12/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 korrik 1998

“Mos burgosni Berishën, të kthehemi në Kuvend”

Mbledhje e Kryesisë së PD. Gati për të hyrë në negociata për fatin e Kryetarit Partia Demokratike i kërkon garanci Komunitetit Ndërkombëtar Mbledhje e Kryesisë së PD. Gati për të hyrë në negociata për fatin e Kryetarit “Mos burgosni Berishën, të kthehemi në Kuvend” Partia Demokratike i kërkon garanci Komunitetit Ndërkombëtar TIRANË - PD do të kërthet në Parlament vetëm kur të marrë garanci nga Komuniteti Ndërkombëtar se nuk do të burgoset Sali Berisha. Kryesia e partisë Demokratike ka diskutuar dje gjatë gjithë ditës për format e komunikimit mes Qendrës dhe bazës dhe sidomos për atë që është quajtur zhvendosje e vëmendjes së opinionit publik ndaj rrezikut të fillimit të një procesi penal për ish-Presidentin. Kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për një rishikim të shpejtë të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD për tu kthyer në Parlament edhe pas presioneve të organizmave ndërkombëtare, përfshirë këtu OSBE, KE, PE si dhe Departamentin amerikan të shtetit. Ndërkaq është hartuar një plan takimesh në rrethe ku PD do të sqarojë me format zyrtare të propagandës bojkotimin përfundimtar ndaj parlamentit shqiptar. Ndonesë është theksuar se PD nuk ka hequr dorë nga qeverisja e vendit pasi do të kërkojë nga qeveria respektimin e kompetencave të zgjedhurve legjitimë lokalë. Sipas demokratëve tashmë është e nevojshme që Komuniteti ndërkombëtar të sqarohet plotësisht për motivet që e detyruan Partinë Demokratike të braktisë Parlamentin. Në faqen 2 Berisha gjatë mitingut të PD

Teta: Fajet janë të Malajit

Nano fut Pashkon në Kryesinë e PAD-së Kryeministri: Hegja Bletës nuk ndryshon gjë KONTRABANDË / Ministri i Rendit: Tani do të shohim fajtorët e vërtetë TIRANË - “Malaj ka përgjegjësinë kryesore për kontrabandën, pastaj vijnë me të Rendit, kështu është dhe me ligji”, ka thënë Perikli Teta. Ministri i Rendit ka bërë një analizë të problemit më të përfolur aktualisht në Shqipëri, kontrabandës duke shkarkuar përgjegjësi, por dhe duke mbrojtur disa nga zyrtarët e akuzuar publikisht. Kështu Teta nuk ka pranuar shkarkimin e Bletës, sepse për të bërë këtë duhen fakte. Madje, për arsyen e mungesës së fakteve ai nuk e ka quajtur atë fajtor apo përgjegjës, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet. Por, ka shtuar se tashmë me kontrollet që po bëhen në rrugë e dogana, do të dalin faktet për përgjegjësit e vërtetë dhe vlerat e humbjeve të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, në Tepelenë Nano ka mbrojtur kreun e doganave, duke deklaruar se shkarkimi i tij nga detyra nuk zgjidh problemin.

PAS MASKES FSHIHEJ BERBERI

Në faqen 4 Erion Sulejmani i varë nga policia e Kuçovës

KROACIA E TRETA NË BOTË SOT FINALJA E MADHE

SPECIALE BOTËROR FRANCË ’98 Kroaci-Holandë 2-1. Gjithë aspektet kryesore të ndeshjes. Rezultatet e provave zyrtare të GP të Anglisë në Silverstone. Çdo gjë rreth vazhdimit të Botërorit dhe e atyre që kanë qenë pjesëmarrës në France ’98. Gjithçka për ndeshjen finale që do të zhvillohet sot në orën 21.00 në Saint Denis të Parisit ndërmjet Brazilit dhe Francës. Tre faqet për të qenë më të informuar për ç’ka ndodh në botën e sportit.

Në traget 2.5 milionë USD heroinë

GAZETA e Durrësit DURRËS - Kapen 25 kilogramë heroinë në tragetin shqiptar, me një vlerë prej 2.5 milionë dollarësh. Forcat e kufirit të qytetit italian të Brindizit kanë ndaluar dje dy shtetas gjermanë, të cilët kishin kaluar nëpër doganat shqiptare pa rënë në sy me malin me drogë. Në faqen 8 GAZETA e Vlorës

Ujë me kova për të operuar

Situatë e tmerrshme në Spitalin Ushtarak TIRANË - Ndërrimi i fashove të të operuarve në Spitalin Ushtarak ka vite që bëhet në të njëjtin orar. Infermierja e turnit vjen që në mëngjes dhe ndihmon të përgjigjurit e spitalit që të pastrojnë plagët e tyre. Të sëmurëve, përveç gjakut të ri të plagëve, shpeshherë u mbetet në lëkurën e tyre edhe një shenjë e mavijosur e vjetër së gjakut që ai ka humbur gjatë operacionit të tij, disa orë më parë. Mbi vragën e vjetër bie ajo e reja dhe infermierja mbulon me fashë plagën. Por gjaku i pacientit duket se nuk është aq shenjtëlenës kur ai është jashtë sallës së operacionit sesa kur ndodhet nën bisturinë e kirurgëve. Uji që duhet për ta larë atë tashmë mungon edhe në sallat e operacionit në Spitalin Ushtarak. Në hyrje të spitalit më të madh të vendit, vetëm dy rubra të veshur keq me një uniformë laramane janë prezencë e autoritetit shtetëror. Në faqen 5

Nga Zyrihu me kosovarët që shkojnë drejt vdekjes

REPORTAZH Nga Zyrihu me kosovarët që shkojnë drejt vdekjes Dëshmia e një gazetari zvicerian që mori pjesë me aventurën e të rinjve që nisen drejt luftës. Lugano, Bari, Durrës deri në Drin, ja stacionet e rrugëtimit të të rinjve që lënë emigrimin Në faqen 11

Dyndje skafesh drejt Italisë

VLORË - Beteja e skafeve klandestine dhe motovedetave italiane mbyllet me dy mbërritje motoskafer dhe mbi dyqin e pesëdhjetë vetë të kthyer mbrapsht. Pas tre netëve me det të trazuar nga brigjet e Vlorës janë nisur përsëri me dhjetëra gomone me klandestinë në bord e tyre. Në faqen 7

Komunistët shkakërruan Pazarin

SHKODËR - “Nga ish-pronari nuk është pranuar marrja e kompensimeve për tokat e tyre” - kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit të Kthimeve për Shkodrën Zef Fusha. Në fakt pronat e Pazarit të Vjetër, pranë Urës së Bunës, janë një kapitull më vete. Në faqen 6

FATOS ÇOÇOLI Në jetë plagë e vjetër gati 8 vjet kushtëzon rëndshëm rezultatet dhe efikasitetin e administratës shtetërore. Ajo quhet mungesë profesionalizmi, mungesë plotësimi kriteresh të vendit të punës e zbatimi i tyre. Shumë projekte në bashkëpunim me organizma ndërkombëtare që mund të realizoheshin janë shmangur pikërisht prej kësaj plage, të tjera kanë ngelur në letër, një pjesë e mirë e atyre të realizuara janë kryer gjysmake. Vendit, një administratë shtetërore jo efikase dhe e pamotivuar, i rëndon njëlloj si plagët e tjera të krimit e korrupsionit, pse kjo plagë në dukje e parëndësishme dhe e pabujë rrezikon vetë shanset e zhvillimit ekonomik e institucional, vetë mundësitë e ngritjes së nivelit të jetesës së njerëzve. Lind pyetja: mos vallë ne shqiptarët nuk kemi njerëz të përgatitur nga pikëpamja intelektuale? Në realitet, sipas fjalëve të vëzhguesve të paanshëm të huaj, ndodh e kundërta. Potenciali intelektual i vendit është i konsiderueshëm, si në mosha më të radhët e moshës së mesme dhe të rinisë. Edhe në personelin e sotëm publik, ndonëse i rralluar me kuadro të përgatitur nga erozioni konstant i emigracionit të trurit, ndodhet një shtresë personash të kualifikuar e me talentë, por që rrinë e ndryshojnë pse të pamotivuar. Prej këtej dalin dy rrugë të thjeshta që duhen ndjekur për të bërë administratën shtetërore më efikase: të pengohet erozioni i trurit me masa deri administrative (detyrimi për pagim gjobash apo sekuestrim të mirash materiale në rastet kur kuadrot publike që shkojnë për specializim jashtë shtetit nuk kthehen në vendin e mëparshëm të punës) dhe të motivohen kuadrot e perspektivës apo që mund të japin më tepër edhe sot me anë të diferencimit të pagës. Strukturat, që në Kryeministri merrren me reformën institucionale, lipset të kuptojnë që detyra e tyre përparore është të ndihmojnë administratën të jetë aq më shumë e mirë. Ato duhet të shtrytëzojnë lidhjet dikasteriale dhe autoritetin (e mbetur) kryeministrial për të pikërisht në këtë drejtim e në rrugët për të motivuar personelin. Eshte një lloj biznesi dhe administrimin e sotëm: po nuk investove në personel çdo iniciativë që ndërmerret është e kotë. Motivimi dhe koordinimi i punës së stafit është sot çelësi i suksesit të një sipërmarrjeje. Dhe ajo qeveritare është sipërmarrja që i intereson çdo shqiptari.

“ARRESTONI” INTELIGJENCËN

FATOS COCOLI

GAZETA PLAZH

Në faqen 12 ABAZITË & SUPEREJAL... [?] Në faqen 12 GAZETA PLAZH ABAZITË & SUPEREJAL... [?]