanë mes tyre të vetë që shtyhen në pambarin gjithnjë me të njëjtin argument: tokën. Në faqen 7
Garat i futen biznesit
SHKODËR - Intergrimi i gruas shkodrane në botën e biznesit dhe ndryshimi i trajtimit të femijëve me të meta mendore dhe fizike kanë hyrë në planet e organizatave joqeveritare italiane. Shoqata CTM-MOVIMONDO dhe me anë të presidentit të saj Vinicio Russodhe koordinatori Antonio Ricciarito i ka paraqitur 2 projektet para prefektit të Shkodrës, Ali Laçi. Në faqen 6
Bojkoti çan më dysh demokratët
SHBA kritikon vendimin
TIRANË - Debate brenda PD për bojkotin ndaj Parlamentit. “Është një ndarje përfundimtare me Parlamentin që dhunon opozitën”, tha dje Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike. Sipas Berishës, tashmë nuk bëhet fjalë që deputetët e PD të rikthehen në vendet e tyre në Parlament pas një vendimi me shumicë votash të marrë në Këshillin Kombëtar. Por ka reaguar dje edhe nga demokratët që nuk ka qenë plotësisht dakord me bojkotin përfundimtar të Parlamentit. “Ne do të vazhdojmë kontaktet tona me institucionet Ndërsa atmosfera antiparlamentare është ndezur dje pasdite kur demokratët kanë dalë në sheshin ‘Skënderbej’ për të matur pulsin e elektoratit. Mbi pesë mijë qytetarë kanë përshëndetur Berishën e Pollon në thirrjet e tyre për të rrëzuar Qeverinë. Në faqen 3