19/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 korrik 1998

Kush i udhëheq katër parti komuniste

Historie e liderëve nga Hysni Milloshi tek Agim Xheka TIRANË - Katër parti të reja synojnë të përmbysin ektoratin komunist. TIRANË - Katër parti të reja synojnë të përmbysin elektoratin komunist. Me emra që ndryshojnë nga njëra tjetra vetëm për efekt licensimi, por me drejtues që kanë jetuar në Partinë e Punës, ato ndodhen në udhëkryqin që u ofron politika shqiptare. Po kush janë njerëzit që drejtojnë këtë parti? Hysni Milloshi është i vetmi që ka në duar një parti të legalizuar, por njëkohësisht i vetmi që është vënë në shërbëstër nga konkurrencët. Më frikë ai duhet të ketë nga grupi i Timoshenko Pekmezit dhe Kristaq Moskës, dy njerëzve që provuan burgun e Berishës. Një tjetër parti bëhet gati të dalë në xhiro, e udhëhequr nga një ish-debatikas, Selman Vaqari. Në faqen 11 Enver Hoxha

Hajduti italian që fshehu miliardat në Shqipëri

Rrëfimi i njeriut që e arrestoi Ivanin në Tiranë TIRANË - Ivan Cello, grabitësi italian i bankës së Torinos është kapur një vit më parë në Shqipëri së bashku me të dashurën e tij. Nallbati, shefi i krimeve të komisariatit tre, rrëfen historinë e plotë të ardhjes së grabitësit nga Italia dhe arrestimin e tij në kryeqytet, në momentin kur policia shqiptare dhe Interpoli italian i kishin humbur të gjitha shpresat. Miliarderi punonte në një firmë ndërtimi si hidraulik dhe kishte arritur të largohej nga geta të gjitha dyshimet duke u paraqitur si një njeri hallexhi. Po si arriti ta zbulonin agjentët tanë kriminalë njeriun që vrau dy shokët e tij për të përfituar pesë miliard lireta? Në faqen 10

Kufi: 30 të vrarë, 100 të plagosur

Predhat serbe godasin Shqipërinë. Milo: Filloi lufta Befejë mes Junikut dhe Tropojës. Refugjatët masakrohen në fushën e minuar. Ushtarë të UÇK-së në Spitalin e Tiranës Predhat serbe godasin Shqipërinë. Milo: Filloi lufta Rreth 100 të plagosur në kufirin verior. Në mesnatën e së premtes një brigadë e ushtrave të UÇK-së ka rënë në një fushë të minuar, pak metra larg vijës ndarëse me Tropojë. Luftëtarët shqiptarë janë gjendur brenda pak minutave në breshëritë e gjata të forcave serbe. Luftimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, derisa në mëngjes guerilasit janë tërhequr drejt Shqipërisë. Të irrituar nga humbjet e shumta, serbët kanë vazhduar bombardimin dhe në tokën shqiptare. Predhat e tyre kanë rënë rreth 500 metra në brendësi të kufirit. Në mesditë numri i të plagosurve të mbërritur ka arritur në 20 veta. Në drejtë ka ndodhur një tjetër tragjedi, kur rreth 80 refugjatë janë plagosur në një fushë të minuar, teksa tentonin të kalonin kufirin. Dhjetëra të vrarë gjatë ditës së djeshme në kufi dhe bombat që kanë rënë brenda territorit shqiptar duket se i kanë dhënë fund opsioneve të zgjidhjes paqësore të konfliktit në Kosovë. Të njëjtën gjë konfirmon dhe ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Në një intervistë të dhënë për Gazetën, ndërkohë që lajmet nga zona e luftës vazhdojnë të mbërrijnë, shefi i diplomacisë pranone se Kosova ka hyrë përfundimisht në luftë. Sipas tij, qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar është mbështetja e “luftës së tyre të drejtë”. Pas ditës së djeshme, që përbën ditën më dramatike për shqiptarët gjatë javëve të fundit, Milo i bën apel faktorit politik në Kosovë t’i japin fund divergencave. “Agresioni serb nuk përballlet në kafene, por me veprime politike të njesuara”, thotë Milo. Në faqen 2 Ushtarë të UÇK-së të plagosur dje në Tiranë. (Foto: Hektor Pustina)

Piramidat paralele

FATOS ÇOÇOLI Në verën e nxehtë të vitit 1995 dolën nga furra e shpejtë e interesave qeveritare letrat me vlerë për 2.5 milionë shqiptarë. Papritur sa hap e mbyll sytë qytetarët u gjendën me karta me ngjyra që mund të ktheheshin menjëherë në para të thata me 25-30% ose shumë mund të investoheshin me leverdi, duke ua dhënë ndërmarrjeve sipërmarrëse. Një pjesë e konsiderueshme e njëjësive ia besuan këto letra këtyre ndërmarrjeve, që premtonin shumë dhe dukeshin se ishin gati të blenin të gjithë pronën shtetërore të mbetur. Shtynin se do të nxirrnin me kalimin e kohës, përqindje të majme, me lirinë fabrikë ka qenë e mirë, ose filan djale i zotit. Në të vërtetë po marrin vetën zgjënjime të hidhura me anë të shitjeve të kalendarit greke të pagimit të interesave. U formua kështu një sistem financiar i gënjesh-tërt, i bazuar në premtime boshe, por investime konkrete. Njerëzit, pronarët e vërtetë të bonove, janë të shqetësuar për fatin e tyre, ndonëse në fillim pak kush besuan në do të kishin besuar në vlere e tyre të këmbimit në treg është qesharake. Si-doqoftë ngjashmëria e ngjarjeve në kohë të interesave me kolapsin e piramidave të mashtrimit jo më shumë se një vit e gjysmë më parë është acar-ruese. Firmat e sipërmarrjet që kanë grumbulluar letra me vlerë duhet të tregojnë sa më shpejt në publik gjendjen e tyre, të fondeve financiare që disponojnë dhe të projekteve që kanë. Dhe më e rëndësishmja, kur, realisht, mendojnë të paguajnë kreditorët. Ndryshe fantazma e një sistemi paralel piramidal financiar po afrohet gjithnjë e më shumë në ndërgjegjen e njerëzve, duke shtyrë edhe strukturat shtetërore përkatëse të veprojnë.

Nano: Meidani mos të bëjë politikë klanesh

INTERVISTE / Kryeministri lëshon shigjetat TIRANË - “Meidani të zhvillojë më të përgjegjësit e tij në shërbim të vendit, institucionet e Presidencës për rol-in ekuilibrues dhe unikues dhe jo në shërbim të klaneve politike”. Kryeministri Nano ka lëshuar një sulm të papritur në drejtim të Meidanit, duke e akuzuar, ose më e pakta duke aluduar për mbështetje të klaneve të ndryshme nga kreu i shtetit. E më e pak-ta, mendimi i Nanos duket se lidhet me publikimin e shifrave të zhdoganimit nga ana e Meidanit, të cilat edhe bënë që të shpërthejë një debat i ashpër politik mbi kontrabandën brenda PS e mazhorancës, por e gjitha kjo në kurriz të Nanos e disa prej ministrave të tij. Kreu i qeveri-sisë duke folur për këtë problem ka shtuar se tashmë në Prokurori kanë filluar hetimet mbi disa dosje, ku nuk përfshihen vetëm doganat, por dhe policia. Në faqen 2

PD: Socialistët morën 120 milionë USD nga fajdet

Berisha jep shifrat për skandalin e piramidave “Miliona dollarë kanë marrë Malaj, Fino, Gjinushi...” Në faqen 4

Ushtarë të UÇK-së të plagosur dje në Tiranë. (Foto: Hektor Pustina)

GAZETA e Vlorës Turq në Pasha Limanin Në faqen 7 GAZETA e Durrësit Refuzohet çmimi Kabashit Në faqen 8 GAZETA e Shkodrës Spitali nis rregullimet Në faqen 6